Home Blog Page 6231

Lajm i madh nga Milot Rashica

0

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki ka marrë lajm të mirë nga ylli i Kosovës dhe skuadrës holandeze Vitesse, Milot Rashica. Ai në fundjavë shqetësojë pamasë taborin e Kosovës, pasi u desh ta lëshojë fushën në minutën e29-të të ndeshjes në përballje me Twente-n, për shkak të lëndimi. Menjëherë pas kësaj u raportuar se Rashica do të duhet të pauzojë së paku 2 javë.

Megjithatë, është vet përzgjedhësi, Albert Bunjaki që ka thënë se Miloti do të jetë në dispozicion të tij, pasi lëndimi nuk është serioz.

“Kam kontaktuar me Rashicën dhe ai pritet të luajë këtë vikend me ekipin e tij, Vitesse, çka nënkupton se lëndimi nuk është serioz”, ka thënë Bunjaki, për gazetën “Kosova Sot”.

Dyshime në konkursin për drejtor të QKMF-së në Rahovec?

0

Së shpejti do të zgjidhet edhe drejtori i ri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Rahovec, por ka dyshime për manipulim në konkursin për drejtor të kësaj qendre.

Rahoveci24 ka mësuar se konkursi i hapur nga drejtoria e Shëndetësisë është modifikuar, në kundërshtim me nenin 17 të Statutit të QKMF-së.

Në konkursin e hapur thuhet se të drejt konkurrimi për postin e drejtorit kanë mjekët specialistë dhe ata që kanë të kryer mjekësinë e përgjithshme.

Kurse, në statut precizohet qartë se të drejtë konkurrimi kanë vetëm ata që janë mjekë specialist ose mjek familjarë.

Kjo sipas disa burimeve është bërë për të manipuluar zgjedhjen e një mjeku për drejtor, emri i të cilit është i njohur për redaksinë dhe që është i lidhur me partinë më të madhe të koalicionit në Rahovec, PDK-në.

Për këtë, është kontaktuar drejtori i drejtorisë së Shëndetësisë, Munib Durgutin, i cili ka thënë se ky është vetëm një keqinterpretim terminologjik, teksa ka sqaruar detajisht konkursin.

“Specialist i mjekësisë së përgjithshme është drejtim i njëjtë me mjekësinë familjare, dhe këtë e dinë të gjithë, pra nuk kemi të bëjmë me një drejtim tjetër, por të njëjtin dhe shumë më të zgjeruar brenda profilit të njëjtë”, sqaron Durguti.

“Mjekësia familjare ka dalë si drejtim pas lufte e që është dalë nga drejtimi i mjekësisë së përgjithshme së mëhershme dhe më të rëndë kuptohet. Specialist i mjekësisë së përgjithshme tani më nuk ka pas lufte, pra kemi të bëjmë vetëm me ndryshim në terminologji, mirëpo këtë mund ta verifikoni edhe në Ministrinë e Shëndetësisë. Si përfundim ai drejtim nuk dallon aspak nga ai familjar”, përfundoi Durguti.

Pra, sipas Durgutit, këtu kemi të bëjmë me një keqkuptim të terminologjive dhe jo me manipulim të konkursit, ndonëse pritet së shpejti edhe reagim nga ministria e Shëndetësisë për rastin në fjalë. /Rahoveci24/

Me 3Z, “ia shkel” 200 kilometra në orë autostradë

0

Një veturë zyrtare shihet se ka zhvilluar shpejtësi mbi 200 kilometra në orë në autostradën Ibrahim Rugova.

Një qytetarë ka dërguar një video në Indeksonline ku shihet vetura zyrtare e tipit Suzuki duke zhvilluar shpejtësi të madhe në rrugën e kombit.

Për më shumë shiheni videon:

Me 3Z, ia shkel 200 kilometra në orë autostradë

Gepostet von IndeksOnline am Montag, 26. September 2016

Ronaldo, sherr me Zidane: Bir k****! (Video)

0

Zhgënjimi i tij ishte aq i dukshëm sa nuk kishte nevojë për fjalë. Cristiano Ronaldo, i zëvendësuar nga Lucas Vazquez në minutën e 27-të të pjesës së dytë të Las Palmas-Real Madrid me rezultatin 2-1 në favor të madrilenëve, la të kuptohej se diçka po kalonte në kokën e tij me një “mah” gjigante që lëshoi.

