Home Blog Page 6170

Paralajmërohen tensione të reja

0

Analistët dhe njohës të rrethanave në vend konsiderojnë se falë politikës së papërgjegjshme, e cila po e qeveris vendin, është e pritshme që Kosova si shteti ri dhe akoma jo tërësisht funksional, të mund të lëvizë drejt thellimit të krizës politike në vend edhe në vitin 2017. Tema të mëdha të vazhdimit të konfrontimit mes pozitës dhe opozitës, mbeten Asociacioni dhe Demarkacioni, si çështjet më problematike që e tronditën jetën institucionale gjatë vitit të kaluar.

Këto përplasje mund ta dobësojnë edhe më shumë funksionimin e shtetit, aq më tepër kur janë akoma të pasigurta shpresat e opozitës që të ketë zgjedhje të reja të jashtëzakonshme gjatë këtij viti. Të gjitha këto tema, sipas analistëve politikë, edhe këtë vit do të vazhdojnë ta bëjnë vit të tensioneve politike, që mund të evitohen vetëm nga bashkësia ndërkombëtare për të gjetur zgjidhjen e merituar, ose më të mirë të mundshme të pranueshme nga palët. Analisti Nexhmedin Spahiu paralajmëron se situata do të përkeqësohet edhe më tej, nëse nuk do të kemi shumë shpejt zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Paralajmërimi i serbëve për shpalljen e Asociacionit në ditën kombëtare serbe më 15 shkurt 2017 është një çështje serioze që do ta eskalojë situatën së tepërmi, që do të funksionalizojë edhe mure të tjera, përpos atij të Mitrovicës”, theksoi Spahiu, shkruan gazeta Kosova Sot.

Demarkacioni dhe Asociacioni mbesin sfida të patejkaluara

Edhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, analisti Albinot Maloku thotë se Kosova po hyn në një vit të ri me një mal çështjesh të pazgjidhura dhe të bartura e sfiduese nga viti i kaluar.

“Janë një numër çështjesh të cilat nuk u zgjidhen vitin që e lamë pas e të cilat medoemos janë bartur në vitin 2017. Faktikisht, që të gjitha çështjet mund të konsiderohen të ndjeshme e sfiduese, por jo edhe të pazgjidhshme. Konform kësaj, edhe viti 2017 do të ketë kriza politike, të cilat mund të bien pre dhe nxitëset kryesore për të gjetur zgjidhje në ndryshimin e garniturës aktuale drejtuese të shteti të Kosovës. Do të ishte e rekomandueshme që të mos ketë përsëritje të skenave të tensioneve politike, të cilat e dëmtojnë edhe më shumë shtetin dhe qytetarin e Kosovës”, ka theksuar ai.

“Ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar do ta defaktorizonte fuqishëm edhe politikën e politikanët vendorë, por edhe Republikën e Kosovës, dhe kësaj do të ishte mirë t’i shmanget gjithsecili politikan e subjekt politik, i cili ia do të mirën sovranitetit politik e juridik të shtetit. Konsideroj që 2017-a për Kosovën ka nevojë për politikë e politikanë shumë më të ndërgjegjshëm sesa tani”, tha Maloku për “Kosova Sot”.

Ndërsa, analisti Islam Krasniqi potencon faktin se Demarkacioni dhe Asociacioni do të mbeten pikat problematike edhe për Qeverinë e re, e cila, sipas tij, do të vijë nga zgjedhjet e parakohshme, sepse kjo Qeveri nuk i ka numrat për ratifikimin e saj, dhe nëse ndalemi dhe e shikojmë sjelljet si lloj fushatash të klasës politike, atëherë e kuptojmë se zgjedhjet nuk janë larg.

“Edhe këtë fillim të vitit do të ketë tensione, sepse Qeveria nuk po lëviz nga pozicionet e veta, por vetëm po e vazhdon lojën e saj, duke u munduar t’i fusë në valle edhe partitë opozitare, që të bëhen pjesë e lojës së tyre”, tha analisti Islam Krasniqi.

Nuk pritet gjithnjë nga ndërkombëtarët

Sipas analistit Arsim Haziri, viti 2017 mund të jetë vit i ndryshimeve, nëse vihet në konsideratë ratifikimi i Demarkimit dhe luftimi i fenomenit çorientues të krimit dhe korrupsionit.

