Home Blog Page 6232

Haxhi Avdyli: Klani ”Pronto” ka uzurpuar Kosovën

0

Koalicioni PDK- LDK, duket se nuk është duke funksionuar aq mirë, saqë proklamohet nga drejtuesit e dy partive.

Është kreu i LDK-së, në Prizren, Haxhi Avdyli, ai i cili ka thënë se edhe klani i Veselit, janë ata që e kanë uzurpuar Kosovën.

Reagimi i plotë i Avdylit:

“Kosova do duhet ti aprovoj sa më shpejt ligjet e Xhunglës , ku më të fortit do uzurpojnë, përvetësojnë dhe do mbrohen me ligjin e Xhunglës së Kadri Veselit. ”
Për 17 vite njerzit e Klanit Pronto kanë uzurpuar cka do që iu ka ardh në dorë, që nga asetet ekonomike, arsimore, juridike etj, pastaj pozitat , e punësimet , shkurt është uzurpuar Kosova.
Prandaj ska se si të mos mbrohet mendësia e uzurpatorëve sepse ky ishte dhe është thelbi mendësisë politike sado që tentohet të fasadizohet të Pronto poltikës.

Nisma premton rikthimin e krenarisë qytetit të Prizrenit

0

Nisma për Kosovën ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues në Prizren.

Përveç deputetit njëherësh kryetar i Degës Zafir Berisha, kanë marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm Bilall Sherifi dhe deputeti, Enver Hoti.
Bilall Sherifi tha se Kosova po kalon nëpër një periudhë të rëndë politike dhe ekonomike.

“ Për këtë Nisma me kontributin e vet është duke i sherbyer interesave të qytetarëve të vendit duke mbajtur qëndrim konstruktiv, në raport me sovranitetin e vendit sa i përket temave tashmë të njohura siç është demarkacioni me Malin e Zi dhe Asociacioni i komunave serbe”, tha ai.

Ndërsa për çështje organizative rreth partisë, Enver Hoti, shpalosi strategjinë e Nisma-s, në nivel vendi lidhur me organizimin e brendshëm, derisa kryetari i deges Zafir Berisha nga Këshilli drejtues i Degës ë Prizren, kërkoi një angazhim maksimal të të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve, me qëllimin që t’i kthehet dinjiteti dhe krenaria qytetit të Prizrenit.

Ai potencoi para të pranishmëve nevojën për ndryshime në interes të qytetarëve të Prizrenit dhe Kosovës, si forcë serioze politike është e vetmja e cila me platformën e saj socialdomakrate, do ti kthej institucionet e qeverisjes komunale në shërbim të qytetarëve.

Udhëheqësit e Nismës për Kosovën më pastaj zhvilluan edhe një takim me qindra të rinj të Prizrenit, të cilët u treguan të gatshëm të jenë pjesë e strukturave dhe ekipit të “NISMA” për Kosovën, ekip ky që garanton ndryshime të qëndrueshme dhe pozitive në Prizren./PrizrenPress.com/

Ja 5 filmat ku aktorët kanë bërë seks vërtetë

0

Deri në vitin 1960, skenat seksuale në filmat artistikë kanë qenë të kufizuara.

Në vitet në vazhdim këto skena filluan të shfaqeshin më rëndom në filma, shpeshherë të stimuluara dhe në disa raste aktorët kanë kryer realisht marrëdhënie seksuale gjatë xhirimit të filmit.

Ja cilët janë filmat ku aktorët kanë kryer realisht marrëdhënie seksuale.

Ken Park

Një film dramatic-erotik, prodhim i vitit 2002. Marrëdhënia kryesore e filmit është midis një djali i cili kryen marrëdhënie seksuale me mamanë e të dashurës së tij. Skenat intime midis dy aktorëve janë kryer realisht, dhe jo të stimuluara.

Idiots

Nëse përmendim emrin e regjisorit Lars von Trier, kuptohet që kemi të bëjmë me një film me skena të forta seksuale. Filmi “The Idiots” , në përmbatjen e tij i referohet një grupi të rinjsh anti-borgjezë të cilët janë në kërkim të “idiotësisë së brendshme”, duke u mbyllur në një shtëpi në periferi të qytetit. Brënda shtëpisë ndodhin akte të vazhdueshme seksuale, orgji. Në shumë prej skenave të xhiruara aktet seksuale kanë ndodhur realisht.
Cruising

Fimi Cruising një prodhim i viti 1980, ka si aktor kryesor të madhin Al Pacino. Ky film u kritikua mjaft si një film me skena të forta homofobike. Filmi flet për historinë e një vrasësi serial i cili ndjek homoseksualët, duke i ekzekutuar më pas. Filmi ka skena të forta seksuale, kryesisht homoseksualësh të cilat nuk kanë qenë të stimuluara.