I mësuar me rolin e protagonistit të padiskutueshëm dhe herë pas here edhe të shpëtimtarit, ai nuk e kuptoi ndërrimin e Zidanes dhe kështu në Spanjë lind një polemikë e re edhe sepse Reali u barazua.

Por trajneri u përpoq që të zbusë situatëm. Zidane tha se Ronaldo luajti mirë.

“Kemi një ndeshje në Dortmund të martën (java e dytë e Champions-it) dhe për këtë e zëvendësova. Ai luajti mirë si gjithnjë. Por në çdo rast ka nevojë të pushojë. Ishte i pakënaqur? Ky është interpretimi juaj: është e dukshme që ai ka dëshirë të jetë gjithnjë në fushë, por unëduhet të zgjedh dhe e ndërrova duke menduar për ndeshjen e radhës”, tha pas ndeshjes tekniku francez.

Por gazeta katalanase, “Sport” ka zbuluar se në dhomat e zhveshjes ka pasur një shpërthim të lojtarit ndaj trajnerit.

“Jam i zhgënjyer nga ti”, i është drejtuar Ronaldo, ndërkohë që Zizu u përpoq ta qetësonte situatën. “Qetësohu Cris, duhet të pushosh sepse do luash 90 minuta ndaj Dortmundit”.

Një heshtje e rëndë ra në dhomë, të cilën e theu kapiteni Sergio Ramos duke iu drejtuar Ronaldos.

“Nuk duhet ta marrësh kështu”, i tha mbrojtësi portugezit, i cili ishte zhvendosur në cep të dhomës dhe nuk donte të dëgjonte nga askush.

Statistikat

Por statistikat i japin të drejtë Zizusë të marrë një vendim të tillë. Që prej sezonit 2009/10, kur portugezi u bë lojtari më i shtrenjtë në botë pasi firmosi me Realin, ai e ka nisur sezonin e ri gjithnjë me gol deri më sot. Por kurrë më parë që kur ai luan në “Bernabeu” statistikat i ka pasur kaq të ulëta pas 6 javëve të para. Rekordi i tij më i keq ishte 3 gola të shënuar në sezonin 2010/11, ndërkohë që rekordin e tij më të mirë e ka 10 gola në 2014/15. Deri tani, luzitani ka shënuar vetëm një gol, ndaj Osasunës.

Nëna

Dhe për t’i hedhur benzinë zjarrit ka menduar mamaja e Cristiano Ronaldos, Dolores, e cila postoi një mesazh në “Twitter”: “Kurrë mos e ul kokën”. Mesazhi shoqërohej me një foto të djalit të saj me vështrimin krenar, në stol, por në këmbë.

Sharja

Ndërkohë, në mediat spanjolle së fundi ka dalë një video ku sulmuesi portugez lëshon një sharje pasi ulet në stol. Nga leximi i buzëve, gjithnjë referuar shtypit iberik, Ronaldo duket se thotë: “Su p*** madre” (“Bir k****!”).

https://youtu.be/JU0GAT0C_fw

Jeshkova, fshati me 30 shtëpi nën dry

0

Në muajin shtator të vizitohet Jeshkova ka një kuptim, sepse ky fshat është në përputhshmëri me qendresën e shqiptarëve, ngase ka flakën e dashurisë së atdheut. Fidan Shala, tani përgjegjës i këtij fshati dhe vëllai i Heroit të Kosovës Agim Shala, dekretuar nga presidentja e vendit, dhe nga kjo familje janë edhe tre dëshmorë të tjerë, i ati i Fidanit, Avdiu dhe dy xhaxhallarë, shprehet se Jeshkova, dikur posa kalonte numrin 50 shtëpi linin fshatin dhe shpërnguleshin në Prizren. Sipas tij, kjo traditë ka vazhduar edhe pas lufte.

“Banorët e këtij fshati para lufte merreshin kryesisht me blegtori dhe disa nga këto familje kishin mësyer edhe atëbotë kurbetin e largët. Por, nuk ishin shumë ata, sepse kishin vreshtat. Jeshkovasit për rrush dalloheshin në gjithë Vërrinin bashkë me fshatin Lybeqevë. Ata atëbotë ishin furnizuesit kryesorë me rrush të dy rajoneve, si në Opojë e në Gorë”, është shprehur ai.

