Home Blog Page 6092

Hasani: Delawie është i obliguar të thotë të pavërteta, Thaçi e Veseli u koordinuan me SHBA-në!

0

Deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Nait Hasani ka demantuar deklarimet e Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie në lidhje me atë se presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli, nuk janë koordinuar me SHBA-në për transformimin e FSK-së në ushtri.Sipas deputetit Hasani, Delawie është i obliguar ta thotë të pavërtetën në këto rrethana, raporton GazetaBlic.com

“Nuk është e vërtetë që Thaçi e Veseli nuk kanë koordinim me SHBA-në për transformimin e FSK-së në ushtri, Delawie është i obliguar për ta thënë atë, të gjitha gjerat janë të koordinuara“, tha ai.

Hasani më tej vlerësoi se nisma e Thaçit për shndërrimin e FSK-së në ushtri, duhet të përmbyllet me procedimin e projektligjit për FSK-në, që e mundëson transformimin e saj në ushtri.

“Projektligji për FSK-në duhet të dërgohet në Kuvend dhe të miratohet”, tha Hasani.

Sipas procedurave, qeveria duhet të kthej Projektligjin në Kuvend me komentet apo rekomandimet në afatin prej një muaji. Pasi të përmbyllen procedurat e nevojshme, ai më pas vendoset për shqyrtim dhe votim në Kuvend, ndonëse pas reagimeve të para ndërkombëtare, mbetet e paqartë nëse institucionet e Kosovës do të votojnë njëanshëm themelimin e ushtrisë, pa një koordinim dhe përkrahje të plotë nga NATO. /GazetaBlic.com/

Në Podujevë thyhet autobusi i A’rpagjikëve (Foto)

0

Të mërkurën në Podujevë për të përkrahur skuadrën e Lirisë në ¼ e finales së Kupës së Kosovës, kishin udhëtuar edhe tifo grupi ‘Arpagjikt.

“Derisa zhvillohej ndeshja persona të pa ndërgjegjshëm sulmuan autobusin e Kompanisë ‘Atmaxha’ që kishte bartur tifozët. Autobusi ishte shumë larg stadiumit”, thuhet në njoftimin e “Lirisë”.

 

Mirëpo, llapjanët kishin shkuar me veturë 4-5 vetë dhe kishin hedhur gurë në drejtim të autobusit, duke i thyer xhamat.

Sipas njoftimit, të njëjtit kanë ikur më pas nga vendi i ngjarjes dhe se Policia, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kryer procedurat e nevojshme, transmeton “Zeri.info”.

Në foto shihet xhami i thyer dhe një guri me të cilin u qëllua autobusi.

Policia ka arrestuar edhe një tifoz vendas, shkaku i sjelljeve të këqija ndaj KF Liria, dhe ne si klub kemi pritur edhe 30 minuta derisa na ka përcjell policia me dal nga qyteti.

Image

Haxhi Avdyli ’këshillon’ Kadri Veselin

0

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli ka “këshilluar”, kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, që pastrimin e korrupsionit të fillojë nga oborri i PDK-së.

“Kryetari i PK-së Kadri Veseli, së pari duhet të pastrojë politikën nga personat që i ka në oborrin e vet”, tha Avdyli.

Kryetari i PDK-së,Kadri Veseli,dje gjatë një debati me studentët e UPZ-së, ka akuzuar partitë politike për gjendjen e krijuar në vend.

Por, Avdyli i LDK-së në Prizren, tha se përgjegjës për gjendjen e krijuar në vend është Hashim Thaçi dhe PDK-ja.

“H.Th.(Hashim Thaci), instaloi në Qeveri klientelizimin, nepotizmin, korrupsionin dhe tenderomaninë”, tha Avdyli,shkruan PrizrenPress.

.“Duhet vazhduar me ish- ministrat që disa edhe janë hetuar e dënuar për korrupsion”.

“S’bën asesi t’i harroj edhe kryetarët e qyteteve të hetuar apo dënuar për keqpërdorime e korrupsione”.

“Kur t’ i dënon të vetët dhe të ndahet përgjithmonë më keqqeverisjen e korrupsionin e bashkëpartiakëve, atëherë le t’ia nis fushatës me gjet fajtorë në parti tjera për shkatërrimin e prosperitetit të shtetit të Kosovës”.

“Nëse s’ka guxim ta pastrojë ose së paku t? emërojë me emër e mbiemër shokët e tij , mos t’i mundon studentët e rininë me retorikë boshe se edhe ata mbajnë mend dhe kanë sy të shohin” .

“E më së paku në Prizren, se ata aty e kanë parë qeverisjen katastrofal të PDK-së, me përplot afera korruptive”./PrizrenPress.com/

Lukaku refuzon vazhdimin e kontratës me Evertonin

0

Romelu Lukaku nuk do ta vazhdojë bashkëpunimin me skuadrën angleze.

