Home Blog Page 6118

Politika e uritur për pushtet shkel mbi interesin kombëtar

0

Derisa vendi gjendet në udhëkryq serioz, pozita dhe opozita nuk po gjejnë në asnjë mënyrë rrugë dhe mundësi që të ulen dhe të bisedojnë për një kauzë të përbashkët të interesit nacional. Nga njerëz të politikës dhe analistë, njohës të rrethanave aktuale, është krijuar bindja se çarja është aq e madhe në skenën politike, saqë për inate politike, opozita po e përdor bllokimin e Kuvendit lidhur me Demarkacionin me Malin e Zi për kauzë politike për ta paraqitur mazhorancën si e paaftë për të qeverisur dhe për të siguruar numrat, pa dashur të bisedojë me pozitën. Edhe në këtë situate të ndjeshme, kur kriza rrezikon të thellohet, pozita dhe opozita nuk ulen njëherë e mirë për të biseduar për interesa shtetërore, kur dihet se janë një mori kauzash të tjera politike për të marrë vota, dekriminalizimi i politikës, reforma në drejtësi, etj.

Deputeti Adem Salihaj, nga LDK-ja, thotë se është opozita ajo që me këtë kauzë që ka zgjedhur nuk po pranon dialog dhe ulje në tryezë për zgjidhjen e problemeve të karakterit nacional. “Opozita nuk është e interesuar për dialog, por për një funksionim të dobët të Kuvendit dhe të Qeverisë, me qellim që të gjenden pretekste për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Duhet pranuar se kampet politike janë barrikaduar aq keq, saqë nuk e kanë as vullnetin më të vogël për të bashkëpunuar për çështjet me rëndësi vitale për Kosovën”, tha Salihaj për “Kosova Sot”

Bllokada me pasoja

Analisti politik Fadil Lepaja fajëson si pozitën edhe opozitën për bllokimin e qëllimshëm të jetës institucionale në vend nëpërmes këtyre agjendave politike që lidhen edhe me Demarkacionin, por edhe me Asociacionin, e duke lënë të anashkaluara shumë tema të tjera të interesit të përgjithshëm për jetën e qytetarit, por edhe për forcimin e shtetit ligjor. “Kjo krizë është e krijuar me qëllim nga vetë koalicioni, me mospërfshirjen e opozitës që nga fillimi në biseda të rëndësisë nacionale si dhe me ofrimin e një marrëveshjeje dëmtuese. Kjo ka ardhur si rezultat i ndikimeve anti- NATO dhe anti- BE. Pas përfundimit të një marrëveshjeje të dëmshme, koalicioni e ka sjellë Kosovën në situatë kur interesi i saj i ngushtë e pengon procesin e rëndë- sishëm të përfshirjes së Malit të Zi në NATO dhe kjo e dëmton interesin afatgjatë të vendit”, u shpreh ai.

“Vetë presidenti arsyetohet se i ka besuar komisionit dhe ka nënshkruar pak a shumë pa vetëdije. Kur e dimë se si i akuzonte opozitën për interesa personale dhe bëri gjithçka për satanizimin e saj kjo deklaratë duket krejtë- sisht e pasinqertë. Sido që të jetë dhe kushdo që të jetë prapa kësaj bllokade, ajo e ka dëmtuar imazhin e vendit dhe procesin e zgjerimit të NATO-s në Ballkan”, vijoi më tej Lepaja. “Natyrisht, edhe opozita ka fajin e saj në krejt këtë lojë, sepse ka zgjedhur rrugën e konfrontimit dhe jo pjesëmarrjes në proces. Krejt kjo bllokadë me ashpërsim situate e ka bllokuar edhe procesin e dekriminalizimit, i cili për Kosovën është më i rëndësishëm se vizat”, tha Lepaja për “Kosova Sot”.

Prizren: Mungojnë të akuzuarit-shtyhet gjykimi për fajde

0

Dy të akuzuar munguan në gjykimin për fajde në Prizren.

Në gjykimin e 14 të akuzuarve për krim të organizuar, fajde e vepra të tjera të rënda penale, munguan dy të akuzuarit Ekrem Lecaj e Zef Oroshi.

