12.8 C
Prizren
E enjte, 23 Tetor, 2025
Home Blog Page 6112

Jep dorëheqje kryetari i të rinjve të LDK-së në Prizren

0

Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së në Prizren, Kreshnik Kokollari ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet që ka pasur në këtë subjekt politik. Ai në një postim në Facebook, ka numëruar disa faktorë të cilat e kanë detyruar të jep dorëheqje.

“Ka kohë që Forumi është stopuar së vepruari nga shumë faktorë të ndryshëm sic janë:moskoordinimi,por edhe joseriozitet, jo financim, luftë e ashpër nga individë e grupe me indikacione për ta kapur Forumin,dhe bllokimi i frymës së vërtetë institucionaliste e demokratike brenda organeve e strukturave partiake”, shkruan Kokollari.

Ai ka përmendur edhe faktorët e tjerë të cilët kanë ndikuar të largohet nga posti i kryetarit të të rinjëve të LDK-së./PrizrenPress.com/

Shënohet 18-vjetori i Epopesë së Rahovecit

0

Në qytetin e Rahovecit u shënua 18-vjetori i Epopesë së Rahovecit, në aktivitetet e organizuara sot për të shënuar këtë përvjetor morën pjesë, Idriz Vehapi, kryetar i Komunës së Rahovecit me bashkëpunëtor, Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së dega në Rahovec dhe familjar të dëshmorëve.

Në fjalën e tij të mbajtur në tubimin përkujtimorë tek “Maja e Shkodranit”, vendi i rënies së dëshmorëve Arian Brahimi nga Shkodra, Mizair Isma,,Bekim Isma nga qyteti i Rahovecit dhe Eshrefdin Kastrati nga fshati Drenoc , kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi tha se beteja e 21 korrikut e vitit 1998, ishte njëra nga betejat me të rënda që ne kishim, betejë në të cilën ranë shumë dëshmorë dhe martir. Ky është çmimi të cilin ne kemi paguar për lirinë e këtij vendi, liri të cilin duhet ta respektojmë, ta çmojmë çdo ditë dhe ti kujtojmë këta djem dhe shumë të tjerë që kanë rënë në Rahovec dhe në gjithë trojet Shqiptare.

Nga një fjalë rasti në këtë tubim përkujtimorë kanë mbajtur edhe Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së dega në Rahovec dhe Gani Krasniqi familjar i dëshmorëve nga Komuna e Malishevës.

Për të nderuar veprën e të rënëve të 21 korrikut të vitit 1998, gjatë ditës së sotme, kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi me bashkëpunëtor kanë bërë nderime, homazhe dhe kanë venë buqeta lulesh në varrezat dhe përmendoret dhe vendet e rënie së Dëshmorëve./PrizrenPress.com/

Therje me thikë në Dragash

0

Një person është therë me thikë në fshatin Zllapuzhë të Dragashit.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Arrestohen vëllezërit në Malishevë pasi u rrahën mes vete

0

Në Malishevë janë arrestuar dy vëllezër pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore.

Policia ka bërë të ditur se të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Kosova ta ndjekë shembullin e Shqipërisë për drejtësinë

0

Njohës të rrethanave të fushës së drejtësisë e shtetë- sisë i kanë sugjeruar klasës politike në pushtet që të marrin mësim nga vëllezërit tanë përtej kufirit, me marrëveshjen e arritur ndërmjet pozitës dhe opozitës, që ka të bëjë me reformimin e plotë dhe pavarësimin e Gjyqësorit nga politika. Sipas tyre, vetëm atëherë do të hiqej gati tërësisht ndikimi politik në drejtësi. Kësisoj është shtruar edhe pyetja se pse Qeveria, Kuvendi dhe subjektet e tjera parlamentare nuk po fillojnë punën për miratimin e një reforme të drejtë- sisë edhe tek ne në Kosovë, të ngjashme me atë që do të votohet në Shqipëri? Analisti Shefqet Dibrani në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se tek ne shqiptarët për t’u hequr ndikimet dhe intervenimet duhet një kohë e gjatë, po ashtu duhet emancipim dhe arritje standardesh, por, të paktën, sipas tij, në këtë drejtim, ka mundësi që të krijohen struktura profesionale, të cilat më shumë se çdo interes apo ndikim, shikojnë aspektin profesional dhe kodin e punës.

“Sa u përket emërimeve në Gjyqësor, Prokurori dhe në sistemin e drejtësisë, kjo duhet të bëhet sa më shpejt, nëse ia duam të mirën këtij vendi, dhe nëse duam të integrohemi në strukturat e Bashkimit Evropian, përndryshe ky ndikim kaq i ashpër politik dhe kaq i tejdukshëm, nuk lë shumë për të shpresuar, derisa Kosova në vazhdimësi është përballur me një sistem drejtësie dhe me formën institucionale nga më të rafinuarat që i kanë pasur vendet e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ai.

