Home Blog Page 6194

Berisha: Astrit Dehari vdiq sikur në kohën e regjimit

0

Kryetari i Nismës në Prizren Zafir Berisha thotë se vdekja e aktivistit të VV-së në paraburgimin e Prizrenit, të kujton kohën kur rina shqiptare persekutohej deri në vdekje. Ai ngushëllon familjen Dehari për humbjen e djelit të tyre.

Postimi në Facebook

Vdekjen tragjike e aktivistit të VV-së Astrit Dehar, e cila nga kryeprokurori i Prizrenit po cilësohet si vdekje e dyshimtë e bën edhe me të dhimbëshme këtë tragjedi të radhës që po ndodhë në shoqërin ton.

Vdekjet në burgë në këtë kohë / pavarsishtë në cfarë rrethane ka ndodhë/ s,ka se si mos të na kujtoi kohët e kaluara kur rinia shqiptare presekutohej deri në vdekje nga regjimi.

Familjes Dehari dhe miqëve të Astritit ngushllime nga shpirti për këtë humbje të madhe.
Zafa

Artan Abrashi: Lamtumirë Astrit !

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Artan Abrashi, ka shprehur pikëllimin e tij, për vdekjen e Astrit Deharit. Sipas tij, Dehari iku pa e parë botën e idealeve.

Postimi i plotë ne Facebook

Shkove. Ne terrin e burgut tue enderue lirine. Ike pa e pa e boten e idealeve tona. Me zemer t’plaste e me shpirt te ndrydhun, lamtumire Astrit. Lamtumire shok. /PrizrenPress/

KMDLNJ në Prizren: Ja kur dyshohet se ndodhi vdekja e Astrit Deharit

0

Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, qendra në Prizren ka reaguar pas vdekjes së dyshimtë të Astrit Dehatit nê Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Sipas këtij njoftimi, dyshohet se vdekja ka ndodhur gjatë kohës së shëtisë së zakonshme, ku Dehari s’kishte dalë fare.
Reagimi i plotë i KMDLNJ

Për: KMDLNJ në Prishtinë

Nga: Qendra Rajonale e KMDLNJ-së në PrizrenLidhur me: InformatëDt.05.11.2016

Me 05.11.2016 në ora 20.10 KMDLNJ, ka vizituar Qednrën e Paraburgimit në Prizren.Qëllimi i vizitës ishte njoftimi lidhur me rastine vdekjes së të paraburgosurit A.D.

Qendra Rajonale e KMDLNJ-së, me të marrë njohtimin për vdekjen e të paraburgosurit ka shprehur interesimin lidhur me rastin dhe në këtë kuadër ka kërkuar takim me autoitetet e Qendrës së Paraburimit nga ora 18.50, ndërsa takimi me u.d. e drejtoir, Destan Zogaj u bë rrethë orës 20.10 të dt. 05.11.2016.

KMDLNJ është njohtuar me verzionin zyrtar, lëshuar na Shërbimi korrektues se me dt.05.11.2016 ( pa u saktësuar ora) në rrethana të pasqaruara, i paraburgosuri A.D. ndërroi jetë në Spitalin e Prizenit.

KMDLNJ, nga burime të saja merr veshë se dyshohet se akti ka ndodhur në kohën e shetis së rëndomtë (pasdite), kur tashmë i ndjeri A.D. nuk ka dalur në sheti.Kjo informatë nuk konfirmohet nga zyrtarët e Qendrës së Paraburgimit.

Meqenëse, rastin e vdekjes e kan cilësuar të dyshimë edhe Prokuroria e shtetit, KMDLNJ, kërkon hetim të shpejtë, të gjithanshëm dhe profesional, për ndriqimin e rastit, dhe poashtu kërkon që rasti të mos prejudikohet. Poashtu, KMDLNJ kërkon që përgjegjësit e rastit të sillen para drejtësisë dhe kërkon ngritjen e nivelit të sigurisë në Qendrat e Paraburgimit dhe burgjet e Kosovës.KMDLNJ, shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.

Bashkim Kajdomçaj

Kryeprokurori i Prizrenit: Vdekje e dyshimtë e Deharit, po hetojmë në të gjitha pistat

0

Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha ka konfirmuar për Gazetën Express se vdekja e Astrit Deharit është duke u konsideruar si “vdekje e dyshimtë” derisa ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, Prokuroria, Shërbimi Korrektues dhe janë duke i pritur edhe mjekësinë ligjore.

