Haxhi Avdyli: Aty ku s’ka transparencë, ka korrupsion

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli mendon se aty ku nuk ka transparencë, fshihet korrupsioni. Sipas tij, në mesin e atyre që nuk jep llogari para qytetarëve është kryetari i Prizrenit Ramadan Muja.

Ai thotë se zyrtarët të cilët janë nën hetime, duhet të dorëhiqen.

“Në debatin e organizuar nga Forumi Transparenca theksova që aty ku ska transparencë e llogaridhënie fshihet korrupsioni. Në Prizren jo që s’kemi llogaridhënie për premtimet e dhëna por mbahen në poste zyrtarë komunal të hetuar apo dënuar që nga kryetari e drejtorë komunal”, ka shkruar Avdyli në llogarinë e tij në Facebook.

“Kryetari i dënuar i Prizrenit jo që nuk del para qytetarëve por nuk jep llogari as para asamblistëve të zgjedhur në seanca të rregullta apo të jashtëzakonshme”.

“Nëse aspirojmë të bëhemi pjesë e shoqërive demokratike evropiane, do duhej që kriter bazë ta kemi të gjitha partitë që çdo zyrtar të emëruar në poste publike ,edhe vetëm të hetuar për korrupsion të largohet nga posti deri në përfundimin e hetimit. E jo si deri tani që të dënuarit vazhdojnë të udhëheqin dikastere të ndryshme”.

“Vlerësova lartë kontributin e shoqërisë civile dhe gazetarëve në insistimin e tyre në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies dhe vënien para publikut të gjitha premtimet e pambajtura dhe shkeljet e politikanëve”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sulmohet një autobus me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin Pagarushë, një autobus është sulmuar me armë zjarri. Rastin e ka...

Prizren: Kërkohet paraburgim për një të dyshuar për fajde, një tjetër në arrati

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale të fajdesë, ndërsa një person...

Lajmet e Fundit