30 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025
Home Blog Page 6249

Sali Asllanaj s’ka konflikt interesi

0

Agjencia Kundër Korrupsionit ka njoftuar se ka marrë vendimin për të mbyllur rastin ndaj kryetarit të Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, i cili ishte hetuar për konflikt interesi.

Kjo agjenci ka ardhur në përfundimin se nuk ka prova që dëshmojnë se Asllanaj ka konflikt interesi gjatë ushtrimit të mandatit aktual.

“Mbyllet rasti ndaj Sali Asllanaj, kryetar i Komunës së Suharekës, për shkak se nuk ka prova të mjaftueshme që dëshmojnë për konflikt interesi në ushtrimin e funksionit të tij publik”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni.

Në vendim, gjithashtu theksohet se rasti mund të rihapet në çdo kohë, kur mund të paraqiten rrethana të reja. Në arsyetimin e këtij vendimi, AKK-ja ka sqaruar se rasti ndaj Asllanajt është hapur pas një informacioni të deponuar në këtë agjenci, nën dyshimin për konflikt interesi në ushtrimin e funksionit publik, “për të cilin ishte pretenduar se ushtron edhe funksionin e anëtarit të Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK)”, porse ai është mbyllur për shkak se ky pretendim nuk qëndron.

Të rinjtë e LDK-së në Prizren, ndihmojnë Manolja Kabashin

0

Forumi Rinor i LDK-së në Prizren, ka ndihmuar sot studenten tjetër të UPZ-së Manolja Kabashin.

“Forumi Rinorë i LDK-së Dega në Prizren, para disa ditëve ndërmori një aksioni në mbledhje të fondeve për Anilën, e cila na emocionoi të gjithëve. Por, pasi që u konfirmua që falë Zotit është mbledhur shuma për shërimin e Anilës, ne pasi që u bë publike rasti tjetër i vajzës po ashtu nga Prizreni Manolja Kabashi, e cila u diagnostifikua me sëmundjen e leokimisë në vendosëm që këto të holla të cilat u mblodhën nga njerëz të vullnetit të mirë t’i dërgojmë familjes së Manoljës, për t’i kontribuar me një shumë simbolike”, njofton Forumi Rinor i LDK-së në Prizren.

“Urojmë që Manolja të shërohet sa më shpejtë dhe të jetë në mesin e më të dashurve të saj”.

“ Ftojmë që secili me mundësitë tuaja, të ndihmoni këtë vajzë dhe të gjithë ata që kanë nevojë”./PrizrenPress.com/

Princi Charles në Prizren

0

Princi Charles pas përfundimit të vizitës së tij në Prishtinë ai tashmë ndodhet në Prizren ku do të mbahet edhe konferenca ndërfetare.

Aty kanë arritur një numër i madh i ambasadorëve të akredituar në Kosovë, mysafirët special si dhe përfaqësuesit fetar.

Pas përfundimit të konferencës ndërfetare, pritet që Princi të bëjë një turne të vogël rreth qendrës historike të Prizrenit.

Agjenda e Princit Charles për vizitën e tij në Kosovë, do të përmbyllet pasi të përfundoj aktivitetet në Prizren. /Indeksonline/

Haxhi Avdyli: Aty ku s’ka transparencë, ka korrupsion

0

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli mendon se aty ku nuk ka transparencë, fshihet korrupsioni. Sipas tij, në mesin e atyre që nuk jep llogari para qytetarëve është kryetari i Prizrenit Ramadan Muja.

Ai thotë se zyrtarët të cilët janë nën hetime, duhet të dorëhiqen.

“Në debatin e organizuar nga Forumi Transparenca theksova që aty ku ska transparencë e llogaridhënie fshihet korrupsioni. Në Prizren jo që s’kemi llogaridhënie për premtimet e dhëna por mbahen në poste zyrtarë komunal të hetuar apo dënuar që nga kryetari e drejtorë komunal”, ka shkruar Avdyli në llogarinë e tij në Facebook.

“Kryetari i dënuar i Prizrenit jo që nuk del para qytetarëve por nuk jep llogari as para asamblistëve të zgjedhur në seanca të rregullta apo të jashtëzakonshme”.

“Nëse aspirojmë të bëhemi pjesë e shoqërive demokratike evropiane, do duhej që kriter bazë ta kemi të gjitha partitë që çdo zyrtar të emëruar në poste publike ,edhe vetëm të hetuar për korrupsion të largohet nga posti deri në përfundimin e hetimit. E jo si deri tani që të dënuarit vazhdojnë të udhëheqin dikastere të ndryshme”.

“Vlerësova lartë kontributin e shoqërisë civile dhe gazetarëve në insistimin e tyre në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies dhe vënien para publikut të gjitha premtimet e pambajtura dhe shkeljet e politikanëve”. /PrizrenPress.com/

Shkelet një këmbësor në Krushë të Madhe

0

Një këmbësor është goditur me veturë në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit.

Policia e Kosovës njofton se i dyshuari duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor,

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje.

Ndërkaq, në fshatin Bërnjak të Rahovecit është arrestuar një person pasi që gjatë kontrollit në brez i është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit VZOR me një karikatorë me gjashtë copë fishekë të cal. 7.65 mm.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Princi me “Shok”

0

Princi i Wellsit, Charles në këto momente është duke marrë pjesë në pritjen e organizuar në një prej lokaleve të Prishtinës.