“Ratifikimi i Demarkimit ka kuptim si çështje vetëm nëse aplikohen disa kritere objektive të pranueshme dhe jo në dëm të interesit të shtetit. Viti 2017, sipas gjendjes në terren, pak mund të jetë i mundshëm të kalojë si vit i nivelit të perspektivës dhe zhvillimit kredibil të vendit, pasi pushteti po vazhdon të niset edhe në këtë vit prej të njëjtës mendësi nga e cila edhe po administrohet”, tha ai për “Kosova Sot”.

Haziri thekson se, pavarësisht pritjeve skeptike, duhet pritur dhe besuar që të kemi një nivel më komunikativ të bashkëpunimit, pra një nivel më liberal, si ndaj orientimit pozitar, ashtu edhe opozitar, në mënyrë që të mos imponohet një ndikim i fuqishëm nga jashtë për tejkalimin e krizave.

“Bashkësia ndërkombëtare tashmë është jashtë mandatit për të ushtruar ndikim dhe presion, duke ditur që Kosova ka ikur prej të qenit protektorat i fuqishëm ndërkombëtar. Ajo çka i mbetet tani detyrë shtëpie kësaj klase politike është kalimi nga mendësia individualiste në një mendësi të seriozitetit e sinqeritetit për shtetin, dhe të gjitha çështjet që përcaktohen të përfundohen në kohë reale dhe brenda objektivave të interesit nacional të dëshiruar Ne jo gjithnjë duhet pritur bashkësinë ndërkombëtare të na e tregojë rrugën, pasi e kem shpallur identitetin tonë juridik e politik, është e rrugës dhe obligim shtetëror që frenat e lëvizshmërisë së shtetit tonë t’i marrim ne vetë në duart tona”, tha Arsim Haziri. (Kosova Sot)

Për 5 muaj MPJ ka lëshuar mbi 13 mijë vula apostile

0

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, që nga 14 korriku 2016, kur ka hy në fuqi Konventa e Apostiles, ka lëshuar mbi 13 mijë vula apostile për dokumente të ndryshme të qytetarëve të Republikës së Kosovës që jetojnë në shtete të jashtme.

Aderimi i Kosovës në Konventën e Hagës për heqjen e kërkesës për legalizimin e dokumenteve të huaja publike, apo siç njihet ndryshe Konventa Apostile, u ka krijuar shumë lehtësira qytetarëve nga Kosova sa i përket legalizimit të dokumenteve të ndryshme.

Udhëheqësi i Divizionit për Shërbime Konsullore në MPJ, Arton Krasniqi ka thënë se në Konventën e Apostiles Republika e Kosovës është pranuar nga 83 shtete.

Krasniqi ka folur për përfitimet që kanë qytetarët e Kosovës me hyrjen në fuqi të kësaj konvente. “Nga momenti i hyrjes në fuqi të kësaj konvente, qytetarët e Republikës së Kosovës kanë një përfitim jashtëzakonisht të madh, pasi që nuk do të kenë më nevojë të legalizojnë dokumente në shumë institucione vendore dhe Ambasada të huaja”, ka thënë ai.

Dhënia e vulave apostile në Divizionin e Shërbimeve Konsullore në kuadër të MPJ-së bëhet me procedurë mjaftë të shpejtë. “Vulat e para janë lëshuar që nga 18 korriku 2016 dhe deri më tani kemi mbi 13 mijë vula apostile të lëshuara pa pagesë, me një procedurë jashtëzakonisht të shpejtë”, ka deklaruar Krasniqi.

Deri më tani, ky shërbim në MPJ ka qenë pa pagesë. Ndërkohë, nga fillimi i vitit, kjo pas hyrjes në fuqi të rregullores për lëshimin e vulës apostile, ky shërbim do të jetë me pagesë.

