Home Blog Page 6090

“Klani” i Berishëve zëvendëson atë të Bunjakëve

0

Ardhja e Besart Berishës te Përfaqësuesja e Kosovës ka shtuar në tre numrin e Berishëve në ekip. Që të tre Berishët llogariten të rëndësishëm për formacionin e seleksionuesit Albert Bunjaki.

Valon Berisha kujdeset për mesfushën, Bernard Berisha për mesfushën dhe sulmin, kur Besarti pritet të jetë sulmuesi kryesor i ekipit për ndeshjen e radhës eliminatore, atë të 24 marsit kundër Islandës në Shkodër, shkruan sot Koha Ditore.

Kësisoj, “klani” Berisha do të zëvendësojë “klanin” Bunjaku, i cili pas lejes së FIFA-s për miqësore, më 2014, dominonte te Kosova. Ishin katër Bunjakë pa llogaritur edhe trajnerin Albert Bunjaki: Imran Bunjaku, Enis Bunjaku, Alban Bunjaku dhe Albert Bunjaku.

Nga ky grup tashmë nuk ka mbetur asnjë. I fundit ishte sulmuesi Albert Bunjaku, por ai u tërhoq para ndeshjes me Turqinë i pakënaqur me minutazhin.

Komandanti i kontingjentit të KFOR-it gjerman, koloneli Jochen Gumprich vizitoi UPZ-në

0

Universitetin ‘Ukshin Hoti” në Prizren, e ka vizituar komandanti i kontingjentit të KFOR-it gjerman në Prizren, koloneli Jochen Gumprich me bashkëpunëtorët e tij. Kjo vizitë ishte në kuadër të bisedave rreth shfrytëzimit të mëtutjeshëm të Kampit Fushor në Prizren, për të cilën gjë është i interesuar edhe UPZ.

Koloneli Gumprich u njoftua nga Rektori Prof. Dr. Ramë Vataj dhe Prorektori Prof. Ass. Dr. Kadri Kryeziu me gjendjen ekzistuese të UPZ-së dhe qëllimin e këtij universiteti për të marr kampin e KFOR pas përfundimit të misionit.

Pas takimit, delegacioni nga kontingjenti gjerman i KFOR u njoftua me infrastrukturën ekzistuese në kampusin e UPZ-së. Gjatë kësaj vizite ata diskutuan për hapat e mundshëm të mëtutjeshëm, siç është bërja e studimit të fizibilitetit, për të parë se cilat janë mundësitë për të shfrytëzuar infrastrukturën aktuale të kampit për nevojat e UPZ-së./PrizrenPress.com/

A ishin rekrutuar nga UDB-a Martin Camaj dhe Hasan Kaleshi?

0

Ekskluzive: Dokumentet sekrete të dosjeve të CIA-s për Martin Camajn dhe Hasan Kaleshin
Si i rekrutonte UDB-a intelektualët shqiptarë në vitet ’50: Rasti i Martin Camajt dhe Hasan Kaleshit

Nën llupën e CIA-s

Në vitet ’50, kur sipërfaqësisht dukej se po vendosej një lloj detanti i ftohtë në marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave, UDB-a nuk kishte hequr dorë nga përpjekja për ta rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës. Sigurimi jugosllav po bënte çmos që t’i fitonte mendjet dhe zemrat e disa mijëra refugjatëve shqiptarë që kishin gjetur strehim në Jugosllavi. Por, këto veprime subversive të autoriteteve jugosllave do të pikaseshin me kohë nga agjentët e CIA-s, të cilët përpilonin raporte minucioze dhe ua nisnin në kohë reale qendrave të tyre. Këto dokumente, nga 13 milionë sosh që sapo janë shpluhurosur nga grilat e konfidencialitetit, japin një perspektivë tjetër të ngjarjeve që u vargëzuan gjatë viteve ’50. Prej tyre krijohet edhe një lloj prospografie e emrave më të spikatur të refugjatëve shqiptarë që gjetën strehë në Jugosllavi. Në mesin e refugjatëve që shpejt do të ketë përkujdesjen e autoriteteve jugosllave do të jetë edhe një riosh i hajthëm që ende nuk kishte mbushur të njëzetat. Ai ishte Martin Camaj, ylli i të cilit do të shkëlqente në gjithnajën e kulturës dhe letërsisë shqiptare. Në rrethana më të ndryshme, në pezhishkën e UDB-së do të përfundonte edhe orientalisti i vetëm shqiptar në Jugosllavi, Hasan Kaleshi.