Strange by the lake

Prodhim i vitit 2013, “Strange by the lake” kategorizohet në filmat triller erotikë. Pjesën më të madhe kohore e zënë skenat seksuale me plane tejet të ngushta rreth aktit seksual.

Intimacy

Dy të rinj të panjohur i vënë detyrë vetes të zhvillojnë ndjenjat midis tyre duke u mbyllur me ditë të tëra në një shtëpi. Skenat seksi midis aktorëve Mark Rylance dhe Kerry Fox janë totalisht të pastimuluara duke ndodhur realisht gjatë “aksionit” të regjisorit. Aktorja Kerry Fox është shprehur pas mbarimit të filmit se është ndjerë aq mirë saqë nuk do të dëshironte të mbaronin kurrë xhirimet e filmit.

Portieri shënon gol nga 70 metra distancë

0

Portieri i skuadrës turke Eskisehirspor, Ruud Boffin, ka shënuar një gol të bukur nga një distancë prej 70-të metrave.

Boffin ka realizuar nga gjuajtja e lirë në minutënn e 88-të kundër Umraniyespor, duke e barazuar rezultatin me ç’rast i siguroi një pikë skuadrës së tij.

Ndeshja ndërmjet Umraniyespor dhe Eskisehirspor ka përfunduar me rezultat 2-2 në kuadrë të javës së katërt në ligën e dytë të Turkisë.

Blerand Stavileci akuzohet për 50 mijë euro

0

Paratë që deponohen për lojëtarët e klubit basketbollist “Sigal Prishtina”, nuk u shkojnë atyre.

Dyshohet se këto para shkojnë në “xhepat”, e kryetarit të këtij klubi Blerand Stavilecit, Drejtorit Ismet Karaxhës dhe menaxherit Florian Miftarit, sipas një kallëzimi penal të ngritur nga avokati Hamit Gashi. Ky i fundit përfaqëosn Ismet Rexhepin, pronarë i Mekanizmit Rregullues Reklamues, si palë e dëmtuar.

Gazeta Fjala ka siguruar këtë kallëzim penal, ku thuhet se 50 mijë eurot e deponuara nga Ismet Rexhepi, nuk u kanë shkuar lojëtarëve, por të njejtat sipas Rexhepit kanë shkuar në xhepat e kryetarit Blerand Stavileci, Ismet Karaxhës, e Florian Miftarit.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Fjala edhe vet avokati Hamit Gashi, i cili ka ngritur kallëzimin penal ndaj personave përgjegjës të klubit.

“E kam ba një kallzim penal ndaj Ismet Karaxhës, Florian Miftarit, Blerand Stavilecit të Klubit “Sigal Prishtina”, përshkak të veprës penale, dëmtimi i kreditorëve dhe debitorëve në të cilën është bërë i fuqishëm aktvendimi për përmbarim”, ka thënë për Gazetën Gashi.

Gazeta ka provuar të kontaktoj me Kryetarin e Klubit ‘Sigal Prishtin’, Blerand Stavileci, por ka qenë i paqasshem.

Gashi tregon se edhe xhirollogaritë e lojëtareve janë bllokuar përmes përmbaruesit privat.

Kallzimin e tij penal, avokati thotë se e ka ngritur që nga 15 marsi, derisa ende nuk është në dijeni pse një vendim i tillë po zvarritet ende.

“Nuk e di ku është faji për moszbatimin e këtij vendimi por pala ime Ismet Rexhepi, si palë e dëmtuar që ka fituar një kontekst prej 50 mijë eurosh. Gjykimi është kryer në Gjykatën themelore në Prishtinë, ka përfundu para dhjetë vitesh dhe përmbarimi i saj zvarritet pa arsye e me fajin e personave përgjegjës të klubit basketbollist”, shpjegon për Gazetën avokati Gashi.

Avokati që ka ngritur kallëzimin penal thotë se lojëtarët nuk paguhen në mënyrë të rregullt.

“Lojëtarët e klubit SIgal nuk paguhen në mënyrë të rregullt por tërthorazi duke iu shmang obligimit për të mos shkue paratë edhe për lojëtarët apo edhe për person tjetër por duke shkuar në hepat privat. Ekziston dyshimi në bazë të debitorit që ti kryej obligimet se këta persona pengojnë me u zbatu veprimi. Xhirollogaritë janë blloku përmes përmbaruesit privat Isak Islamit, ata nuk kanë mjete përmes xhirollogarisë se pot ë kishin mjete ato së pari do duhej të zbatonin veprimin e formës së prerë prej 50 mijë euro”, ka shtuar ai./GazetaFjala/

Vëllezërit Xhaka, prapë kundër njëri-tjetrit

0

E mërkura do të jetë një ditë speciale në Ligën e Kampionëve. Në fakt, vëllezërit Xhaka do të përballen në mes vete në ndeshjen ndërmjet Arsenalit dhe Baselit.