“Konventa e Hagës për Heqjen e kërkesës për Legalizimin e dokumenteve publike të huaja, është krijuar për të lehtësuar verifikimin e ligjshmërisë së dokumenteve publike të lëshuara në një Shtet Kontraktues dhe qarkullimin e lirë të tyre si dhe marrjen e dokumentit të njëjtë publik në të gjitha Shtetet Kontraktuese pa hyrë në proces të legalizimit të atij dokumenti publik”, thuhet në njoftim

Të gjitha rrugët janë të kalueshme në Komunën e Rahovecit

0

Reshjet e borës gjatë natës së mbrëmshme në Komunën e Rahovecit nuk kanë shkaktuar probleme në komunikacion, kjo pasi që të gjitha rrugët janë pastruar me kohë.

Kështu thuhet në njoftimin për media të kësaj komune ku theksohet se komuna me kohë ka bërë përgatitjet dha ka përzgjedhur operatorin i cili do të bëjë pastrimin e borës.

“Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike shprehet se përgatitjet janë bërë me kohë, dhe të gjitha rrugët të cilat menaxhohen nga Komuna janë të kalueshme dhe në disa segmente të rrugëve është hedhur krip.

Ai thotë poashtu se në koordinim me operatorin ekonomik, për pastrimin e borës jemi në vazhdimësi në përcjellje të situatës dhe aty ku ka nevojë për intervenim do të intervenohet dhe poashtu do të hidhet me kohë krip”, thuhet në njoftim.

Xhamia dhe Sahat kulla në Kala të Prizrenit konform Konventës të Këshillit të Evropës për Trashëgiminë Kulturore

0

Faik MIFTARI

Trashëgimia kulturore si nocion”përfaqëson një vlerë që e tejkalon përdorrshmërinë e saj në një kohë të caktuar dhe për një qëllim të caktuar, dhe, si rezultat, meriton ruajtje dhe njohje më të madhe të vlerës së saj, duke respektuar të drejtat e komuniteteve të ndryshme dhe në veçanti të brezave të ardhshme”.
Konventa e Këshillit të Evropës për Trashëgiminë Kulturore është miratuar nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës me 13 tetor 2005 dhe u hap për nënshkrim me 27 tetor 2005 në Faro nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës si dhe çdo shteti tjetër i ftuar për të aderuar në këtë Konventë. Pasi që Kosova tani ka nënshkruar marrëveshjen për stabilizim dhe asocijim si fazë paraprake drejt shtetit anëtar kandidat për Bashkimin Evropian, si e tillë edhe në aspektin e trashëgimisë kulturore Kosova legjislacionin e saj do të duhej të formulojë konform Konventës të Këshillit të Evropës për Trashëgiminë Kulturore.

Duke u nisur nga parimi i përcaktuar në preambulë të Konventës së Këshillit të Evropës për Trashëgiminë Kulturore në të cilin përveç tjerash ceket:” Duke pranuar se çdo person gëzon të drejtën e përfshirjes në trashëgiminë kulturore të përzgjedhur prej tij ndërsa respekton të drejtat dhe liritë e të tjerëve, si aspekt i së drejtës së tij për të marrë pjesë lirisht në të drejtën kulturore të mishëruar në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut(1948) dhe të garantuara nga Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore (1966)”, konform kësaj Iniciativa Qytetare e Prizrenit e përbërë nga shoqëria civile, afaristë, publicistë, media, etj.,e kanë pranuar si një të drejtë publike të arsyeshme me ç’rast kanë justifikuar me pjesëmarrjen e gjerë demokratike për trashëgiminë kulturore si një e drejtë e patjetërsueshme për të shfaqur interesimin për trashëgiminë e vetë kulturore të përzgjedhur, e në rastin konkret që në kuadër të punimeve që janë duke u bërë në Kala nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, krahas objekteve të ndërtuar të gjertanishme, të bëhet edhe rindërtimi i xhamisë dhe sahat kullës së dikurshme ekzistuese në Kalanë e Prizrenit.

