Home Blog Page 6246

Sot nis vaksinimi i gjedheve kundër sëmundjes gungore

0

Sot fillon zyrtarisht aksioni i vaksinimit të gjedheve kundër sëmundjes gungore të lëkurës. Kjo pasi dje ka filluar shpërndarja e vaksinave tek veterinarët.

Rreth 235 mijë doza të vaksinave nga Afrika e Jugut kanë arritur në Kosovë para dy dite, me ç ‘rast i janë dorëzuar Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUK).

Nga kjo sëmundje sipas zyrtarëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë ngordhur rreth 200 krerë lopë.

Presidenti – fajtori kyç, kryeministri – përgjegjës për humbjen e kohës

0

Takimi i ditës së enjte i kryeministrit Mustafa me qytetarët e rajonit të Dukagjinit, Pejës me rrethinë, që janë të atakuar drejtpërdrejtë me përcaktimin e vijës së re kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, sipas versionit të tanishëm të Demarkacionit, por edhe një takim i mbajtur mes pozitës dhe opozitës me ndërmjetësim të shoqërisë civile, po shihet nga analistët dhe nga vetë subjektet politike në të dyja blloqet, si një tërheqje e butë e ekzekutivit nga marrëveshja aktuale. Kjo zmbrapsje shkallë-shkallë e Qeverisë nga një marrëveshje e tillë po shihet si pasojë reale e pamundësisë së bindjes së deputetëve edhe në radhët e pozitës për ta mbështetur një dokument të tillë, në dëm të shtetësisë së Kosovës.

Edhe vetë Qeveria po e sheh se askush nuk do ta humbë territorin, për shkak të një papërgjegjësie të tillë, që megjithatë, për nga pesha e përgjegjësisë së negocimit për tre vjet rresht në një mandat qeverisës të PDK-së, dështimi i Demarkacionit mund të jetë edhe një goditje e rëndë dhe e drejtpërdrejtë për presidentin Thaçi, si nënshkrues i marrëveshjes në pozitën e ish-zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës.

Thaçi përgjegjësi kryesor

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, pajtohet që këto dy tema të nxehta kanë lënë jashtë rendit të ditës shumë çështje me interes për jetën e qytetarëve, por është optimist që me një pajtim për interesin nacional do të dilet nga kriza dhe të rikuperohen pasojat.

“Çështja e Demarkacionit ka lënë në plan të dytë e të tretë të gjitha çështjet e tjera të rëndësishme. Demarkacioni ka krijuar edhe tensione të mëdha, duke rrezikuar edhe stabilitetin e shtetit. Çështja e Demarkacionit dhe rrezikut të madh për destabilizimin e shtetit është pasojë e një pune totalisht të papërgjegjshme të Hashim Thaçit si kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, i cili, me veprimet e tija, duke nënshkruar marrëveshje të dëmshme për Kosovën, i ka krijuar asaj dëme të pariparueshme. Këto pasoja po i bart tash Kosova dhe do t’i bartë për një kohë shumë të gjatë. Mençuria jonë është si të dalim nga kjo situatë shumë e rëndë, me pasoja edhe për marrëdhëniet tona me faktorët ndërkombëtarë. Konsensusi, nëse do të jetë i mundur,do të ishte zgjidhja ideale e këtij problemi”, tha Adem Salihaj për “Kosova Sot”.

Optimist për zgjidhje konsensuale, një tërheqje graduale taktike të Qeverisë nga një marrëveshje, që do të ishte me pasoja të rënda për vendin, është edhe Ismail Kurteshi, deputet nga lëvizja ‘VETËVENDOSJE’.

“Fakti se Qeveria ka lëvizur nga pozicioni i saj i dëmshëm në lidhje me Demarkacionin me Malin e Zi është një fitore e madhe për Kosovën. Jo vetëm për 8.200 hektarët, që mund t’i humbte Kosova me këtë Demarkacion, pa reagimin e opozitës dhe përkrahjes së madhe të qytetarëve. Kjo është gjithashtu fitore edhe për Demarkacionin, që shpejt do të ndodhë me Serbinë”, është shprehur ai. /Kosova Sot/

Drejtësia kosovare matet me euro

0

Paraja sot në vendin tonë e përcakton anën e drejtësisë, ku shpeshherë drejtësia po e merr anën e parasë. Kështu të paktën kanë vlerësuar njohësit e kësaj fushe, por edhe opozita e vendit, të cilët kanë ngritur shqetësimin e tyre se ndikimet e tilla, si dhënia e ryshfetit, korruptimi etj., po ndikojnë drejtpërsëdrejti në pavarësinë e Gjyqësorit në përgjithësi, derisa flasin edhe për atë se deri në çfarë mase ka rënë drejtësia në Kosovë dhe se sa e korruptuar dhe e ndikuar është ajo.

