Një zjarr ka shpërthyer në “Shatërvan” të Prizrenit.
Zjarrfikësit kanë dal në vendngjarje.
Ende nuk dihet shkaktari i zjarrit.
Një zjarr ka shpërthyer në “Shatërvan” të Prizrenit.
Zjarrfikësit kanë dal në vendngjarje.
Ende nuk dihet shkaktari i zjarrit.
Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” thotë se vendimi i Inspektoratit të Punës për gjobitjen e rektorit Ramë Vataj dhe universitetin, është bërë me tendencë që të denigrohet figura e tij, por edhe të prishet reputacioni i këtij institucioni.
“Vendimi i Inspektoratit të Punës ka qenë tendencioz, i pa bazë ngase gjendja faktike nuk është vërtetuar në mënyrë të drejtë. Universiteti në këtë rast ka ngritur kontest administrativ në gjykatën kompetente”, thuhet në reagimin e UPZ-së.
Insajderi ka shkruar ditë më parë se si Inspektorati i Punës e kishte dënuar me gjobë prej 2 mijë euro rektorin e UPZ-së, Ramë Vataj si person fizik, dhe Universitetin “Ukshin Hoti”, si subjekt juridik me 5300 euro gjobë. IP kishte konstatuar se gjatë rekrutimit të stafit akademik ishte shkelë Ligji i Punës.
UPZ beson se gjykata do të vendosë në favor të Universitetit dhe të rektorit Vataj, për të cilin thotë se është gjobitur pa të drejtë.
“Me rastin e inspektimit dhe bërjes së ankesën në shkallë të dytë të IP-së, nuk janë marrë fare për bazë faktet nga ana e UPZ-së, që e bënë këtë vendim tejet tendencioz. Qëllimi i Inspektoratit të Punës ka qenë që të denigrojë figurën e Rektorit Vataj dhe imazhin e UPZ-së të influencuar nga qarqe të caktuara që nuk ja duan të mirën UPZ-së. Si duket po iu pengon rangimi në listën e universiteteve botërore, ku UPZ është ngritur për rreth 9000 vende, ngritje të cilën nuk e ka patur asnjë universitet në Kosovë as në regjion”, thuhet më tej aty.
Inspektorati i Punës në Raportin Zyrtar kishte thënë se UPZ dhe rektori Ramë Vataj kishin bërë punësime të paligjshme, duke e shkelur Ligjin e Punës.
Por UPZ-ja thotë se rreth pretendimeve të Inspektoratit të Punës, u janë përgjigjur në ankesën e tyre drejtuar këtij institucioni.
“Sa i përket punësimeve të stafit akademik të angazhuar për mësimdhënie për një semestër, propozimet vijnë nga njësitë akademike, në këtë rast Këshillat e Fakultete në bazë të nevojave të cilat i merr në shqyrtim Senati dhe vendos si organ kolegjial, komform kompetencave të veta statutare. Më pastaj Rektori i nënshkruan Vendimet e Senatit në cilësinë e kryetarit të Senatit. Punësimet bëhen për një semestër dhe nuk vendoset marrëdhënie e rregullt e punës. Ndërsa kur inspektoret e punës thonë se “janë kërkuar 12 mësimdhënës dhe 3 asistente, ndërsa janë pranuar vetëm dy mësimdhënës, punëdhënësi nuk ka arsyetuar mosplotësimin e 13 vendeve te tjera”, përgjigjen e kanë marrë në ankesën tonë”, thuhet në reagim.
Për mosplotësimin e vendeve të punës të kërkuara në konkurs, UPZ thotë se kjo nuk ka ndodhur me për shkak se kandidatët nuk i kanë plotësuar kushtet.
“Me këtë rast japim edhe njëherë sqarim për opinionin: nuk janë pranuar mësimdhënës sa ka qenë e kërkuar në konkurs për arsye se nuk i kanë plotësuar kushtet ashtu siç parashihet më Statut dhe Ligjin e Arsimit të Lartë. Në rast se do të pranohej numri i caktuar sa ka qenë në konkurs, atëherë do të bëhej punësimi i kandidatëve në kundërshtim me ligjin, pra Rektori dhe organet tjera në UPZ kanë vendosur të respektojnë ligjin!”, thuhet në komunikatën për media.
