16.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 623

Amerikani Derrick Wilson përforcon Yllin

0

Fundori amerikan, Derrick Wilson është rikthyer në basketbollin kosovar por jo te Sigal Prishtina.

Wilsoni është zyrtarizuar te skuadra e Golden Eagle Yllit, me të cilën ka firmosur për pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Amerikani që sezonin e shkuar ishte ndër më të dalluarit te Sigal Prishtina, po shihet si përforcim i madh për skuadrën e Yllit. “Gati për emocion, lojë të fortë dhe fitore me fanellën e Golden Eagle Ylli”, ka shkruar faqja suharekase në “Facebook”.

Wilson e njeh mirë kampionatin kosovar, në të cilin sezonin e kaluar luajti me një mesatare prej 12 pikëve, 5 kërcimeve dhe 6 asistimeve për ndeshje.

Çerekfinalet e Kupës: Malisheva ballë Llapit e Drenica kundër Ferizajt

0

Sot zhvillohen çerekfinalet e Kupës së Kosovës në futboll. Që të dyja ndeshjet që zhvillohen me fillim nga ora 13:00.

Malisheva luan kundër Llapit, ndërkaq, Drenica përballet me Ferizajn.

Vjedhje në zyrën që gjendet në brendi të varrezave në Prizren

0
Persona të panjohur kanë kryer vjedhje tek zyra që gjendet në brendi të varrezave në Prizren.
Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe konfirmon se nga zyra janë vjedhur pajisje pune si dhe është dëmtuar dera e hyrjes.

Rasti është duke u hetuar, thotë policia në raportin 24 orësh./

Marketing


Varis Xhejlani merr besimin për mandatin e tretë në krye të shoqatës “Esnaf”

0

Bordi i ri Drejtues i shoqatës së biznesmenëve dhe zejtarëve “Esnaf”, në mbledhjen e tij të parë, njëzëri ka rizgjedhur Varis Xhejlanin për kryetar.

Sipas njoftimit ai ka qenë kandidati i vetëm për këtë detyrë.

“Në mbledhjen e Bordit Drejtues të shoqatës “Esnaf”, z.Varis Xhejlani u zgjodh unanimisht kryetar i shoqatës edhe për një mandat, si kandidati i vetëm për këtë detyrë me përgjegjësi. Zëvendëskryetarë u zgjodhën z.Sali Salah dhe z.Albin Kabashi”, thuhet në njoftimin e shoqatës “Esnaf”.

Ky është mandati i tretë i Xhejlanit në krye të “Esnafit”.

Pas rizgjedhjes, Xhejlani ka shprehur mirënjohjen për besimin e dhënë duke u zotuar se do të vijojë të udhëheqë shoqatën drejt përmbushjes së misionit dhe vizionit të saj.

“Të nderuar miq, me nder dhe përgjegjësi marr detyrën si kryetar i shoqatës “Esnaf” për mandatin e tretë. Faleminderit për mbështetjen tuaj!”, është shprehur ai.

Bordi i ri Drejtues i shoqatës së biznesmenëve dhe zejtarëve “Esnaf” është zgjedhur në Kuvendin e rregullt të mbajtur me 23 shkurt 2025 në Shte?pine? e Kulture?s “Xhemajli Berisha” në Prizren.

Mbahet Kuvendi i rregullt i shoqatës “Esnaf”, zgjedhet Bordi i ri Drejtues

Qëllimi i shoqatës “Esnaf” është që të mbështes bizneset dhe zejtarët për zhvillimin e mëtejmë të tyre, si dhe të mundësoj pjesëmarrjen efektive të tyre në mekanizmat e vendimmarrjes, duke promovuar bashkëpunimin dhe iniciativat që forcojnë zhvillimin ekonomik.

Sot numërohen votat nga votimi në përfaqësitë diplomatike

0

Sot do të fillojë procesi i numërimit të votave nga votimi që është bërë në përfaqësitë diplomatike.

Ky proces do të fillojë nga ora 16:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Kujtojmë që tashmë janë numëruar shumica e votave të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën me 9 shkurt.

Moti sot, i vranët por me intervale dielli

0
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira por do të ketë edhe periudha me diell.
“Do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell”, thuhet në raportin e IHK-së.

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 °C deri në 1°C, ndërsa maksimalet nga 8°C deri në 12°C. Do të fryjë erë e lehtë nga jugperendimi me shpejtësi 1-4m/s”.

Marketing


Grapeland fiton Kupën e Ligës së Parë

0

Grapeland është fitues i Kupës së Ligës së Parë te meshkujt.

Skuadra vreshtare në finale ka fituar ndaj KEKU-t me rezultat 83:62 (22:14, 14:23, 25:6, 22:19) në finalen e zhvilluar në Rahovec, aty ku është zhvilluar turneu i Final 8, i kësaj gare, raporton PrizrenPress.