Ndaj në këtë drejtim është ngritur edhe pyetja se si po bëhet kjo shitblerje e drejtësisë në Kosovë, përmes tarifave që duhet paguar sekserëve të gjyqtarëve e prokurorëve në mënyrë që proceset e caktuara të marrin kahun e dëshiruar nga klientët që korruptojnë zyrtarët e shtetit në Gjyqësorin dhe Prokurorinë kosovare.

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se kapja dhe kontrabandimi i drejtë- sisë në përgjithësi, si Gjyqësorit ashtu edhe Prokurorisë, ku, përveç ndikimit nga mafia politike, njëkohësisht ky është një sfidim i madh i institucionit të Gjyqësorit në sundimin e ligjit dhe në rrugën e pavarësimit të drejtësisë në Kosovë.

“Pra, të gjitha ndikimet e jashtme e të papërgjegjshme dhe njëherësh të papranueshme të çfarëdo natyre qofshin, tani për tani mbesin kanceri i shoqërisë që po e han nga brenda drejtësinë dhe ndarjen e saj të drejtë në institucionet gjyqësore, derisa drejtësia nuk po ecën në rrugë të mbarë drejt pavarësimit dhe standardizimit, e posaçërisht demokratizimit në të gjithë resorët e saj”, tha ai. /Kosova Sot/

Demarkacioni, partitë pa konsensus

0

Përfaqësuesit e të gjitha subjekteve shqiptare në Kuvendin e Kosovës janë skeptikë për arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët për çështjen e demarkacionit, pavarësisht takimeve që po organizohen mes palëve me qëllim të përafrimit të qëndrimeve

Iniciativa për takime të përbashkëta të përfaqësuesve të subjekteve politike në vend do të vazhdojë edhe në të ardhmen me qëllim që të gjendet një zgjidhje për çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Megjithatë, përfaqësuesit e subjekteve politike në vend shprehen skeptikë për mundësinë që kjo të arrihet, pasi qëndrimet aktuale të pushtetit dhe të opozitës janë diametralisht të kundërta dhe thonë se ato vështirë se do të ndryshojnë. Opozitarët e bëjnë të qartë se marrëveshje me pushtetin mund të ketë vetëm nëse tërhiqet marrëveshja aktuale nga ana e Qeverisë, shkruan ‘Zeri’.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se kjo çështje kërkon konsensus politik.
“Tani ne kemi hyrë në një fazë të re… Çështja e demarkacionit nuk është dhe nuk duhet të lidhet as me zgjedhjet e reja, as me interesat e ngushta të lidershipit e as me interesat partiake në Kosovë. Ajo është çështje e cila duhet të bëhet, por duhet të bëhet mirë, të analizohet dhe të studiohet mirë dhe duhet të sillet në Kuvend për t’u votuar”, ka deklaruar Haliti për radio “Evropën e Lirë”.

Rugova: Ideja për dialog, të përshëndetet

Ndërsa nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka thënë se ideja për dialog ndërmjet subjekteve politike duhet të përshëndetet. Megjithatë, ai ka thënë se nuk është shumë optimist se do të arrihet pajtimi ndërmjet palëve. /Zeri/

MASHT nuk heq dorë nga testimi i mësimdhënësve

0

Nënshkrimet e 15 mijë mësimdhënësve kundër vlerësimit të njohurive të tyre, nuk do ta zmbrapsin Ministrinë e Arsimit.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, këmbëngul se ky test mbi performancën e mësimdhënësve, do të realizohet në mënyrë që dikasteri i tij të ketë një pasqyrë reale mbi njohuritë e përgjithshme të këtij komuniteti.