Mbrojtësi i Ekrem Lecajt, avokati Azim Loshi, i tha trupit gjykues se i akuzuari Lecaj e ka prindin në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa i akuzuari Zef Oroshi, sipas fletë-kthesës së policisë ka shkuar për shërim jashtë vendit.

Avokati Hazër Susuri për shkak të këtyre mungesave propozoi që Oroshit e Lecajt t’u veçohet procedura.

“Konsideroj se janë plotësuar kushtet ligjore për veçimin e lëndës ndaj dy të akuzuarve të cilët mungojnë sot në shqyrtimin kryesor, ngase kjo lëndë është duke u zhagitur dhe nëse sot nuk veçohet kjo lëndë, atëherë gjykata nuk po vepron në drejtim të ekonomicitetit dhe parimit nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe kodit të procedurës, që çdo çështje penale duhet të kryhet në një kohë sa më të shkurtër të mundur”, tha Susuri.

Propozimin e avokatit Susuri e përkrahën edhe avokatët tjerë. Avokati Skender Musa kërkoi që të akuzuarit Tunë qira t’i ndërpritet paraburgimi.

“Duke pasë parasysh gjendjen e tij shëndetësore dhe kohën e qëndrimit në paraburgim si dhe zvarritjen e procesit gjyqësor, ju kisha lutë juve si trup gjykues, por edhe Prokurorinë Speciale që ta shqyrtoni seriozisht çështjen e zëvendësimit të masës së paraburgimit me ndonjë masë më të lehtë, apo me masën e arrestit shtëpiak”, tha Musa.

Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Merita Binaj- Rugova kundërshtoi propozimet për veçim procedure dhe lirim të Tunë Kqirës nga paraburgimi.

Prokurorja tha se në këtë fazë të procedurës Kqira nëse lirohet nga paraburgimi mund të ndikojë në dëshmitarët që ende nuk e kanë dhënë dëshminë në këtë gjykim.

Pasi u tërhoq për këshillim, trupi gjykues vendosi të mos e veçojë procedurën ndaj të akuzuarve që munguan dhe shtyu seancën e sotme gjyqësore.

Gjykata paralajmëroi që për të akuzuarit që mungojnë pa arsye do të kërkojë sjelljen me dhunë.

Sipas Prokurorisë Speciale, gjatë disa viteve të kaluara, të pandehurit Tunë, Kastriot, Gjon, Marjan, Gjekson e Gëzim Kqira dhe Benson Buza kanë vepruar si grup i organizuar kriminal më qëllim të përfitimit të drejtpërdrejt të dobisë financiare, duke kryer vepra të rënda penale.

Sipas aktakuzës, Tunë Kqira i ka mbikëqyrur dhe i ka drejtuar veprimet e këtij grupi kriminal.

Grupi ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare ose papërvojën e të dëmtuarve dhe u ka dhënë para me fajde. Pastaj, duke përdorur kërcënimet e rënda, i kanë detyruar të paguajnë kamata dukshëm joproporcionale ose të kryejnë ndonjë veprim tjetër në dëm të pasurisë së tyre.

Të akuzuar në këtë rast janë: Tunë, Kastriot, Gjon, Marjan, Gjekson e Gëzim Kqira, Benson Buza, Besfort Omaj, Zyrafete Hukolli, Ragip Fazlija, Ekrem Leci, Hil Katinari, Sejdë Kaqorraj dhe Zef Oroshi.

KALLXO.com ka raportuar edhe nga seancat e kaluara të këtij procesi. Raportet mund t’i gjeni në këtë link.

