17.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Gusht, 2025
Home Blog Page 6156

Arrestohet dhe burgoset një person në Prizren

0

Policia ka bërë me dije se ka arrestuar një person në rrugën “De Rada” në Prizren. I dyshuari është dërguar në burgun e këtij qyteti.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull k/shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit”, njofton Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com/

Shkarkohet Van Gaal

0

Trajneri i deritanishëm i Manchester United, Louis van Gaal, është shkarkuar nga posti aktual.

Mediat angleze raportojnë se zyrtarizimi i këtij shkarkimi pritet të ndodhë në orën 13:00.

Edhe pse e fitoi Kupën FA ditë më parë me skuadrë nga Old Trafford, ish-trajneri i Bayernit dhe Barcelonës kishte qenë shumë i lidhur me një largim edhe më herët.

Në vend të tij pritet që të emërohet Jose Mourinho.

Theren me thikë dy persona në Prizren

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka sulmuar me thikë dy persona në rrugën “William Woker” në Prizren, duke u shkaktuar lëndime trupore.

“Dy viktima meshkuj k/shqiptarë kanë raportuar se një person i dyshuar i panjohur i ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë. /PrizrenPress.com/

Themeluesi i “Replay” viziton Universitetin e Prizrenit

0

Themeluesi i kompanisë prestigjioze ndërkombëtare “Replay”, Luigino Buziol, nesër do të vizitojë Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

“Me 24/05/2016 (të martën) kemi nderin të kemi mes nesh në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, themeluesin e ndërmarrjes ndërkombëtare “REPLAY”, Luigino Buziol, i cili do të na rrëfen se si u themelua kjo ndërmarrje, si u zhvillua dhe ku do të shkojë. Do jetë një moment ideal për të konkretizuar shumë koncepte ekonomike që u shpjeguan gjatë ligjëratave në këtë semestër në Fakultetin Ekonomik”, thuhet në njoftimin e UPZ-së.

Sipas njoftimit, ligjërata do të mbahet në orën 11:00 në amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik në UPZ. /PrizrenPress.com/

Dënohet me pesë vjet burg, pasi i premtonte njerëzve punë në Kazakistan

0

Policia e Durrësit ka arrestuar një 40-vjeçar, pasi ishte i dënuar me 5 vjet burg. Bëhet fjalë për shtetasin Mesuli Masati, banues në qytetin e Lushjës, shkruan Shekulli.

40-vjeçari ka mashtruar disa persona, duke iu premtuar punësim në Kazakistan, kundrejt një shume parash. Si pasojë, Masati është dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Ndërkohë, materialet në ngarkim të Masatit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Shteti në dorë të analfabetëve

0

Dy doktorë shkence së fundi kanë kërkuar punë në qendrat komunale të punësimit, ndërkohë në shkollat e Kosovës janë të punësuar 565 persona të cilët nuk kanë asnjë edhe një ditë shkollë.

Përkundër kësaj, asgjë nuk i pengon ata punojnë në këto institucione të dijes.

Po më të ngritur profesionalisht nuk janë edhe të tjerët që punojnë në institucionet edukativo-arsimore.

Rreth 2 mijë punonjës në objekte arsimore e kanë të kryer vetëm shkollën fillore. Ndërkaq, me shkollë të mesme janë 3 mijë e 945.  Ndërkohë që vetëm 14 mijë punonjës të tjerë kanë përfunduar shkollimin superior.

Kështu tregojnë të dhënat e punësimit nëpër institucionet publike, të siguruara nga Gazeta Fjala.

Hiq më mirë me kuadro nuk qëndrojnë as ministritë, komunat e agjencitë tjera shtetërore.

Sipas të dhënave të punësimit të marra në Ministrinë e Administratës Publike, janë 982 zyrtarë komunal në tërë Kosovën që kryejnë funksionet e tyre pa asnjë ditë shkollë.  Nga ta 410 punojnë në administratë.

Derisa me shkollë fillore janë të punësuar 2 mijë e 225 punonjës, e 10 mijë e 313 të tjerë e kanë të kryer vetëm shkollën e mesme. Me shkollim të lartë janë 6 mijë e 446, përderisa me shkollim superior janë afër 20 mijë persona.

Ministri e Arsimit heshtë për të pashkollët

Në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nuk flasin për këtë çështje. Zyrtarët e këtij institucioni nuk kanë sqaruar për Gazetën Fjala se për cilët punëtorë bëhet fjalë dhe përse personat e pa-kualifikuar mbajnë pozita të cilat nuk iu takojnë.

Njohësit e sistemit arsimor në Kosovë nuk e mohojnë faktin se në mesin e tyre mund të jenë edhe mësimdhënës të cilat nuk janë të përgatitur profesionalisht për lëndët që japin.

Dukagjin Popovci, ekspert i çështjeve arsimore thotë se këto raste janë më të shpeshta në zonat rurale për shkak të kontratave të shkurtra, të mësimdhënësve e zëvendësimeve të tyre.

