11.2 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Komuna e Prizrenit ndërhyn për pastrimin e mbeturinave në lagjen “Jeta e Re”

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka ndërmarrë veprime për pastrimin e mbeturinave përgjatë rrugës “Tahir Gashi” në lagjen “Jeta e Re”, si rrjedhojë e shqetësimeve të ngritura nga përfaqësuesit e kësaj lagjeje.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, Çelë Lamaj, ka njoftuar se pas sinjalizimit nga kryetari i bashkësisë lokale “Jeta e Re”, Shkumbin Bytyqi, në koordinim me ndërmarrjen publike “Ekoregjioni” është realizuar aksioni për pastrimin e zonës nga mbeturinat, të cilat janë hedhur në mënyrë të pakontrolluar.

“Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të mos hedhin mbeturina vend e pavend, sepse shumë shpejt do të pasojnë gjoba, të cilat nuk janë të vogla”, ka deklaruar Lamaj.

Kjo ndërhyrje e Komunës ka ardhur pas shqetësimeve të ngritura nga përfaqësuesit e lagjes, të cilët nëpërmjet rrjeteve sociale patën shprehur indinjatën për ndotjen e trotuarit në rrugën “Tahir Gashi”.

Përfaqësuesit e lagjes “Jeta e Re” në Prizren kërkojnë pastrimin e mbeturinave dhe më shumë përgjegjësi qytetare

Përfaqësuesit e lagjes kanë bërë thirrje për më shumë kujdes dhe përgjegjësi qytetare në mbrojtjen e mjedisit.

Ngjashëm është shprehur edhe drejtori Lamaj. “Ta ruajmë mjedisin ku jetojmë!”, është shprehur ai. /Telegrafi/

Marketing


Më Shumë

Junior 06 eliminohet në gjysmëfinale U16

Ekipi i djemve U16 të Junior 06 Moni Bau është eliminuar në gjysmëfinale të “Play-Off”-it në grupin Perëndim, pas humbjes edhe në ndeshjen e...

Totaj uron Ditën Ndërkombëtare të Romëve, thekson përkushtimin për integrim

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar sot komunitetin rom me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve, duke vlerësuar...

Lajmet e Fundit