“Inspektorati i Punës nuk ka marrë parasysh gjendjen faktike dhe ka aplikuar në mënyrë të gabuar ligjin, kur ka vlerësuar gabimisht që Rektori i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” si person fizik bënë zgjedhjen e stafit akademik, pasi që sipas Statutit të Universitetit të Prizrenit, një zgjedhje të tillë e bëjnë komisionet që propozohen nga njësia akademike si dhe votimin dhe zgjedhjen përfundimtare e bën Senati, kurse Rektori është vetëm nënshkrues i kontratës së punës, kompetencë kjo të cilën ja jep Statuti i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti””, thuhet më tej aty.
“Inspektorati i Punës, nuk e ka marrë parasysh dhe nuk e ka bërë dallimin e konkurseve të shpallura nga Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” për angazhim si dhe ato për marrëdhënie të rregullt të punës, pasi që në rastin e angazhimit të stafit nuk lëshohet vendim individual për secilën pozitë, pasi që kjo marrëdhënie është vetëm marrëdhënie me angazhim, kurse në rastin e krijimit të marrëdhënies së rregullt lëshohet vendim individual siç edhe ka vepruar Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” si dhe Rektori i këtij Universiteti si person fizik Prof. Dr. Ramë Vataj”, vazhdon reagimi.
Sa i përket një rasti të pushimit të lehonisë të cilin Inspektorati e cekë, UPZ thotë se vendimi është marrë komform Ligjit për shërbyesit civil.
“Pushimi i lehonisë mbi 6 muaj, behet me kërkesë të vetë kandidates, ndërsa punëtorja në fjalë ka kërkuar me herët të kthehet në punë. Edhe pretendimet për rrezikimin e shëndetit të punonjësve dhe pretendimet e tjera nuk qëndrojnë ngase të gjitha masat e nevojshme janë ndërmarrë komform legjislacionit në fuqi”, vlerëson UPZ./Insajderi.com
Paulo Dybala ka deklaruar se skuadra e tij mund të fitojë Ligën e Kampionëve
Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ka folur para ndeshjes së nesërme ndaj Portos në Ligën e Kampionëve.
Ai u shpreh se Juventus ashtu sikurse skuadrat tjera mund ta fitojë kupën.
“Të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve mund të fitojnë kupën”, tha Dybala gjatë konferencës për media.
Kujtojmë se Juventus është shumë pranë kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi në ndeshjen e parë në Portugali kishte fituar me rezultat 2:0. /Albeu.com/
Sali Bytyçi
Është një rit – besoj që jo vetëm te ne, po që ka një shtrirje kombëtare, edhe më tej – që kur të vdesë një njeri dhe të mos ketë kohë të varroset atë ditë, gjatë natës t’i bëhet rojë. Sipas këtij riti, kufoma e të ndjerit duhet ruajtur gjatë gjithë natës, të mos mbetet pa njeri afër asnjë minutë, të bëhen sytë katër mbi të.
Mua personalisht nuk më ka ndodhur ndonjëherë të ruaj ndonjë të vdekur, po gjithnjë më është dukur absurde të ruhet i vdekuri. Përse ka nevojë të ruhet një i vdekur? Mos ngjallet ai? Mos ik? Mos e sulmon dikush? Mos ka nevojë për ndonjë gjë? Përse duhet qëndruar të vdekurit mbi kokë, kur ai më nuk ka asnjë nevojë prej të gjallëve, përveç të varroset prej tyre?
E pyetje të tjera, po gjithnjë pa një përgjigje të saktë.
Këtë rit ma kujtoi iniciativa e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për të krijuar Ushtrinë.
Tani dikush do të thotë, ç’lidhje ka iniciativa e Thaçit me shembullin e ruajtjes së të vdekurit?
Për mua ka, bile jo pak, po shumë.
Po para se të përgjigjem në këtë pyetje, së pari do të bëj përpjekje t’i jap përgjigje pyetjes: Përse i duhet ushtria Kosovës?
Përgjigjja: Për t’u mbrojtur nga Serbia.
Kosova nuk rrezikohet as nga Maqedonia, as nga Mali i Zi, nga Shqipëria as që mendohet se i vjen ndonjë rrezik. Kosova Rrezikohet nga Serbia, e cila e quan si zemër të saj, ndaj edhe i duhet ushtria. Në këtë kontekst, Republika e Kosovës nuk mund të presë kurrë miratimin e Serbisë për të formuar ushtrinë e saj, po as të pakicës serbe, e cila gjithnjë ka qenë dhe mbetet vegël e politikës që bën Serbia në Kosovë.