“Na jemi në vend të ngjarjes dhe të gjitha ekipet janë duke u marrë me këtë çështje. Po presim edhe arritjen e mjekësisë ligjore dhe unë personalisht jam këtu”, ka thënë Hoxha, për Express.

“Ne e kemi konsideruar si vdekje të dyshimitë dhe më pas do të dalim me të gjetura”, ka shtuar ai.

Astrit Dehari konsumoi barna, ra në komë dhe vdiq rrugës për spital

0

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij në burgun e Prizrenit, bëjnë të ditur burime të KosovaPressit brenda burgut.

Ndërkaq, drejtori i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, ka treguar se Astrit Dehari kishte konsumuar barna dhe kishte rënë në komë.

“Në bazë të informatave të para që kemi marrë nga drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prizren, viktima ka përdorur disa medikamnte dhe ka ra në gjendje kome. Rrugës për në emergjencë ka ndërruar jetë. Në emergjencë ka shkuar pa shenja jete,” tha Krasniqi.

Ai deklaroi se Policia është duke kryer procedurat e nevojshme.

“Të gjitha ekipet policore së basku me prokurorin kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer procedurat e nevojshme,” tha Krasniqi, për Kallxo.com.

Astrit Dehari ishte i arrestuar pas sulmit që ka ndodhur ndaj Parlamentin të Kosovës, dhe që 68 ditë ishte i paraburgosur në burgun e Prizrenit.

Astriti është djali i veprimtarit Avni Dehari, të cilit vite më parë i është mbytur edhe djali tjetër, duke rënë nga ndërtesa ku banonte.

Ndërron jetë në burgun e Prizrenit aktivisti i VV, Astrit Dehari

0

Ka ndërruar jetë aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari i cili kohë më parë u arrestua dhe po qëndronte i burgosur në burgun e Prizrenit

Lajmin për GazetënBlic e ka konfirmuar drejtori i Burgjeve, Sokol Zogaj.

I pyetur nga GazetaBlic nëse është e vërtet që ka ndërruar jetë aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, Sokoli pa dhënë detaje të tjera ka thënë “Po, është e vërtet”.

Shkaqet e vdekjes nuk dihen ende.

Ka ndërruar jetë në rrethana krejtësisht të panjohura aktivisti i Vetëvendosjes Astrit Dehari.
I njëjti ishte në paraburgim në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Lajmin për këtë rast e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili njofton opinionin se sot më 05.11.2016 në rrethana ende të pasqaruara, i paraburgosuri A.D. ndrroi jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, shpreh keqardhje të thellë për rastin tragjik të ndodhur sot në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse së shpejti do të japin raport për rrethanat dhe detajet e këtij akti tragjik”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, i pandehuri A.D. ishte në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale nga neni 136, par. 1, lidhur me nenin 135, par. 1, nënpar. 1.7 të KPRK-së dhe dyshim i bazuar për veprën penale neni 374 par. 1 të KPRK.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme, Lëvizja Vetëvendosje mbajti një aksion simbolik pranë burgut të Prizrenit, aty ku sipas tyre padrejtësisht po mbahej, 67 ditë Astrit Dehari.//GazetaBlic/

Poslishti i Prizrenit, fshati i legjendave të shumta

0

Uji i pastër si loti që vjen nga bjeshkët e larta dhe kalon përmes fshatit i jep hijeshi Poslishti të Prizrenit. Poslishti  tani ka marrë emërtimin e ri Gurra. Me ujin e ftohtë që të shpon ballin, ky fshat me burimet e tij të shumta është i këndshëm edhe në verë, edhe në dimër. Fshati ruan edhe shumë toponime shqipe, përkundër sunduesve të shumtë që kaluan në këto treva. Ky fshat i Vërrinit dallohet edhe për rritjen e troftës së Gurrës. Një kompani e vogël private atje mundohet t’u shërbejë qytetarëve troftë, madje me çmim solid. Banorët thonë se fshatin tani pas lufte e kanë emërtuar Gurrë, për shkak të burimit që vendasit e quajnë gurra, shkruan gazeta Kosova Sot.