Duke marrë parasysh nenin 2 të Konventës:”a) trashëgimia kulturore është një grup burimesh të trashëguara nga e shkuara, të identifikuara nga njerëzit si reflektim dhe shprehje e vlerave, besimeve,njohurisë dhe traditave gjithnjë e në zhvillim, pavarësisht nga pronësia. Ajo përfshin të gjitha aspektet e mjedisit që vijnë si rezultat i ndërveprimit ndërmjet njerëzve dhe vendeve gjatë kohës, b) një komunitet trashëgimie përbëhet nga njerëz ë vlerësojnë aspekte specifike të trashëgimisë kulturore që ata duan të ruajnë dhe të transmetojnë për brezat më pas, brenda kuadrit të veprimit publik”, Iniciativa Qytetare e Prizrenit konform këtij neni e sheh xhaminë dhe sahat kullën në Kala nga trashëgimia e dikurshme e përbashkët ekzistuese që i përket jo vetëm disa komuniteteve, shqiptarëve, turqve , boshnjakëve, romëve, por edhe grupeve tjera publike, që flasin edhe gjuhë të ndryshme , por që në aspektin gjeografik rajonal i ndërlidhin vlerat e përbashkëta të trashëgimisë kulturore që shprehin njëkohësisht edhe vlerën e besimit, traditës, kulturës së pasur të qytetit të Prizrenit. Për këtë arsye duke treguar interesimin e veçantë për ruajtjen, pasurimin dhe përparimin e trashëgimisë kulturore në Kala si perlë e veçantë e Prizrenit, me dëshirë që këto të rindërtohen dhe të përcillen brezave të ardhshme që të shohin se çfarë kolorit të pasur ka pas Prizreni, ka, dhe do të këtë,të cilën do të ruajë me fanatizëm edhe gjatë periudhës së mëtutjeshme.

Njashtu marrë për bazë nenin 4 të Konventës:”a) çdo kush individualisht ose në mënyrë kolektive, ka të drejtë të përfitojë nga trashëgimia kulturore dhe të kontribuojë për pasurimin e saj;b) çdokush, individualisht ose në mënyrë kolektive ka përgjegjësinë e respektimit të trashëgimisë së tij, dhe si rezultat, ka po aq edhe përgjegjësinë e respektimit dhe të trashëgimisë së përbashkët të Evropës”, Iniciativa Qytetare e Prizrenit, nga individët e caktuar që treguan interesim për këtë qëllim u bashkuan dhe në mënyrë kolektive formuan Iniciativën, për të bërë pjesë e një komuniteti trashëgimie për vlerësimin e trashëgimisë kulturore në rastin konkret si një aspekt specifik i trashëgimisë kulturore vetanake, xhaminë dhe sahat kullën, për të dhënë kontributin e tyre të çmuar për të pasuruar edhe me dy objekte të dikurshme ekzistuese në Kala të Prizrenit, me të cilin do të plotësohet trashëgimia e dikurshme kulturore me ç’rast do të respektohet trashëgimia vendore si pjesë e trashëgimisë së përbashkët evropiane.

Duke cekur më tutje nenin 8 të Konventës:”aspektet e trashëgimisë së mjedisit kulturor do të përdoren për të:a)pasuruar proceset e zhvillimit ekonomik, politik, social, dhe të planifikimit urban, duke ju drejtuar vlerësimeve të ndikimit të trashëgimisë kulturore dhe miratimit të strategjive lehtësuese kurdo që është e mundur”, në saje të planifikimit urban të gjertanishëm të zhvilluar dhe të realizuar në kompleksin e Kalasë, xhamia dhe sahat kulla do të plotësojnë dhe kompletojnë këtë planifikim urban të gjertanishëm duke marrë për bazë ndikimin dhe efektin e saj të drejtpërdrejtë në trashëgimin e pasur kulturore duke miratuar pikësëpari edhe strategjinë e veprimit të Iniciativës Qytetare të Prizrenit duke vepruar në harmoni dhe koordinim të plotë të të gjitha palëve të inkuadruara në trashëgiminë kulturore që nga niveli lokal e gjer tek niveli qendror. Në këtë aspekt është e rëndësishme të ceket se territori i Kalasë së Prizrenit, si pronë e qytetit të Prizrenit, e në menaxhim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është vend takimi kulturash si në kuptimin gjeografik ashtu edhe të aspektit historik. Territori i Kalasë së Prizrenit do të jetë mbi të gjitha një vend takimi të përbashkët për të gjithë aktorët të shoqërisë kosovare që janë të interesuar për pasurimin, ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë së pasur kulturore të Prizrenit.

