Home Blog Page 6191

Shaip Buduri, Beqir Letaj dhe Bujar Nerjovaj, dënohen me një vit burg

0

Drejtori i Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, Shaip Buduri, bashkë me ish-zëvendësin Beqir Letajn dhe –ish kryetarin Këshillit të Shkollës, Bujar Nerjovaj  janë dënuar me një vit burg, me kusht.

Zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj ka konfirmuar për “PrizrenPress” se të dënuarit janë gjetur fajtor për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

“Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykimin dënues ndaj të akuzuarve nga Prizreni me inicialet: Sh.B. , B.N. dhe B.L. dhe ia vërteton dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse në afat prej dy vitesh nuk kryen vepër të re penale”, tha Kicaj për “PrizrenPress” .


Tre të dënuarit me datën 20.09.2013 deri me datën 05.10.2013, në cilësinë e personave zyrtarë, kanë tejkaluar kompetencat në përzgjedhjen e Agjensionit turistik për ekskursionin e maturantëve. /PrizrenPress.com/

Vëllai i armatosur i Presidentit Thaçi kërcënon Policinë

0

Një patrullë policore është përballur me kërcënime nga vëllai i armatosur i presidentit, Hashim Thaçi, Nazmiu.

Thaçi ishte ndalur pak pas mesnate nga një patrullë në Prishtinë më 11 nëntor të këtij viti. Ai kishte armë me vete të cilën kishte deklaruar se e kishte me leje. Por, lejen nuk e kishte me vete.

Kur polici Sami Hoti kishte kërkuar që të dilte nga vetura, kishin pasuar kërcënimet ndaj tij se “do të merren masa për shkak se kishte ndalur pa arsye vëllanë e presidentit”.

Detajet e këtij incidenti shpjegohen në një raport informues të policit Sami Hoti të cilin e ka siguruar Insajderi. Raporti i shkruar në mëngjes nga polici, Hoti shpjegon arrogancën dhe kërcënimet e vëllait të presidentit Thaçi.

Polici shpjegon se së bashku me katër kolegë të tij, më 11 nëntor të këtij viti kanë vendosur një pikë kontrolli tek vendi i quajtur “Rrethi i Flamurtarit” në Prishtinë që kishte qëllim të shtimit të masave të sigurisë.

Në ora 01:00 thotë se kishin ndalur kemi ndalur një veturë te tipit VW Pasat ngjyrë e zezë me targa 01-851-11 G, drejtuesit e të cilit i ishin kërkuar dokumenti identifikues dhe dokumentet e automjetit.

Në raport thuhet se personi që ndodhej në veturë, kishte vetëm librezën e veturës që ishte në pronësi të Alban Mehmetit.

Policia i kishte kërkuar Thaçit që të dilte nga vetura duke e pyetur se a kishte diçka të dyshimtë me vete.

Nazmi Thaçi i kishte thënë se në brez ka armën me leje, model HS kalibri 9×19 milimetra me numër serik H104072 dhe me 16 fishek në karikator.

“Personi në fjalë deklaron se posedon leje për bartjen e armës mirëpo nuk e kishte me vete dhe shprehet nuk e dini ju kush jam unë se me ditë se kush jam unë nuk me kishit ndalë fare”, shkruan polici në raport.

“Unë ju drejtova se ti për mua je një qytetar i Republikës së Kosovës dhe përderisa nuk ma dëshmon me dokument identitetin tënd dhe të drejtën e bartjes se armës kjo armë është ilegale dhe ti je i dyshimtë”, ia kishte kthyer polici.

Ai në raport më tej shpjegon se për çështje sigurie, i dyshuari është shoqëruar në automjetin zyrtar të Policisë dhe përmes Alfa Kontrollit kishin kërkuar një patrullë që të asistonte në lidhje me rastin.

“Pasi e kemi shoqëruar në automjetin zyrtar i kemi lejuar që t’i telefonojë djalit të tij që t’ia sjellë dokumentet e identitetit dhe armës, atëherë i njëjti na u drejtua me fjalët se ;unë jam vëllai i Hashim Thaçit dhe nesër në mëngjes kam me i shku në zyrë të Shpend Magjunit dhe kam me e njoftua që të marr masa ndaj jush për arsye se ju e keni ndalë vëllanë e Presidentit pa arsye”, shkruan më tej në raport.