Tradita e bujarisë Shumë familje me rrush siguronin mbijetesën e tyre, kujton fjalët e odave dhe pleqve sot Fidan Shala. Fshati përbëhet nga tre fise, Shala, Krasniqi dhe Berisha. Pjesë të evokimeve para lufte të jeshkovasëve kujton edhe veprimtari e këtij fshati Xheladin Krasniqi. Jeshkova ka një traditë të bujarisë dhe trimërisë,sepse familjet Shala, Krasniqi etj. ishin bërë oda të përbashkëta jo vetëm për përgatitjet e luftës së fundit, por edhe më herët. Tani fshati ka 75 shtëpi, na tregon Fidani, dhe janë shumica e familjeve që kanë shkuar në Prizren, e disa prej këtyre gjenden jashtë Kosove edhe ende nuk kanë marrë vendim të kthehen. Banorët e këtij fshati, pasi e dinë fshatin e tyre dhe kushtet se si dikur është jetuar në një frymë bashkëpunimi. Kurse banorët e këtij fshati ankohen në faktin se Jeshkova po mbetet pa banorë, sepse gati gjithë të rinjtë po ikin nga këtu.

Janë 75 shtëpi, prej këtyre 30 janë nën dry, sepse nuk kanë asnjë banor Shumica po ikin drejte Italisë, Sllovenisë dhe shteteve të tjera. Jeshkova dikur ishte e njohur edhe për “Gurin e Kallogjerit”, që është një pikë që dikur moti është vizituar nga shumë besimtarë. Atje është një shpellë e bukur që ende nuk është hulumtuar, por ajo deri para lufte ka shërbyer si vend i besimit. Atje sidomos shkonin nuset që nuk lindnin.

“Ato gjuani një gur në vrimën e zezë që është brenda katit të dytë të shpellës dhe nëse dëgjohej krisma trak trak, ajo nuse mund të priste fëmije, nëse jo ajo s’do të gëzohej me fëmijë, Pastaj aty flinin dhe nëse nusja shihte ëndërr fëmijë shpresa pritej se ajo do të lindte në të kundërtën jo. Tani ajo pikë është pa mbikqyerje, kurse ajo që e karakterizoi shumë “Gurin e Kallogjerit” ishte këmbëngulësia e madhe e forcave serbe militare e paramilitare që mos ta lëshojë atë pikë strategjike sipas tyre”, shpjegon Fidani.

Pleqtë nuk e duan jetën pa të rinj Banorët e Jeshkovës vazhdojnë të bëjnë jetën e pazhurmshme, në mes maleve dhe me të vetmen ankesë që kanë është fakti se nuk duan, që të rinjtë të ikin nga këtu. Ata pastaj mendojnë se nuk e dinë se çfarë u duhet jeta pa ata. Komuna në anën tjetër pohon se në Jeshkovë është investuar mjaft, ku është asfaltuar rruga dhe insfrastruktura tjetër. Shkodran Kryeziu flet për Kullën e Jeshkovës, e cila është me vlera historike dhe të trashegimisë.

Kryeziu, arkitekt, shprehet se Kulla ka sallonin e pritjes dhe dy dhoma ku do të ekspozohen eksponatet e trashëgimisë së Vërrinit dhe eksponate nga lufta e fundit. Fshati ka tetë dëshmorë të kombit, dhe ende ka hallin e pesë të zhdukurve që nuk e dinë fatin e tyre. Familjarët e të zhdukurve vazhdojnë të bëjnë jetën mes shpresës dhe mes vdekjes, siç thonë pleqtë në këtë fshat .

Burimet e këtij fshati dhe vreshtat e Jeshkovës dikur ishin të njohura, por tanimë vreshtat janë vetëm djerrinë, sepse krahu i punës ka ikur jashtë Kosove. Banorët pos parasë së kurbetit mundohen të mbijetojnë edhe me ndonjë copë tokë e ndonjë bagëti, sepse këtu vetëm kështu arrihet të mbijetohet. Frika se nga këto 75 shtëpi mund të shpërngulen edhe më tej i trishton këta banorë. “Ne jemi mësuar si një familje dhe secila shpërngulje na copëton zëmrën “, pohuan pleqtë Jeshkovës.

