Home Blog Page 6119

Nis procedura për ndryshim të Ligjit për Dhomën e Posaçme të Supremes

0

Ministria e Drejtësisë ka nisur punën për ndryshimin e Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.

Ndër kërkesat që i janë bërë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës e edhe nga Institucioni i Avokatit të Popullit është që të ndryshohet neni 3 i Ligjit, i cili flet për përbërjen, organizimin dhe emërimin, ku kufizohet që numri i gjyqtarëve të jetë deri në 20, shkruan sot Koha Ditore.

Numri i vogël i gjyqtarëve është konsideruar si shkaktar i grumbullimit të lëndëve të pazgjidhura në këtë organ të drejtësisë, i cili merret me kontekste që kanë të bëjnë me Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe procesin e privatizimit në tërësi.

Sipas të dhënave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në fillim të këtij viti në Dhomën e Posaçme, në të dy shkallët kanë qenë të pazgjidhura 21 mijë e 581 lëndë

Mjekët nga Turqia të gatshëm për operacione të përbashkëta edhe në spitalin e Prizrenit

0
Në kuadër të aktiviteteve “ Java e Shëndetësisë Kosovë-Turqi”, të enjten, një delegacion i mjekëve nga Turqia kanë vizituar Spitalin e Prizrenit ”Prim. Dr. Daut Mustafa”.
Delegacioni është udhëhequr nga dr. Öner Güner, drejtor gjeneral për marrëdhënie ndërkombëtare dhe BE në Ministrinë e Shëndetësisë së Turqisë.
3 23022017.jpg
“Ne jemi në Kosovë për të dhënë ndihmën tonë në fushën e mjekësisë. Një ekip i mjekëve nga Turqia dhe mjekët e QKUK-së, në repartin e Kardiologjisë në Prishtinë, për herë të parë në Kosovë me suksese kanë kryer një operacion te një foshnje 5 muajshe”, – tha dr. Öner Güner. Ai ka shprehur interesimin dhe gatishmërinë që në të ardhmen operacione të tilla të kryhen edhe në spitalin e Prizrenit, që do të ishin të dobishme si për pacientët, po ashtu edhe për mjekët vendor që do të përfitonin nga përvojat e mjekëve nga Turqia.
4 23022017.jpg
Drejtori ekzekutiv i spitalit të Prizrenit, Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj, ka falënderuar mjekët nga Turqia për vizitën e bërë, si dhe shtetin dhe popullin mik të Turqisë për nidhmat e vazhdueshme që kanë dhënë për Kosovën dhe popullin e Kosovës, duke shprehur gatishmërinë e forcimit të bashkëpunimit dhe krijimit të kushteve që iniciativat për operacione të përbashkëta të mjekëve nga Turqia dhe mjekëve të spitalit të Prizrenit të bëhen realitet.

Nait Hasani ndryshon mendjen ?!

0

Qëndrimi për votë kundër për Demarkacionin, e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës Nait Hasani, shtatorin e vitit të kaluar, por edhe të një pjese të madhe të deputetëve bëri që kjo marrëveshje mos të futet fare në votim në Kuvendin e Kosovës.

Votimi i demarkacionit u shty për një kohë të pacaktuar pasi që kryeministri i vendit Isa Mustafa, deklaroi që nuk janë krijuar kushtet për t’u votuar.

Hasani, bashkë me disa kolegë të tjerë deputetë të PDK-së, ishin të vendosur që të votojnë kundër edhe nëse do të nxirrej në votim.

“Unë sot jam me banorët e Rugovës”, kishte thënë Hasani para se të hyjë në sallën e Kuvendit atë ditë.

Kur kjo çështje po kthehet sërish në Kuvendin e Kosovës, tashmë qëndrimet nuk janë më të njëjta.

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ende nuk ka një përgjigje sa i përket votës pro ose kundër Demarkacionit.

“Nuk kam vendosur nëse do jap votën për ose kundër votimit. Ende nuk e kam mbledhur materialin për të krijuar qëndrim pro ose kundër demarkacionit”, tha Hasani për Gazeta Metro.

Përderisa Hasani mendohet, deputetë të opozitës në anën tjetër janë fuqishëm të vendosur kundër kësaj marrëveshje. Ata, madje kanë paralajmëruar se do ta ndalojnë me çdo formë miratimin e saj. /gazetametro.net

Avdyli, informon përfaqësuesen e Amerikës për degradimin e Prizrenit

0

Kryetari LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, është takuar sot me Jean Phillipson, përfaqësuese ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Avdyli, tha se në këtë takim me Phillipson, u bisedua për degradimin e Prizrenit.
“E informova për degradimin e qytetit të Prizrenit, për skandalet dhe korrupsionin eklantant , mungesën e zhvillimit ekonomik, anashkalimin politik e zhvillimor të Prizrenit”, tha Avdyli.

“Po ashtu ndër tjera e informova edhe për planin e LDK-së për Prizrenin, luftën kundër korrupsionit , thithjen e investimeve dhe zhvillimin lokal ekonomik, ku Prizreni do bëhej qendër rajonale e zhvillimit ekonomik” ./PrizrenPress.com/

“Dita e Verës”, festë zyrtare në Prizren

0

“Dita e Verës”, do të jetë festë zyrtare në Prizren. Vendimi është marrë nga Kuvendi i Prizrenit.