“Në shkollat tona ka edhe persona që asnjëherë nuk kanë qenë të kualifikuar për punën që bëjnë, për shembull ekonomisti i diplomuar mban mësim nga matematika. Zakonisht, kjo ndodhë në shkollat rurale ku ka pak interesim për punësim tek të rinjtë”, ka thënë për Gazetën Fjala, Popovci.

Shqetësuese duket të jetë përgatitja profesionale e të punësuarve në shëndetësi në nivelin komunal.

Në mesin e rreth 6 mijë punonjësve shëndetësor në të gjitha komunat e Kosovës sipas të dhënave të Ministrisë së Administratës Publike 7 janë pa asnjë nivel të shkollimit.

Ndërkaq, me shkollë fillore janë 347 punëtorë, me shkollë të mesme janë 3 mijë e 898 persona, derisa vetëm 52 prej tyre e kanë të përfunduar shkollimin e lartë.  Ndërkaq 1 mijë 601 prej tyre e kanë të përfunduar shkollimin superior.

Por edhe në nivelin qendror gjendja mjaftë e rëndë sa i përket përgatitjes profesionale të shërbyesve civil.  Prej të gjithë të punësuarve nëpër ministri, janë 847 persona të cilët e kanë  të kryer vetëm shkollën  fillore.

Me shkollë të mesme janë 18 mijë e 184 persona, ndërsa shkollimin e lartë e kanë të kryer vetëm 904 të punësuar. Me shkollim superior janë 11 mijë e 713 punonjës

Ekspertët e arsimit: Të ndërhyjë inspektorati

Dukagjin Popovci thotë se i takon Inspektoratit të punës të merret me rastet kur fshihet vendi i punës dhe nuk pranohen personat e kualifikuar.

Megjithatë, ai mendon se kualifikimet e mësimdhënësve duhet të njihen, edhe nëse nuk e kanë përfunduar shkollimin superior.

“Dikush mund ta thotë me lehtësi sot se një mësuese e punësuar para 25 vjetësh është e pakualifikuar pasi nuk e ka të kryer fakultetin, por vetëm shkollën e lartë.  Por kjo nuk funksionon në këtë mënyrë askund në botë. Nëse një person ka qenë i kualifikuar për një profesion në kohën e punësimit, atëherë ky kualifikim i njihet përderisa është në gjendje ta ushtrojë atë profesion me sukses”, ka thënë njohësi i çështjeve arsimore.
Sipas tij këta mësimdhënës duhet të ndjekin trajnime, për ti përmirësuar  kualifikimet e tyre. E në rast se shteti nuk u ofron mundësi të tilla, Popovci thotë se kualifikimin nuk e përbën vetëm diploma, por përvoja gjatë karrierës.

“Këtyre personave duhet mundësuar të ndjekin trajnime ose edhe programe ri-kualifikimi që t’i përmirësojnë kualifikimet e tyre. Në ato raste kur shteti nuk mund të ofrojë mundësi të tilla atëherë duhet pranuar kualifikimin e tyre si të mirëqenë, sepse kualifikimin nuk e përbën vetëm diploma, por edhe përvoja dhe të mësuarit gjatë karrierë”, ka shpjeguar ai./Gazeta Fjala/

Evra: Edhe dy sezone te Juve

0

Mbrojtësi francez, Patrice Evra, ka konfirmuar se do të nënshkruajë kontratë të re që i garanton qëndrimin te Juventusi edhe për dy vjetët e ardhshme.

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit ka luajtur një rol të rëndësishëm te gjiganti italian drejt triumfit dy vjet radhazi në Serie A dhe Kupën e Italisë, qëkur ishte transferuar si lojtar i lirë në vitin 2014.

“Po, e kam dhënë pëlqimin tim, do të rri te Juventusi edhe për dy vjet të tjera”, ka thënë 35-vjeçari për La Gazzetta dello Sport.

Ai pritet të qëndrojë deri në vitin 2018 me klubin nga Torino.

VV protestë brenda dhe jashtë Kuvendit për demarkacionin

0

Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta lejoj ratifikimin e kësaj marrëveshje në Kuvend dhe për këtë do të organizoj edhe protestë të fuqishme brenda dhe jashtë kuvendit.

Ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi ka mbetur njëri ndër kushtet e fundit për liberalizimin e vizave, raporton Indeksonline. Por këtë çështje partitë opozitare janë duke e kundërshtuar pothuajse tash e nëntë muaj.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ka thënë për Indeksonline se nuk është e drejtë të kërkohet falja e mbi 8000 hektarëve tokë vetëm për liberalizim të vizave.

