Home Blog Page 6114

Aktakuzë kundër një zyrtari policor nga Suhareka

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër një zyrtari policor H.M., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KP-ës.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri H.M., zyrtar i Policisë së Kosovës nga Stacioni Policor në Suharekë, më datë 07.05.2016, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk e ka përmbushur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin M.P., përkatësisht duke dëmtuar personin N.B.

Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se i dëmtuari N.B., kishte raportuar në Polici se i janë vjedhur një sasi prej tridhjetenëntë (39) thasë të çimentos. Ndërkaq, gjatë një pike të kontrollit të Policisë është ndaluar i dyshuari M.P., i cili ka qenë duke drejtuar kombin me 39 thasë të çimentos që kanë qenë të vjedhura në oborrin e shtëpisë të të dëmtuarit N.B.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Përkundër këtyre fakteve zyrtari policor H.M., duke shfrytëzuar autoritetin e tij zyrtar nuk ka lejuar që të ndalohet i dyshuari M.P., dhe t’i sekuestrohet përkohësisht çimentoja e vjedhur e cila do të shërbejë si provë materiale gjatë hetimeve dhe kombi si mjet me të cilën është kryer vepra penale.

Me këto veprime i pandehuri H.M., ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KP-ës./Telegrafi/

Ish-drejtoresha e Ramadan Mujës, punësohet në Bibliotekë

0

Ish-drejtoresha për Mirëqenie Sociale, Elhame Berisha është punësuar në Bibliotekën Ndërkomunale të Prizrenit.

Ajo, është vlerësuar në intervistë si njëra nga kandidatet më të sukseshme për vendin e punës Zyrtare për Bibliotekë.

Elhame Berisha ka qenë drejtoreshë e Ekzekutivit të Ramadan Mujës. Ajo në gusht të vitit të kaluar është shkarkuar nga kjo detyrë, bashkë me drejtorët e tjerë nga radhët e PDK-së.

Për vendin e punës, ku ështw pranuar Elhame Berisha kanë konkuruar mbi 100 kandidatë./ PrizrenPress.com/

Shkelet një femër në Prizren

0

Një femër është shkelur me veturë në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren.

Vozitësi ka ikur nga vendngjarja.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor./PrizrenPress.com/

MAPL ndihmon Komunën e Rahovecit në rregullimin e stadiumit të futbollit në Xërxë

0

Komuna e Rahovecit dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, kanë nënshkruar edhe një Marrëveshje Mirëkuptimit që ka të bëjë me rregullimin e stadiumit të futbollit në fshatin Xërxë-Rahovec.

Marrëveshja e Mirëkuptimit është nënshkruar nga Kryetari i Komunës së Rahovecit , Idriz Vehapi dhe Bajram Gecaj zëvendësministër i MAPL-së.

Bazuar në k;t; marr;veshje, MAPL do të mbështes këtë projekt me 34 mijë e 200 euro, kurse Komuna e Rahovecit nga buxheti i saj do t’i ndajë 40 mijë e 300 euro. Vlera e përgjithshme për realizimin e këtij projekti arrin në shumën totale prej 74 mijë e 500 euro.

Rahovec: Dy persona të arrestuar, kanosin një tjetër me thikë

0

Në fshatin Bërnjak të Rahovecit, janë arrestuar dy të dyshuar të cilët pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronës kanë kanosur me thikë një tjetër.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje

Zhurmë për Çmimet e MKRS-së

0

Ishte paraparë që Çmimet Vjetore për Letërsi, fituesit e të cilëve u bënë të ditur zyrtarisht kah mesi i shkurtit, t’u dorëzoheshin laureatëve më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, por kjo ceremoni u anulua me arsyetimin se agjenda e kësaj feste është shumë e ngjeshur.

“Ju njoftojmë se ceremonia për ndarjen e çmimeve për letërsi, e paralajmëruar për nesër, anulohet për shkak të Agjendës Shtetërore për organizimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Ceremonia do të organizohet në një datë tjetër, për të cilën do të njoftoheni me kohë”, thuhej në kumtesën e MKRS-së, drejtuar mediave.

Dy javë pas, përkatësisht deri më sot (1 mars), kjo ceremoni ende nuk është mbajtur dhe madje nuk ka ndonjë shpjegim për këtë.

Zërat rreth këtyre çmimeve filluan të shtohen kur Abdullah Zeneli, i cili është shpallur fitues i çmimit “Ali Podrimja”, për veprën më të mirë në poezi, me përmbledhjen e tij “Vetmia e mermertë”, bashkë me autorin Demë Topalli, për veprën “Sytë që dinë me pa”, ka deklaruar publikisht se nuk do ta pranoj çmimin. Të dy autorët parashihej të shpërblehen me vlerë monetare nga 1.250 euro, përkatësisht ta ndanin këtë çmim.