Drejtimi strategjik i Turqisë shihet në Siri

0

Shkruan: David Gardner

Presidenti Erdogan është i vendosur që të ashpërsojë kufizimet institucionale, duke ushtruar pushtetin e tij të akumuluar. Por, kjo figurë kyçe ka mbetur ngushtë midis presidentit Putin dhe presidentit Donald Trump, sado që ai i admiron të dy këta, meqë edhe vetë është sundimtar i tillë

E goditur nga sulmet terroriste, me një ngadalësim të rrezikshëm të ekonomisë dhe me ushtrinë e saj që zhvillon luftime në Siri, Turqia përkundër kësaj është e konsumuar nga kampanja për ta ndryshuar kushtetutën dhe për t’ia ofruar presidentit Recep Tayyip Erdogan një presidencë ala-presidenca Vladimir Putin. Jo të gjithë, bile edhe nga vetë baza e Erdoganit, janë të sigurt se ai do ta fitojë referendumin, i cili pritet që të mbahet në prill, përkundër faktit se ai kontrollon mediat dhe e ka pushtetin në duart e veta. Për këtë shkak, qeveria neoislamiste është duke bërë një varg mashtrimesh që ta mbajë ekonominë çaluese të Turqisë në këmbë për qëllime politike. Megjithatë, prapa kësaj drame të brishtë, gjendet pyetja e madhe rreth të së ardhmes së Turqisë, një aleati të NATO-s dhe vendi kandidat për BE, i cili ka kohë që ka pushuar së qeni strumbullar i stabilitetit në Lindjen e Mesme, apo një partner te i cili fuqitë perëndimore mund të mbështeten. Në lojë është vetë drejtimi strategjik i Turqisë.

Erdogan do të donte të miqësohej edhe me Trumpin

Presidenti Erdogan është i vendosur që të ashpërsojë kufizimet institucionale, duke ushtruar pushtetin e tij të akumuluar. Por, kjo figurë kyçe ka mbetur ngushtë midis presidentit Putin dhe presidentit Donald Trump, sado që ai i admiron të dy këta, meqë edhe vet është sundimtar i tillë. Raportet me BE-në, e cila nuk ka plane reale për ta pranuar Turqinë, janë transaksionale. Brukseli është duke tentuar që ta pengojë Turqinë nga animi i saj kah Lindja, p.sh., duke thelluar unionin e përbashkët doganor, të vjetër dy dekada. Toni lutës i liderëve evropianë, që së fundmi e kanë vizituar Turqinë, mund ta kenë bërë Erdogan-in që të ndihet më mirë. Ai, pa dyshim, do të vazhdojë me retorikën e tij armiqë- sore. Janë të shumtë ata që thonë se, këto leksione, të cilat kanë përfshirë dilemat publike rreth asaj se a do ta kishte Turqia më mirë brenda Unionit ekonomik euraziatik, një projekt i Putin-it, apo në Organizatën e bashkëpunimit të Shangait, sesa në BE dhe NATO, një taktikë kjo, që ka për qëllim që të tregojë se Erdogan ka mundësi zgjedhjeje.

Kjo nuk është e qartë. Merreni shembullin e Rusisë. Erdogan, pas përmirësimit të raporteve me Putinin pas puçit të dështuar të korrikut, dëshiron të jetë i afërt me Kremlinin. Vetëm pas dritës jeshile ruse, turqit arritën t’i ndalnin forcat kurde, që i kishin bashkuar territoret e tyre në një entitet vetëqeverisës, e që kishin lidhje me kryengritjen kurde brenda Turqisë. Por edhe pikëpamjet e Putin-it rreth Turqisë mund të jenë po ashtu transaksionale: e dobishme për formimin e një trekëndëshi me Rusinë dhe Iranin në Siri dhe një shtyllë potenciale në boshtin euraziatik. Erdogan do të donte të miqësohej edhe me Trump-in, fitoren e të cilit ai dhe mediet që ai kontrollon, e përshëndetën me ovacione.

Por, pritjet e tyre nuk duken reale. ai dëshiron që SHBA-ja t’ia ekstradojë z. Gulen. Por, Erdogan mund të ketë parë se gjykatat amerikane nuk janë aq të bindura, sa sistemi juridik i Turqisë. Nëse Shtëpia e bardhë e Trump-it ndalon Vëllazërinë myslimane, të cilën e ka lavdëruar dhe mbështetur Erdogan, atëherë kjo do të ishte një kafshatë tepër e madhe që të mund të kapërdihej. Rëndësi ka nëse Uashingtoni do të vazhdojë me mbështetjen ndaj luftë- tarëve kurdë të Sirisë, në kuadër të kampanjës për ta çliruar Rakan nga ISIS-i. Me gjasë Turqia do të duhet ta dërgojë ushtrinë e saj në Raka, nëse dëshiron që Trump të ndërrojë anën. Por, forcat turke ende janë të angazhuara në perëndim. Sikur që thotë një student i strategjisë, në Stamboll: “Nëse Turqia nuk angazhohet rreth Rakës, atëherë si mundet ajo ta kritikojë bindshëm SHBA-në për mbështetjen ndaj kurdëve të Sirisë”?