“Ne nuk do të lejojmë miratimin e kësaj marrëveshje. Jemi shteti që ka pritur më së shumti në rajon për liberalizim të vizave, dhe nuk është e drejtë që të kërkohet nga ne falja e mbi 8000 hektarëve. Nuk do ta lejojmë miratimin e kësaj marrëveshje dhe për këtë do të organizojmë protestë të fuqishme brenda dhe jashtë Kuvendit”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, kërkesa që demarkacioni të miratohet para miratimit të liberalizimit të vizave është e padrejtë ngase nuk i është vënë asnjë shteti të rajonit.

“Kërkesa që demarkacioni të miratohet para miratimit të liberalizimit të vizave, është e padrejtë ngase nuk i është vënë asnjë shteti të rajonit. Mali i Zi, i cili sot ka liberalizim të vizave, asnjëherë nuk e ka pasur kusht që për ta marrë liberalizimin ta ketë të zgjidhur çështjen e demarkacionit me Kosovën”, ka thënë ai.

Koalicioni ka votat për demarkacion

0

Koalicioni qeverisës i ka numrat e mjaftueshëm në Kuvend për ta ratifikuar marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, për të cilën kërkohet vota e dy të tretave të deputetëve.

Por, një gjë e tillë ende nuk dihet se kur do të ndodhë, ndonëse është kërkuar edhe nga Bashkimi Evropian që kjo çështjet të përfundojë sa më shpejtë, në mënyrë që të ecet përpara me procesin e liberalizimit të vizave. Opozita konsideron se koalicioni qeverisës po frikësohet ta procedojë këtë çështje në Kuvend.

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në seancë më 25 maj, por as në këtë seancë në rend dite nuk është paraparë të jetë ratifkimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Partitë e koalicionit qeverisës, ndonëse i kanë më shumë se 80 deputetë në Kuvend, nuk po e procedojnë ratifikimin e kësaj marrëveshje. Këtë hezitim, nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku e konsideron si frikë të koalicionit qeverisës.

“Ky koalicion e ka një shumicë parlamentare për të marrë vendime. Por ata gjithnjë janë frikësuar nga numrat, sepse shpeshherë nuk iu ka dalë llogaria ashtu sic kanë menduar. Edhe pa i penguar ata frikësohen nga vetë brenda koalicionit të tyre sepse ka deputetë që po deklarohen publikisht se janë kundër formës së tillë dhe demarkacioni ashtu siç është parashtruar nga komisioni”, tha Kollçaku për Radio Kosovën.

E në rast se ratifkimi i marrëveshjes për demarkacionin shkon në Kuvend, Kollçaku thotë se Vetëvendosje, e cila tash e sa kohë po i bojkoton seancat, do të kthehet aty për ta kundërshtuar ratifkimin.

“Ne e kemi dhënë kundërshtimin tonë në vazhdimësi dhe normalisht që do ta kundërshtojmë çfarëdo zgjidhje të imponuar, çdo zgjidhje që nuk është pyetur qytetarët, por është marrë në mënyrë të njëanshme”, tha Kollçaku për Radio Kosovën.

E analisti politik Imer Mushkolaj vlerëson se do të ishte mëkat i madh që qytetarët e Kosovës edhe më tej të mbeteshin të izoluar, për shkak të demarkacionit me Malin e Zi. Andaj ai thotë se një zgjidhje mund të gjendet me presionin e bashkësisë ndërkombëtare, jo vetëm BE-së, por edhe SHBA-së.

“Do duhej të arrihej një konsensus i përgjithshëm politik, ose në masën më të madhe i tillë, në mënyrë që kjo çështje të përfundojë, natyrisht duke mos qenë në dëm të Kosovës siç është tash”, tha Mushkolaj për Radio Kosovën.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka thënë pas mbledhjes së fundit të Kryesisë se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi nuk është ende në agjendën e Kuvendit, porse sipas tij, ajo çfarë do të ndodhë në asnjë mënyrë nuk do ta vërë në rrezik liberalizimin e vizave dhe se vendimmarrja do të jetë adekuate me interesat e vendit dhe të qytetarëve./RTK/

‘Palma e Artë’ për britanikun

0

Filmi “I, Daniel Blake”, i regjisorit britanik Ken Loach, ka fituar “Palmën e Artë” në Festivalin e Filmit në Kanë.

Ky ishte çmimi i dytë i 79-vjeçarit për filmin më të mirë në Festival, pas atij të vitit 2006 “The Wind That Shakes the Barley”.

Filmi paraqet ndikimin e sistemit të mirëqenies në Mbretërinë e Bashkuar në jetën e një të veje të moshës së mesme.

“Ne duhet të japim një mesazh shprese. Duhet të themi se një tjetër botë është e mundshme”.

“Bota në të cilën jetojmë është në një pikë të rrezikshme tani. Jemi në kthetrat e një projekti të rrezikshëm të kursimit, drejtuar nga idetë që ne i quajmë neo-liberalizëm, e që na kanë sjellë afër katastrofës”, ka deklaruar Loach, pasi ka pranur çmimin.