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku nuk dëshiron të qëndrojë edhe për shumë kohë te Evertoni, duke refuzuar ofertën e klubit për vazhdimin e kontratës.Ish-lojtari i Chelseat, i ka thënë ‘jo’ një page prej 140 mijë funtesh në javë pasi që dëshira e tij është të luajë në një klub më të madh sesa Evertoni.

Ky lajm do të alarmojë skuadrat e mëdha, me në krye Bayern Munich dhe Chelsean që jo rrallëherë kanë tentuar ta transferojnë sulmuesin shtatlartë.Lukaku ka realizuar 19 gola këtë stinor në Premier Ligë dhe prinë së bashku me Harry Kane të Tottenhamit në listën e kryegolashënuesve.

Kjo është data e aprovimit të vizave për Kosovën dhe kërkesa e Mogherinit për Qeverinë!

0

Njohësi i çështjeve politike, Seremb Gjergjit thotë për Gazetën InfoPress se, nëse Kuvendi i Kosovës e aprovon Demarkacionin me Malin e Zi në muajin mars, atëherë liberalizimi i vizave për kosovarët do të aprovohet me 9 maj nga Komisioni Evropian.

Gjergji, tutje tregon se çka u ka thënë liderëve tanë Frederica Mogherini në lidhje me Demarkacionin dhe raportet e BE-së me Kosovën.

“Komisioni Evropian do ta aprovoi Liberalizimin e Vizave më 9 maj, në Ditën e Evropës, nëse Kuvendi i Kosovës aprovon demarkacionin në seancën e muajit mars”, thotë Gjergji.

“Nëse Kuvendi i Kosovës nuk e voton, Kosova hyn drejt ngrirjes së raporteve me BE-në. Këtë ua ka thënë liderëve tanë edhe Frederica Mogherini në takimin e fundit në Prishtinë; edhe pse nuk është bërë publike asnjëherë ky qëndrim”, tregon ai.

Sipas tij, ajo ka qenë shumë e qartë. “Nëse nuk e aprovoni demarkacionin do të ndërpriten të gjitha raportet e Kosovës me BE-në”.

Ish kandidati i pavarur për President, Seremb Gjergji, thotë se, kryetari i Kuvendit z. Kadri Veseli ka për obligim që t’i njoftoi të gjithë deputetët për këtë çështje dhe se interesi nacional i Kosovës është para një krize të vërtetë.

“Kërkoj, si qytetar i këtij vendi që Institucionet e Kosovës, por edhe Institucionet Evropiane në Kosovë ta bëjnë publike situatën”, pohon ai.

Sipas tij qytetari ka të drejtë ta dijë se ku po e qon udhëheqësia, vetëm e vetëm për interesa personale e partiake.

“Kosova ndodhet pranë një krize të brendshme dhe ndërkombëtare që është duke u krijuar nga vet udhëheqësit tanë”, përfundon Gjergji.

Fotografia e Seremb J. Gjergji

Llapi – Liria, gjysmëfinalisti i Kupës caktohet pas 7 golash

0

Llapi është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futboll.

Llapi ka mposhtur Lirinë 4-3, pas vazhdimeve dhe është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futboll.

Dueli në kohën e rregullt u mbyll në barazim 3:3, përcjell “lajmi.net”.

Por, Berat Hyseni shënoi në vazhdime duke e kualifikuar Llapin në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futboll. /Lajmi.net/

Rektori Vataj priti në takim një delegacion nga Ambasada e SHBA-së

0

Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të mërkurën e kanë vizituar një delegacion nga Departamenti i Shtetit- Ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd. Pjesë e delegacionit ishin zonja Jen MacArthur, Zyrtare regjionale e Gjuhës Angleze, nga Ambasada Amerikane në Beograd, Mark Naylor, Asistent i Zyrtarit për Marrëdhënie me Publikun në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë. Ata u pritën nga Rektori Prof. Dr. Ramë Vataj, Prof. Ass. Dr. Sejdi Sejdiu, udhëheqës i Departamentit të Gjuhës Anglezë në Fakultetin e Filologjisë dhe Prof. Ass. Dr. Sermine Turtulla profesoreshë e gjuhës angleze në këtë departament.

Temë diskutimi ishte mundësia e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta.

Rektori Vataj i njoftoi mysafirët me gjendjen ekzistuese në UPZ, ku theksoi se dega e gjuhës angleze në Prizren ka traditë të gjatë edhe para se të themelohet Universiteti i Prizrenit. Gjithashtu Rektori Vataj theksoi se interesimi për të studiuar gjuhën angleze është shumë i madh, duke shtuar se gjuha angleze është lëndë obliguese në secilin fakultet.