Neni 10 i Konventës cek lidhshmërinë e drejtpërdrejtë të trashëgimisë kulturore me zhvillimin ekonomik:”a) rrisin ndërgjegjësimin dhe të përdorin potencialin ekonomik të trashëgimisë kulturore;b)marrin parasysh karakterin dhe interesat specifike të trashëgimisë kulturore gjatë hartimit të politikave ekonomike, dhe c) sigurojnë se këto politika respektojnë integritetin e trashëgimisë kulturore pa kompromentuar vlerat e saja të brendshme”,konform kësaj Iniciativa Qytetare e Prizrenit për ndërtimin e xhamisë dhe sahat kullës ka pas parasysh se ndërtimi i tyre do të ketë impakt të drejtpërdrejtë edhe në zhvillimin e turizmit në Prizren si një degë shtesë në zhvillimin ekonomik të Prizrenit, pasi që turistët e shumtë kombëtar dhe ndërkombëtarët që janë duke vizituar Kalanë dhe që do të vizitojnë edhe në të ardhmen Kalanë e Prizrenit, do të mbesin të mahnitur me tri perla kryesore të trashëgimisë kulturore në Kala të Prizrenit, e që këto do të jenë xhamia dhe sahat kulla e rindërtuar si dhe funksionalizimi i topit ekzistues në Kala.

Neni 12 i Konventës përshkruan qasjen në trashëgiminë kulturore dhe pjesëmarrjen demokratike të saj:”a) inkurajojnë çdokënd të marrë pjesë në: procesin e identifikimit, studimit, interpretimit, mbrojtjes, ruajtjes dhe prezantimit të trashëgimisë kulturore, reflektimin publik dhe debatin për mundësit dhe sfidat që paraqet trashëgimia kulturore”,konform këtij neni Iniciativa Qytetare e Prizrenit për rindërtimin e xhamisë dhe sahat kullës në Prizren, ka senzibilizuar opinionin e gjerë publik me iniciativën e saj duke njoftuar paraprakisht një spektër të gjerë të subjekteve politike komunale dhe shoqërinë civile vendore, gjithashtu ka shpërndarë fletëpalosje dhe pllakata publike , ka bërë përshkrimin historik studimor të tyre në media të shkruara dhe elektronike, ka bërë prezantimin në studiot lokale televizive të iniciativës për rindërtimin e xhamisë dhe sahat kullës, ka bërë grumbullimin e peticionit, me ç’rast për një periudhë kohore një mujore ka arrit të grumbullojë mbi 30.000 nënshkrime pro ndërtimit të xhamisë dhe sahat kullës në Kala nga banorët rezident të komunës së Prizrenit. Paraprakisht ka njoftuar edhe opinionin e gjerë publik vendor dhe qendror , duke i kushtuar rëndësi të madhe mediave të shkruara dhe elektronike si dhe portaleve që në një masë sa më të madhe të njoftohen të gjithë qytetarët e interesuar lokal dhe qendror me këtë nismë për rindërtimin e xhamisë dhe sahat kullës në kala të Prizrenit me qëllim të pasurimit, kultivimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore të qytetit të Prizrenit. Gjatë kësaj kohe ka pasur edhe kundërshtime për iniciativën e tillë nga opinioni publik, që është një vlerë në debatin demokratik duke marr parasysh se nuk kanë pas njohuri paraprake të ekzistimit të xhamisë dhe sahat kullës në Kala, apo nga keqinterpretime të ndryshme të shprehura më parë.

Në fund do të përmbyll këtë elaborim të Iniciativës së rindërtimit të xhamisë dhe sahat kullës në Kala të Prizrenit konform Koneventës Evropiane të Këshillit të Evropës për Trashëgimin Kulturore të Prizrenit me një citat të bukur të theksuar për bukurinë e qytetit të Prizrenit:” Nga çdo penxhere, nga çdo çardak në Prizren, kthehu majtas apo djathtas, shiko para vetes, apo pas vetes, do të frymohesh dhe mahnitesh me bukurinë që ndonjëherë syri ka parë, bukurinë që rallë gjendet”. Tani i mbetet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe të Sportit si organ publik të nivelit qendror e cila e ka në menaxhim të sipër Kalanë e Prizrenit, si bartëse përgjegjëse e trashëgimisë kulturore , e cila veten duhet të konsiderojë si udhëheqës e një partneriteti të përbashkët, të miratojë kërkesën e Iniciativës Qytetare të Prizrenit për rindërtimin e xhamisë dhe sahat kullës në Kala të Prizrenit, dhe të përgëzojë atë si vlerë e përfshirjes së publikut e interesuar për ruajtjen, kultivimin, promovimin dhe pasurimin e trashëgimisë kulturore si një drejtë e qëndrueshme jo vetëm kulturore, por edhe kombëtare.