Legjendat e frikshme

Pos ujit, në fshat janë thurur edhe shumë legjenda gjatë historisë, të cilat janë bartur nga brezi në brez, e të cilat rrëfehen edhe nga banorët e tashëm, jo vetëm nga të vjetrit, por edhe nga më të rinjtë. Një prej legjendave flet pikërisht për burimet e ujit. Sipas legjendës, thuhet se ky ujë vjen nga Liqeni i Breznës në Opojë në Malet e Sharrit. Ndryshe, banorët e këtushëm këtë ujë e përdorin për ujitje, për pije dhe mbi të gjitha tash edhe për rritjen e peshkut.

“Fshati tani dallohet për rritjen peshkut, ngase gurra e këtij fshati, që ka disa legjenda, është ujë i mrekulluar që rrit peshkun edhe uji i gurrës së këtij fshati është ujë shumë i mirë për pije. Dikur ishte një vend turistik, bile thuhej edhe vend për shërimin e shumë sëmundjeve. Aty mulliri ka mbetur ende si një trashëgimi e kësaj lashtësie. Edhe studiuesit për rrjedhën e Gurrës, me anë të një eksperimenti përmes ngjyrës kanë konfirmuar se ajo vjen nga liqeni Breznës së Opojës, por kalon nëpër filtra të ndryshëm”, tregon Visar Islamaj. Por, banorët e vjetër të këtij fshati tregojnë një histori të dhembshme. Sipas legjendës, dikur moti një çift i porsamartuar diku në Brezne pasi nuk gjejnë përkrahjen e familjes për të jetuar, kishin marrë qëndrim të mbyteshin në liqe. Sipas legjendës, duvaku i nuses së mbytur ishte gjetur në Gurrë të Poslishtit. Një tjetër legjendë është akoma më intriguese. Legjenda thotë se një herë e në një kohë, fryu një erë aq e fortë, sa tundi lëkenin e Opojës, nga fundi dhe deti nxori një gjarpër, pastaj ra një re dhe gjarprin e hodhi në malin e Sharrit.

“Gjarpri gjigant hante kafshët e njerëzit dhe të mbjellat i prishte. U ngrit një plak, ngarkoi një gomar me thasë me eshkë dhe vajti afër shpellës e i vuri zjarrin eshkës. Kur gjarpri hëngri gomarin, zjarri i eshkës përbrenda e dogj. Bisha bërtiti, Ku je ti lëken, që më bëre kokën dhe ti lumë, vëllai im. E u shtri për vdekje. U nis nga aty të dalë gurra”, thotë legjenda.

“Gurra” e dijes

Por, Gurra ishte edhe gurrë e burrave dhe grave të shkolluara. Mësimdhënësi Rafet Alushaj thotë se aktualisht kanë mbi 240 nxënës. Llogaritet se fshati aktualisht ka 250 familje me rreth 1800 banorë rezidentë. Dr. Nexhip Berisha thotë se gjurmë të shkollimit janë gjetur qysh në shekullin XVII. Nismat e shkollimit në këtë fshat mendohet se kanë filluar që moti, në disa arkiva tashmë të shkruara konstatohet se sipas një relacioni të vitit 1641, të arqipeshkvit Gjergj Bardhi, thuhet se në fshatin Gurrë (afër Prizrenit), Andrea Bogdani i kishte pranë vetes dy djelmosha që i përgatiste për seminar. Në një relacion të Shtjefën Gasprit, rreth 1650-s, theksohet se, në Prizren, misionari katolik, Gërgur Mazrreku, e mbante shkollën e të rinjve. Në këtë shkollë mendohet se janë përdorur tekste mësimore të autorëve shqiptarë në gjuhën shqipe, si gramatikat, fjalorët, veprat me të dhëna mbi natyrën etj., siç ishin veprat e P. Budit, F. Bardhit, P. Mazrrekut etj. Kurse eksperti i arkeologjisë Shafi Gashi, tregon se në këtë fshat ka edhe gjetje të kohës së romakëve. Por, ajo që brengos banorët është kurbeti. “Shumë të rinj ende nuk po arrijnë të jenë pjesë e rritës së Kosovës”, thotë Visar Islamaj. Ai flet për shokët e tij që janë detyruar të ikin jashtë Kosove. Nexhip Berisha shprehet se janë mbi 30 për qind e banorëve të këtij fshati që tashmë jetojnë në vende të ndryshme të botës.