Të kthehemi në temë, te iniciativa e presidentit Thaçi për themelimin e Ushtrisë.
Sipas mendimit tim, me ndarjen në dy pjesë: pjesën multietnike, pra pjesën e të gjithëve, dhe pjesën njëetnike, Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Serbia fiton pjesën e saj në Kosovë. Kush mund t’i ndalë serbët që këtë Asociacion pas tre vjetësh, mos ta kthejnë në një zonë serbe të pavarur? Ndaj, natyrshëm lind pyetja: Çfarë i duhet Ushtria Kosovës kur juridikisht Serbisë, nga lidershipi i tashëm politik, i njihet “hisja” territoriale në Kosovë.
Shkurt, me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe Kosova është një shtet i vdekur, ndaj, t’ia ruash kufijtë Kosovës kur me këtë Asociacion ia ke vendosur minat në të katër anët, është njësoj si t’ia kurosh lëkurën një personi, të cilit ia ke injektuar në organizëm një virus vdekjeprurës! Dhe, në këto rrethana, çfarë kuptimi ka themelimi i kësaj ushtrie, çfarë do të mbrojë kjo ushtri? Përse të shpenzojë Kosova 200 apo 300 milion euro për të mbrojtur një shtet të vdekur? Apo mos themelimi i Ushtrisë është veç një biznes i radhës? Tani pasi e fëlliqët Kosovën me universitete publike e private, të cilat prodhojnë në përgjithësi ose analfabetë, ose kandidatë për të ikur nga Kosova, doni të bëni biznes edhe me “ushtri”? Siç bëtë analfabetë profesorë, dekanë e rektorë, doni të bëni majora, kolonela e gjeneralë, që kështu, krejt në rregull me letra, të krijoni mirëqenie për njerëz, kryesisht tuajt, po edhe të “të tjerëve”, po gjithsesi të pavlerë?
Ky është vizioni juaj për Kosovën, e cila përreth një shekull lëngoi nën thundrën sllave?
Ushtritë krijohen për t’i mbrojtur shtetet e gjalla, jo të vdekurat.
Krejt në fund, nuk ka shqiptar me dy para mend në kokë që e kundërshton themelimin e Ushtrisë së Kosovës, po ama më parë të krijohet një Kosovë pa virus në zemrën e saj, pastaj të krijohet edhe ushtria që do ta mbrojë këtë Kosovë, se, po ia fute virusin në zemër, atëherë nuk ka mjekësi në botë që e shpëton!
Në udhëkryqin e Plavës në Opojë është ngritur tyrbja që i përket periudhës paraosmane, kohës kur nëpër Opojë kishte ardhur Sari Salltëku si misionar i përhapjes së islamit. Njerëzit besojnë se kjo tyrbe i shëron të gjitha sëmundjet dhe i zgjidh problemet njerëzore, kurse është traditë që në tyrbe duhet lënë diçka, sidomos para. Muharrem Qaflleshi, njohës i historisë nga Opoja, shprehet se ndonëse për Sari Salltëkun në botë është shkruar mjaft, kjo nuk ka ndodhur edhe në historiografinë tonë shqiptare. Sipas tij, aspekti historik i personalitetit të tij dhe veprimi i tij misionarist ka mbetur i pandriçuar, i mbështjellë me elemente mistike.
Njeriu me 72 varre
Studiuesi Nexhat Çoçaj e shpjegon se misionari i parë i përhapjes së besimit islam thuhet se ishte Sari Salltëku. “Ai një ditë para se të vdiste tregojnë se i ka mbledhur 72 nxënës, aq sa ka pasur, dhe u ka thënë se unë nesër vdes, kurse e di se ju secili keni dëshirë të më varrosni në vendlindjet tuaja. Prandaj në arkivolin që ka lule aty do të jetë trupi im. Mirëpo, të nesërmen thuhet se ai ka vdekur dhe në 72 arkivole ka pasur lule. Secili nga nxënësit e ka marrë arkivolin me bindjen se e ka trupin e Sari Salltëkut, prandaj thuhet se në botë janë 72 vende ku bëhet vizitë (izaret), në kujtim të këtij misionari. Hulumtimi i fenomenit dhe personalitetit të Sari Salltëkut na imponohet, për arsye që të ndriçohet personaliteti dhe roli i tij dhe i nxënësve të tij në histori, të ndriçohen lëvizjet e tyre, kontributi i tyre për fenë dhe për historinë e tesavufit – mistikës islame”, pohon Çoçaj. Sipas tij, në biografinë e këtij misionari ka shumë elemente mistike. Biografia e këtij misionari na ndihmon para së gjithash në ndriçimin e shumë çështjeve në lidhje me përhapjen e islamit në Ballkan, veçanërisht ndër shqiptarët para depërtimit të osmanlinjve në këto vise.