Madje, edhe uebfaqja zyrtare e UEFA-s ia ka kushtuar një shkrim të veçantë vëllezërve nga Kosova, shkruan Zëri.

“Ishte Baseli prej ku Granit Xhaka doli në skenën e futbollit si adoleshent në mes viteve 2010 e 2012, duke e ndihmuar ekipin zviceran ta eliminonte nga Liga e Kampionëve një ekip si Manchester United”, shkruan fillimisht uefa.com, përcjellë Zëri.

“Tash, pasi iu bashkua Arsenalit nga Borussia Monchengladbachu, mesfushori e sheh veten kundër kampionit zviceran për herë të parë. Xhaka pa dyshim është në formë tek Arsenali pasi ka realizuar gola të bukur ndaj Hull City e Nottingham Forest dhe, si në Evropian kur Zvicra luajti kundër Shqipërisë, ai do të përballet përsëri me vëllanë e tij Taulantin si kundërshtar, në ndeshjen e vlefshme për Grupin A të Championsit”, ka përfunduar shkrimi i shtëpisë së futbollit evropian. /Zëri/

Sondazhet, sinjal i zgjedhjeve

0

Publikimi i sondazheve se cilat parti politike kanë përkrahje më të madhe nga qytetarët dhe cilët politikanë janë më të preferuar për kryeministër të vendit, gati dy vjet para zgjedhjeve të rregullta parlamentare, vlerësohet se janë sinjal për zgjedhje të parakohshme në Kosovë

Gati dy vjet para zgjedhjeve të rregullta parlamentare, kompani të ndryshme vendore kanë filluar të nxjerrin sondazhe se cilat subjekte politike mund të fitojnë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë dhe cilët kandidatë partiakë kanë përkrahje më të madhe për kryeministër të vendit.

Ditë më parë është publikuar sondazhi i kompanisë vendore “Ubo Consulting”, sipas të cilës, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këto ditë, 24.1 për qind e qytetarëve do ta votonin PDK-në, 23.3 për qind Lëvizjen “Vetëvendosje”, ndërsa përkrahja e qytetarëve për LDK-në e kryeministrit Isa Mustafa, sipas këtij sondazhi, do të bjerë nën 20 për qind, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Madje, sipas sondazhit të “Ubo Consulting”, Albin Kurti konsiderohet nga qytetarët si kandidati më i përshtatshëm për kryeministër të vendit. Por, një sondazh i tillë ka nxehur “gjakrat” e bashkëpunëtorëve të kryeministrit Mustafa, duke e quajtur atë si të porositur. /Zeri/

Vetëm heronjtë e drejtësisë e shpëtojnë Kosovën nga kaosi

0

Vendi ka nevojë për prokurorë e gjyqtarë të guximshëm e të aftë

“Ne nuk kemi asnjë gjykatës edhe as prokuror, i cili është vrarë nga krimi i organizuar, që kjo flet edhe për atë se nuk i kanë shpallur luftë krimit, dhe kësisoj përderisa nuk i kanë shpallur një luftë të tillë krimit, ky i fundit nuk i ka ngacmuar ata. Por, në këtë aspekt së pari duhet të krijohet ideja në medie që na duhen heronj në mesin e prokurorëve dhe gjyqtarëve”, shprehet analisti Nexhmedin Spahiu

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë, por edhe opozita e vendit kanë sugjeruar se për ta ndryshuar këtë gjendje të brishtë në drejtësi, kërkohet një gjeneratë e re e cila do të vinte në krye të drejtësisë dhe do ishte pa etiketime, por njëkohësisht të bëhej edhe një reformë e thellë dhe mirëfilltë në këtë sistem. Krahas kësaj, ata kanë thënë se duhet të ngrihet edhe ideja e heroizmit në mesin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ngase në të kundërtën nuk mund të ngrihet në këmbë as institucioni i drejtësisë.

Shtrohet pyetje a ka shpresë dhe mundësi reale Kosova që të krijojë një brez të ri nga dhe nga e para të prokurorëve e gjyqtarëve të painkriminuar, të shkolluar dhe të aftë e me etikë dhe integritet profesional, të cilët do të zëvendësonin të gjithë të korruptuarit e të inkriminuarit ekzistues në sistemin e drejtë- sisë, dhe po ashtu a mund të gjinden së paku ‘disa heronj të drejtësisë’ në këtë vend për t’ia kthyer shpresën dhe besimin qytetarëve në ‘drejtësinë e ardhshme kosovare’?