Portali “Konica.al” sjell një rrëfim ndryshe për të pathënat e viteve ’50 në Shqipëri dhe Kosovë.

Një detant i vështirë

Prishja e marrëdhënieve mes Titos dhe Cominform-it me 1948 do të zinxhironte edhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Një dokument konfidencial i inteligjencës amerikane i përpiluar me 3 janar 1955, jep një vlerësim gjakftohtë të gjendjes mes dy shteteve shemra. Qysh në krye të herës, ky raport pohon se nga të gjitha shtetet satelite (të Moskës), Shqipëria ishte më arrogantja në qëndrimin e saj kundrejt Jugosllavisë.
Pavarësisht prej kësaj, agjentët e CIA-s shquajnë edhe veprime të caktuara në drejtim të shtendosjes së marrëdhënieve, si fjala vjen, ftesa e Qeverisë shqiptare drejtuar Beogradit për të biseduar në lidhje me çështjen e kufirit. Në këto bisedime të dyanshme, gjithnjë sipas këtij raporti, ishte përfshirë edhe Dushan Mugosha. Me emërimin e ambasadorit shqiptar në Beograd, nisën të frynin erërat e disa ndryshimeve: të dy vendet do të rivendosin lidhjet postale dhe telefonike. Edhe Mehmet Shehu do t’i kthente një përgjigje të mirësjellshme protestës jugosllave për çështjen e vrasjes së një ushtari jugosllav në kufi, duke ofruar dëmshpërblimin përkatës. Operativët e CIA-s, përpilues të këtij raporti, nuk anash nxjerrin as çështjen e shqiptarëve në Kosovë:

Lufta speciale: nga pamfletët deri te përmbysja e pushtetit të Enverit

Skenarët jugosllavë rreth Shqipërisë po luanin me të gjitha zaret e mundshme. Kështu nga një raport i datës 24 shtator 1952 mësojmë se njëri nga zyrtarët më të përfshirë në politikën ndaj Shqipërisë, kolonel Çedo Mijoviq kishte pohuar se ka autorizimin që të deklarojë se politika jugosllave në lidhje me Shqipërinë mbështetej në ruajtjen e status quo të kufijve nacionalë në Ballkan: sipas tij çdokush që do të provonte të cenonte integritetin territorial të pavarësisë politike të ndonjë shteti ballkanik do të provokonte kundër-masat ushtarake jugosllave.

Mijoviq, kishte vijuar se pavarësia e Shqipërisë dhe integriteti i saj territorial do të mbrohej nga Jugosllavia. Me gjithë qëndrimin jugosllav në dukje i përkorë, jugosllavët ndërkohë po shestonin planin e rrëgjimit të pushtetit të Enver Hoxhës. Siç shihet nga një raport tjetër konfidencial, që është përpiluar me 3 prill 1950, burimet e CIA-s njoftonin për propagandën që zhvillonte Jugosllavia në veri të Shqipërisë.

Sipas këtij raporti, propaganda në këto afishe përqendrohej kryesisht në disa pika: “Kosova dhe mirëqenia e saj”, “Lavdia e Koçi Xoxes, i tradhtuar nga Hoxha”, “Uria e popullatës shqiptare”. Në këto skema të natyrës diversive, jugosllavët llogarisnin kryesisht në refugjatët shqiptarë të strehuar në Jugosllavi, numri i të cilëve sipas një raporti tjetër që mban datën 28 mars 1953, vlerësohej të ishte afërsisht 6 mijë frymë.
Agjentët e CIA-s i kishin rënë në erë edhe njerëzve kryesorë të Sigurimit jugosllav të përfshirë në luftën speciale kundër Shqipërisë. Çedo Mijoviqi, Kapllan dhe Vlado Popoviqi konsideroheshin si rekrutuesit kryesorë të shqiptarëve në UDB. Sipas raportit konfidencial të 3 janarit 1955, eminenca gri e të gjitha këtyre veprimeve ishte gjeneral Dushan Mugosha.