Kadri Veseli nga Prizreni fillon përpilimin e Platformës së PDK-së

0

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka zgjedhur Prizrenin, për të filluar përpilimin e Platformës së re politike të PDK-së. Ai, ka kërkuar ndihmë nga strukturat e partisë në këtë qytet.

“Jam para jush për t’ ju dëgjuar nga afër, për të gjitha shqetësimet eventuale, që mund të keni. Vërejtjet dhe sugjerimet tuaja, do merren për bazë në ndërtimin e Platformës tonë të përbashkët”, tha Veseli, shkruan PrizrenPress.

Strukturat drejtuese të Degës së PDK-së në Prizren,ndërkaq, para kryetarit Veseli paraqitën të gjitha shqetësimet , duke ofruar edhe alternativa konkrete për ndërtimin e Platformës së re qeverisëse./PrizrenPress.com/

Thirrja e Duda Baljes për banorët e Zhupës po habit deputeten tjetër Emilia Rexhepi

0

Përfaqësuesit e fshatrave të Luginës së Lumbardhit (Zhupës), po refuzojnë që sistemet lokale të ujësjellësve të integrohen në atë të Kompanisë Rajonale të Hidrorajonit. Thirrje për ta kundërshtuar hapjen e zyrës së Hidrorajonit dhe faturimin e ujit, ka bërë edhe deputetja nga koalicioni “Vakat”, Duda Balje, veprim ky i pabesueshëm për deputeten Emilia Rexhepi.

Duda Balje iu patë drejtuar banorëve të asaj pjese se janë ata pronarë të sistemeve të ujësjellësve në fshatrat e tyre.

“Ju lus që të mos merrni pjesë në asnjë takim lidhur me këtë çështje, sepse çfarëdo zyre e re e ‘Hidrorajonit’ është futje direkte në arkëtimin e ujit. Ju jeni pronarë të sistemeve të ujësjellësve në fshatrat tuaja dhe një vend pune nuk vlen sa kjo pronësi. Le të jetë ashtu siç ka qenë deri tash, askush nuk ka të drejtë që t’iu imponojë atë që nuk dëshironi”, thuhet në postimin e deputetes Balje.

Në anën tjetër, deputetja Emilia Rexhepi, lidhur me këtë thirrje të deputetes Balje ka thënë së është e pabesueshme si një postim i tillë vjen nga një deputete dhe një person që ka qenë anëtar i bordit në Hidroregjion.

“Thjeshtë është e pabesueshme se si një postim i tillë vjen nga një deputete, para së gjithash një kryetare e Komisionit për bujqësi, planifikim hapësinor dhe ambient, dhe pikërisht nga personi i cili për shumë vite në Hidro-regjion ka qenë anëtar i bordit, dhe nëse në atë kohë ai institucion ka funksionuar mirë, kur i është paguar një shumë e caktuar parash, pse tani ky institucion nuk është i mirë”, tha ajo.

Gjithashtu, ajo tha se kemi deputetë të cilët tjetër gjë punojnë dhe ndryshe deklarohen. Sipas saj, të gjithë duhet të respektojnë ligjin dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, raporton Kosovapress.