Princi është duke takuar bashkëqytetarët e tij të cilët punojnë dhe veprojnë në Kosovë, po ashtu në këtë pritje janë të pranishëm edhe pjesëtarë të organizatave të ndryshme në Kosovë si dhe ekipi i filmit “Shok”, një produksion mes producentëve nga Britania dhe Kosova.

Shkencëtar, arkitekt, ndërmarrës, bursist, fotografë, organizata të ndryshme, media, aktorë, të cilët punojnë në Britani por që janë kosovarë, po ashtu janë në këtë takim me Princin.

Anila Brahaj mbërrin në Turqi (Foto)

0

(E plotësuar) Anila Brahaj nga fshati Gjonaj i Hasit tashmë ka arritur në Turqi.  Kjo është bërë e ditur përmes llogarisë zyrtare në Facebook “Ta ndihmojmë Anila Brahaj – faqja Zyrtare”.

“Anila tashmë ka arritur në Turqi, ju falënderon dhe përshëndet përzemersisht”, shkruan në Facebook, raporton PrizrenPress.

Anila Brahaj mbrrin ne Turqi

Anila Brahaj niset për shërim në Turqi (Foto)

Anila Brahaj nga fshati Gjonaj i Hasit, ka shkuar sot për shërim në Turqi. Ajo është përciell nga familjarët dhe shokët e saj.

Studentja e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Anila Brahaj është diagnosifikuar më sëmundjen e leokimisë akute.

Falë iniciativës dhe zemërgjerësisë së qytetarëve brenda dhe jashtë Kosovës, ajo ka siguruar paratë për trajtimin e kësaj sëmundje. /PrizrenPress.com/

Anila Brahaj niset per sherim

Anila Brahaj niset per sherim1

Arrestohen 5 persona në Prizren, dyshohen për shpëlarje të parasë

0

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, me 17 mars 2016, ka ndërmarrë operacionin policor, në rajonin e Prizrenit, nën dyshimin e bazuar se disa persona të dyshuar janë duke kryer veprat penale ‘mbajtje në pronësi të paautorizuar të armës’, ‘vjedhje e rëndë’ dhe ‘shpëlarje e parasë’.

Në një komunikatë të Policisë së Kosovës thuhet se gjatë operacionit është arritur të arrestohen pesë persona të dyshuar: V. N. lindur me 1973 m/sh/K, K. G. i lindur me 1979 m/sh/K, B. E. i lindur me 1983 m/sh/K, E. C. i lindur me 1967 m/sh/Sh dhe G. G. i lindur me 1970 m/sh/K.

Si prova materiale janë sekuestruar: 1 revole me 14 fishekë dhe 6 telefona celularë.

Të arrestuarit dyshohet se në bashkëveprim organizonin shkëmbimin e një shume të parave, të raportuara si të vjedhura në shtete tjera.

Të dyshuarit janë arrestuar në një lokacion të Prizrenit, ku fillimisht janë shoqëruar në stacion policor, kurse me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /PrizrenPress.com/

Të shtëna në Prizren, arrestohet një person

0

Policia e Prizrenit ka bërë të ditur se dje, rreth orës 18:00, ka pranuar një informacion i cili bënte me dije se në fshatin Lybeqevë ka të shtëna me armë zjarri.

Një patrullë policore ka shkuar për verifikimin e informacionit dhe ka arritur ta gjejë vendin e ngjarjes në të cilin janë gjetur 45 gëzhoja të armës automatike të cilat janë mbledhur si dëshmi materiale, raporton PrizrenPress.

Më pas, gjatë hetimit, janë ndaluar katër persona për t’u pyetur për rastin.

Pas përfundimit të hetimeve fillestare, është sekuestruar një pushkë gjysmë automatike njëzetëshe pa fishekë.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, poseduesi i armës ndalët nën masën e arrestit sepse i njëjti dyshohet të ketë konsumuar elemente të dy veprave penale: Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtje në pronësi ose kontroll të armëve luftarake. /PrizrenPress.com/

Suharekë: E kanosë me armë të dehurin që i rrëzohet mbi tavolinë

0

Policia Rajonale e Prizrenit njofton se rreth mesnate, në ambientet e një lokali hotelier në Gjinoc të Suharekës, një i dyshuar , me armë zjarri e ka kanosur një person i cili mbase kishte qenë i dehur dhe ishte rrezuar mbi tavolinën e të dyshuarit.

Pas kanosjes i dyshuari ishte larguar nga lokali me një automjet të cilin patrullat policore e kanë ndaluar në fshatin Dvoran. Gjatë kontrollit të automjetit, në brezin e pasagjerit, policia e ka gjetur armën e llojit revolver e kalibrit 7.6mm me pesë fishekë, raporton PrizrenPress.

Po ashtu, rreth orës 02:05 minuta në rrugën “Flamuri” në Prizren, gjatë një hetimi të Departamentit të Hetimeve Kundër Krimit të Organizuar në bashkëpunim me hetues nga Prizreni është ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit të automjetit është gjetur një pistoletë e llojit “SIG SAUER” i kalibrit 9mm me 14 fishekë.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, i dyshuari është ndalur në mbajtje. /PrizrenPress.com/