Mulliri që vazhdon të qëndrojë në këmbë

Banorët e këtushëm kanë edhe mullirin që thuhet se dikur ishte i bejlerëve tani e shfrytëzojnë dhe është pronë e familjes Dina, tregon Islamaj. Fshatrat e Vërrinit shquheshin për kultivimin e drithërave dhe ishin si thuhet hambar i rëndësishëm i regjionit të Prizrenit. Kjo imponoi nevojën që, që nga koha e hershme të ngrihen mullinj të shumtë, mbase ky regjion është i pasur me ujëra të lumenjve që vënin në veprim gurët e dhjetëra mullinjve. Përveç mullinjve në Hoçë të Qytetit, shumë mullinj në të kaluarën punuan edhe në fshatra të tjera të rajonit të Vërrinit. Kështu në fshatin Arbëri (Leskovec) dikur ekzistonte Mulliri i Azemit, në Lybeçevë funksiononin Mulliri Durës, Mulliri Hoxhës, Mulliri Dautit, Mulliri Limanit e Mulliri Shamës, ndërsa në Kushnin punuan Mulliri Hajdinit dhe Mulliri Azemit, nga të cilët mbetën edhe sot e kësaj dite toponimet me këta emra. Duhet përmendur sidomos rëndësinë e disa mullinjve që funksionuan në fshatin Poslisht, që u shërbenin banorëve të regjionit të gjerë të Prizrenit. Për ekzistimin e disa mullinjve në fshatin Poslisht, të cilët punuan me ujin e lumit Gurrë që buron këtu, kuptojmë edhe nga një dokument i rëndësishëm i shkruar historik që nga viti 1348.

Kjo dëshmon se tradita e ekzistimit të mullinjve në Vërri, e sidomos në Poslisht, daton madje edhe para vitit 1348, kur është shkruar ky dokument për mullinjtë e vjetër. Besohet se nga kjo kohë, në Poslisht funksion mulliri që punon edhe sot e kësaj dite, i njohur si Mulliri i Dinës. Deri para disa vitesh, objekti i këtij mulliri për shkak të vjetërsisë, paraqiste raritet, kurse, si mulli gurët e të cilit rrotullohen me forcën e ujit, mund të thuhet se është nga të vetmit ose të rrallët në Kosovë. Mu për këtë dhe duke u nisur nga rëndësia e tij që mund të ketë në sfer- ën historike dhe atë turistike, është më se e nevojshme të shpallet si objekt i rëndësisë së veçantë historike, në mënyrë që të ruhet vlera e tij e lashtësisë së kahershme.

(Kosova Sot)

SBASHK, paralajmëron grevë të përgjithshme në arsim

0

Këshilli Drejtues ka kohë që ka alarmuar se nëse nuk ka gatishmëri të Kabinetit të Kryeministrit Mustafa për dialog e zgjidhje të merituar lidhur me Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet shkollore 1989/99, atëherë SBASHK-u do të nis me veprime sindikale duke mos përjashtuar as grevën e përgjithshme në të 1357 institucionet arsimore të Kosovës.

Në përpjekje që çështja të zgjidhet me dialog kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me këshilltarin për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri nuk kanë lënë derë pa hapur duke u takuar me kryetarët e Grupeve Parlamentare të PDK-së, LDK-së, Vetëvendosjes, AAK- së e Nismës dhe me Ministrat Bajrami, Shala e Abrashi me kërkesën që Kryeministri Mustafa dhe anëtarë të Kabinetit të tij Qeveritar të dialogojnë me përfaqësues të SBASHK-ut me qëllim që të gjendet një zgjidhje e pranueshme për Ligjin që rregullon statutin e njerëzve që me pendë e sakrifica mbrojtën arsimin e kulturën tonë nga sulmet e vazhdueshme të pushtuesit.

Mirëpo, edhe për kundër angazhimit të Ministrave Shala, Abrashi e Bajrami për të ndodhur takimi i nivelit të lartë qeveritar me SBASHK-un e për t’u gjetur zgjidhja, takimi deri sot nuk ndodhi dhe gjasat për grevë janë shtuar shumë dhe kjo do të plotësojë dëshirën e Qeverisë Mustafa, e cila duke i ikur dialogut me SBASHK-un del se e do grevën në arsim dhe kjo dëshirë do t’i plotësohet, sipas të gjitha gjasave, kur më 9 nëntor do të takohet Këshilli Drejtues i SBASHK-ut për ta vlerësuar situatën dhe për të marrë hapa konkret.