Sipas Bajramit, testi nuk do të mbahet gjatë këtij viti akademik, po gjithsesi ai do të realizohet, pasi edhe mësimdhënësit ta kuptojnë rëndësinë e tij.

Bajrami sqaron se frika e mësimdhënësve është e paarsyeshme, sepse do të vlerësohen për njohuri të përgjithshme, e kryesisht ato teknologjike.

Sipas ministrit, ky projekt po bëhet me qëllim që Ministria të dijë se në cilat fusha do të duhej të investojë më tepër në trajnimin e këtyre mësimdhënësve, në mënyrë që të përmirësohet edhe cilësia e arsimit e cila aktualisht nuk është në nivel të kënaqshëm.

Por Sindikata e Arsimit insiston se do ta kundërshtojnë këtë test, pasi e quan degradues për mësimdhënësit.

Duke u nisur nga fakti se cilësia e arsimit në Kosovës është tejet e dobët dhe se fajtorë për këtë janë mësimdhënësit, testimi i këtyre të fundit është i nevojshëm, vlerëson njohësi i arsimit, Dukagjin Popovci. Sipas tij, kjo do të ndihmonte në ngritjen e cilësisë në arsim.

Courtney ofron skena të nxehtë lesbike në publik

0

Ajo e ka kaluar këtë kohë me të shoqin, Doug Hutchinson, 56 vjeç.

Ka qenë një periudhë e vështirë për Courtney Stodden, pasi abortoi fëmijën.

Por 23-vjeçarja u fotografua në një plazh në Kaliforni, duke dhuruar skena të nxehta lesbike me një femër misterioze.

Moska kërkon lirimin e gazetarëve rusë të arrestuar në Rahovec

0

Moska shpreson se gazetarja ruse Oksana Sazonova, e cila gjendet në paraburgim në Kosovë, të lirohet sa më shpejt të jetë e mundur, sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme ruse, të publikuar të premten.

“Rusia është e shqetësuar për ndalimin e gazetares ruse Oksana Sazonov dhe kolegut të saj ukrainas, Sergei Belous. Sipas të dhënave në dispozicion, policia e Kosovës akuzon ata se në mënyrë të paligjshme kaluan kufirin administrativ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, transmeton zeri.info.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë thekson se Ambasada e Rusisë në Serbi dhe zyra e tyre në Prishtinë po bëjnë përpjekje të mëdha për lirimin e shpejtë të gazetarëve. E njëjta gjë po bëhet edhe në misionin e OKB-së në Kosovë, si dhe delegacionin e BE në atë vend.

Moska pret që organizatat ndërkombëtare të kontribuojnë për lirimin e gazetarëve, thuhet më tej në deklaratë. /ZËRI

Shpallet konkursi për mësimdhënës në Prizren

0

Drejtori i Arsimit në Prizren, Zahadin Shemsedini ka shpallur konkursin e tretë për mësimdhënës. Konkursi do të mbetet i hapur deri me datën 30 të këtij muajt.

“Arsyeja e hapjes së këtij konkursi është si rrjedhojë e kërkesave të drejtorëve të disa shkollave në Prizren, për përzgjedhjen e mësimdhënëseve, të cilat do të angazhohen në punë për një afat të caktuar kohor, për t’i zëvendësuar të punësuarat që janë në pushimin e lehonisë”, tha Shemsedini, shkruan PrizrenPress.com

Sipas drejtorit Shemsedini, në dy konkurset e mëhershme kanë konkurruar mbi 600 kandidatë për 90 vende të punës.

Konkurs

Gjimnazi “Gjon Buzuku” – Prizren
– Një mësimdhënës për Histori me kohë të caktuar deri më 21.01.2017
– Një Mësimdhënës për Gjuhë Shqipe për 10 orë mësimore në Gjonaj dhe 10 orë mësimore në
Romajë me kohë të caktuar deri më 25.01.2017

ShFMU “Nazim Kokollari” – Prizren
– Një mësimdhënës për mësim klasor me kohë të caktuar deri sa mësimdhënësja të kthehet
nga pushimi i lehonisë.

ShFMU “Lekë Dukagjini” – Prizren
– Një mësimdhënës për mësim klasor me kohë të caktuar deri sa mësimdhënësja të kthehet
nga pushimi i lehonisë.

