30.1 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025
Home Blog Page 6257

‘Thaçi asgjë nuk bënte pa e pyetur Krasniqin, Limajn e Selimin’

0

Gazetari Nuhi Bytyçi, i cili kishte raportuar në luftën e fundit në Kosovë dhe kishte shumë kontakte gjatë luftës me krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë në Zona B të Klan Kosovës se brenda UÇK-së kishte shumë mirëkuptim dhe bashkëpunim të ndërsjellë.

“Duhet të dihet se Hashim Thaçi asgjë nuk ka bërë pa e pyetur Jakup Krasnqin, po as pa e pyetur Fatmir Limajn, Rexhep Selimin e të tjerët”, ka thënë Bytyqi.

“Bashkëpunimi ka qenë shumë korrekt. Lahi Ibrahimaj ka qenë mik i mirë me Rexhep Selimin, por edhe me Kadri Veselin po ashtu”.

Bytyqi ka treguar edhe një rast nga vizita e diplomatit Christopher Hill.

“Kur Christopher Hill ka ardhur në vizitë në Likoc në Shtab të Përgjithshëm nuk na është lënë të xhirojmë, duke dalë i kam thënë kameramanit ta marr një sekuencë. Kur e kem xhiruar Hill-in ai ka thënë që ajo pjesë të mos transmetohet, dhe pastaj Rexhep Selimi na mori kamerën, por na tha se ‘do ua kthejmë sa po të shkoj diplomati’. Ai ashtu bëri. Na ktheu kamerën dhe ne e kemi transmetuar atë sekuencë aq të rëndësishme për luftën”, ka treguar Bytyçi në Zona B.

“Gjithashtu, kam xhiruar edhe betimin e UÇK-së, njërin nga momentet e veçanta”.

Bytyçi ka folur edhe për veprimtarin Adem Demaçi.

“Ishte një guxim i madh i Adem Demaçit që midis Prishtinës të hap zyrë të UÇK-së dhe të takojë diplomatë të huaj”.

“Një libër me gjithë këto rrëfime do të dalë së shpejti”, ka pohuar Bytyçi.

Polemikat e fundit në mes të ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Bytyçi i quan të pakuptimta.

“Lufta e UÇK-së ishte e shenjt. Këto polemika në opinion nga disa komandantë me të vërtetë më duken të pakuptimta, duke para problemet që po i kalon Kosova”, ka thënë Bytyqi.

“Nuk është koha për këto tema, tani duhet të gjithë të angazhohen për përmirësimin e jetës dhe ndërtimin e shtetit. Ka mundur të ketë diçka të vërtetë nga këto polemika, por janë të parëndësishme, misioni i madh është arritur, është arritur lira dhe pavarësia”.

“Këto polemika njëfarë mënyre po ndikojnë në zhvillimin e popullit, Kosova ka përballuar situata të rënda që prej viteve 81, 89, 93 pastaj 97, 99 të gjithë e kemi pas një qëllim se më nuk durohet robëria dhe duhet të çlirohemi”.

Bytyqi ka deklaruar se puna e tij është bërë e mundur nga bashkëpunimi i shkëlqyeshëm që ai tha se e ka pasur me udhëheqësit e UÇK-së.

“Abaz Zeka ka qenë kameramani im që mendoj që të dy së bashku e kemi kryer misionin tonë, me mbështetjen e parezervë të Shtabit të Përgjithshëm, drejtorit politik Hashim Thaçit, zëdhënësi, Jakup Krasniqi, pastaj Ramush Haradinaj, Rexhep Selimi anëtar i shtabit, Rrustem Mustafa – Remi e Shukri Buja – të gjitha zonat na kanë ndihmuar”, ka thënë Bytyçi.

Nuhi Bytyci

Arsimtari rrah brutalisht nxënësin në Rahovec (Video)

0

Indeksonline ka pranuar një informacion për rrahjen brutale të një nxënësi në shkollën fillore “Rudolf Walther” nga arsimtari Gani Sopjani.

Shkolla është në fshatin Denjë të Rahovecit, kurse sipas videos shihet se si arsimtari Sopjani godet pa mëshirë nxënësin.

Indeksonline kontaktuar me drejtorin e shkollës “Rudolf Walther”, Xhafer Berisha i cili ka konfirmuar për rrahjen, por ka thënë se tashmë gjithçka është sqaruar.

“Po rasti ka ndodhur për shkak se nxënësi ka folur fjalë të pista, mirëpo nuk ka pasur pasoja. Unë kam biseduar me arsimtarin edhe me babain e nxënësit dhe rasti është sqaruar, ka pasur kërkimfalje nga të dyja palët”, ka thënë Berisha. /Indeksonline/

Tmerruese: Arsimtari rrah brutalisht nxënësin e shkollës fillore në fshatin Denjë të Rahovecit

Gepostet von IndeksOnline am Montag, 14. März 2016

Familja e Anila Brahajt kërkon ndihmë për shërimin e saj (Video)

0

Fytyra e Anila Brahajt u zbeh së fundmi. 20 vjeçarja nga fshati Gjonaj e Prizrenit tani ka preokupim shëndetin e saj.

