27.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Gusht, 2025
Home Blog Page 6155

Arrestohet hajni serik i Rahovecit

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në rrugën “Boraqka” në Rahovec, pasi që për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer një seri vjedhjesh.

“Gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se ka kryer veprat penale të vjedhjes”, njofton PK-ja, raporton PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Çfarë po ndodh me vizat?

0

Shumë kosovarë vazhdojnë të qëndrojnë para dyerve të ambasadave të Bashkimit Evropian (BE) për t’u pajisur me viza Schengen, pavarësisht paralajmërimeve se heqja e vizave pritet të ndodhë shumë shpejt.

Madje, disa qytetarë konfirmojnë për gazetën “Zëri” se së fundmi kanë marrë viza për periudha kohore prej 6 muajsh apo edhe një vit. “Para disa ditëve kam marrë vizë gjashtëmujore në njërën nga ambasadat e Bashkimit Evropian”, thotë një qytetar, i cili nuk dëshiron të flasë publikisht për “Zërin”.

Kjo po bën që shumë qytetarë të dyshojnë në liberalizimin e vizave në një afat të shkurtër. Megjithatë, kur Kosova mori rekomandimin e shumëpritur pozitiv për liberalizimin e vizave, më 4 maj 2016, ai u dha me dy kushte. Ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe intensifikimin e shënimin e rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. E edhe njëra, edhe tjetra po dalin të jenë problem për Qeverinë. Në veçanti ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, pavarësisht insistimit të Qeverisë se kjo do të bëhet shumë shpejt.

Këtë po e bën të “pamundur” opozita, e cila me tërë kapacitetin e saj po kundërshton ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, duke thënë se është një kusht i padrejtë i BE-së karshi Kosovës. Në këtë situatë rrjedhimisht lind edhe pyetja se a po rrezikohet procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën?! Jashtë qarqeve politike, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë jo. Megjithatë, nuk mohojnë urgjencën me të cilën duhet të trajtohet përmbyllja e procesit të demarkacionit me Malin e Zi. /Zëri/

Inva Mula interpreton në Beograd

0

Sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula do të interpretojë për herë të parë në periudhën paskomuniste në Teatrin Kombëtar të Beogradit.Më datë 25 maj Mula do të luajë rolin Mimit, në kryeveprën operistike “La Boheme” të Puçinit.

Më 24 maj, sopranoja do të pritet nga kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç bëjnë me dije media serbe “B 92”.Inva Mula është një e ftuar speciale në këtë shfaqje, e cila do të realizohet në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar së fundi mes Teatrit Kombëtar të Operës dhe baletit në Tiranë dhe atij serb.

“Jam shumë e lumtur që shkoj në një teatër ku 71 vite më parë e madhja Tefta Tashko Koço ka kënduar “La boheme”. Kjo përbën histori. Unë këndoj për herë të parë në ketë teatër në periudhën postkomuniste”, është shprehur Inva Mula.

13 yjet që kërkohen nga Mourinho

0

Jose Mourinho pritet që gjatë kësaj jave ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit, pasi këta të fundit e kanë shkarkuar nga detyra trajnerin Louis Van Gaal.

Kurse, Goal.com ka publikuar një listë të lojtarëve që ‘Special One’ synon t’i transferoj në Manchester United gjatë kësaj vere

Këta janë 13 lojtarët pëlqehen nga Mourinho

Pierre-Emerick Aubameyang | Borussia Dortmund

Gareth Bale | Real Madrid |

Cesc Fabregas | Chelsea |

Andre Gomes | Valencia |

Zlatan Ibrahimovic | Paris Saint-Germain |

Mauro Icardi | Inter |

James Rodriguez | Real Madrid |

Harry Kane | Tottenham |

Joao Mario | Sporting Lisbon |

Marquinhos | Paris Saint-Germain |

Paul Pogba | Juventus |

John Stones | Everton |

Raphael Varane | Real Madrid |

Morata largohet prej Juves

0

Alvaro Morata pritet të largohet prej Juventusit.