Udhëheqës të SBASHK-ut edhe gjatë këtij vikendi janë në pritje të ftesës për dialog, ftesë e cila nga Qeveria po mungon dhe prandaj në këtë situatë veprimet sindikale do të jenë realitet në arsimin tonë.

Greva nuk është dëshirë e SBASHK-ut dhe për këtë flasin përpjekjet dhe dhjetëra takime me përfaqësues institucionesh për të gjetur zgjidhje me dialog. Kështu si është gjendja greva do të nis dhe SBASHK-u fton nxënësit dhe prindërit për mirëkuptim. Fton gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që kanë ndikim te institucionet që të angazhohemi bashkë në këto pak ditë që kanë mbetur deri te takimi i Këshillit Drejtues dhe vendimi për grevë. SBASHK-u u mundua me tërë forcën për zgjidhje me dialog , por Qeveria Mustafa nuk e bëri as më të voglin gjest a reflektim pozitiv.

Prindërit e rrahin mesuesin në prani të nxënësve në Malishevë

0

Një ngjarje tejet shokuese ka ndodhur në shkollën fillore  “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu” në fshatin Vërmicë të Malishevës, raporton portali malisheva.net.

Burime të malisheva.net, bëjnë të ditur se mësimdhënësi i Gjuhës Angleze, i njohur për redaksinë, ka rrahur fizikisht një nxënës të klasës së tetë, duke thyer të gjitha rregullat që i takojnë mësimdhënësve në raport me nxënësit.

Gjithnjë sipas burimeve të portalit malisheva.net, kjo ngjarje nuk ka mbaruar më kaq, pasi që një ditë tjetër, nxënësit në fjalë nuk i është lejuar të futet në klasën e tij fare. Nxënësi i përlotur është kthyer në shtëpinë e tij duke ju treguar rastin familjes, dhe vetëm pak kohë më vonë, familjarët e nxënësit kanë arritur në shkollë duke u futur në klasën ku po mbante orën mësuesi i Gjuhës Angleze, dhe kanë filluar ta godasin mësuesin pa ndalur fare, madje në prani të nxënësve.

Pas nderhyrjes edhe të stafit të shkollës përleshja është ndërprerë, dhe me këtë rast po merren organet e rendit./malisheva.net/

Samir Hoxha vizitoi mullirin e familjes Hasani në Senik të Malishevës

0

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgiminë Kulturore në Prizren Samir Hoxha, ka vizituar mullirin dhe hambarin e familjes së Misin Hasanit në fshatin Senik të Malishevës .

“Përkujdesi i vazhdueshëm i bacës Misin edhe përkundër moshës së shtyer ka ndikuar në ruajtjen e këtyre dy ndërtesave të trashëgimisë kulturore që ka treva e Llapushës, të cilat janë të vetmet që janë ruajtur në këtë fshat”, tha ai.

“Sipas të dhënave që na i dha gjatë rrëfimit të tij plaku Misin Jonuzi, rezulton se ndërtesa e mullirit është ndërtuar rreth viteve 1920-ta, ku funksioni i tij ishte në bluarjen e drithërave për nevojat përsonale por edhe për fshatrat për rreth”.

“E veçanta e këtij mulliri përveç historikut, ishte edhe ai i viteve të luftës së fundit 1998-1999, ku shumë banorë të kësaj treve kishin përmbushur nevojat e tyre me bluarjen e drithërave në rrethana lufte”.

“Gjithashtu në pronësi të kësaj familje është edhe hambari i rruajtjes së drithrave i ndërtuar rreth viteve 30-ta, i cili edhe pas kaq shumë vitesh është në gjendje tepër të mirë, si rezultat i kujdesit të vazhdueshëm të familjes e veçanërisht të bacës Misin”.

“Ndërtesat të shumta të trashëgimisë kulturore që gjendën anë e kënd territorit të Republikës së Kosovës, kërkojnë rritje të mbështetjes institucionale me qëllim të mbrojtës së vazhdueshme të aseteve të trashëgimisë që ka vendi ynë”./PrizrenPress.com/