Kjo pasi studentja e juridikut ne Universitetin e Prizrenit, së fundmi u diagnostifikua me leukemi akute, njofton Klan Kosova.

Ndërsa, një sëmundje e tillë në Kosovë nuk mjekohet. Rrjedhimisht për këtë shërim mund të ketë vetëm jashtë vendit.

Familja e Anilës për shkaqe financiare nuk ka mundësi ta dërgojë vajzën jashtë vendit.Ajo po pret ndihmë nga të tjerët.

Familja ndihmë po pret edhe nga Ministria e Shëndetësisë ku edhe adresoi kërkesë për ndihmë.

Edhe zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë Faik Hoti konfirmoi se kanë pranuar kërkesë për ndihmë për këtë rast.

Por sikurse në rastet tjera miratimin apo jo të saj pritet ta bëjë komisioni adekuat brenda këtij institucioni.

Të rinjtë e Poslishtit dhe Vlashnjes, marrin iniciativë për themelimin e bibliotekave

0

Të rinjtë e fshatit Poslisht dhe Vlashnje të Prizrenit, kanë ndërmarrë një iniciativë për themelimin e bibliotekave nëpër shkollat e Vërrinit dhe Lumës.

Kjo iniciativë ka gjetur mbështetje nga bashkatdhetarët dhe bizneset në Prizren.

Imami i fshatit Poslishtë, Kurtish Hoxhaj, tha se ky aktivitet ka për qëllim themelimin e bibliotekave nëpër shkollat fillore të mesme të ulta në rajonin e Vërrinit dhe Lumës.

“Janë siguruar lektyrat shkollore nga klasa e I-rë, deri në klasën e IX-të sipas plan-programit të caktuar nga ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës”.

“Deri më tani janë pajisur me nga 10 ekzemplarë për secilin titull SHFMU “ “Naim Frashëri “ në Vlashnje dhe ajo “Hasim Maliqaj” në Poslisht, kurse në radhë janë shkolla në fshatin Hoqë e Qytetit, Billushë dhe në Kobajë, ku brenda javes në vijim do të pajisen me lektura shkollore”.

“ Ky aksion po realizohet falë donatorëve nga diaspora, kryesisht nga Zvicra, si dhe bashkëpunëtorëve në fshatrat Vlashnje dhe Poslisht”.
“Ky aktivitet do të vazhdojë edhe në të ardhmen, ku do të sigurohen lektura edhe për shkollat tjera të cilat ende nuk janë pajisur”, njofton Kurtish Hoxhaj/TVPZ/

Doli nga shtypi libri ”Sykaltra” i Mërgim Osmanit

0

Ka dal nga shtypi libri “Sykaltra” i autorit Mërgim Osmani. Libri përmban tregime me anë të të cilave shkrimtari Osmani paraqet nostalgjinë për atdheun.

Autori në tregimet, Tuneli, Sykaltra, Trumcaku, Magjia e dëborës, Një lutje për nënën, Hoqa e Madhe dhe Mulliri, nga Vjena e Austrisë, paraqet shpirtin e tij të mishëruar me vendlindjen, p

”Vëllimi me tregime i Mërgim Osmanit, tërheq menjëherë vëmendjen për realizimin dhe vërtetësinë e përshkrimeve plot hare dhe jetë, sa të qartë po aq edhe plot mistere” shkruan recenzentja e librit, Bardha Mançe.

Osmani vije me mesazhin e vendlindjes së tij por, a mund të harrohet shprehja gjerësisht e përdorur në popull, mandej edhe nga dijetarë, që “për veprat e mira duhet një për qind talent dhe punë”.

“Të gjitha këto tregime aq bukur janë bërë saqë lexuesi nuk mund të ndahet pa i ardhur në fund librit qoftë duke ndërruar edhe me bukën e gojës”.

“Është e vërtetë që në kushtet e sotme, sidomos të botimeve në shtypin e tanishëm, i kushtohet pak ose aspak kujdes, po që në këtë libër nuk ndodhë kjo”.

Shkrimtari Osmani me librin katërt, tashmë ka krijuar personalitetin letrar, që domosdo duhet të lexohet me një frymë.

Shkrimtari Mërgim Osmani deri më tash ka botuar libra me poezi siç janë: ”Do t’i mbledhë”, “Me sytë kah qielli” dhe “Shpirti trazuar” . /Qazim Thaçi /

Tri fshatra të Hasit, nesër pa uji

0

Fshati Kabash, Kushnin dhe Lugizhdë e Hasit,nesër nuk do të kenë uji të pijshëm.

