11 C
Prizren
E mërkurë, 22 Tetor, 2025
Home Blog Page 6118

Zhduket nëna e gjashtë fëmijëve në Dragash

0

Është zhdukur Zyrije Krasniqi nga fshati Breznë e Dragashit

Vëllai i Zyrijes, Hajriti Qengaj thotë se ajo është larguar pa gjurmë nga shtëpia për shkak problemeve familjare që ka pasur në shtëpinë e burrit.

“Ne sot jemi njoftuar për zhdukjen e saj. Nuk e kemi ditur edhe pse ajo ishte zhdukur që një javë. Familjarët ku ka qenë e martuar nuk na kanë njoftuar”, tregon ai për “PrizrenPress”.

Qengaj tregon se motra e zhdukur është nënë e gjashtë fëmijëve. Ai thotë se rastin e ka lajmëruar edhe në polici.

Zyrija ditën kur është larguar nga shtëpia ka pasur të veshura xhins të kaltër, bluzë të kaftë me vija të bardha dhe një çantë krahu.

Për të gjithë ata persona që e takojnë apo dinë diçka rreth fatit të Zyrije Krasniqit, familja ka vënë në dispozicion këtë numër të telefonit: 044 / 801- 089./PrizrenPress.com/

Burri e bën gruan për spital në Malishevë

0

Policia njofton se mbrëmë në Malishevë, një femër ka raportuar se bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht, pasiqë ishte nën ndikimin e alkoolit, shkruan PrizrenPress.

Në raportin e PK-së thuhet se viktima pas marrjes së ndihmës së parë në QKMF në Malishevë rezulton se ka shenja të dhunës dhe pas tretmanit mjekësore lirohet për në shtëpi, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje. /PrizrenPress.com/

1008 nxënës regjistrohen në shkollat e mesme të Malishevës

0

Në afatin e parë të regjistrimit në shkollat e mesme janë regjistruar 1008 nxënës, në të tri shkollat e mesme të Komunës së Malishevës.

Kështu ka bërë të ditur drejtori për Arsim dhe Edukim, Avdi Morina, sot në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të mbajtur nga kryetari i Komunës, Ragip Begaj,

“Në gjimnaz dhe në dy shkollat profesionale, janë regjistruar 1008 nxënës, në afatin e parë, ndërsa në afatin e dytë, pritet të regjistrohen edhe mbi 300 nxënës të tjerë”, tha Morina.

Ai gjithashtu, tha se nuk do të lejohet që të rritet numri i nxënësve nëpër klasa, pasi hapësira ekziston, si dhe kanë mundësi të zgjedhin drejtimet. /PrizrenPress.com/

Aksident trafiku me fatalitet në Landovicë të Prizrenit

0

Një aksident trafiku që kishte ndodhur më datën 6 të këtij muaji në fshatin Landovicë të Prizrenit, ka sjellë fatalitetin dje paradite, shkruan PrizrenPress.

Viktima mashkull ka ndërruar jetë, i cili që nga atëherë ka qenë duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve të shkaktuara.

Policia raporton se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /PrizrenPress.com/

Vjedhje e rëndë në Rahovec, dëmi 5 mijë euro

0

Policia njofton se një mashkull shqiptar nga Rahoveci ka raportuar se nga persona të panjohur i është thyer dera e kioskës dhe nga aty janë vjedhur cigare të llojeve të ndryshme me vlerë rreth 5000 euro, shkruan PrizrenPress.

Njësia përkatëse policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin. /PrizrenPress.com/

Bëhen ‘kërrsh’ babë e bir në Prizren

0

Në Prizren gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një përleshje fizike në mes të djalit dhe babës, si dhe dy familjarëve të tjerë, shkruan PrizrenPress.

“Katër të dyshuar meshkuj, dy prej tyre babë e birë, ndërsa dy të tjerët familjarë, për arsye të panjohura janë rrahur në mes veti me ç ‘rast të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin tre të dyshuar janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një i dyshuar është duke u trajtuar në spital./PrizrenPress.com/

Anulohet koncerti bamirës me artistë turq në Prizren

0

Shoqata Down Syndrome Kosova njofton për anulimin e koncertit bamirës me artistë nga Turqia, i cili duhet të mbahej më 20 korrik të këtij viti.

“Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në shtetin e Turqisë dhe në konsultim me shoqatën partnere turke është marr vendim për anulimin e koncertit bamirës të 20 korrikut në Prizren me artistë nga Turqia. Shprehim keqardhjen tonë për këtë vendim të cilin jemi detyruar ta marrim, ndërsa ju njoftojmë që jemi duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë e realizimit të koncertit në një datë tjetër të afërt”, thuhet në njoftim.

Shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me shoqatën Engelsiz Yasam Vakfi (Unimpeded Life Foundation) nga Turqia kishin paralajmëruar koncertin bamirës në Prizren me artistë të njohur të pop skenës turke. Koncerti ishte paraparë të mbahej më 20 korrik 2016 në Sheshin Shadërvan të Prizrenit, ndërsa do t’i dedikohej personave me sindromën Down.

“Megjithatë, zhvillimet e ditëve të fundit në shtetin e Turqisë, bashkë me shumë organizime të tjera kanë sjellë edhe anulimin e këtij koncerti. Shoqata Down Syndrome Kosova shpreh keqardhjen për viktimat dhe solidarizohet me popullin turk. Njëherit shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë përkrahësit e shoqatës tonë dhe në veçanti sponsorët dhe partnerët e koncertit, me të cilët do të jemi në komunikim të ngushtë ditëve në vijim për t’i sqaruar të gjitha detajet e këtij organizimi”, thuhet në njoftim. /PrizrenPress.com/

Kënga më e re e Shyhretes (Video)

0

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli gjatë ditës së djeshme ka publikuar këngën më të re.

Kënga më e re e Behlulit mban emrin “Për shoqni” dhe është me tekst të Ilir Beranit.

Ky është projekti më i ri i këngëtares e cila numëron shumë hite ndërsa edhe kjo këngë, ashtu si pothuajse të gjitha këngët e fundit është e realizuar me videoklip.

Për videoklipin është përkujdesur produksioni “Mproduction”.

Eksperimentet rrënuan drejtësinë, forcuan oligarkinë

0

Drejtësisë në Kosovë që nga paslufta, por edhe tani në vazhdimësi, i ka munguar një qasje serioze, por edhe interesimi që ajo të forcohet e të bëhet sa më efikase dhe e mirëfilltë. Veç kësaj, analistët e kësaj fushe, deputetët e Kuvendit të Kosovës, por edhe opozita kanë thënë se me sistemin e drejtësisë janë bërë pandalshëm eksperimente që nga koha e UNMIKU-u dhe më pas edhe nga EULEX-i, por edhe nga njerëzit e mafio-politikës vendore, duke e shkatërruar kësisoj dhe lënë sistemin e drejtësisë në këtë gjendje dhe shumë të dobët.

Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se në sistemin e drejtësisë ka pasur eksperimente të shumta dhe të nduarduarta, dhe ato, sipas tij, kanë ndodhur jo vetëm aty, por gjithkund, gjë që ky kaos është reflektuar drejtpërdrejt në jetën qytetare, në administratën shtetërore dhe kudo.

“Pasi këto gjëra janë bërë edhe në drejtësi, dështimi është reflektim i kësaj ndërhyrjeje, duke i ngadalësuar kësisoj proceset e shumta, që janë grumbulluar në kohën e sistemit komunist dhe atë të tranzicionit fillestar, duke bërë që në Kosovë të jenë të paprekshëm bashkëpunëtorët e UDB-së dhe të KOS-it, madje bashkë me bijtë e tyre të shpërndarë nëpër OJQ dhe si këshilltarë të oligarkëve politikë. Rrjedhimisht, ky kaos me ligje e norma, të cilat jo rrallë kanë qenë të pazbatueshme, ka qenë një livadh për të kullotur pa pengesa oligarkët dhe mafio-politika e Kosovës”, thotë ai.

Mafia e shfrytëzoi kaosin ligjor Tutje, në këtë drejtim Dibrani ka thënë se jemi dëshmitarë të asaj se jo pak ligje dhe norma juridike kanë rënë në kundërshtim të njëra-tjetrës, derisa, siç tha, shumë ligje nuk kanë mundur të adaptohen as nga EULEXi, që ishte pasardhës i UNMIK-ut, e lëre më nga institucionet e drejtësisë në Kosovë.

“Me sa duket, këtë konflikt dhe këtë gjendje kaotike e ka shfrytëzuar me perfiditet mafia e politikës në Kosovë, e cila ka instaluar pa asnjë pengesë sistemin e haraçit, përmes së cilit ka lulëzuar krimi ekonomik dhe ai politik, që e ka prekur gjithë sistemin administrativ në Kosovë, duke filluar nga ai qendror e deri në nivelin lokal”, u shpreh ai.

Veç kësaj, Dibrani shton se edhe vetë fakti se struktura e prokurorëve dhe gjyqtarëve nga sistemi komunist i kohës së Serbisë, është lejuar që të vazhdojë punën me struktura të paprekshme, sipas tij, kjo nënkupton se një pjesë e tyre duke u përpjekur që t’i mbulojnë veprimet e atij sistemi, kanë bërë gabime të reja, gjë që efikasiteti i drejtësisë nuk ka mundur të preket e përjetohet nga qytetarët e Kosovës.
“Andaj, si duket oligarkët e politikës së Kosovës me mjeshtri i kanë përdorur hipotekat e së kaluarës së tyre duke i shndërruar prokurorë dhe gjyqtarë në levë jo të pushtetit, por të interesave të grupeve të caktuara”, tha ai.