Real Madrid do ta shfrytëzojë opsionin për rikthimin e tij në Santiago Bernabeu.

Por, madrilenët duhet të paguajnë rreth 30 milionë euro sipas marrëveshjes së arritur para kalimit të spanjollit te Juventus.

Gjithashtu edhe Arsenal konsiderohet si favorit për transferimi sulmuesit, ndërsa nuk duhet përjashtuar edhe Paris Saint-Germain dhe Chelsean.

Xhaka gëzon Kombëtaren shqiptare

0

Taulant Xhaka, mesfushori i Baselit, është në rrugë të mirë që ta rikuperoi lëndimin e pësuar në ndeshjen ndaj Sionit

Xhaka është një ndër lojtarët kryesorë dhe më energjikë të Kombëtares dhe shihet si lojtari i pazëvendësueshëm në formacionin e trajnerit italian, Gianni De Biasi.

Pas një kampionati fantastik të zhvilluar në Zvicër është e pamundur që muskujt e Xhakës mos kenë nevojë për pushim.

Stafi mjekësor i Baselit ka thënë se është thjesht një tërheqje dhe lojtari ka nevojë për disa ditë pushimi, ndërsa De Biasi ka deklaruar me bindje se Taulant Xhaka do të rikuperohet në kohë dhe do të jetë i gatshëm për ‘Euro 2016’.

“Kam këputur muskulin në masën 3 milimetra por mund të them që më e rënda kaloi”, u shpreh Taulant Xhaka në prag të grumbullimit me Kombëtaren shqiptare.

Xhaka u dëmtua pas 21 minutave lojë në takimin e datës 30 prill ku Baseli fitoi 2-1 përballë Sionit.

Mesfushori i Baselit pritet të bashkohet me Kombëtaren rreth datës 26 maj, i cili do të jetë edhe lojtari i fundit që pritet të jetë nën urdhrat e De Biasit.

Kërkohet shkarkimi i Haxhi Avdylit

0

Kryetarit të LDK-së në Prizren Haxhi Avdylit, po i kërkohet sërish dorëheqja. Ai tash akuzohet për përbaltjen e liderit të LDK-së Isa Mustafa.

Grupi iniciues i delegatëve të Kuvendit dhe nëndegëve të LDK-së në Prizren vlerësojnë se është koha e fundit për të ndryshuar LDK-në në Prizren

“Këto ditë ishim dëshmitar të një reagimi me tepër propagandistik të Kryetarit në detyrë të LDK-se, Dega ne Prizren, kundër lidershipit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, se sa për të dhënë ndonjë zgjidhje për të ecur përpara. Tendenca e Kryetarit të degës së LDK-së, që sa ma shumë të përbaltë lidershipin e LDK-se, nuk është e re, ai që kur ka ardhur ne krye të LDK-së, së Prizrenit në mënyrë manipulative, nuk ka pushuar se punuari kundër vijës programore të LDK-së”, thuhet në reagimin e delegatëve të LDK-së, transmeton PrizrenPress.

“I gjithë opinioni publik është i njohur me degradimin e pushtetit komunal në Prizren, pasojat e te cilit po i vuajnë qytetaret, e Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, heshtë, asnjë reagim, asnjë denoncim publik për keq qeverisjen dhe aferat e shumta korruptive te pushtetarëve lokal dhe demit te madh qe ata po i bëjne qytetit dhe qytetareve të Prizrenit”.

“Përkundrazi, Kryetari në detyrë i LDK-se ne Prizren, ka zgjedhur rrugën e bashkëjetesës politike me pushtetin e inkriminuar të Ramadan Mujes, nëpërmes sekserëve të tij që përfitojnë të mira materiale nga ky pushtet korruptiv. Haxhi Avdyli me veprimet e tij po tregon se është në mision të prejardhjes politike e tij, është e vërtetuar tani më, se ai vjen nga struktura e nëndegëve të PDK-se, së Prizrenit”.