Sipas Zenelit, anëtarët e jurive të MKRS-së nuk po e vlerësojnë veprën letrare, por lidhjet e tyre me autorët.

“Vetëm Çmimi për Poezi është ndarë, siç ka ndodhur padrejtësisht edhe më parë, bie fjala vite më parë i është marrë gjysma e çmimit një poeti nga më të mirët që ka sot letërsia shqipe, Adem Gashit. Edhe atëherë, edhe sot mendoj se juritë e MKRS-së spekulojnë shumë. Nuk shikojnë asnjëherë (me ndonjë përjashtim, le ta themi hapur) vlerat, por autorin. Të shpeshtën ai, i lauruari apo e lauruara, reflekton ngushtësisht ‘lidhjen’ me anëtarët e jurisë, që ‘vlerësojnë’ mikun e jo veprën! Akrabanë e jo veprën! Të dashurën e jo veprën! Përkatësinë partiake e jo veprën! Pozitën e jo veprën… Kjo e fundit ka të bëjë më të shumtën e akademikëve që janë (ç)nderuar me Çmimin për Vepër Jetësore ‘Azem Shkreli’. Akademikët për vepër jetësore janë anëtarë të AShAK-ut dhe s’kanë çfarë t’i fusin hundët në çmimet e MKRS-së! Madje ka ‘akademik që është (ç)nderuar me këtë çmim edhe pse ka qenë delegat në kongresin e fundit të LKJ-së në Beograd dhe s’ka folur madje asnjë fjalë për aparteidin ndaj shqiptarëve në ish-Jugosllavi! Apo edhe ‘akademik’ që është (ç)nderuar me këtë çmim në moshën 60-vjeçare! Është absurde që, pa mbushur moshën, të paktën 65 vjeç, të jepet ky çmim, edhe pse akademikët janë gjithë jetën të pa pensionuar në të ardhurat që jua sjellë vepra jetësore e akademikut! Një arsye tjetër madhore e refuzimit të çmimit është lakimi i emrit tim me emra që s’kanë lidhje me çmimin që u është dhënë sivjet si, bie fjala, për romanin, apo për studimet letrare, respektivisht kritikën letrare! Katastrofë! Mjerë letërsia, juria, institucioni në ç’gjendje janë katandisur”, shprehet Zeneli.

Në anën tjetër, i kontaktuar nga Gazeta Zëri, kryetari i jurisë së caktuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Anton Berishaj, tha shkurt përmes telefonit se nuk do t’i komentoj këto akuza. “Nuk kam koment. Nuk dua të them asgjë. Duhet të pyeten ata që akuzojnë dhe t’u kërkohen argumente atyre”, ka thënë Berishaj.

Përveç kryetarit Berishaj, juria profesionale që caktoi fituesit këtë vit ishte e përbërë edhe nga anëtarët Musa Ramadani, Nerimane Kamberi, Xhevat Syla dhe Agron Gashi.

Rikujtojmë se Çmimi Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” sivjet i ndahet Eqrem Bashës, i cili shoqërohet me shpërblim në vlerë monetare prej 5.000 eurosh, plakat dhe certifikatë.

Çmimi për veprën letrare më të mirë kritike letrare, eseistikë “Ibrahim Rugova”, i është dhënë Gëzim Aliut, për studimin “Romanet e Ismail Kadaresë, 1963 – 1990, retorika e tekstit dhe narracionit”. Çmimi për veprën letrare më të mirë për fëmijë “Vehbi Kikaj” i ndahet autores Fatmire Duraku për prozën “Dea dhe kërriçi i vetmuar”, kurse çmimi për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku” i ndahet shkrimtares Majlinda Bregasi për romanin “Ikje”.

Në anën tjetër çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe ose anasjelltas “Pjetër Bogdani” për përkthimin e romanit “Të vdesësh në pranverë”, të Ralf Rothman, do t’i jepet Arben Atashit. Secili nga çmimet do të shpërblen me vlerë monetare nga 2.500 euro.

Arrestohen dy prostituta në Prizren

0

Dy ferma të nacionalitetit boshnjak, janë arrestuar në Prizren. Ato dyshohen se janë marrë me prostitucion.

Policia e Kosovës, njofton se në pranga bashkë me femrat, ka përfunduar edhe një mashkull.

“Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Interi arrin marrëveshje me Conten

0

Në mediat italiane e shohin si të kryer punën e Antonio Contes, ku thuhet se është arritur marrëveshje me klubin e Interit dhe se largimi i Contes nga Chelsea do të ndodh në vitin e ardhshëm.

Sipas Tuttosport, Nerazzurrët që udhëhiqen nga Suning Group i kanë bërë ofertë trajnerit prej 15 milionë euro në katër vite.

Italiani e ka pranuar ofertën pasi ajo më e hershmja ishte 11 milionë euro.