(Kosova Sot)

Fillon “Festari” në Suharekë

0

Sot ka filluar “Festari” në Suharekë dhe aktivitetet nuk kanë shkuar të gjitha sipas planifikimit.

Një ligjëratë për trashëgimi kulturore ka dështuar dhe pjesëmarrësit janë paralajmëruar paraprakisht, për të vazhduar nesër në ora 12:00 dhe ditët tjera, që kulmohet të shtunën me aksion nga Forumi i Trashëgimisë dhe Arkeologjisë në Kastërc.

Një artist me famë ndërkombëtare në fushën e animacionit, Joan Zhoga, shqiptar i cili aktivitetin e zhvillon në Greqi, transmeton TherandaPost.

Ai është duke asistuar në punën e të rinjëve suharekas për të nxjerr një produkt. Ndër të rinjtë që janë duke punuar me një projekt shumë interesant që lidhet me traditat shqiptare është Flamur Hasani.

TherandaPsot do të sjellë intervista ekskluzive me artistë me famë botërore që qëndrojnë këto ditë në Suharekë.

Zafir Berisha e quan “të gjorë” Haxhi Avdylin

0

Kryetari i Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar deklaratën e kryetarit të LDK-së në Prizren, Haxhi Avdylit, për Klanin “Pronto”. Ai, thotë se Avdyli është larg me realitetin politik. Nuk ka ngurruar të quan edhe “të gjorë”.

“Nuk ka faj ky i gjorë, sepse ky dhe politika reale janë larg sa dita me natën”, shkruan Berisha në Facebook..

“Hynë aty ku nuk di me dalë, ose se di i ngrati që partia e tij është në koalicion me ,,Pronton,, dhe është servis dhe ,,yzmetqar,, i kapjes së shtetit”.
Sido që të jetë, ky i gjorë me 2026 e mëson politikë se i ri është ka kohë!”/PrizrenPress.com/

Tollovi në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren

0

Pas rifillimit të punimeve në vendosjen e kolektorit të uëjrave të zeza në rrugën kryesore të Prizrenit atë “ Remzi Ademaj”, sërish po shfaqen tollovi në komunikacion.

Qytetarët po kanë mirëkuptim për zhvillimin e punimeve, por banorët e rrugës “ Sozi Çelebiu” ku po qarkullojnë këto automjete kanë shqetësimet e tyre.
Para disa ditesh, kanë rifilluar punimet në vendosjen e kolektorit në pjesën tjetër të rrugës “ Remzi Ademaj”, nga Gjimnazi “ Remzi Ademaj” deri tek objekti i administratës komunale të Prizrenit. Veturat tani po lëvizin në të djathtë të kësaj rruge nëpër Urën e Soziut, dhe po rikyçen në rrugën kryesore përmes rrugës “ Sozi Çelebiu”.

Kjo rrugë e ngushtë e kësaj zone të qytetit, e ngushtuar edhe më tepër me parkimin e shumë veturave po krijon telashe të mëdha për pjesëmarrësit në komunikacion. Gjithashtu problem të madh po paraqesin automjetët e rënda, të cilat mezi po e kalojnë këtë rrugë për shkak të hapësirave të vogla, dhe po krijohen kolona të gjata të veturave.

Taksisti Krenar Gashi, i cili po qarkullonte me veturën e tij gjatë dites së hënë ,tha se po has në probleme gjatë lëvizjes në këtë rrugë, pasi që ndalesat po janë të gjata si pasojë e rrugës së ngarkuar dhe kolonave të shpeshta që po krijohen.

Në anën tjetër, qytetarët Arlind Vërmica e Bashkim Gigollaj, thonë se përkundër vështirësive në lëvizje në këtë rrugë, ata kanë mirëkuptim për realizimin e projektit të kolektorit për derdhjen e ujërave të zeza në impiantin e Vlashnjes që pritet të ndërtohet.

Ndërkaq, banori i rrugës “ Sozi Çelebiu”, Enver Batiu, thotë se vendimi për qarkullimin e automjeteve në këtë rrugë në kahjen e kundërt nga se ishte më herët për shkak të këtyre punimeve, ka bllokuar banorët që jetojnë në afërsi, ndërsa ai thotë se shqetësim tjetër është se nga lëvizja e veturave të shumta janë të rrezikuar fëmijët.