 

Artan Abrashi: Vetëvendosje! e ka prioritet fitoren e Prizrenit

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Artan Arashi thotë se ky vit është i rëndësishëm për Prizrenin.

“Përpos që është vit elektoral, është vit i këndelljes qytetare për ndryshime politike”, thotë Abrashi për PrizrenPess.

Sipas tij, që nga paslufta Komuna e Prizrenit është qeverisur nga subjekte të ndryshme politike, të cilat nuk ofruan ndonjë gjë të veçantë.

“Ne përjashtim të Lëvizjes VETËVENDOSJE! pothuajse të gjitha partitë tjera janë bashkëfajtorë për katandisjen e Komunës së Prizrenit në këtë gjendje të vështirë”,shprehet Abrashi.

“Kjo gjë Lëvizjen VETËVENDOSJE! e bënë alternativën e vetme për Prizren”.

“Si prioritet i yni do të jetë përgatitja e alternativës qeverisëse, shtrirja organizative në terren, kritika e pushtetit lokal dhe natyrisht fitorja në Prizren”./PrizrenPress.com/

9 këshillat e Mark Twainit, për një jetë ‘të hatashme’

0

1. Miratoje veten tënde! Një njeri nuk mund të ndihet rehat pa miratimin e tij.

2. Kufizimet e tua mund të jenë vetëm në mendjen tënde! Mosha është një çështje e mendjes mbi rëndësinë. Nëse mendja nuk e ka problem, atëherë nuk ka rëndësi.

3. Relaksohu dhe dëfrehu! Humori është bekimi më i madh i njerëzimit.

4. Hiq dorë nga zemërimi! Zemërimi është si një acid që mund t’i bëjë më shumë dëm enës ku ndodhet, se sa çdo gjëje mbi të cilën hidhet.

5. Clirohu! Mos hajde vërdallë duke thënë se bota të ka borxh ndonjë gjë. Bota nuk të detyrohet ty asgjë. Ajo ka qenë këtu para teje.

6. Nëse ndjek një tjetër rrugë, përgatitu për reagimet! Një njeri që ka një ide të ri, është nje ekscentrik, deri kur ideja e tij ka sukses.

7. Mbaje fokusin vazhdimisht në atë që do! Largoji mendimet nga telashet e tua… nga veshët, nga thembrat, apo nga çdo mënyrë tjetër që të mundesh.

8. Mos u fokuso shumë në përpjekjet për të bërë veten të ndihet mirë! Mënyra më e mirë për të ngritur humorin tënd, është që të ngresh humorin e të tjerëve.

9. Bëj atë që do! Pas njëzetë vitesh do të jesh më i zhgënjyer nga gjërat që nuk ke bërë, se sa nga gjërat që i bëre. Kështu që hidh litarët. Largohu nga porti i sigurtë. Kap erërat në velat e tua. Eksploro. Endërro. Zbulo! /bota.al

Drogë e thika në Qendrën Sportive në Prizren

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit që i është bërë dy të dyshuarve, një mashkull i komunitetit turk dhe një tjetër i komunitetit shqiptar në Qendrën Sportive në Prizren, janë gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe dy cigare me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë 1.62 gram.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt

Malishevë: Për shkak të borxhit lëndon rëndë një person

0

Një burrë në Malishevë ka sulmuar fizikisht me një mjet të fortë një tjetër duke e lënduar rëndë për shkak të një borxhi, bën të ditur Policia e Kosovës.

I dyshuari është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari shqiptar, pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi ka sulmuar fizikisht me një mjet të fortë viktimën, burrë shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në konfirmimin e Policisë.