Propozimi për këtë festë është bërë nga Salajdin Fanaj .

Kryesuesi i Kuvendit, Kujtim Gashi tha se kjo ditë nuk do të jetë ditë pushimi. /PrizrenPress.com/

Në oborrin e ish-fabrikës së duhanit në Prizren gjenden 77 fishekë

0

Një punëtor i shërbimit komunal për pastrim në Prizren, ka raportuar se në rrugën “Turgut Ozal”, në oborrin e ish-fabrikës së duhanit ka gjetur një qese plastmasi dhe gjatë tentimit që të njëjtën ta largojë nga qesja kanë rënë disa fishekë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosvoës, raportohet se njësiti i FSK-së kanë larguar nga vendi i ngjarjes 77 copë fishekë të kalibrit 12.7 mm,

Aktakuzë për pesë persona që sulmuan konsullatën turke në Prizren

0

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër pesë të pandehurve I.S., Eg.S., B.S.,Ed.S. dhe B.B., që të gjithë nga Prizreni, për shkak se si bashkëkryerës kanë kryer veprat penale Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm.

Sipas aktakuzës të pandehurit akuzohen se, më datë 28 nëntor 2016, në cilësi të bashkëkryerësve kanë kryer një sulm të dhunshëm mbi objekte zyrtare të një personi nën mbrojtje ndërkombëtare, kur akti i tillë ka gjasë të rrezikojë personin ose lirinë e tij.

Po ashtu, të pandehurit në cilësi të bashkëkryerësve kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm për jetën e njerëzve dhe pasurisë, pasi që kanë gjuajtur me koktej molotovi dhe me kubëza betoni në drejtim të konsullatës Turke, me ç’ rast është shkaktuar zjarri në ndërtesë, dhe ka pasur gjasë të madhe të rrezikojnë lirinë e konsullit dhe personave të tjerë në atë konsullatë.

Kërkon shkarkimin e drejtorëve të “paprekshëm” të Ekzekutivit të Prizrenit

0

Kuvendari i AKR-së në Prizren, Naser Bresa kërkon nga kryetari i Komunës, Ramadan Muja, që të shkarkojë edhe drejtorët “e paprekshëm”. Sipas tij, Ekzekutivi i Prizrenit, ka nevojë për ndryshime të tjera.

“Kryetari Muja mirë do të kishte qenë që të shkarkojë edhe drejtorët të cilët nuk i ka shkarkuar, sepse ata nuk po janë në gjendje një përgjigje të kthejnë”, tha Bresa.

Në gusht të vitit të kaluar, u patën shkarkuar gjashtë drejtorë të Ekzekutivit të Prizrenit. Të gjithë të shkarkuarit kanë qenë nga radha e PDK-së.

Ndërkaq, kuvendari Bresa tha se shkarkimi i drejtorëve të tjerë që vijnë nga partnerët e koalicionit, do të ishte në të mirë të Ekzekutivit.

“ Do t’i bënte mirë Komunës”, tha Bresa./PrizrenPress.com/

Shantazhohet mjeku Arsim Berisha

0

Qeveria e Ramadan Mujës, ka filluar të shantazhojë punëtorët, të cilët i përkasin partive të tjera politike. Njëri prej tyre është mjeku Arsim Berisha, anëtar i Kryesisë së LDK-së në Prizren.

Atij, deri më tash i është ndërruar disa herë vendi i punës. Ai tash është dërguar në fshatin Korishë.

Kuvendari i LDK-së, Qemajl Krasniqi, ka ngritur këtë cështje në seancën e Kuvendit të Prizrenit.

“Ndërrimi i vendit të punës mjekut Arsim Berisha i është bërë me mesazhe të telefonit”, tha Krasniqi./PrizrenPress.com/

Paralajmërohen vrasje të deputetëve për demarkacionin

0

Një deputete e koalicionit qeverisës të vendit ka marrë një kërcënim me vrasje, në prag të votimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Express.

“Ky do të jetë fati i deputetëve dhe liderëve politik nëse kalon Demarkacioni!”, thuhet në mbishkrimin e një fotografie me përmbajtje të ndjeshme, që i është dërguar si kërcënim një deputeteje të Kuvendit të Kosovës nga radhët e pozitës.

“Tradhtia kësaj here do ndëshkohet. Pa gjyq… në emër të popullit”, thuhet më tej në mesazhin kërcënues që ka marrë deputetja.

Kryetari i Komisionit për Matjen e Territorit të Kosovës ka konstatuar se Kosova nuk ka humbur territor si pasojë e Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Zëdhënësi i këtij Komisioni Tomorr Qelaj, gjatë prezantimit u është referuar dhjetëra dokumenteve, duke konstatuar se Çakorri nuk i takon Kosovës, por Malit të Zi.

Në përmbyllje të prezantimit të të gjeturave, Islami ka thënë se Kosova ka 10. 905.25 km2, nga matjet që janë bërë.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës pritet që në muajin mars ta riprocedojë në Kuvend Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.