Zëdhënësja e “Hidroregjionit Jugor”, Verije Krasniqi- Ibrahimi tha se këto fshatra nuk do të kenë uji për shkak disa punimeve të KEDS-it.

Pesë mashtrues dënohen me gjobë në Prizren

0

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, pas pranimit të aktakuzës dhe marrëveshjes së pranimit të fajësisë, të akuzuarit me inicialet N.K., Sh.K., F.G. nga Prizreni, I.B. nga fshati Dobërdol – Komuna e Podujevës, si dhe M.K. nga fshati Budakovë – Komuna e Suharekë, për shkak të veprës penale të mashtrimit në bashkëkryerje nga neni 261 par. 2 e lidhur me nenin 23 të KPK-së gjykata shpalli fajtor të akuzuarit, dhe secilin veç e veçi dënoi me burg në kohëzgjatje prej 6 muajve, ku në këtë dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak.

Gjyqtari gjykues duke aplikuar dispozitat e nenit 47 të KP-së, pasi që mori pëlqimin e të akuzuarve të lartë cekur dhe mbrojtësve të tyre, dënimi i shqiptuar me burgim për secilin veç e veç me nga 6 muaj, ju zëvendësohet me dënim me gjobë secilit veç e veç me nga 4.000 (katërmijë) euro, në të cilën shumë të dënimit me gjobë do të llogaritet për secilin veç e veç koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak.

Të akuzuarit prej viti 2009, në vazhdimësi në intervale të ndryshme kohore deri më datën 09.09.2011, duke vepruar bashkërisht në territorin e Komunës së Prizrenit, Suharekës, Rahovecit me qëllim që vetit ti sjellin dobi pasurore të kundërligjshme paraqiten si zyrtar të kompanisë së telefonisë “IPKO”, kinse sipas projektit të kësaj kompanie, bëjnë vendosjen e antenave në pronat – palujtshmërisë private dhe si kusht për këtë ofertë nga të dëmtuarit marrin shuma të konsiderueshme të hollash. /PrizrenPress.com/

Policia konfiskon narkotikë në Prizren

0

Policia Rajonale e Prizrenit mbrëmë rreth orës 21:00, në rrugën “Xhemajl Mustafa”, ka konfiskuar një qese me peshë prej 3.63 gramë substancë e dyshuar narkotike.

“Nga njësiti policor është ndaluar i dyshuari, pasi që është vërejtur se ka hedhur një qese me substancë narkotike. Gjatë kontrollit të lokacionit është gjetur dhe konfiskuar një qese me peshë prej 3.63 gramë substancë e dyshuar narkotike”, ka bërë të ditur policia.

Me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

AAK braktis Kuvendin

0

Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se partia e tij nuk do të jenë më pjesë e këtij mandati të Kuvendit.

Këto komente Haradinaj i ka bërë pasi ka dhënë gjak në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut.

Kryetari i AAK-së tha se janë duke biseduar edhe me partitë opozitare që edhe ato ta bojkotojnë Kuvendin derisa vendi të shkoj në zgjedhje.

“Parlamenti është shfrytëzuar për të mbuluar kapjen e shtetit dhe marrëveshjet por edhe me zgjedhjen e Thaçit President që është arkitekt i kësaj kapje të shtetit. Prandaj një Parlament i tillë e meriton të shpërbëhet dhe vendi të shkoj në zgjedhje. AAK nuk është pjesë e këtij parlamenti”, tha ai.

Arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes në Prizren, Egzon Azemi

0

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, përmes një komunikate ka bërë të ditur se, Policia e Kosovës ka arrestuar sot në shtëpinë e tij aktivistin e tyre, Egzon Azemin, për protestën e mbajtur në Prizren dy vite më parë kundër kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.

“Ramadan Muja, është i dënuar nga Gjykata për keqpërdorim dhe abuzim me detyrën por vazhdon të qëndrojë në liri dhe vazhdon të jetë Kryetar i Komunës. Kurse aktivistët e Vetevendosje!-s që protestuan kundër tij vazhdojnë të përndiqen e arrestohen nga ky sistem i kapur i drejtësisë”, thuhet në komunikatën e kësaj Lëvizje.

“Iu bëjmë thirrje organeve të rendit që t’i lirojnë të gjithë aktivistët, dhe t’i ndalin përndjekjet ndaj tyre. Në anën tjetër, policia duhet të arrestojë zyrtarët e pushtetit kriminal, të cilët edhe pse formalisht janë të dënuar, vazhdojnë të qëndrojnë në krye të institucioneve”, thuhet në komunikatë.

“Ramadan Muja duhet të shkojë në burg, e jo aktivistët që protestuan kundër tij. Shteti ku hajnat dhe keqpërdoruesit e dënuar apo të padënuar vijojnë të rrinë në pushtet ndërsa protestuesit arrestohen, është shtet në shërbim të krimit”. /PrizrenPress.com/