Tri pushtetet e inkriminuara

Më tej, Dibrani ka nënvizuar se jemi të vetëdijshëm se pa një reformë rrënjësore ky standard nuk do të arrihet, sepse, siç tha, standardet e larta janë të lidhura me kulturën e punës, me arritjet në mësimdhënie dhe shumë faktorë tjerë, që e bëjnë një popull dhe një shoqëri më të kulturuar e më të emancipuar dhe afër standardeve evropiane. “Megjithatë nëse kasta politike nuk ka vullnet për ta bërë një reformë rrënjësore në sistemin e drejtë- sisë, ashtu siç nuk patën vullnet as në Shqipëri, do të jenë amerikanët ata, të cilët mendojnë se duhet dora e tyre e fortë, nëse dëshirojmë që shqiptarët të marrin vendime të vështira”, u shpreh ai. Dibrani ka shtuar se Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca, përbëjnë trion tragjike të Kosovës, ngase, sipas tij, këto tri dikastere udhëhiqen nga tre njerëzit më të përfolur për krim dhe kriminalitet, derisa në anën tjetër, siç tha, askush nuk di ta thotë dhe nuk ka asnjë shpjegim se pse populli po i voton. “Ndërsa për një reformë rrënjësore në sistemin e drejtësisë pa ndërhyrjen e SHBA-së as të mos shpresojmë se do të ndodhë, por kemi shumë arsye për të besuar në pragmatizmin amerikan, i cili është treguar shumë i suksesshëm”, është shprehur analisti Shefqet Dibrani../kosova sot/

Erdogan flet edhe njëherë për dënimin me vdekje

0

Duke folur për Televizionin Al Jazeera, Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdo?an tha se “Këtë e organizoi një grup i cakutar brenda Forcave të Armatosura Turke. Megjithatë, është e ditur se ata janë pakicë. Sidoqoftë ne nuk do të lejonim që pakica ta sundojë shumicën. Ne u përpoqëm ta tejkalojmë këtë duke i hedhur të gjithë hapat e duhur”.

-Edhe ne jemi të bashkuar dorë për dore si shtet dhe popull-

Erdo?an u shpreh se Organizata Terroriste FETO ka formuar structure paralele brenda shtetit, duke shtuar se “Ata dështuan në tentativën për grusht shteti, por jam i sigurtë se gjatë ditëve dhe javëve në vijim edhe ata do të zhvillojnë ide dhe plane për të ardhmen e tyre. Megjithkëtë, edhe ne jemi të bashkuar dorë për dore si shtet dhe popull kundër këtij lloji të njerëzve dhe organizatave. Gjersa jemi të bashkuar, gjersa jemi së bashku me popullin, tanket nuk mund t’i arrijnë rezultatet e pritura, gjë që u dëshmua.”

-U arrestuan edhe pilotët të cilët rrëzuan aeroplanin rus-

“U shkel hapësira ajrore turke. Kishte paralajmërime të shumta, por krahas këtyre u vazhdua. Më vonë ndodhi ajo që ndodhi. Ende nuk e dimë nëse lidhjet e këtyre njerëzve apo kjo ngjarje kanë lidhje me zhvillimin e fundit. Megjithatë, mund të ketë lidhje mes këtyre pilotëve me Pensilvaninë. Tani janë nën mbikëqyrje dhe gjyqësori do t’i nxjerr në dritë rezultatet, nëse kanë lidhje ose jo me këtë grup që ndërmori tentativën për grusht shteti”.

-Franca mund të marrë leksion demokracie nga ne-

“Nëse Ministri i Jashtëm i Francës ka komentuar në lidhje me mua, atëherë kjo është gabim”, tha Erdo?an, duke shtuar më tej se “Ministri i Jashtëm i Francës duhet t’i shikojë punët e veta, por nëse dëshirojnë të marrin leksion, atëherë mund të marrin leksion demokracie nga ne”.

-E filluam procedurën e ekstradimit të Gulenit me SHBA-të-

“Marrëdhëniet mes shteteve nuk zhvillohen në bazë të emocioneve, por në bazë të logjikës. Ne ia dorëzuam SHBA-ve të gjitha dokumentet dhe provat me dorën e vetë ministrit tonë dhe kështu e filluam këtë procedurë. Do ta presim vendimin”, tha Presidenti Erdo?an.

-Ka një tru tjetër mbi organizatën terroriste të Gulenit- “Edhe mbi organizatën terroriste të Gulenit ka një tru tjetër”, tha Erdo?an, i cili vazhdoi: “Nuk jam vetëm unë ai që do ta jape vendimin (për dënimin me vdekje). Populli e ngriti zërin në lidhje me këtë kërkesë. Ata hodhën slogane se duan ‘dënim me vdekje’. Ai që do të vendosë për këtë është TBMM (Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë). Nëse kuvendi sjell një vendim të tillë, atëherë ai do t’i bëjë ndryshimet e duhura që ky denim të hyjë në fuqi. Në qoftë se ai e miraton këtë dënim, unë kam thënë se ‘E miratoj’”.

-Liria e shprehjes nuk duhet instrumentalizuar si mjet për të sulmuar”

Erdo?an theksoi se asnjëherë nuk ka qenë kundër lirisë së shprehjes. Sipas tij, “Liria e shprehjes nuk duhet instrumentalizuar si mjet për të sulmuar’, raporton aa.