Sipas raportit “ai sigurisht dëshiron përmbysjen e regjimit të tanishëm në Tiranë dhe zëvendësimin e tij e një regjim tjetër, të ndikuar nga jugosllavët”. Burimet e CIA duken të jenë në dijeni të politikës jugosllave ndaj Shqipërisë, madje gjer në nuancat më të holla. Fjala vjen, një raport sekret i përpiluar me 15 shkurt të vitit 1953, vëren se “politika tradicionale jugosllave ndaj Shqipërisë nuk ka ndryshuar”. Inteligjenca amerikane ishte e bindur që jugosllavët po kërkonin kullufitjen e Shqipërisë dhe bërjen e saj si pjesë integrale të Shqipërisë. Po ende ky raport nënvizon sesi Tito ishte bërë pishman për hapjen e shkollave shqipe në Jugosllavi dhe kishte filluar kthimin e tyre në shkolla turke.

Shkresa në vijim përmbyllet me vëzhgimin se “UDB (shërbimi inteligjent jugosllav) organizon misione të përditshme propagandistike në Shqipëri”. Përfundime të ngjashme janë bërë edhe në raporte të tjera që përcjellin zhvillimet dypalëshe. Kështu, raporti konfidencal i përpiluar me 15 gusht të vitit 1952, thekson se qëllimi kryesor i Qeverisë jugosllave ishte përmbysja e qeverisë së Enver Hoxhës. Për këtë qëllim, shtypi jugosllav afishonte vazhdimisht njoftime se Partia Komuniste Jugosllave ishte e vetmja që çliroi Shqipërinë dhe se mareshal Tito e donte popullin e Shqipërisë dhe donte ta shihte të lirë sa më shpejtë që ishte e mundur.

Komiteti i Prizrenit

Agjentët e CIA-s, në vijimësi, kishin raportuar edhe për Komitetin e Prizrenit, i përbërë nga refugjatët politikë, dhe lidhjen e tij të afërt me strukturat e UDB-së. Në një nga këto raporte thuhet shprehimisht se jugosllavët po e përdornin këtë komitet për trupëzimin e Shqipërisë në Jugosllavi (“Yugoslavia’s true intentions, however, is to use the Prizren Committee for the integration of Albania into the Yugoslav republics”).

Sikundër zbulojnë raportet e inteligjencës amerikane, emrat më të spikatur të Komitetit të Prizrenit (që më vonë do të shndërrohet në Lidhjen e Refugjatëve politikë shqiptarë) ishin: Apostol Tenefi, Hajrullah Ishmi, Nikolla Sokoli dhe Lutfi Spahiu. Disa prej tyre si Apostol Tenefi, Lutfi Spahiu, Hajrullah Ishmi, Nikolla Sokoli kishin qenë të pranishëm në një mbledhje të mbajtur në Shkup me 26 shtator 1952, nën kryesimin e Dushan Mugoshës dhe Çedo Mijoviqit.
Në të këtë mbledhje, për të cilën CIA kishte informacione të sakta, Mugosha kishte thënë se Qeveria jugosllave do të përpiqej të merrte pëlqimin e amerikanëve dhe britanikëve, për të krijuar një qeveri të përkohshme shqiptare dhe të përfshinte refugjatët shqiptarë në të me qëllimin për të përfshirë republikën e re shqiptare brenda Jugosllavisë. Sipas ish të dërguarit të vjetër të Partisë Komuniste Jugosllave në Shqipëri, qeveria e re në Tiranë do të mbahej nga shqiptarë të besuar prej Beogradit.

Nuk duhet lënë pa përmendur se njëri nga raportet e inteligjencës amerikane, qysh në vitin 1955, vërente se roli i Komitetit të Prizrenit ishte politik meqë ”ata nuk kanë kurrë pavarësie vendimi apo veprimi dhe janë një front i veprimeve jugosllave”.

Rekrutimi i Martin Camajt

Një nga hapat e parë të jugosllavëve për të fituar zemrat dhe mendjet e refugjatëve shqiptarë ka qenë sigurimi i të ardhurave për disa nga elementët më me ndikim. Derisa Komiteti i Prizrenit tashmë ishte nën kontrollin e plotë të UDB-së, nga viti 1951 Qeveria jugosllave nisi të jepte paga mujore për refugjatët shqiptarë, të cilat varionin prej 3 mijë deri në 6 mijë dinarë.