Medaljet e argjendta për KEKU-n i ndan Liridona Shabani dhe Afrim Dina, derisa të artat Artan Kurti, nënkryetar i FBK-së dhe Rrahman Përteshi, anëtar i Bordit të FBK-së.

MVP është shpallur Kujtim Ujkani i Grapeland, i cili e mbylli ndeshjen me 37 pikë e 18 kërcime. Çmimi u nda nga Rrahman Përteshi.

Trofeun për kapitenin Bardh Rexha e ndan Artan Kurti dhe Smajl Latifi, kryetar i Komunës së Rahovecit./PrizrenPress com/

Festivali i Minibasketbollit më 1 mars

0

Festivali i Minibasketbollit do të mbahet më 1 mars, ku pritet që qindra fëmijë të marrin pjesë.

Në këtë Festival marrin pjesë djem dhe vajza të moshave U12, përcjell PrizrenPress.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju bën thirrje skuadrave të grupmoshave të reja të marrin pjesë masivisht në këtë Festival të Minibasketbollit.

Festivali i Minibasketbollit zhvillohet në kuadër të Projektit të FIBA-s, i përkrahur nga FIBA Foundation “Basketball for Good”.

Qëllimi i Festivalit është që fëmijët argëtues dhe jo garues.

Do të jetë një mundësi e mirë që fëmijët së bashku të luajnë dhe të argëtohen, por edhe të masivizohet basketbolli dhe të shikohet për lojtarë/e, që kanë potencial për të ardhmen.

Minibasketbolli është në kuadër të Planit Strategjik të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), që synon masivizimin e basketbollit, sidomos te grupmoshat e reja, që FBK i ka dhënë rëndësi të madhe me projekte të ndryshme.

Festivali i Minibasketbollit organizohet në “Ballon Sallë”, Dardani, më 1 Mars nga ora 13:00 deri në ora 16:00./PrizrenPress.com/

Komuna e Prizrenit ndërhyn për pastrimin e mbeturinave në lagjen “Jeta e Re”

0

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka ndërmarrë veprime për pastrimin e mbeturinave përgjatë rrugës “Tahir Gashi” në lagjen “Jeta e Re”, si rrjedhojë e shqetësimeve të ngritura nga përfaqësuesit e kësaj lagjeje.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, Çelë Lamaj, ka njoftuar se pas sinjalizimit nga kryetari i bashkësisë lokale “Jeta e Re”, Shkumbin Bytyqi, në koordinim me ndërmarrjen publike “Ekoregjioni” është realizuar aksioni për pastrimin e zonës nga mbeturinat, të cilat janë hedhur në mënyrë të pakontrolluar.

“Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të mos hedhin mbeturina vend e pavend, sepse shumë shpejt do të pasojnë gjoba, të cilat nuk janë të vogla”, ka deklaruar Lamaj.

Kjo ndërhyrje e Komunës ka ardhur pas shqetësimeve të ngritura nga përfaqësuesit e lagjes, të cilët nëpërmjet rrjeteve sociale patën shprehur indinjatën për ndotjen e trotuarit në rrugën “Tahir Gashi”.

Përfaqësuesit e lagjes “Jeta e Re” në Prizren kërkojnë pastrimin e mbeturinave dhe më shumë përgjegjësi qytetare

Përfaqësuesit e lagjes kanë bërë thirrje për më shumë kujdes dhe përgjegjësi qytetare në mbrojtjen e mjedisit.

Ngjashëm është shprehur edhe drejtori Lamaj. “Ta ruajmë mjedisin ku jetojmë!”, është shprehur ai. /Telegrafi/

Marketing


Komuna e Prizrenit anulon tenderin për përmirësimin e sistemit të faturimit të mbeturinave

0

Komuna e Prizrenit ka anuluar aktivitetin e prokurimit për përmirësimin e sistemit të faturimit dhe të arkëtimit të shërbimeve të menaxhimit të mbeturinave.

Në njoftimin për anulim, bëhet e ditur se ky vendim është marrë pas hapjes së tenderëve.

“Një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit”, shkruan në njoftim, teksa më tej sqarohet se në këtë aktivitet të prokurimit nuk ka pasur operator ekonomik të përgjegjshëm.

Lidhur me këtë aktivitet të prokurimit, Organi Shqyrtues i Prokurimit muajin e shkuar ka marrë vendim për të hedhur poshtë si të palejuar ankesën e një operatori ekonomi, për shkak se i njëjti nuk ka parashtruar paraprakisht kërkesë për rishqyrtim në Komunën e Prizrenit.

Aktiviteti i prokurimit me titull “Përmirësimi i sistemit të faturimit dhe inkasimit të shërbimeve të menaxhimit të mbeturinave” ishte iniciuar në tetor të vitit të shkuar, dhe vlera e parashikuar për këto shërbime sipas atij njoftimi për kontratë ka qenë 300 mijë euro.

Marketing