“Keni deputetë të ndryshëm, deklarata të ndryshme në facebook, një gjë punojmë, ndryshe themi, dhe krejt tjetër çka shkruajmë, kështu që duhet të jemi të sinqertë dhe korrektë ndaj institucioneve tona, duhet të respektojmë ligjin e Republikës së Kosovës, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në veçanti ne deputetët dhe disa ministra siç është Rasim Demiri, i cili thekson nevojën tek populli për demonstrata dhe mos të paguaj, ndërsa në të njëjtën kohë është ministër në një Qeveri, kështu që unë nuk e di me çfarë deklarata ata ndikojnë tek popullata, por, ajo që është me rëndësi, boshnjakët nuk janë të izoluar, ata nuk jetojnë në geto, respektojnë institucionet e Republikës së Kosovës, e tash si do ta gjejmë mekanizmin më të mirë të mundshëm që këtë çështje me hidro regjionin ta zgjidhim dhe kur, këtë do ta shohim, sepse megjithatë kërkon kohë, zbatim dhe kërkon përfshirjen e të gjitha institucioneve në transparencë”, tha deputetja Rexhepi.

Deputetja Emilia Rexhpi tha se nga vjen ajo, ana e Zhupës, janë rreth 14 fshatra me banorë të komunitetit boshnjak dhe më shumë se 13 mijë boshnjakë dhe komunitete të tjera, të cilët nuk janë në sistemin e hidroregjionit të Prizrenit. Ajo tha se kanë bërë përpjekje që të bëjmë hidro mekanizmin më të mirë, pasi që nuk e dinë se çfarë uji janë duke pirë qytetarët e asaj ane dhe se ata gjatë verës përballen me vështirësi, pasi që nuk kanë ujë.

“Ajo që është konkretisht e qartë për të gjithë qytetarët e Kosovës, është se kjo zonë e madhe gjeografike dhe të gjitha ato fshatra boshnjake, vetë kanë paguar rrjetin e ujit dhe ujësjellësin”, tha ajo.

Sipas saj, kyçja në sistem kërkon kohë, mekanizma përkatëse, ndihmë nga ana e institucioneve dhe transparencë për qytetarët e asaj pjese.

Nëna e Astrit Deharit: Sylë Hoxha u shpërblye për vrasjen e djalit tim

0

Nëna e Astrit Deharit, Xhemilja, në një konferencë për media, ku është prezantuar instituti që do të hetojë vdekjen e aktivistit të ndjerë të Vetëvendosjes, ka thënë se prokurori Sylë Hoxha u shpërblye për vrasjen e djalit të saj.

Ajo ka thënë se duan hetim të pavarur për këtë cështje, që të zbardhet vdekja e Astritit, por edhe të merret vesh për atë që i ndodhi Arbnor Deharit, djalit tjetër, që vdiq rreth tre vjet më parë, transmeton Klan Kosova.

“Sylë Hoxha u shpërblye për vrasjen e Astritit. Nga Prizreni ka ardhur në Prishtinë”.

“A vdiq Astriti? A u vra? A u vetëvra? Ata që u morën me të e dinë më mirë”.

“Ne si prindër kërkojmë hetim të pavarur për këtë cështje. Djemtë tanë u vranë. Ende nuk kemi sqarim si vdiq Arbnori, e u bënë tre vjet që atëherë”.

“Nuk i kemi besuar hetimit të shtetit, pikë së pari pas rastit të Arbnorit. Pikë së dyti për arsye të deklaratave kontradiktore për rastin e Astritit. Nuk kanë pasur të drejtë të na i vrasin djemtë – shokët tonë, me të cilit kemi bashkëpunuar me bashkëshortin për 20 vjet”.

Arrestohet një person në Kobajë të Prizrenit

0

Një persona është arrestuar në fshatin Kobajë të Prizrenit. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore të Prizrent.

Policia e Kosovës njofton se i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimi në burgun e Dubravës./PrizrenPress.com/

Mehmedali Gashi: Nuk është shantazhuar mjeku Arsim Berisha

0

Drejtoria e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) Mehmedali Gashi, ka mohuar se është shantazhuar për shkak bindjeve politike mjeku Arsim Berisha. Ai thotë se mjeku Berisha, është transferuar në vendin e punës, ku është pranuar me konkurs.

“Kuvendari i LDK –së Qemajl Krasniqi ka bërë deklarata të pavërteta kinse është shantazhuar dr. Arsim Berisha”, thotë Gashi.