Rektori Vataj tha se mirëpret ndonjë ndihmë nga ana e Ambasadës Amerikane në lidhje me zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij departamenti duke potencuar se UPZ ka mundësi të vogla buxhetore aktualisht. Ai barti të ditur se UPZ ka siguruar mbështetje nga Departamenti i Shtetit për themelimin e Klinikës Penale Juridike në Fakultetin Juridik, për të cilën gjë tha se u janë mirënjohës.

Zonja Jen MacArthur, Zyrtare regjionale e Gjuhës Angleze nga Ambasada Amerikane në Beograd tha se ndihet e kënaqur që ka mundësi të njihet më gjendjen e UPZ-së. Ajo theksoi se fokus i tyre është që të lidhin njerëzit mes kufijve përmes projekteve të përbashkëta. Gjatë kësaj vizite në UPZ ky delegacion vizitoi edhe departamentin e gjuhës angleze në Prizren./PrizrenPress.com/

‘Matrix’ po vjen

0

Warner Bros tha se është në fazat e para të përgatitjes, pa përfshirjen e duos drejtuese që krijoi filmin në 1999.

Sipas Hollywood Reporter, Zak Penn është në bisedime të shkruajë skenarin me producentët me shpresën që Michael B. Jordan të ketë rolin drejtues.

Që nga publikimi i tij më 1999 filmi mori famë botërore, duke fituar edhe Oskar. Më pas erdhën dy seritë e tij, The Matrix Reloaded dhe The Matrix Revolutions në 2003-shin.

Warner Bros është duke menduar se si të zgjerojë universin e The Matrix në të njëjtën mënyrë që Disney dhe Lucasfilm po bën për “Star Wars”

Qasja në Kalanë e Prizrenit do të jetë me teleferik

0

Qeveria komunale e Prizrenit, të martën, ka miratuar vendimin për lejimin e shpalljes së tenderit për projektin e qasjes në Kala, përkatësisht ndërtimin e kabinës që lëviz në binarë.

Sipas zyrtarëve komunalë tenderi do të jetë ndërkombëtar për shkak të vlerës së lartë të projektit. “Ekzekutivi lokal ka marrë vendim për lejimin e zhvillimit të procedurave tenderuese për implementimin e projektit të qasjes në Kala, përkatësisht teleferikut. Tashti, pas këtij vendimi, ne do të iniciojmë procedurën në Zyrën e Prokurimit, që të hapet tenderi”, ka thënë drejtori i Urbanizmit, Visar Islamaj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tij, Komuna e Prizrenit ka ndarë një pjesë të buxhetit për këtë projekt, por po ashtu ka siguruar mjete të konsiderueshme edhe nga Qeveria e Kosovës.

“Projekti të cilin e kemi zgjedhur ka të bëjë me një kabinë që lëviz përmes binarëve dhe lokacioni është pak mbi Marashin dhe vjen në pjesën e prapme të Kalasë”, ka thënë Islamaj, duke shtuar se pas tenderimit do të nisë pjesa e implementimit të projektit.

Bazuar në të dhënat në buxhetin e Kosovës, MI në vitin 2017 ka planifikuar që të shpenzojë 1 milion euro për projektin e teleferikut në Prizren. Komuna e Prizrenit për këtë vit ka ndarë 80 mijë euro, derisa për vitin 2018 ka planifikuar 115 mijë euro dhe 100 mijë euro për vitin 2019..

Objekti që u dogj në “Shatërvan” është i mbrojtur me ligj

0

Objekti i mbrojtur me ligj në Qendrën Historike të Prizrenit përfshihet nga zjarri

Në një objekt që është i mbrojtur me ligj, që ndodhet në Qendrën Historike të Prizrenit, të martën ka shpërthyer një zjarr.

Sipas të dhënave fillestare të zyrtarëve të organeve kompetente, zjarri në objektin me lokacion në sheshin “Shatërvan” nuk është shkaktuar nga faktori njeri, por dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e rrjetit të dobët elektrik, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në këtë incident nuk ka pasur persona të lënduar, por megjithatë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme të inventarit të lokalit afarist, që funksionon si kafene. Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, ka theksuar se në vendngjarje kanë dalë ekipet e zjarrfikësve dhe ato të policisë.

Drejtori i Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka theksuar se ndërtesa në brendi të së cilës ka shpërthyer zjarri në rrethana ende të paqarta ndodhet në Qendrën Historike dhe se është pjesë e aneksit të Ligjit për këtë zonë dhe se “rrjedhimisht hyn në kuadër të objekteve të cilat kanë status ligjor sikurse edhe objektet tjera, që janë pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme”.

Sipas tij, vlerësimet fillestare janë në atë drejtim se dëmet nuk janë të mëdha, pos djegies së hapësirave të brendshme, por që megjithatë priten raportet e organeve kompetente.

Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit obligon organet komunale që të ndërmarrin masa mbrojtëse ndaj zjarrit..