“Ndërkohë qe se bashku me sekserët e tij bashkëjetojnë ne harmoni me pushtetin korruptiv ne Prizren, nuk rresht se tentuari qe të përbaltë qeverinë qendrore te udhëhequr nga kryeministri Isa MUSTAFA e cila po i shënon sukseset e njëpasnjëshme si: ngritja e pensioneve, rregullimi i skenave sociale, rritjen ekonomike ne vend, mbështetjen e pa rezerve te luftimit te krimit te organizuar dhe korrupsionit, liberalizimin e vizave, anëtarësimin e Kosovës në UEFA e FIFA, etj, suksese këto te shumëpritura nga qytetaret e vendit”.

“Është për keqardhje se si Kryetari ne detyre, Avdyli, në vend që të merret me problemet që i takojnë ne drejtimin e degës dhe politikave te saj ne nivel lokal, ai ka shkëputur kontaktin me nëndegë të LDK-se, duke e zëvendësuar atë me self-ije që i bënë pa ndërprerje me nje grup te “bashkëmendimtarëve” te tij neper rrjetet sociale…”.

“I braktisur nga veprimtaret shumëvjeçare, te devotshëm dhe te dëshmuar të degës se LDK-se ne Prizren, për shkak te politikes se tij destruktive brenda partisë, ai se fundi ka filluar te rekrutoj individë për ti përdorur ata kundër lidershipit të LDK-së në qendër, duke e rritur në mënyre antistatuare kryesine e degës ne Prizren”.

“Të bindur që vazhdimi i kësaj situate në Degën e LDK-së në Prizren po vazhdon të degradojë edhe më thellë, duke humbur kështu vullnetin dhe shpresën e aktivistëve, dhe duke zbehur shpresat e pritjet e qytetareve të Prizrenit per te pare LDK –ne si nje alternative serioze per zgjedhjet lokale, kërkojmë me ngulm nga Kryetari Isa Mustafa dhe nga Kryesia e LDK-se, që përfundimisht të ndërmerren masat e nevojshme bazuar ne statutin e partisë, statut te cilin Haxhiu po e shkel me te dyja këmbët çdo dite”.

“Është koha e fundit qe te reagohet fuqishëm dhe te ndalohet trendi i demit qe ky njeri i ka shkaktuar degës se Prizrenit, duke e shndërruar atë pothuajse ne një ‘filiale te rivaleve tone politik’ .

“Kërkojmë qe te iniciohen ndryshimet e nevojshme, te cilat do te mundësonin që LDK-ja në Prizren të bëhet parti e cila ne zgjedhjet e ardhshme lokale do te mund te konkurroi për ta marre primatin e partisë kryesore në Prizren, fitore e cila rrjedhimisht do ta bënte LDK-ne parti fituese në tëre Kosovën”. /PrizrenPress.com/

Letra lamtumirëse e Van Gaalit

0

Trajneri holandez Louis van Gaal ndjehet i nderuar që ka drejtuar një skuadër si Manchester United dhe beson se tifozët e saj janë më të mirët në botë.

Van Gaal edhe zyrtarisht nuk është më trajner i skuadrës së Manchester United, pasi është shkarkuar nga ky post. Ai është larguar një vit më herët se sa të përfundonte kontrata e tij, por ndjehet krenar që ka drejtuar këtë skuadër.

Van Gaal po ashtu tha se është i zhgënjyer që nuk përmbushi kontratën, pasi do të mund të vazhdonte suksesin me këtë skuadër, pasi triumfit këtë edicion në FA Cup.

“Ka qenë një nderë të drejtojë një klub të jashtëzakonshëm si Manchster United dhe kështu kam përmbushur një dëshirë të gjatë”, thuhet në letrën lamtumirëse të Van Gaalit.

“Jam i lumtur që kam ndihmuar këtë skuadër të fitojë titullin e 12 në FA Cup dhe ka qenë privilegj që këtë titull ta kemi në mesin e 20 sa kam fituar. Por, FA Cup do të jetë gjithmonë special për arritjet që i kam bërë në karrierë”.