Polici ka treguar se i dyshuari ishte pyetur se a kishte përdorur alkool. I dyshuari kishte pohuar një gjë të tillë.

“Pas rreth 30 minutave djali i tij i ka sjell letërnjoftimin, patentë shoferin dhe lejen e armës. Personi në fjale quhej Nazim Thaçi i lindur me 09.02.1964 në Fshatin Burojë si dhe posedonte armë mbajtje me nr AB1212011112551. I lartshënuari i është dorëzuar Patrullës AS 102 të Stacionit Nr 4 Prishtinë. Raporti përpilohet informatat për Operativën NJSO-Prishtinë dhe stacionin policor nr.4 Prishtinë”, shkruan në raport.

Insajderi ka verifikuar identitetin e të dyshuarit. Burime nga Policia kanë thënë se bëhet fjalë për vëllanë e presidentit, Thaçi.

Ndërkohë, Zyra për media e Policisë së Kosovës ende nuk është përgjigjur rreth këtij incidenti.

Insajderi nuk ka mundur të marrë një koment nga Nazmi Thaçi./Insajderi.com

I dëmtuari rrëfen historinë me grupin e fajdeve

0

Në dëshminë e tij përmes video-lidhjes, Pal Gruda ka treguar në detaje se si filloi historia e tij me grupin e fajdeve, i cili sipas aktakuzës udhëhiqej nga i akuzuari Tunë Kqira. Ai tha se një kohë kishte paguar kamatë prej 500 euro në ditë.

I dëmtuari Pal Gruda ka dëshmuar sot përmes video-lidhjes në gjykimin e 14 personave, të cilët akuzohen për vepra të rënda penale si krim i organizuar, fajde, detyrim dhe lojëra piramidale të bixhozit.

Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar kërkesën e avokatëve të Pal e Zef Grudës që këta të mos jenë prezentë në gjykatë dhe të dëshmojnë përmes video-lidhjes.

Sipas Pal Grudës e gjithë historia kishte filluar nga lokali “Route 66” në Tiranë, në kohën sa ai ishte atje në studime. Ai tregoi se në këtë lokal vazhdimisht kishte drekuar. Sipas tij, pronarë ishin Asdren Mekaj dhe Visar Lipa.

Këta të fundit tha se i kishin ofruar që ta blinte biznesin e tyre në vlerë prej 15 mijë euro. Pas blerjes së biznesit, të cilin tha se e kishte bërë pa dijeninë e familjes së tij, lokali kishte dalë të jetë në dy hipoteka.

Më tej, në dëshminë e tij ai tha se kishte qenë i detyruar nga Asdren Mekaj që të blinte një veturë të tipit “Mercedes ML” në vlerë 45 mijë euro, në të kundërtën Mekaj i kishte thënë se do ta njoftonte familjen e tij për blerje të lokalit dhe po ashtu e kishte kërcënuar se ishte i fortë edhe nga ana e shtetit, madje i kishte përmendur edhe mixhën e tij, Salih Mekaj, që në atë kohë ishte kryetar i Gjykatës së Qarkut në Pejë.

Pas kësaj veture, Pali dëshmoi edhe për shumë shitje dhe blerje të veturave tjera mes tij dhe Asdren Mekajt, njëra prej të cilave kishte pasur vlerën 85 mijë euro.

Pal Gruda tha se duke qenë i detyruar për shumë shitje dhe borxhe ndaj Asdren Mekajt, ky i fundit së bashku me Kastriot Kukën e kishin detyruar duke e paralajmëruar për një shumë të borxhit prej 200 mijë euro, të cilën dëshmitari tha se nuk e kishte pranuar.

Po ashtu, Gruda tha se kishte qenë i detyruar të hynte në borxh te tani i akuzuari Besfort Omaj, të cilit më pas i kishte paguar shuma të mëdha parash, deri në 60 mijë euro. Ai tha se kishte paguar kamata ditore deri në 500 euro.

I dëmtuari tregoi se të gjitha këto i kishte bërë pa dijeninë e familjes së tij, madje se kishte marrë të holla dhe ar në lokalet familjare.

Më tej dëshmitari tregoi se kishte ardhur momenti dhe për problemin kishte biseduar me të atin, Zefin. Bashkë me babanë ishin takuar me familjarë të Besfort Omajt, të cilët tha se kishin kërkuar si përfundim edhe 120 mijë euro.