Ai në emër të banorëve kërkon që të gjendet një zgjidhje më e pranuueshme nga organet kompetente dhe policia.
Lidhur me këtë çështje ne kemi kontaktuar zyrtarin komunal për informim , Ymer Berisha, i cili përmes telefonit tha se jemi të njoftuar për gjendjen në komunikacion në këtë rrugë pas fillimit të punimeve në vendosjen e kolektorit, dhe së bashku me organet tjera kompetente po mundohemi të marrim masa shtesë që mos të paraqiten vështirësi në këtë rrugë.

Ndërkaq, gjithashtu jemi në pritje edhe të përgjegjigjes nga ana e implementuesit të këtij projekti KRU “ Hidroregjioni jugor” dhe të policisë, e cila vetëm ditën e parë ka qenë e orinetuar për rregullimin e lëvizjes së automjeteve, ndërkaq probleme më të theksuara po paraqesin automjetët e rënda që po lëvziin në rrugën “ Sozi Çelebiu”, të cilat e kanë shumë të vështirë të lëvizin në këtë rrugë të ngushtë dhe të cunguar nga veturat e parkuara../TV Prizreni/

Zafir Berisha: Koalicioni po e ha vetveten

0

Përpjekjet për riformatim të qeverisës, sipas Zafir Berishes janë vetëm përpjekje për të mundur që të dalë zvarrë ky koalicion i dështuar deri në pranverën e vitit që vjen, përndryshe ai nuk pret që ky koalicion të shkojë deri në fund të mandatit.

“Me këtë qeverisje të keqe është duke e hëngër jo vetëm e ardhmja e vendit, shtetin brendapërbrenda, por ajo po e ha edhe vetveten. Prandaj do t’i vijë fundi kësaj qeverisjeje”, është shprehur ai.

Është vlerësim dhe pritje e tij që me thellimin e kësaj krize, në vend të krijimit të një qeverisjeje më të mirë me riformatim, pranvera e vitit që vjen të sjellë zgjedhje të reja për të dyja nivelet dhe kjo qeveri e dështuar ta marrë epilogun e vet të turpshëm, me gjykimin që do t’i japin qytetarët.

“Unë besoj që zgjedhjet lokale do të tërhiqen pak më herët, të mbahen më herët, dhe është një klimë politike që për shkak të dështimeve në politikat madhore të shtetit nga kjo qeverisje e tanishme, gjasat në të mëdha që zgjedhjet lokale të mbahen për 6-7 muaj më herët, dhe të mbahen së bashku me zgjedhjet parlamentare të parakohshme, kjo është shumë e mundshme duke u bazuar në rrjedhat e tanishme politike, por edhe duke i bazuar në zhvillimet e tjera”, u shpreh Zafir Berisha për “Kosova Sot”.

Konfirmohet aktakuza ndaj prokurorit Bajram Hamitaga

0

Hetimet ndaj Hamitagës dhe Delilit kanë filluar menjëherë pas transmetimit të emisionit “Drejtësia në Kosovë” në të cilin Hamitaga kishte akuzohej se ka kërkuar favore nga një i dyshuar ndaj të cilit ai po bënte hetimet.

Prokuroria Themelore në Gjilan Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prizren, kundër dy të pandehurve, Bajram Hamitaga dhe Luan Delili për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar dhe frikësimit gjatë procedurës penale.

Prokuroria konfirmoi se sipas aktakuzës, i pandehuri Hamitaga, i cili ka qenë prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, nga muaji korrik i vitit 2013 deri më 22 janar 2015, në cilësinë e personit zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe djalin e tij, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, me çka ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar.

Ndërkaq, i pandehuri i dytë, Luan Delili, më 08.04.2016, me anë të premtimit e ka nxitur personin tjetër që të përmbahet nga dhënia e deklaratave, në mënyrë që të tërhiqet nga dhënia e deklaratave që i ka dhënë në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prizren, se i pandehuri i parë B.H., ka kërkuar 5.000 euro, me çka ka kryer veprën penale të frikësimit gjatë procedurës penale.

Hetimet ndaj Hamitagës dhe Delilit kanë filluar menjëherë pas transmetimit të emisionit “Drejtësia në Kosovë” në të cilin Hamitaga kishte akuzohej se ka kërkuar favore nga një i dyshuar ndaj të cilit ai po bënte hetimet./Kallxo.com/