E solli islamin para se të vinte ushtria osmane Në shkrimet e tij teologu Nexhat Ibrahimi thotë se paraqitja e Sari Salltëkut në skenën historike dhe aktiviteti i tij misionarist konsiderohet se paraqesin një periudhë shumë të rëndësishme në përhapjen e besimit islam në Perandorinë Bizantine, Bullgare e Hungareze përgjithësisht, e në trojet iliro-shqiptare veçanërisht, para ardhjes së osmanlinjve. Shkencëtari Kemal H. Karpat konsideron se “banorët e parë myslimanë në Ballkan qenë me prejardhje turke”, kurse “grupi i parë mysliman me rëndësi paraqitet në shekullin XIII, edhe pse grupe më të vogla kanë ardhur qysh edhe në shekullin X apo XI. Sipas tij, kjo ndodhi në periudhën e paraqitjeve të herezive të ndryshme, sikur paraqitja e bogumilizmit, maniheizmit dhe në periudhën kur shtetet e atëhershme ndërmerrnin të gjitha masat e mundshme për çrrënjosjen e pikë- pamjeve heretike.
Edhe shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare në romanet e tij e thekson ardhjen e grupeve të ndryshme misionariste, ndër ta edhe të Sari Salltëkut, duke e përshkruar se si dervishët turq endacakë kishin ardhur në trojet tona përgjatë rrugës së vjetër e të njohur që nga antika Via-Egnatia, në grupe të vogla, nga dy veta, por shumë shpesh të vetmuar e të zbathur. “Edhe historiani e diplomati shqiptar i dikurshëm Ekrem bej Vlora pohon se në periudhën paraosmane në tokat shqiptare erdhën misionarë, dervishë shëtitës, që nuk qëndronin në një vend, por bënin përgatitjen e vendit për pushtimin ushtarak të Turqisë. Ndër ta duhet përmendur edhe Sari Salltëku. Vlora ata i quan pararojë të ushtrisë turke në Ballkan”, shkruan Ibrahimi.
Tyrbja ndodhet afër rrugës Një tyrbe e hershme është edhe ajo në fshatin Plavë të Opojës. Sipas Bashkim Sylejmanit, tashmë kjo tyrbe ekziston vetëm si relikt, pasi nuk është funksionale. Isak Elezi shprehet se kjo tyrbe konsiderohet si një prej objekteve të moçme historike në Opojë.
“Aty thuhet se është tyrbja e Sari Salltëkut. Dikur për këtë tyrbe janë përkujdesur familja Piraj e dajave të mi. Por, tash ajo është pa përkujdesje e bile mund të thuhet se nga vendasit edhe nuk vizitohet më për ndonjë besim”, tregon ai. Muharrem Qaflleshi, njohës i historisë nga Opoja, pohon se në udhëkryqin e Plavës është i ngritur në katër shtylla objekti që quhet tyrbja e Plavës, që i përket kohës paraosmane, periudhës kur nëpër Opojë kishte ardhur Sari Salltëku si misionar i përhapjes së islamit. “Pra, i përket periudhës së Sari Sallëtukut. Njerëzit besojnë se i shëron të gjitha sëmundjet dhe i zgjidh problemet njerëzore, por në tyrbe duhet lënë diçka sidomos para.” shprehet ai për “Kosova Sot”. I moshuari Alajdin Bego tregon se në atë tyrbe të Baba Sari Salltëkut vijnë më shumë për vizitë qytetarët e Gorës “Ne qytetarët e Gorës të ardhur në Prizren i kemi besuar edhe i besojmë asaj. Ajo gjendet skaj rruge dhe është e lehtë për ta vizituar. Ne më herët asaj tyre i kemi besuar për rehati familjare, kur kemi dashur rehati familjare në atë tyrbe ne si kalimtarë kemi vendosur aty ndonjë monedhë të hekurt dhe është besuar se ajo shtëpi pastaj do të ketë rehati”, tregon ai për gazetë.
(Kosova Sot)
Një punëtor i KEDS-it është sulmuar në Prizren.
Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir Berisha tha se sulmi ka ndodhur rreth orës 14:20 minuta.