Këto të ardhura, sipas njërit prej raporteve të CIA-s, vareshin nga nevojat individuale të emigrantëve, ku drejtuesit e Komitetit (bëhet fjalë Apostol Tenefin, Nik Sokolin, Rexhep Becën, Lutfi Spahiun, Stathi Kostarin dhe Jovan Memën) pranonin pagesa më të larta. Anëtarët e këtij organizimi udhëtonin gjithandej ku ndodheshin emigrantët shqiptarë.

Shpenzimet e tyre hiqeshin nga UDB-a. Përveç kësaj, shteti jugosllav po u krijonte lehtësira edhe të rinjve shqiptarë, sidomos atyre që llogariteshin se kishin predispozita anti-Cominformiste. Këta studentë të cilët ishin vendosur në “Studenski Dom” (Dhoma e Studentëve) merrnin 1500 dinarë në muaj.
Sipas një raporti të hartuar me 21 shtator 1950, në mesin e studentëve që merrnin bursë ishin: Danish Daca, Enver Metani, Çesk Dajçi, Halil Topalli dhe Martin Camaj. Emri i këtij të fundit apostrofohet edhe në raportin e 3 janarit të vitit 1955, ku konsiderohet si “new member” i Komitetit të Prizrenit, i angazhuar si punëtor i Radio Beogradit.

Aktiviteti i dyshimtë i Hasan Kaleshit

Një tjetër histori intriguese e rekrutimit të intelektualëve shqiptarë është edhe rasti i orientalistit shqiptar me prejardhje nga Kërçova e Maqedonisë, Hasan Kaleshi (1922-1976). Ndonëse historia e tij nuk tangenton në asnjë mënyrë me Komitetin e Prizrenit dhe as me refugjatët shqiptarë, emri i tij çuditërisht figuron në një nga raportet konfidenciale të CIA-s.

Dështimi i përpjekjeve të CIA-s e MI6 britanik për të desantuar elementët anti-komunistë në Shqipëri, historitë fascionuese me Kim Philby e deri te dekonspirimi i planeve subversive nga Moska deri te Sigurimi i Shtetit, duket se janë vetëm njëra anë e medaljes. Ekzistenca e një vistër raportesh konfidenciale të CIA-s flet që inteligjenca amerikane nuk ishte tërhequr krejtësisht nga rravgimi i saj për të bërë një përmbysje në Shqipëri.
Dy dokumente të tilla që lidhen me njëra-tjetrën flasin në të mirë të faktit që inteligjenca amerikane po përçapej sërishmi që të ndikonte mbi emigrantët shqiptarë, kryesisht ata që ndodheshin në Itali. Të koduara si projektet “Obdurate” dhe “Oblong”, në raporte bëhet kujdes që të mos jepet identiteti i informatorëve në terren dhe kjo rrethanë flet për natyrën tejet serioze të përpjekjes në fjalë.

Nga një raport intern për nevojat operative të CIA-s e që mban datën 21 shtator 1956, merret vesh se projekti “Obdurate” do të shkrihej në projektin “Oblong” si rezultat i vendimit që të bashkoheshin në një projekt të vetëm të gjitha asetet shqiptare në Itali të kontrolluara nga CIA. Nga ky dokument jepet të kuptohet se në këto operacione ishin të përfshirë edhe pjesëtarë të inteligjencës italiane si dhe informatorë në Shqipëri.

Një raport konfidencial i CIA-s, që mban datën 20 dhjetor 1954, jep dromca interesante edhe nga aktiviteti i inteligjencës amerikane në diasporën shqiptare në Turqi. Duket se ky raport është i përcaktuar më tepër për nevoja të brendshme të shërbimeve amerikane sesa për raportim ndaj qendrës. Në këtë dokument, vëmendja e operativëve të CIA-s tërhiqet nga Hasan Kaleshi, i cili në vitin 1954 ishte dërguar në Stamboll si i angazhuar nga Qeveria jugosllave për një hulumtim të paspecifikuar.

Kaleshi asokohe shërbente si profesor në Departamentin e Orientalistikës në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Beogradit dhe në të njëjtën kohë ishte edhe anëtar i Partisë Komuniste Jugosllave.