Këtë borxh Pali tha se nuk e kishin pranuar, ndërsa më pas kishin marrë “selam” nga vëllai i Besfortit se tani e njëqind vjet i kanë borxh ato para familjes Omaj.

Për shkak se përfundoi orari i rregullt i punës i Gjykatës, dëshmia e të dëmtuarit Pal Gruda u ndërpre, për të vazhduar më 9 janar 2017.

Mbrojtësit edhe një herë në fund të seancës kërkuan ndërprerjen e masës së paraburgimit për klientët e tyre.

Madje, avokati Azem Vllasi tha se i mbrojturi i tij, Tunë Kqiraj, i cili po mbahet në paraburgim qe 18 muaj, është edhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të njëjtën kërkesë për ndërprerje të paraburgimit e patën edhe mbrojtësit e tjerë.

Ndërsa prokurorja speciale, Merita Binaj-Rugova, tha se e kundërshton fuqishëm kërkesën për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj të akuzuarve.

Në një prononcim për KALLXO.com, avokati Esat Gutaj tregoi se e gjithë mbrojtja kanë bërë kërkesë për ndërprerjen e paraburgimit, duke qenë se klientët e tyre qe dy vjet gjenden në paraburgim.

“Paraburgimi nuk është dënim, është masë për prezencën e tyre. Meqenëse kanë pushuar arsyet edhe kërkuam që të ndërpritet paraburgimi. Por, edhe këtë herë, për fat të keq, nuk u ndërpre”, tha ai.

Sipas Prokurorisë Speciale, gjatë disa viteve të kaluara, të pandehurit Tunë, Kastriot, Gjon, Marjan, Gjekson e Gëzim Kqira dhe Benson Buza kanë vepruar si grup i organizuar kriminal më qëllim të përfitimit të drejtpërdrejt të dobisë financiare, duke kryer vepra të rënda penale.

Sipas aktakuzës, Tunë Kqira i ka mbikëqyrur dhe i ka drejtuar veprimet e këtij grupi kriminal.

Grupi ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare ose papërvojën e të dëmtuarve dhe u ka dhënë para me fajde. Pastaj, duke përdorur kërcënimet e rënda, i kanë detyruar të paguajnë kamata dukshëm joproporcionale ose të kryejnë ndonjë veprim tjetër në dëm të pasurisë së tyre.

Të akuzuar në këtë rast janë: Tunë, Kastriot, Gjon, Marjan, Gjekson e Gëzim Kqira, Benson Buza, Besfort Omaj, Zyrafete Hukolli, Ragip Fazlija, Ekrem Leci, Hil Katinari, Sejdë Kaqorraj dhe Zef Oroshi.

KALLXO.com ka raportuar edhe nga seancat e kaluara të këtij procesi. Raportet mund t’i gjeni në këtë link.

Hasani, Kilajt: Je shumë i vogël me fol për Limajn

0

Bajram Hasani nga Nisma për Kosovën, ka reaguar ashpër pas një letre dërguar medieve nga ana e Kilajt ku e akuzonte Limajn si politikanin më të korruptuar të Kosovës.

Hasani e ka quajtur Kilajn të vogël për të folur për kryetarin e Nismës.

“Je shumë i vogël për ta kontestuar veprimtarinë e tij si në kohën e luftës dhe pas saj”, ka shkruar ndër të tjera Hasani në ‘Facebook’, transmeton ‘Indeksnonline’.

Hasani, ia ka rikujtuar Kilajt kontributin qe Limaj ka dhënë gjatë dhe pas luftës.

“Isni mos harro që Limaj i solli Kosovës dy projektet më të mëdha e kapitale që njeh historia e këtij vendi atë të autostradës që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe aeroportin”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Hasanit.

Sipas Hasanit, PDK do të humbë Drenasin ashtu sic e ka humbur Malishevën.

Postimi i plotë i Hasanit:

Dy fjalë për këlyshët që po lehin kundër Fatmir Limajt

Isni Kilaj je shumë i vogël për të folur për Fatmir Limajn. Je shumë i vogël për ta kontestuar veprimtarinë e tij si në kohën e luftës dhe pas saj.

