18.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Rektori Vataj priti në takim një delegacion nga Ambasada e SHBA-së

Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të mërkurën e kanë vizituar një delegacion nga Departamenti i Shtetit- Ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd. Pjesë e delegacionit ishin zonja Jen MacArthur, Zyrtare regjionale e Gjuhës Angleze, nga Ambasada Amerikane në Beograd, Mark Naylor, Asistent i Zyrtarit për Marrëdhënie me Publikun në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë. Ata u pritën nga Rektori Prof. Dr. Ramë Vataj, Prof. Ass. Dr. Sejdi Sejdiu, udhëheqës i Departamentit të Gjuhës Anglezë në Fakultetin e Filologjisë dhe Prof. Ass. Dr. Sermine Turtulla profesoreshë e gjuhës angleze në këtë departament.

Temë diskutimi ishte mundësia e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta.

Rektori Vataj i njoftoi mysafirët me gjendjen ekzistuese në UPZ, ku theksoi se dega e gjuhës angleze në Prizren ka traditë të gjatë edhe para se të themelohet Universiteti i Prizrenit. Gjithashtu Rektori Vataj theksoi se interesimi për të studiuar gjuhën angleze është shumë i madh, duke shtuar se gjuha angleze është lëndë obliguese në secilin fakultet.

Rektori Vataj tha se mirëpret ndonjë ndihmë nga ana e Ambasadës Amerikane në lidhje me zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij departamenti duke potencuar se UPZ ka mundësi të vogla buxhetore aktualisht. Ai barti të ditur se UPZ ka siguruar mbështetje nga Departamenti i Shtetit për themelimin e Klinikës Penale Juridike në Fakultetin Juridik, për të cilën gjë tha se u janë mirënjohës.

Zonja Jen MacArthur, Zyrtare regjionale e Gjuhës Angleze nga Ambasada Amerikane në Beograd tha se ndihet e kënaqur që ka mundësi të njihet më gjendjen e UPZ-së. Ajo theksoi se fokus i tyre është që të lidhin njerëzit mes kufijve përmes projekteve të përbashkëta. Gjatë kësaj vizite në UPZ ky delegacion vizitoi edhe departamentin e gjuhës angleze në Prizren./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dortmundi mposht PSG-n, finalisti vendoset në Paris

Borussia Dortmund e ka mposhtur PSG-n, me rezultat 1-0, të mërkurën mbrëma në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. ‘Milionerët’ e Gjermanisë...

Një person i kërkuar arrestohet në Prizren dhe dërgohet në vuajtje të dënimit

Stacioni Policor në Prizren vazhdon angazhimin e tyre në ruajtjen e rendit publik dhe ekzekutimin e urdhërave gjyqësore. Sot, më 26 prill 2024, një operacion...

Lajmet e Fundit