Kosova, vendi ku nuk e duan librin

0

Sllovakia është e njohur për kartolinat perfekte me kështjella me peizazhe dramatike. Por ka një tjetër lloj të ndërtimit në këtë vend të Evropës Qendrore që rivalizon kështjellat e pallatet e saj: biblioteka.

Bazuar në të dhënat e “Online Computer Library Center Inc (OCLC)” dhe Banka Botërore, grafika e mëposhtme tregon se cilat vende kanë më shumë dhe cilat më pak, biblioteka për 100,000 banorë, shkruan Gazeta Fjala.

Sllovakia, rezulton se është një parajsë për dashamirët e librit.

Ndërkaq, Kosova duket të jetë një  “ferr” për dashamirët e librit. Ajo listohët përkrahë, Koresë, Bangladeshit e Nigerisë.

Por bibliotekat nuk kanë lidhje vetëm me librat.

Ato luajnë një rol integral në strukturën shoqërore të komuniteteve të tyre. Ato ofrojnë trajnime shkrim-leximit për të pastrehët, ofrojë një hapësirë të vlefshme të takimit për grupet qytetare, dhe japin qasje në burimet arsimore.

Sipas profesoreshës Jill Hurst-Wahl, “disa vende nuk kanë një histori të pasur të bibliotekave”, dhe shumë nga këto vende janë të njëjta “nuk kanë një histori të pasur të arsimit”.

Kështu që nuk është për t’u habitur që një korrelacion të fortë pozitiv ekziston në mes renditjen bibliotekës dhe indekseve të zhvillimit, të tilla si Indeksi i Arsimit të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara.

Hurst-Wahl gjithashtu vë në dukje se ka histori të rëndësishme fshehur prapa renditjes. “Institucionet kulturore janë nën sulm,” thotë ajo. “Ajo që statistikat nuk tregojnë janë vendet ku bibliotekat janë duke u shkatërruar – Si në Irak dhe Siri”./Gazeta Fjala/

tt

Muzika e 2017-ës

0

12 muajt e ardhshëm do të sjellin plot prurje të reja në botën e muzikës. Në 2017-ën pritet të shohin dritë albume të reja të artistëve prezente në skenat muzikore gjatë 2016-ës, por edhe të artistëve që i kanë munguar publikut prej disa kohësh.

Mes albumeve që do të shohin dritë këtë vit, ndër më të shumëpriturit renditen ai i U2 dhe Depeche Mode, por nuk mbeten më pas edhe yjet e popit, si: Taylor Swift, Lorde e Christina Aguilera.

Kanadezja Nelly Furtado do të sjelle albumin e saj të 6 në fund të muajit mars, atë me titull “The Ride”. Ndërsa Depeche Mode kanë bërë me dije se në maj të këtij viti do të nisin turin botëror, i cili do t’i paraprijë diskut të ri të pagëzuar me emrin “Spirit” që do të dalë së shpejti.

Ndersa lideri i grupit legjendar U2, Bono Vox, ka deklaruar gjatë një interviste se albumi i ri i grupit do të mbajë titullin ‘Këngët e eksperiencës”, por se kur do të dalë ky album, artisti nuk ka anoncuar datë, duke i mbajtur mbi gjemba fansat e tij edhe për muajt në vijim, shkruan Top Channel.

Një lajm i mirë për fansat e Lorde, e cila do të kthehet në ekran pas një periudhe pushimi. 18-vjeçarja do të sjellë një tjetër hit botëror që pritet t’i rikthejë suksesin e mëparshëm.

“1989” i Taylor Swift ishte pa dyshim një sukses botëror, por artistja e popit nuk ndalet. Në muajt e ardhshëm Swift do të sjellë një album të ri, që pritet t’i sjellë këngëtares të ardhura të mëdha nga shitjet.

Pas 5 vitesh nga kenga e saj e fundit, rikthehet edhe Christina Aguilera, e cila po punon për një hit të ri, ndërsa edhe Drake, i cili sapo ka mbushur 30 vjec, do të sjellë albumin “More Life”, një miksim mes hiteve të vjetra edhe të reja.

Ndersa Puff Daddy duket t’i ketë thënë njëherë e përgjithmonë lamtumire muzikës me albumin e tij të fundit “No way out”.