Burime brenda Suning bëjnë me dije se klubi i Interit ka filluar negociatat me pronarin e Chelseat, Roman Abramovich, për ta liruar trajnerin.

Conte aktualisht me skuadrën e tij londineze është 10 pikë para vendit të dytë në Ligën Premier, ndërsa Inter gjendet në vendin e gjashtë në Serie A.

Trajneri aktual i Interit është Stefano Pioli, i cili pasoi të larguarin Frank De Boer.

Shoqëria civile në mbrojtje të lumenjve në Rahovec

0

Me moton “Lumenj të pastër-jetëgjatësi për të gjithë”, shoqëria civile në Rahovec ka ndërmarrë veprime për të parandaluar shkatërrimin dhe ndotjen e rrjedhave ujore në Rahovec, Fortesë dhe Sopniq.Pas vlerësimeve të bëra se lumenjtë Duhllo dhe Rimnik në Rahovec, lumi Bellaja në Fortesë dhe përroi në fshatin Sopniq, i janë nënshtruar një degradimi sistematik, ndërsa hedhja e mbeturinave në këto ujëra po ndikon rrezikshëm në florë dhe faunë.

Kështu, Këshilli Rinor i Rahovecit, ka ndërmarrë një mori veprimesh konkrete duke biseduar me banorë të zonës, përgjegjës të fshatrave e lagjeve të qytetit, si dhe me autoritetet komunale përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit, për të sensibilizuar për nevojën e mbrojtjes së rrjedhave ujore.Tejmbushja me mbeturina të ngurta dhe mbetje urbane po shkakton edhe përmbytje të zonave të banuar, fenomen ky i shprehur më të rëndi në fshatin Fortesë dhe në disa lagje të qytetit të Rahovecit.

Projekti mbështetet nga organizata “CRESSIDA, REC-Kosova, dhe ka për synim të bëjë: – Identifikimin e shkaktarëve të ndotjes së ujërave, hartimin dhe publikimin e metodave mbrojtëse të shtretërve të lumenjve, adresimin e shkaktarëve degradues tek organet kompetente vendore dhe ndërkombëtare, diskutimi i problemeve të identifikuara përmes tryezave, si dhe ndërmarrjen e masave për parandalimin e përmbytjeve (vërshimeve) eventuale.

Prandaj, Këshilli Rinor i Rahovecit fton për bashkëpunim qytetarët, nxënësit, shoqërinë civile dhe autoritetet lokale e qendrore, që të bashkohen në këtë projekt për të mbrojtur rrjedhat ujore, në mënyrë që të kemi jetë më të shëndetshme dhe më të gjatë.

Komuna e Rahovecit ndan rreth 40 mijë euro për sport e kulturë

0

Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Rahovecit të mbajtur me datë 28 shkurt 2017, përveç pikave tjera të cilat janë miratuar nga kuvendarët ka qenë dhe është aprovuar edhe propozim vendimi i Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi për përkrahjen financiare të klubeve-shkollat sportive, OJQ-ve rinore dhe shoqërore artistike-muzikore në Komunën e Rahovecit.

Pas diskutimeve, anëtarët e kuvendit kanë marrë vendim për përkrahjen financiare të klubeve-shkollave sportive, OJQ rinore dhe shoqërore artistike-muzikore të cilat veprojnë në Komunën e Rahovecit për vitin 2017, shuma e përgjithshme e cila është ndarë për përkrahje financiare është 41 mijë e 300 euro.

Klubet-shkollat sportive, OJQ rinore dhe shoqërore artistik-muzikore janë këto: K.F “Rahoveci” 11 mijë euro, K.B “Rahoveci” 11 mijë euro, K.F “18 Korriku” 2 mijë euro, K.F “Ratkoci” 2 mijë euro, K.F “Xërxa” 2 mijë euro, K.SH “Rahoveci” 1000 euro, Sh.F “Rahovec” 800 euro, Sh.F “Burimi” 700 euro, Sh.F”Drenoci” 500 euro, Auto moto corting club Rahoveci 500 euro, Shoqata e të verbërve 500 euro, SHKA”Anadrini” 3 mijë euro, SHKA “Bajram Curri” 2 mijë e 500 euro, SHKA “Rahoveci” 700 euro, festivali ndërkombëtar i poezisë 2 mijë euro, OJQ ShK “Vihuela” 500 euro dhe këshilli rinor i Rahovecit me 600 euro.

Klubet-shkollat sportive, OJQ rinore dhe shoqëri artistik-muzikore të cilat veprojnë në Komunën e Rahovecit, bazuar në rregulloren për ndarjen e subvencioneve Nr.18/30 të datës 07.05.2013, obligohen që për çdo gjashtë muaj të raportojnë te Kryetari i Komunës me raport të detajuar për shpenzimin e këtyre mjeteve./PrizrenPress.com/