“Policia në Prizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në oborr të një shtëpie në rrugën “Janina”, dy punëtorë të KEDS-it që ishin duke i kontrolluar njehsorët elektrik janë penguar në punën e tyre dhe për më tepër njëri nga ta është sulmuar fizikisht me duar dhe me një shufër metalike”, tha Berisha.
Punëtori ka kërkuar trajtim në emergjencë ndërkaq policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është ndalur nën masën e arrestit policor./PrizrenPress.com/
Klubi i basketbollit Bashkimi ka njoftuar se ka paraqitur për regjistrim edhe një lojtar ndërkombëtar.
Soyebo Temi Narcellius është basketbollisti më i ri nga SHBA që i bashkohet klubit nga Prizreni.
Ai vjen në Prizren nga Medina prej Arabisë Saudite.
Soyebo luan në rolin e organizatorit dhe, sipas klubit do të jetë i gatshëm qysh për ndeshjen e fundjavës ndaj Prishtinës.
Mesfushori Andrea Pirlon ka folur për herë të parë për penalltinë aq shumë të diskutuar në ndeshjen mes Juventusit dhe Milanit.
Në një intervistë për të përditshmen italiane “Tutto Sport”, Pirlo dha një përgjigje diplomatike por duke mbajtur pak krahun e bardhezinjve, transmeton SYRI.net.
“Penallti të tilla mund të jepen, por dhe jo. Në këtë rast është dhënë, dhe ishte një prekje e topit me dorë. Ky ishte vendimi i arbitrit. Ditën tjetër Barcelonës një rast i ngjashëm, nuk iu dha penallti. Për një futbollistë të pësosh gol në minutën e 95-të, të nervozon, por në këtë rast, dora ishte e qartë”, ka thënë Pirlo.;/
[-
]
SHKA “Malësori” nga Gjonaj do të përfaqësojë Kosovën në Festivalin Folklorik Ndërkombëtar në Poloni.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar drejtori i kësaj trupe artistike, Haziz Hodaj.
Pas një kohe të gjatë, sërish njëra ndër shoqëritë më aktive jo vetëm në Prizre SHKA “ Malësori”, do të jetë pjesë e një festivali prestigjioz ndërkombëtar.
Me ftesë të organizatorëve nga qyteti i Loxh i Polonisë, kjo trupë artisike pritet të përfaqësojë vendin tonë në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore.
Drejtori I SHKA “ Malësori”, Hazi Hodaj, tha se ftesa e porsaardhur është sa privilegj aq edhe përgjegjësi e angazhim.
“Shpresojmë në përkrahjen dhe mbështetjen e Institucioneve dhe të gjithë miqve dashamirë të folklorit dhe trashigimisë sonë shpirtërore e material”, theksoi ai.
Drejtori Hodaj, tha më tej se festivali do të mbahet nga data 30 qershor deri me 10 korrik, dhe para vetes kemi mjaftë kohë për të bërë përzgjedhjen e programit me të cilin do të paraqitemi në këtë festival ndërkombëtar.
SHKA “ Malësori” nga Gjonaj gjithashtu është edhe organizatore e festivalit tradicional të folklorit mbarëshqiptar “ Hasi Jehon” që mbahet për më shumë se 3 dekada në fillim të muajit maj/TV Prizreni/
Komitetit për Politikë dhe Financa në Prizren, ka rekomanduar sot 10 pika të renditë të ditës për në Kuvend.
Kryesuesi i Kuvendit, Kujtim Gashi tha se pika kryesore ka të bëjë me shqyrtimin e propozimit që një pjesë e pronës së ish-Qendrës Tregtare “Benaf”, të miratohet nga Kuvendi si lokacion për ndërtimin e objektit të ri të Shkollës së Muzikës, ku sipas marrëveshjes së mirëkuptimit me Ministrinë e Arsimit, kjo e fundit do të ndajë 3 milionë euro për këtë projekt.
“Në këtë mbledhje është vendosur që Kuvendi në seancën e radhës të shqyrtojë dhe miratojë propozimin për dhënien e disa parcelave në lagjen “ Bajram Curri” dhe në fshatin Reçan, ku parashikohet vendosja e dy trafove të reja nga KEDS”.
Seanca e Kuvendit të Prizrenit ku pritet shqyrtimi dhe miratimi i këtyre propozimeve dhe disa pikave të tjera, do të mbahet ditën e enjte nga ora 10:00./TV Prizreni/