Hipotekat e së kaluarës Sipas Dibranit, njerëzit e sistemit të kaluar, qofshin edhe eprorë të njohur, që kanë punuar në UDB dhe KOS, kanë vazhduar paprekur veprimtarin e tyre në dëm të Kosovës, dhe ata nuk e kanë harruar zanatin e hershëm për t’u shërbyer interesave të Serbisë, në dëm të interesit kombëtar dhe nacional.

“Natyrisht disa i kanë pasur hipotekat nga sistemi paraprak, ku një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve mund të jenë korruptuar, të tjerë janë shantazhuar, e shumë e shumë të tjerëve u ka pamundësuar veprimi i mirë, që do të thotë se pa spastrimin e listave nëpër partitë politike, dhe pa ua ndaluar me ligj të tillëve, që të jenë përfaqësues të popullit edhe në pushtetin legjislativ, vështirë se do të bëhen hapa konkretë në sistemin e drejtësisë. Por, si duket vetë kupola e krimit lidhet drejtpërdrejt, ose në mënyrë indirekte, me kupolën e politikës, të cilët si duket janë edhe kupola e krimit ekonomik dhe politik në Kosovë”, është shprehur Dibrani.

Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga LDK-ja, Adem Salihaj, tha se Kosova paimagjinueshëm është larg vendosjes së një sundimi të ligjit.

“Në anën tjetër, një shtet ku nuk sundon ligji, por sundon mafia asnjëherë nuk do të bëhet shtet i mirëfilltë, por do të jetë një shtet ku sundojnë kriminelët e të gjitha ngjyrave, e veçanërisht krimi i organizuar dhe i lidhur me politikën”, ka theksuar deputeti Adem Salihaj për gazetën “Kosova Sot”

Duhet të iniciohet reforma Eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Blerim Burjani, thotë se eksperimente të shumta janë bërë në këtë drejtim që prej kohës së UNMIK-u, ku ky mision, sipas tij, kishte bërë disa dështime, por edhe kishte zhvilluar një program të rikonstruimit të drejtësisë në Kosovë me kuadro të vjetra, dhe që aty kishte kuadro, të cilët kishin punuar në drejtësinë e dhunshme gjatë viteve të 90-ta, derisa më pas kishte filluar të rekrutojnë kuadër të ri. Ai tha se problemet e drejtësisë së UNMIK-ut ishin edhe në mandatet kontraktuese të dhëna, përderisa EULEX-i kishte marrë kompetenca vendore, duke respektuar ligjet aktuale, por duke vepruar njëjtë për rastet e rënda.

“Andaj, përplot eksperimente janë bërë në drejtësinë vendore, duke vendosur edhe kuadro me ndërhyrje nga bosët e politikes, të cilët i referuan ata për qëllime të caktuara, gjersa ndikimi apo ndërhyrja këtu vlerësohet se bëhet nga njerëzit e të gjitha partive. Andaj, presidenti duhet që të fillojë inicimin e reformës së bashku me KGJK-në dhe KPK-në, ngase është edhe garantues i funksionimit të institucioneve demokratike e të pavarura. Pra, në këtë aspekt, Thaçi ka problem si duket t’i kuptojë kompetencat kushtetuese ose qëllimisht u shmanget atyre kompetencave”, ka potencuar Burjani për gazetën “Kosova Sot”.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka bërë me dije se jo vetëm se është bërë eksperiment, por edhe është lënë qëllimisht niveli i sistemit të drejtësisë i dobët, në mënyrë që, sipas tij, krimi i organizuar dhe korrupsioni të lulëzojnë dhe në të njëjtën kohë të ketë vërejtje edhe nga mekanizmat e ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë.

“Ne mendojmë se është dashur që të ketë shumë kujdes, sidomos në rend dhe ligj dhe në drejtësi, sepse funksionimi i shtetit varet shumë nga stabiliteti ligjor e juridik, por nuk ka ecur një projekt i tillë”, tha ai. / Kosova Sot

Lucy Watson super sexy

0

Lucy Watson nuk ka respekt për armiqtë e saj, të cilët e kishin kritikuar për format e saj trupore. Ajo ka ndarë më ndjekësit e saj në Instagram një imazh super sexy.

26-vjeçarja Made In Chelsea dukej si yll me pamjen e saj, duke iu përgjigjur kështu atyre që diskutuan formën e saj.

Lucy Watson1