Ai po ashtu falënderojë drejtuesit e skuadrës, lojtarët dhe tifozët, të cilët sipas tij janë më të mirët në botë.

“Do të doja të shprehja mirënjohjen time për tifozët e United, të cilët vërtetë janë më të mirët në botë”.

Shtyhet seanca ndaj ish-punëtorëve të NLB Bankës në Suharekë

0

Seanca kundër katër ish-punëtorëve të akuzuar të Degës së Bankës NLB në Suharekë është shtyrë ngase avokatja Shpresa Rexhepi i paraqiti dy prova te cilat nuk i kishte ne origjinale.

Sapo filloi seanca gjyqësore, avokatët e te akuzuarve kërkuan që të mos lexohet aktakuza pasi që njëri nga anëtarët e trupit gjykues sapo është emëruar.

Në këtë mënyrë, avokatët kërkuan që të lexohen vetëm shkresat e deklaratat e dëshmitarëve dhe të dëmtuarve si dhe procesverbalet e seancave të kaluara.

Edhe prokurori i rastit Fehti Tunuzliu u pajtua me këtë propozim.

“Edhe unë pajtohem me propozimin e avokatit Bajram Tmava, dhe kërkoj që në këtë çështje penale të lexohen dëshmitë e dëshmitarëve/të dëmtuarve të dhëna në shqyrtimet gjyqësore”, tha prokurori.

Tunuzliu kërkoi që në cilësi të provës të merret edhe ekspertiza plotësuese financiare.

Burim Ademaj, Ilir Kryeziu, Maliq Behluli dhe Besnik Delijaj akuzohen nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për disa vepra penale të përvetësimit gjatë ushtrimit të detyrës, të mashtrimit dhe të shpërdorimit të pozitës zyrtare ose të autorizimit.

Katër të akuzuarit ishin punëtorë të Degës së Bankës NLB në Suharekë, ndërsa akuzohen se përdorën për përfitim të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete para të afatizuara të klientëve të kësaj banke gjatë periudhës 2008- 2011.

Shpresa Rexhepi, përfaqësuese e palës së dëmtuar Rrahim Kolgecit, tha se klienti i saj nuk është kompensuar fare nga ana e NLB-së.

“I dëmtuari Rrahim Kolgeci nuk është kompensuar nga e ashtuquajtura pala e dëmtuar NLB Banka në Prishtinë, dhe borxhi i bankës ne raport me Kolgecin ka mbetur i pashlyer”, tha avokatja.

Avokatet mbrojtës i kundërshtuan propozimet e prokurorit, mirëpo nuk kërkuan ndonjë ekspertizë të re financiare.

Avokatja Shpresa Rexhepi propozoi edhe dy prova, një kontratën mbi depozitimin e afatizuar e po ashtu edhe një kopje të trezorit.

Mirëpo këto prova të avokates u kundërshtuan nga përfaqësuesit e NLB Bankës në Prishtinë.

Avokatja këto dy prova i paraqiti të kopjuara e jo në origjinale ndërsa trupi gjykues nuk pati mundësi të vendosë për to.

Si rezultat i kësaj, me pëlqimin edhe të palëve në procedurë u vendos që seanca e sotme të shtyhet për 27 qershor 2016. /Kallxo.com/

Juve refuzon Barcën për Dybalan

0

Juventus ka refuzuar një ofertë rreth 90 milionë euro nga Barcelona për sulmuesin Paulo Dybala, sipas Tuttosport.

Sulmuesi argjentinas ka pasur një formë të shkëlqyer këtë edicion në Seria dhe garat evropiane duke shënuar 23 gola në të gjitha garat që nga debutimi me Juven kur u transferua nga Palermo verën e kaluar.

Dhe forma e tij ka impresionuar Luis Enriquen që ka udhëzuar drejtuesit e klubit të bëjnë ofertë që ta sjellin 22 vjeçarin në Camp Nou.