Mos harro, nëse flasim për luftën e UCK-së, Fatmir Limaj është emblema e saj. Ai është legjendë e gjallë. Limaj konsiderohet si njeriu që ja solli paqen Kosovës, punoi në shtet-ndërtimin e këtij vendit e që me veprat e tij krenohet e gjithë Kosova.

Isni mos harro që Limaj i solli Kosovës dy projektet më të mëdha e kapitale që njeh historia e këtij vendi atë të autostradës që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe aeroportin.

Mos u shqetëso, merre shtruar po ju kuptojmë se ju ka kapë ankthi i humbjes së pushtetit. Thonë që” kafsha e plagosur” është më e rrezikshme. Ju në këtë ankth nuk po e dini as çka po flisni kjo po shihet në deklaratat e juve.

Po ta kujtoj Isni se Malisheva po lulëzon pa juve dhe sic e keni e keni humbur Malishevën do ta humbisni edhe Drenasin.

Sa për ta kujtuar këtij vendi nuk i duheni më ti dhe shokët e tu që kanë vepra kriminale dhe e sollën vendin në këtë derexhe, duke i shitur edhe shokët.

Mbaje mend, Fatmir Limaj është njeriu me parimor i skenës politike, njeriu që po ndryshon mentalitetin politik në Kosovë.

Siç e i keni humbur Malishevën, do e humbisni Drenasin dhe krejt Kosovën

Kilaj: Fatmir Limaj është politikani më i korruptuar në Kosovë

0

Zgjedhjet në Drenas kanë polarizuar skajshëm edhe politikanët e Malishevës.

Zyrtarë të PDK-së në Malishevë, duke ia përsëritur dështimet qeverisjes së Nismës në këtë komunë, kanë kërkuar hapur prej qytetarëve të Drenasit, që siç thonë ata “të mos e bëjnë gabimin që e kanë bërë qytetarët e Malishevës, duke e izoluar veten dhe komunën e tyre”.

Së fundmi, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, i cili është kryetar i degës së PDK-së në Malishevë, ka “goditur” edhe kryetarin Ragip Begaj, për të cilin ka thënë se është në gjendje edhe të shtrembërojë për t’i hyrë në hatër shefit të ri Fatmir Limajt.

“Nëse dëshironi që për lider tuajin të keni Fatmir Limajn, ju keni zgjedhur njeriun që identifikohet me krimin në Kosovë! E gjithë Kosova e di që është njeriu më i korruptuar i politikës, njeriu më i kontestuar i luftës, njeriu që ka bërë emër në politikë dhe në luftë përmes propagandës gebelsiane, përmes linçimit e dënimit të shokëve, përmes tradhtisë e shtypjes së zërave të kundërt në luftë e paqe, njeriu që sikurse serbët humbjen e propagandojnë si fitore, ashtu siç bënë për zgjedhjet në Drenas”, ka shkruar ndër të tjera Kilaj, në llogarinë e tij në Facebook.

Prizren: Falsifikon dokumentet, merr kredi 2000 euro

0

Një burrë është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti më 30 maj të vitit 2015, ka falsifikuar dokumentet për aplikim për kartelë identifikuese.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari përmes këtij aktiviteti ka marrë kredi nga një institucion në vlerë prej 2000 euro duke përdorur dokumente të falsifikuara dhe të rrejshme.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar për mbajtje.

KKSB-ja në Malishevë e vlerëson të qetë situatën e sigurisë

0

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i drejtuar nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, të enjten, ka mbajtur mbledhjen e rregullt dhe të fundit për këtë vit.

Sipas njoftimit të Zyrës së informimi të Komunës së Malishevës, KKSB-ja e ka vlerësuar të qetë situatën e sigurisë së përgjithshme dhe pa tendencë të prishjes, ndërsa në veçanti u diskutua situata e sigurisë për komunitete, ku është theksuar se nuk ka asnjë rast të evidentuar për ndonjë diskriminim apo kërcënim me motiv etnik.

Fillimisht, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në ruajtjen e sigurisë për të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, e në veçanti Policinë e Kosovës, për angazhimin e tyre në shërbim të sigurisë për të gjithë qytetarët, pa asnjë dallim. “Në raportimin e tij, komandanti i Stacionit Policor në Malishevë, kapiteni Halil Morina, ka thënë: “Bazuar në raportet policore, ka rënie të rasteve me precedent penal dhe atë në krahasim me vitin e kaluar ka një rënie prej 32 për qind të rasteve”.