Kuvendari i LDK-së, Qemajl Krasniqi, në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, ka akuzuar pushtetin se po shantazhohen antarët e partisë së tij, në vende të punës.

Ai, ka përmendur transferimin e mjekut, Arsim Berisha nga Prizreni në fshatin Korishë.

Drejtori Mehmedali Gashi tha ndërkaq se kjo nuk është e vërtet.

“Në Kujdesi Primar Shëndetësor në Prizren respektohet secili punëtor dhe vlerësohet sipas meritave dhe kontributeve, pa marrë parasysh orientimin politik të tij.

Ne i zbatojmë politikat shëndetësore që i harton Ministria e Shëndetësisë”.

“Nuk është aspak e vërtetë se dr Arsim Berisha është shantazhuar, me rastin e kthimit të tij në vendin e mëparshëm të punës, në QMF Korishë”.

“Ai është i pranuar me konkurs publik për QMF Korishë. Këtë e dëshmojnë edhe kontratat e tij të punës, të nënshkruara nga vet ai dhe punëdhënësi, që nga kontrata e parë, më 01 qershor 2011 deri më 31 maj 2018, sipas kontratës së fundit”.

“Dr. Arsim Berisha ka qenë përkohësisht i sistemuar në QMF 3, për shkak të specializimit të tij në Mjekësi Familjare dhe pamundësisë për të punuar 5 ditë në QMF Korishë, gjatë specializimit”.

“Ne konsiderojmë se me përfundimin e specializimit të dr. Arsimit, qytetarët e Korishës do të marin shërbime shëndetësore më cilësore, të cilat i meritojnë, sikurse edhe regjionet e tjera të Komunës së Prizrenit”.

“Në QMF 3 , Kurilla ku ka punuar përkohësisht dr. Arsim Berisha, vazhdon të punojë specialisti i Mjekësisë Familjare, i cili punon që nga fillimi, kontratë për atë vend pune si dhe dy mjeke të përgjithshme. Dmth se nuk është e vërtetë se QMF Kurila ka mbetur pa mjek specialist”.

“Prandaj, në rastin e Dr Arsim Berishës nuk është bërë kurfarë shkeljesh ligjore dhe është absurd të mendohet se ai është shantazhuar. Nuk është mirë të politizohen çështjet e tilla të brendshme, organizative të Institucionit tonë nga ana e kuvendarëve të LDK si dhe nga ana e vet dr. Arsimit”.

“Shërbimet shëndetësore të ofruara nga Kujdesi Parësor Shëndetësor në Prizren janë dhe do të vazhdojnë të jenë cilësore dhe shembull për tërë Kosovën. Këtë e argumentojnë satisfaksionet e qytetarëve të komunës sonë, si me deklarime gojore ashtu edhe përmes hulumtimeve të kryera nga ne”.

“Ne i mirëpresim të gjitha këshillat qëllim mira, të cilat kontribuojnë në avancimin e KPSH-së dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, por jo edhe insinuatat dhe dezinformatat që nuk shkojnë në favor të interesave të qytetarëve”./PrizrenPress.com/

Nisma për Kosovën shënon trevjetorin e themelimit

0

Partia opozitare, Nisma për Kosovën, sot shënon trevjetorin e themelimit të saj dhe për nder të kësaj date, kjo parti do të mbajë Konventë solemne.

Nisma për Kosovën ua ka uruar të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të saj këtë datë kur është themeluar kjo parti!

Prindërit e Astrit Deharit sot flasin për media

0

Prindërit e aktivistit të VV-së, Astrit Dehari-i vdekur në Burgun e Prizrenit, dhe avokti Tomë Gashi, do të prezantojnë sot Institutin e Bashkimit Evropian, i cili do të angazhohet për hetime dhe ekspertiza të pavarura për vdekjen e Deharit.

Ata do të flasin në një konferencë për media, e cila do të mbahet në zyrën e avokatit Gashi, duke filluar nga ora 12:00.

Kuvendi i Republikës së Kosovës më 20 dhjetor 2016, ka miratuar rezolutë, me të cilën ka autorizuar familjen Dehari për përzgjedhjen e këtij ekipi të eksperteve.