12.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

‘Thaçi asgjë nuk bënte pa e pyetur Krasniqin, Limajn e Selimin’

Gazetari Nuhi Bytyçi, i cili kishte raportuar në luftën e fundit në Kosovë dhe kishte shumë kontakte gjatë luftës me krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë në Zona B të Klan Kosovës se brenda UÇK-së kishte shumë mirëkuptim dhe bashkëpunim të ndërsjellë.

“Duhet të dihet se Hashim Thaçi asgjë nuk ka bërë pa e pyetur Jakup Krasnqin, po as pa e pyetur Fatmir Limajn, Rexhep Selimin e të tjerët”, ka thënë Bytyqi.

“Bashkëpunimi ka qenë shumë korrekt. Lahi Ibrahimaj ka qenë mik i mirë me Rexhep Selimin, por edhe me Kadri Veselin po ashtu”.

Bytyqi ka treguar edhe një rast nga vizita e diplomatit Christopher Hill.

“Kur Christopher Hill ka ardhur në vizitë në Likoc në Shtab të Përgjithshëm nuk na është lënë të xhirojmë, duke dalë i kam thënë kameramanit ta marr një sekuencë. Kur e kem xhiruar Hill-in ai ka thënë që ajo pjesë të mos transmetohet, dhe pastaj Rexhep Selimi na mori kamerën, por na tha se ‘do ua kthejmë sa po të shkoj diplomati’. Ai ashtu bëri. Na ktheu kamerën dhe ne e kemi transmetuar atë sekuencë aq të rëndësishme për luftën”, ka treguar Bytyçi në Zona B.

“Gjithashtu, kam xhiruar edhe betimin e UÇK-së, njërin nga momentet e veçanta”.

Bytyçi ka folur edhe për veprimtarin Adem Demaçi.

“Ishte një guxim i madh i Adem Demaçit që midis Prishtinës të hap zyrë të UÇK-së dhe të takojë diplomatë të huaj”.

“Një libër me gjithë këto rrëfime do të dalë së shpejti”, ka pohuar Bytyçi.

Polemikat e fundit në mes të ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Bytyçi i quan të pakuptimta.

“Lufta e UÇK-së ishte e shenjt. Këto polemika në opinion nga disa komandantë me të vërtetë më duken të pakuptimta, duke para problemet që po i kalon Kosova”, ka thënë Bytyqi.

“Nuk është koha për këto tema, tani duhet të gjithë të angazhohen për përmirësimin e jetës dhe ndërtimin e shtetit. Ka mundur të ketë diçka të vërtetë nga këto polemika, por janë të parëndësishme, misioni i madh është arritur, është arritur lira dhe pavarësia”.

“Këto polemika njëfarë mënyre po ndikojnë në zhvillimin e popullit, Kosova ka përballuar situata të rënda që prej viteve 81, 89, 93 pastaj 97, 99 të gjithë e kemi pas një qëllim se më nuk durohet robëria dhe duhet të çlirohemi”.

Bytyqi ka deklaruar se puna e tij është bërë e mundur nga bashkëpunimi i shkëlqyeshëm që ai tha se e ka pasur me udhëheqësit e UÇK-së.

“Abaz Zeka ka qenë kameramani im që mendoj që të dy së bashku e kemi kryer misionin tonë, me mbështetjen e parezervë të Shtabit të Përgjithshëm, drejtorit politik Hashim Thaçit, zëdhënësi, Jakup Krasniqi, pastaj Ramush Haradinaj, Rexhep Selimi anëtar i shtabit, Rrustem Mustafa – Remi e Shukri Buja – të gjitha zonat na kanë ndihmuar”, ka thënë Bytyçi.

Nuhi Bytyci

Më Shumë

Totaj diskuton për mundësin e bashkëpunimit me Rotary Club “Prizren””

Kryetari Shaqir Totaj sot priti kryetarin e Rotary Club "Prizren", Bujar Myftiun, sekretarin e klubit, Agron Didën dhe anëtarin Masar Gurgulen. Diskutuan për mundësitë e...

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Kompleksi afarist-banesor 'Newco Elan' , po e ndryshon përvojën e banimit në Prizren. Ky kompleks ofron banesa me cilësi të lartë të banimit, duke ju...

Lajmet e Fundit