Kapiteni Morina, gjithashtu ka deklaruar se Policia e Kosovës, është përgatitur edhe për këtë fundvit, përkatësisht festimet e fundvitit, si në komunikacion, po ashtu edhe në përdorimin e mjeteve piroteknike”, thuhet në komunikatën e ZI-së. Tema të veçanta në mbledhjen e fundit të KKSB-së, sipas ZI-së ishte edhe situata e sigurisë për komunitetet pakicë dhe personat me aftësi të kufizuara.

Në raportimin e zyrtares për komunitete dhe kthim, Edona Krasniqi, theksohet se në Komunën e Malishevës, jetojnë 36 romë, 6 ashkalinj, 1 amerikan dhe 5 të padeklaruar, ku tre prej tyre janë të punësuar në sektorin publik. “Në asnjë rast nuk janë regjistruar asnjë lloj i diskriminimit etnik apo kërcënimit”, shkruan në komunikatën e ZI-së. Ndërsa për PAK-të, sipas komunikatës, kryetari Begaj, ka thënë se “komuna është përpjekur që në vazhdimësi ta ndihmojë këtë kategori të shoqërisë”. Ai ka konfirmuar se gjatë këtij viti, nga donatorët e ndryshëm, si mërgimtarët, ashtu edhe nga një kompani gjermane, janë furnizuar me karroca, të gjithë ata që kanë pasur nevojë, ndërsa një pjesë e kësaj kategorie, është e punësuar në sektorin publik.

Prizren: Mosmarrëveshje me gruan, gjuan me kallashnikov

0

Është arrestuar një person në rrugën “De Rada” në Prizren, pasi që i njëjti lidhur me një mosmarrëveshje të mëhershme me ish-gruan e tij, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull

Policia njofton se nga i dyshuari është konfiskuar një armë automatike AK-47 e cila dyshohet të jetë përdorur në rast me dy fishekë dhe një gëzhojë.

Nuk raportohet për të lënduar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./GazetaExpress/

Berisha akuzon partitë e mëdha

0

Deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës nga tabori opozitar, Zafir Berisha (Nisma për Kosovën), lidhur me çështjen për gazetën “Kosova Sot” tha se në këtë përbërje të tashme të Kuvendit të Kosovës, që dominohet nga koalicioni PDK-LDK edhe po të hapej debati parlamentar për luftimin e monopoleve, që e kanë përfshirë vendin në shumë sfera të ekonomisë vendore nuk do të kishte për t’u votuar nga askush.

Sipas opozitarit Berisha, ata që i kanë krijuar monopolet janë në krye të Kuvendit të Kosovës dhe institucioneve të tjera më të larta të shtetit tonë.

“Ne si popull nuk duhet të shohin madje as ëndrra se do të bëhet mirë në këtë vend, përderisa në pushtet të jenë këta injorantë”, ka potencuar ai. Me një fjalë, sipas Berishës, përderisa në pushtet të jetë koalicioni qeverisës PDK-LDK, debatet për monopolet në Kuvendin e Kosovës nuk do t’i shohim, madje as në ëndërr e lëre më se do të diskutohet në Kuvendin tonë për ndërprerjen e këtyre monopoleve.

Mungesë e insulinës në Suharekë (VIDEO)

0

Një nga ilaçet jetike për të sëmurit me diabet, insulina, aktualisht mungon në Qendrën Mjekësore Familjare në Suharekë, njofton Klan Kosova.

Përgjegjësi i barnatores së kësaj qendre, Sahit Alitjaha, ka thënë që kjo po ndodh për shkak të vonesës së furnizimit nga Ministria e Shëndetësisë.

I kontaktuar nga Klan Kosova, zëdhënës i Ministrisë së Financave, Faik Hoti, pohoi se vonesa është bërë për shkak të regjistrimit vjetor në depon qendrore i cili ka përfunduar më 7 dhjetor, kur edhe kanë pasur mundësi t’i marrin qendrat e mjekësisë të të gjitha komunave.

Ndërsa, drejtori i QKMF-së së Suharekës, Elit Elshani, tregoi se ka kontaktuar me këtë Ministri dhe se me datën 13 dhjetor në ora 12, banorët do të furnizohen më këtë ilaç.