Ky dokument bën me dije se një agjent i CIA-s (emri i të cilit nuk jepet madje as me iniciale), që kishte pasur edhe kontakte të mëparshme, me 23 shtator kishte pasur në Stamboll një takim dy-orësh me Kaleshin. Tutje, raporti thekson me një lloj emfaze dyshimin se Kaleshi ishte i përfshirë në aktivitete inteligjente për UDB-në në Turqi, prandaj ai duhej të futej në listë dhe duhej të shikoheshin të gjitha lidhjet në zyra për të, nëse një gjë e tillë nuk ishte bërë ende.
Po ashtu, në këtë raport intern kërkohet nga filan agjenti (i cili nuk përmendet as me iniciale) që të qëmtojë çdo informacion të mundshëm për Kaleshin (të dhënat biografike) si dhe veprimtarinë dhe kontaktet e tij në Turqi. Më tutje, raporti nënvizon se pavarësisht që Kaleshi u kthye përsëri në Jugosllavi, hetimi i prapavijës së tij duhet të bëhej me qëllim të mbrojtjes së operacioneve të CIA-s (lë të kuptohet në Stamboll). Dyshimi për Kaleshin përsëdytet edhe në një paragraf tjetër të këtij raporti.

Agjenti që kishte realizuar takimin me të me 23 shtator kishte kërkuar të dinte prej tij nëse mbante kontakte me Qazim Gojanin, një tjetër agjent i UDB-së në Stamboll, gjë që po i mbante të hapura dyshimet se rrethi me të cilën shoqërohej ai ishte disi i dyshimtë. / konica.al

“Tetëdhjetë përqind e shqiptarëve në Kosmet (akronim për Kosova dhe Metohia – shën. i red) nuk e duan regjimin jugosllav. Ata nuk janë komunistë të Cominform-it. Ata jetojnë me shpresën e ribashkimit me Shqipërinë. Propaganda perëndimore në gjuhën shqipe dëgjohet nga refugjatët. Nëse shëtisni gjithandej Kosmetit, do të dëgjoni këtë qëndrim të përgjithshëm të shqiptarëve: ‘Ah këta serbë; ata kurrë nuk na kanë dashur dhe kurrë nuk do të na duan. Ata duan të na i nxjerrin sytë’. Enver Hoxha pas 1948-ës e kërkoi Kosmetin si interes vital të Shqipërisë”.

Hasani: Delawie është i obliguar të thotë të pavërteta, Thaçi e Veseli u koordinuan me SHBA-në!

0

Deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Nait Hasani ka demantuar deklarimet e Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie në lidhje me atë se presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli, nuk janë koordinuar me SHBA-në për transformimin e FSK-së në ushtri.Sipas deputetit Hasani, Delawie është i obliguar ta thotë të pavërtetën në këto rrethana, raporton GazetaBlic.com

“Nuk është e vërtetë që Thaçi e Veseli nuk kanë koordinim me SHBA-në për transformimin e FSK-së në ushtri, Delawie është i obliguar për ta thënë atë, të gjitha gjerat janë të koordinuara“, tha ai.

Hasani më tej vlerësoi se nisma e Thaçit për shndërrimin e FSK-së në ushtri, duhet të përmbyllet me procedimin e projektligjit për FSK-në, që e mundëson transformimin e saj në ushtri.

“Projektligji për FSK-në duhet të dërgohet në Kuvend dhe të miratohet”, tha Hasani.

Sipas procedurave, qeveria duhet të kthej Projektligjin në Kuvend me komentet apo rekomandimet në afatin prej një muaji. Pasi të përmbyllen procedurat e nevojshme, ai më pas vendoset për shqyrtim dhe votim në Kuvend, ndonëse pas reagimeve të para ndërkombëtare, mbetet e paqartë nëse institucionet e Kosovës do të votojnë njëanshëm themelimin e ushtrisë, pa një koordinim dhe përkrahje të plotë nga NATO. /GazetaBlic.com/

Në Podujevë thyhet autobusi i A’rpagjikëve (Foto)

0

Të mërkurën në Podujevë për të përkrahur skuadrën e Lirisë në ¼ e finales së Kupës së Kosovës, kishin udhëtuar edhe tifo grupi ‘Arpagjikt.