-Qytetarët tanë të mos u besojnë deklaratave të rreme-

Duke i paralajmëruar qytetarët për lajmet e fabrikuara në lidhje me tentativën për grusht shteti, Presidenti Erdo?an tha: “Këto janë deklarata të fabrikuara dhe ata që ndjekin televizionet të mos u besojnë këtyre. Qytetarët tanë të mos u besojnë deklaratave të rreme”.

Zafir Berisha e quan “pis” Presidentin Thaçi

0

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha e ka quajtur “pis” Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Sipas tij, Thaci ka dalë nga rruga e kombit dhe Zotit.

“Kur thosha unë se ky injorant ka dalë nga rruga e kombit dhe Zotit, nuk besonte askush. Mendonin se e kam për inate personale. Por jo, s’kam pas asgjë personale me këtë pis, por problemi ishte se e kuptova se njeriu më antikombëtar dhe më shumë që se do këtë vend se ky nuk kam taku gjatë jetës”, shkruan Berisha në Facebook.

Zafir Berisha ka reaguar në këtë mënyrë pas përuljes,që Hashim Thaçi bëri para pllakës me mbishkrimin “viktimat e terrorit shqiptar”

“Vërtet pak me vonesë e kam kuptuar, por një fjalë thotë ,,më mirë vonë se sa mos me kuptu hiq”, shkruan PrizrenPress.

“ Ky tipi me këtë veprim nuk është rastësisht duke legalizuar propagandën fashiste serbe në Kosovë për gjoja masakrat e shqiptarëve kundër serbeve, por ky është misioni tij për degradimin e luftës së UCK-së dhe shtetit tonë”.

“ Përkulja para një pllake ku shqiptarët ofendohen sipas zhargonit sllavë në gjuhën e tyre, tregon idiotizmin e këtij tipi, i cili me vetëdije e bën këtë edhe pse deri tash asnjë organ kompetent nuk e ka vërtetuar se e kanë bërë shqiptarët këtë”.

“ Hasha i Burojës, besoj se e din se logjika e serbeve për vetëflijim shkon deri atje sa se kursejnë as prapanicën e vet me birrë të Pejës, si dikur në vitet 90-të Martinoviqi, sic nuk i kursejnë as edhe fëmijët e vet sikurse rasti i ndodhur gjatë luftës në vitin 1999 në Pejë ku vetë kanë fillu të tregojnë se i kanë vra për me i akuzu shqiptarët pastaj”.

“ Hasha nga është i sigurtë se ,,shiptarski teror,, është ky, apo e paska planifikuar edhe ndonjë shok të vetin me fliju deri në Hagë”./PrizrenPress.com/

Për prizrenasit Erdogani është “baba i myslimanëve” (Video)

0

Në natën kritike që e kaloi Turqia, gjatë përpjekjës për grusht shtet, shumë kosovarë përmes rrjeteve sociale “u rreshtuan” me presidentin Erdogan.

Por, pas këtyre ngjarjeve në Turqi, kë e përkrahin kosovarët dhe a do të shkonin atje për t’i ndihmuar atij nëse do të ishte e nevojshme?

Express Story ka pyetur qytetarët e Prizrenit dhe ju sjell përgjigjet në vazhdim. /GazetaExpress

Adele tashmë edhe aktore

0

Adele është një grua që duket se i pëlqen ta mbajë veten të zënë me punë vazhdimisht.

Këngëtarja britanike është duke punuar ditëve të fundit për turneun e saj në Amerikë derisa duket se në të njejtën kohë ka edhe një plan tjetër.

Sipas disa raportimeve, 28 vjeçarja Adele është duke planifikuar që në pushimin dy javor që do të ketë gjatë kohës së turnout të xhirojë skenat e një filmi për Hollywood.

Sipas të gjitha gjasave, këngetarja e shumë hiteve do të marrë një rol të vogël filmik në filmin e Xavier Dolan, “The Death and Life of John F Donovan”.

Ajo pritet të luajë përkrah yjeve të Game of Thrones, Kit Harington dhe Natalie Portman.

Dolan ishte regjisori i videoklipit “Hello” të Adele, transmeton Klan Kosova.

“Adele nuk dëshiron të jetë aktore me orar të plotë, por ajo e pëlqen shumë të punojë me Dolan dhe ai mendon se ajo mund t’i japë shumë ekranit televiziv”, ka thënë një burim i afërt me këngëtaren për Daily Star.

Duket se puna për Adele në këtë sezonë të verës nuk përfundon këtu pasi ajo është përfolur se do të jetë pjesë e Video Music Aëards me 28 gusht.

Xhesika shfaq linjat seksi (Foto)

0

Këngëtarja Xhesika Ndoj është një nga femrat më të komentuara të skenës shqipe.

Kjo se, ajo njihet për forma trupore të cilat nuk e ka fare problem që t’i ekspozojë.

Xhesika edhe sot ka postuar një fotografi në të cilën shihet se është e veshur me të bardha kurse në pah kishte nxjerrë gjoksin e saj bombastik.

Xhesika Ndoja