Analisti Shefqet Dibrani në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se Kosova ka mundësi reale për të dalë nga kriza e thellë, e cila e ka kapluar jo vetëm në rrafshin e drejtësisë, por në të gjitha drejtimet, por mbetet enigmë dhe pikëpyetje nëse e ka një vullnet të tillë për të dalë nga kriza, shkruan gazeta Kosova Sot.

Sipas Dibranit, oligarkët janë në gjendja ta shtyjnë vendin drejt anarkisë, drejt kaosit dhe drejt luftës civile, ngase, siç tha, ata kështu mendojnë se do t’i shmangen gjykimit të pjesërishëm ose të tërësishëm.

“Shpresat janë më të vogla, prandaj mundësitë nuk duken në horizont, pasi fillimisht duhet vullnet dhe vendosmëri, për t’ia shtuar shpresat këtij populli se Kosova nuk ka përfunduar. Jo vetëm nga brezi i ri, por Kosova ka një garniturë prokurorësh dhe gjyqtarësh, të cilët nuk janë të involvuar deri në atë shkallë sa të mos e kenë të drejtën morale për ta ushtruar detyrën e tyre profesionale. Por, mbi drejtësinë është krijuar një mjegullnajë, ndërsa kualifikimet e përgjithshme e pengojnë vullnetin e mirë për të lëvizur në këtë plan. Gjithsesi e tashmja kaq e rënduar dhe ardhmëria e drejtësisë në Kosovë duhet të shikohet nga një brez i ri, i cili nuk i ka hipotekat e sistemit të kaluar dhe as nuk janë të shantazhuar nga e tashmja mbytëse dhe pa perspektivë”, ka vijuar më tej ai, derisa ka thënë se nuk e di se sa janë të interesuar vendet mike për të bërë reforma, për të dhënë instruksione dhe për ta përgatitur një brez tjetër që do ta kthente drejtësinë në binarë dhe do të jepte shpresën se këtu do të bëhet mirë.

“E nëse sot fillohet me reforma, rezultati i kësaj përpjekjeje do të shihet pas dy vitesh e nëse ne nuk fillojmë diku sot, të mos presim as pas katër vitesh se do të bëhet mirë. Prandaj shtresa intelektuale, njerëzit e ndërgjegjshëm nuk duhet të presin se mrekullia vjen nga Zoti dhe nga Amerika”.

Ndërsa sa u përket heronjve të drejtësisë, Dibrani thotë se ata janë në mesin tonë, por vetëm se ata duhet inkurajuar për t’u flijuar për të marrë përgjegjësinë për një proces i cili duhet të ndodhë.

“Ne kemi dy-tre raste të heronjve, por ata ose u mbyten nga injoranca ose u injoruan, por intelektuali kurrë nuk duhet të dorëzohet, nga hipokrizia dhe hipokritët që e rrethojnë atë dhe shoqërinë. Dikush duhet ta marrë primatin e heroit të drejtësisë në Kosovë”, është shprehur Dibrani. /Kosova Sot/

Pjaniq: Luaj aty ku më thotë trajneri

0

Mesfushori boshnjak mendon që i duhet edhe pak kohë që të përshtatet me filozofinë e trajnerit Massimiliano Allegri.
Miralem Pjaniq është transferuar këtë verë nga Roma te Juventusi për 32 milionë euro.26-vjeçari tregon se është i gatshëm të luajë në çdo pozitë ku i kërkon trajneri, vetëm për të arritur rezultate me ekipin e tij të ri.

“Mua më mjafton të jem në fushë dhe nuk ka lidhje se në çfarë pozite më thotë trajneri që të luaj”, ka thënë Pjaniq. “Veç sa kam ardhur te Juve dhe më duhet pak kohë që të ambientohem në këtë rreth të ri”.

“Kur luan për Juventusin nuk të lejohet të gabosh, pasi që kritikohesh menjëherë. Pas humbjes me Interin, Allegri na ka folur të gjithëve dhe na ka treguar ku kemi gabuar dhe ne kemi reaguar shpejtë ku kemi marrë dy fitore radhazi”, ka deklaruar reprezentuesi i Bosnjës

Vetura 3Z për vikend në Prizren (Video)

0

Një lexues i Indeksonline e ka dërguar një video ku shihet një vbeturë zyrtare me regjistrim 3Z në hyrje të Prizrenit në autostradën Ibrahim Rugova.

Kujtojmë se sot është vikend dhe administrata shtetërore nuk punon, por veturë vazhdojnë të keqpërdoren nga punonjësit e institucioneve, raporton Indeksonline.

Për më shumë shiheni videon:

Vikendi më së miri kalohet me 3Z

Gepostet von IndeksOnline am Sonntag, 25. September 2016