“Derisa zhvillohej ndeshja persona të pa ndërgjegjshëm sulmuan autobusin e Kompanisë ‘Atmaxha’ që kishte bartur tifozët. Autobusi ishte shumë larg stadiumit”, thuhet në njoftimin e “Lirisë”.

 

Mirëpo, llapjanët kishin shkuar me veturë 4-5 vetë dhe kishin hedhur gurë në drejtim të autobusit, duke i thyer xhamat.

Sipas njoftimit, të njëjtit kanë ikur më pas nga vendi i ngjarjes dhe se Policia, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kryer procedurat e nevojshme, transmeton “Zeri.info”.

Në foto shihet xhami i thyer dhe një guri me të cilin u qëllua autobusi.

Policia ka arrestuar edhe një tifoz vendas, shkaku i sjelljeve të këqija ndaj KF Liria, dhe ne si klub kemi pritur edhe 30 minuta derisa na ka përcjell policia me dal nga qyteti.

Image

Haxhi Avdyli ’këshillon’ Kadri Veselin

0

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli ka “këshilluar”, kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, që pastrimin e korrupsionit të fillojë nga oborri i PDK-së.

“Kryetari i PK-së Kadri Veseli, së pari duhet të pastrojë politikën nga personat që i ka në oborrin e vet”, tha Avdyli.

Kryetari i PDK-së,Kadri Veseli,dje gjatë një debati me studentët e UPZ-së, ka akuzuar partitë politike për gjendjen e krijuar në vend.

Por, Avdyli i LDK-së në Prizren, tha se përgjegjës për gjendjen e krijuar në vend është Hashim Thaçi dhe PDK-ja.

“H.Th.(Hashim Thaci), instaloi në Qeveri klientelizimin, nepotizmin, korrupsionin dhe tenderomaninë”, tha Avdyli,shkruan PrizrenPress.

.“Duhet vazhduar me ish- ministrat që disa edhe janë hetuar e dënuar për korrupsion”.

“S’bën asesi t’i harroj edhe kryetarët e qyteteve të hetuar apo dënuar për keqpërdorime e korrupsione”.

“Kur t’ i dënon të vetët dhe të ndahet përgjithmonë më keqqeverisjen e korrupsionin e bashkëpartiakëve, atëherë le t’ia nis fushatës me gjet fajtorë në parti tjera për shkatërrimin e prosperitetit të shtetit të Kosovës”.

“Nëse s’ka guxim ta pastrojë ose së paku t? emërojë me emër e mbiemër shokët e tij , mos t’i mundon studentët e rininë me retorikë boshe se edhe ata mbajnë mend dhe kanë sy të shohin” .

“E më së paku në Prizren, se ata aty e kanë parë qeverisjen katastrofal të PDK-së, me përplot afera korruptive”./PrizrenPress.com/

Lukaku refuzon vazhdimin e kontratës me Evertonin

0

Romelu Lukaku nuk do ta vazhdojë bashkëpunimin me skuadrën angleze.

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku nuk dëshiron të qëndrojë edhe për shumë kohë te Evertoni, duke refuzuar ofertën e klubit për vazhdimin e kontratës.Ish-lojtari i Chelseat, i ka thënë ‘jo’ një page prej 140 mijë funtesh në javë pasi që dëshira e tij është të luajë në një klub më të madh sesa Evertoni.

Ky lajm do të alarmojë skuadrat e mëdha, me në krye Bayern Munich dhe Chelsean që jo rrallëherë kanë tentuar ta transferojnë sulmuesin shtatlartë.Lukaku ka realizuar 19 gola këtë stinor në Premier Ligë dhe prinë së bashku me Harry Kane të Tottenhamit në listën e kryegolashënuesve.

Kjo është data e aprovimit të vizave për Kosovën dhe kërkesa e Mogherinit për Qeverinë!

0

Njohësi i çështjeve politike, Seremb Gjergjit thotë për Gazetën InfoPress se, nëse Kuvendi i Kosovës e aprovon Demarkacionin me Malin e Zi në muajin mars, atëherë liberalizimi i vizave për kosovarët do të aprovohet me 9 maj nga Komisioni Evropian.

Gjergji, tutje tregon se çka u ka thënë liderëve tanë Frederica Mogherini në lidhje me Demarkacionin dhe raportet e BE-së me Kosovën.

