Moska kërkon lirimin e gazetarëve rusë të arrestuar në Rahovec

Moska shpreson se gazetarja ruse Oksana Sazonova, e cila gjendet në paraburgim në Kosovë, të lirohet sa më shpejt të jetë e mundur, sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme ruse, të publikuar të premten.

“Rusia është e shqetësuar për ndalimin e gazetares ruse Oksana Sazonov dhe kolegut të saj ukrainas, Sergei Belous. Sipas të dhënave në dispozicion, policia e Kosovës akuzon ata se në mënyrë të paligjshme kaluan kufirin administrativ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, transmeton zeri.info.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë thekson se Ambasada e Rusisë në Serbi dhe zyra e tyre në Prishtinë po bëjnë përpjekje të mëdha për lirimin e shpejtë të gazetarëve. E njëjta gjë po bëhet edhe në misionin e OKB-së në Kosovë, si dhe delegacionin e BE në atë vend.

Moska pret që organizatat ndërkombëtare të kontribuojnë për lirimin e gazetarëve, thuhet më tej në deklaratë. /ZËRI

Më Shumë

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Lajmet e Fundit