ShFMU “Lidhja e Prizrenit” – Prizren
– Një mësimdhënës për mësim klasor me kohë të caktuar deri sa mësimdhënësja të kthehet
nga pushimi i lehonisë.

ShFMU “Zenun Çoçaj” – Gjonaj
– Një mësimdhënës për mësim klasor. ShFMU “Besim Nrecaj” – Lutogllavë
– Një edukatore me kohë të caktuar deri sa edukatorja të kthehet nga pushimi i lehonisë 11.02.2017.

ShFMU “Atmaxha” – Atmaxhë
– Një edukatore.

ShFMU “Fatmir Berisha” – Prizren
– Një mësimdhënës për edukatë fizike për 14 orë.

ShFMU “Haziz Tola” – Prizren
– Një edukatore.

ShFMU “Pjetër Budi” – Lugisht-Has
– Një mësimdhënës për TIK për 10 orë në Lubizhdë dhe 5 orë në paralelen e ndarë fizike në Dedaj (rishpallje)

– Një mësimdhënës për mësim klasor me kohë të caktuar deri 30.12.2016 në paralelen e
ndarë fizike në Dedaj.

ShFMU “Pjetër Mazrreku” – Mazrrek
– Një mësimdhënës për histori për 4 orë dhe 7 orë edukatë qytetare (rishpallje)

ShFMU “Hysni Temaj” – Kushnin
– Një mësimdhënës për mësim klasor – Një mësimdhënës për mësim klasor në paralelen e ndarë fizike në Trravë (mësim i kombinuar I, II, dhe IV).

ShFMU “Dëshmorët e Kabashit” – Korishë
– Një mësimdhënës për edukatë qytetare për 10 orë me kohë të caktuar deri sa mësimdhënësja të kthehet nga pushimi i lehonisë më 18.02.2017.

Hazër Shala, refuzoi dy herë që të bëhet pjesë e Qeverisë së Ramadan Mujës

0

Dy herë ka refuzuar të bëhet pjesë e Qeverisë së Ramadan Mujës. Herën e parë ishte emëruar i Drejtorisë së Mirëqenies Sociale në Ekzekutivin e Prizrenit, mirëpo nuk e kishte ushtruar asnjë ditë këtë postë. Ndërkaq, herën e dytë përkundër ofertës, nuk ka pranuar të bëhet pjesë e ndryshimit të Qerevisë së Mujës.

Hazër Shala që disa vite është drejtor i shkollës fillore në fshatin Randobravë. Ai nuk ka dashur që postin e drejtorit të shkollës, ta ‘ndërrojë’ me atë të Ekzekutivit.

Shala nuk ka pranuar të flasë për këto refuzime.

Burimet e “PrizrenPress”-it kanë bërë të ditur se vonesa e emërimit të Bujar Hasanit, në postin e drejtorit të Inspektorateve është bërë pikërisht për shkak pritjes së përgjigjes së ofertës nga Hazer Shala.

“PDK-ja ia ka ofruar postin e drejtorit, mirëpo Hazeri nuk ka pranuar”, tregon burimi i “PrizrenPress”-it.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, muajn e kaluar shkarkoi gjashtë drejtorë të Qeverisë së Mujës. Ai zëvendësimet e tyre i ka bërë me emra të rinj.

Në mesin e këtyre emrave ka qenë edhe Hazër Shala.

Ndërkaq, pas refuzimit në “vend të tij” është emëruar Bujar Hasani, i cili ka qenë drejtor i ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem Kryeziu. /PrizrenPress.com/

Cila e bënë më mirë Kallashi apo Shkëndija?

0

Ato që të dyja janë të nxehta, flakë…Edhe Shkëndije Mujaj e edhe Kallashi nuk ndalen së provokuari, shkruan “Kosovarja”.

Vallëzojnë, bëjnë këngë dhe fotografohen në pozita që nuk e lënë kënd indiferent. Shkëndija e Kallashi dikur ndanin shoqëri mes vete, por thuhet se më nuk flasin mes vete.

Në këtë foto ato shihen bashkë, duke bërë poza në stilin e tyre, një stil viral që tashmë është bërë i njohur, shkruan “Kosovarja”