“Komisioni Evropian do ta aprovoi Liberalizimin e Vizave më 9 maj, në Ditën e Evropës, nëse Kuvendi i Kosovës aprovon demarkacionin në seancën e muajit mars”, thotë Gjergji.

“Nëse Kuvendi i Kosovës nuk e voton, Kosova hyn drejt ngrirjes së raporteve me BE-në. Këtë ua ka thënë liderëve tanë edhe Frederica Mogherini në takimin e fundit në Prishtinë; edhe pse nuk është bërë publike asnjëherë ky qëndrim”, tregon ai.

Sipas tij, ajo ka qenë shumë e qartë. “Nëse nuk e aprovoni demarkacionin do të ndërpriten të gjitha raportet e Kosovës me BE-në”.

Ish kandidati i pavarur për President, Seremb Gjergji, thotë se, kryetari i Kuvendit z. Kadri Veseli ka për obligim që t’i njoftoi të gjithë deputetët për këtë çështje dhe se interesi nacional i Kosovës është para një krize të vërtetë.

“Kërkoj, si qytetar i këtij vendi që Institucionet e Kosovës, por edhe Institucionet Evropiane në Kosovë ta bëjnë publike situatën”, pohon ai.

Sipas tij qytetari ka të drejtë ta dijë se ku po e qon udhëheqësia, vetëm e vetëm për interesa personale e partiake.

“Kosova ndodhet pranë një krize të brendshme dhe ndërkombëtare që është duke u krijuar nga vet udhëheqësit tanë”, përfundon Gjergji.

Fotografia e Seremb J. Gjergji

Llapi – Liria, gjysmëfinalisti i Kupës caktohet pas 7 golash

0

Llapi është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futboll.

Llapi ka mposhtur Lirinë 4-3, pas vazhdimeve dhe është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futboll.

Dueli në kohën e rregullt u mbyll në barazim 3:3, përcjell “lajmi.net”.

Por, Berat Hyseni shënoi në vazhdime duke e kualifikuar Llapin në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futboll. /Lajmi.net/

Rektori Vataj priti në takim një delegacion nga Ambasada e SHBA-së

0

Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të mërkurën e kanë vizituar një delegacion nga Departamenti i Shtetit- Ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd. Pjesë e delegacionit ishin zonja Jen MacArthur, Zyrtare regjionale e Gjuhës Angleze, nga Ambasada Amerikane në Beograd, Mark Naylor, Asistent i Zyrtarit për Marrëdhënie me Publikun në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë. Ata u pritën nga Rektori Prof. Dr. Ramë Vataj, Prof. Ass. Dr. Sejdi Sejdiu, udhëheqës i Departamentit të Gjuhës Anglezë në Fakultetin e Filologjisë dhe Prof. Ass. Dr. Sermine Turtulla profesoreshë e gjuhës angleze në këtë departament.

Temë diskutimi ishte mundësia e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta.

Rektori Vataj i njoftoi mysafirët me gjendjen ekzistuese në UPZ, ku theksoi se dega e gjuhës angleze në Prizren ka traditë të gjatë edhe para se të themelohet Universiteti i Prizrenit. Gjithashtu Rektori Vataj theksoi se interesimi për të studiuar gjuhën angleze është shumë i madh, duke shtuar se gjuha angleze është lëndë obliguese në secilin fakultet.

Rektori Vataj tha se mirëpret ndonjë ndihmë nga ana e Ambasadës Amerikane në lidhje me zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij departamenti duke potencuar se UPZ ka mundësi të vogla buxhetore aktualisht. Ai barti të ditur se UPZ ka siguruar mbështetje nga Departamenti i Shtetit për themelimin e Klinikës Penale Juridike në Fakultetin Juridik, për të cilën gjë tha se u janë mirënjohës.

Zonja Jen MacArthur, Zyrtare regjionale e Gjuhës Angleze nga Ambasada Amerikane në Beograd tha se ndihet e kënaqur që ka mundësi të njihet më gjendjen e UPZ-së. Ajo theksoi se fokus i tyre është që të lidhin njerëzit mes kufijve përmes projekteve të përbashkëta. Gjatë kësaj vizite në UPZ ky delegacion vizitoi edhe departamentin e gjuhës angleze në Prizren./PrizrenPress.com/