11.9 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026
Home Blog Page 6257

Taylor Swift me kokën lart

0

Kur nuk kanë kaluar as tre muaj nga fillimi i romancës verore me Tom Hidlestone, që tashmë ka marrë fund, Taylor Swift duket se nuk e ka problem të qenurit “single”.

Në shfaqjen e parë publike që nga ndarja nga aktori britanik, ylli i muzikës eci me kokën lart përballë paparacëve, të mërkurën kur shkoi në palestër.

E veshur me tuta të zeza dhe me nuanca shkëlqyese, Taylor u shfaq shpërfillëse ndaj lajmeve që kanë qarkulluar në media dhe madje i dha edhe një buzëqeshje fotografëve që tregonte vetëbesimin e saj.

Më vonë gjatë së njëjtës ditë, Taylor ndryshoi “look” duke u shfaqur me një bluzë të zezë, një minifund të bardhë në formë A-je dhe taka të larta për të vajtur në një takim me Lily Aldridge, pasi, siç dihet, asgjë nuk mund t’i mjekojë më mirë plagët e ndarjes sesa një bashkëbisedim me mikun më të mirë.

Allegri tallet me Serie A

0

Trajneri Massimiliano Allegri është i bindur se këtë vit ka Juventusin më të fortë të viteve të fundit dhe se në Serinë A do të dominojë e fitojë pa shumë probleme. Këtë gjë, skuadra kampione e Italisë e konfirmoi edhe dje, kur mundi 3-1 Sassuolon, një ekip i fortë dhe që luan edhe në Europa League.

Dy golat e shpejtë të Higuain dhe një i Pjanic konfirmuan se bardhezinjtë janë të një kategorie tjetër, duke dominuar në fushë në çdo moment.

“Higuain është një sulmues që bën diferencën. Por duhet ende të përmirësohemi në fazën mbrojtëse, pasi na duhet më shumë ekuilibër. Në rezultatin 3-0 duhet të menaxhojmë më mirë topin dhe të mos pësojmë gol”, tha Allegri.

Skuadra e Juventusit po kthehet si Barcelona, që qarkullon topin dhe e mban shumë atë, aq sa ndaj Sassuolo e mbajti topin në 70% të kohës. Duke parë lojën e mirë dhe faktin se në tri javët e para të Serisë A fitoret e bardhezinjve kanë qenë të lehta, trajneri Allegri shprehet se ndeshjet e Juves janë si spektaklet që zgjasin 60 dhe jo 90 minuta.

Ndaj dhe ai bën ironikun kur kërkon që ndeshjet e Juves të zgjasin një orë.

“Në Seria A dominojmë dhe mendoj se ndeshjet tona mund të zgjidhen të gjitha brenda 60 minutave dhe më pas të kontrollojmë avantazhin. Megjithatë, kampionati italian është i vështirë, por duhet të rikuperojmë shpejt për ndeshjen e Champions League”, u shpreh trajneri Allegri.

Urimi i Vetëvendosjes në Prizren për Bajram

0

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren me rastin e Kurban Bajramit uron të gjithë besimtarët islam, veçanërisht bashkëqytetarët e komunës së Prizrenit.

“Gëzuar festën e Kurban Bajramit!

Kjo festë mes nesh sjell simbolin e sakrificës, sprovës dhe të durimit për besimin dhe shpresën, sakrificë e nevojshme për një të ardhme më të mirë e më të drejtë”, thuhet në urimin e VV-së, përcjellë PrizrenPress.

“Këto ditë feste duhet të na bëjnë që të reflektojmë mbi pabarazitë ekonomike e sociale të shoqërisë sonë, që të angazhohemi për një botë të barabartë dhe të drejtë ku të gjithë gëzojnë njësoj mirëqenie”.

“Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ju uron edhe një herë, juve, motra dhe vëllezër, nëna dhe baballarë që Bajrami i Kurbanit t’ju gjej të bashkuar rreth tryezave tuaja dhe në harmoni me njëri- tjetrin përmes vizitave që do të shkëmbeni mes vete, duke pasur paqen dhe mëshirën e Zotit”. /PrizrenPres.com/

Rrihen për borxh në Prizren

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se një mashkull nga Prizreni ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi është sulmuar fizikisht nga një tjetër person, shkruan PrizrenPress.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tahir Sinani”, dje rreth orës 17:55.

Në njoftim të Policisë thuhet se viktima ka pranuar tretmanë mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Malishevë: Visar Begajt i jepet lamtumira e fundit

0

Sot është bërë varrimi i të ndjerit, Visar Begaj, pilotit shqiptar që ndërroi jetë pas një aksident me aeroplan privat në afërsi të Shkupit. Varrimi i tij është bërë në Malishevë, rreth orës 16:00.

Ai vdiq së bashku me 4 bashkëpunëtorë italianë, të cilët po vinin në Kosovë me mision të investimit për një shkollë të aviacionit në qytetin e Istogut.

Trupi i pajetë i Begajt është lëshuar sot nga morgu i Shkupit, ndërsa varrimi i tij është bërë në qytetin e tij të lindjes.

Ambasada e Kosovës në Shkup gjatë gjithë kohës ka ndihmuar dhe ka qenë në dispozicion të familjes Begaj.

NISMA në Prizren uron besimtarët për Bajram

0

NISMA për Kosovën, dega Prizren, uron festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve të besimit Islam.

“Festa e Kurban Bajramit është festë e cila karakterizohet me sakrificën, modestinë, dashurinë dhe humanitetin mes njëri tjetrit”, thuhet në urimin e NISMA-s, përcjellë PrizrenPress.

“Urimin që po e përcjellim për këtë festë të shenjtë, dëshirojmë të mos jetë vetëm formalisht, por të ndjehet ngrohtë dhe shpirtërisht mes nesh. Prandaj urojmë që kjo festë të jetë një urë bashkëpunimi dhe solidarizimi në shoqërinë tonë”. /PrizrenPress.com/

Filmi filipinas triumfon në Venecia

0

Filmi filipinas “Gruaja e larguar”, një dramë bardhezi nga regjisori Lav Diaz, ka fituar “Luanin e Artë” si filmi më i mirë në Festivalin e Filmit të Venecias.

Filmi tregon historinë e një dëshirës së një mësueseje shkolle për hakmarrje dhe ndjenjës së faljes pas 30 viteve të kaluara në burg për një krim që ajo nuk e kishte bërë.

Diaz tha se filmi ishte një dëshmi e mundimeve në Filipine, pas shekujve nën regjim kolonial. Në total ishin 20 filma që garuan në edicionin e 73-të në këtë festival filmi.

“Ky çmim është për vendin tonë, për popullin filipinas, për betejat tona, për vuajtjet e njerëzimit. Faleminderit shumë të gjithëve”, tha regjisori 57-vjeçar teksa merrte trofeun. Filmi është i gjatë thuajse 4 orë.

Mes çmimeve të tjera të shpërndara:

Çmimi i Jurisë për stilistin Tom Ford për filmin thriller “Nocturnal Animals”.
Regjisori më i mirë u nda mes rusit Andrei Konchalovsky, për dramën mbi Holokaustin “Paradise”, si dhe meksikanin Amat Escalante për filmin “The Untamed”.
Aktori më i mirë për argjentinasin Oscar Martinez, për rolin e tij në dramë-komedinë “The Distinguished Citizen”.
Aktorja më e mirë për amerikanen Emma Stone, për muzikalin “La La Land”.
Çmimi “Marcello Mastroianni” për performuesin e ri më të mirë i shkoi aktores gjermane, Paula Beer, për rolin e saj në dramën e pasluftës “Frantz”.
Skenari më i mirë për Noah Oppenheim, për punën e tij në filmin “Jackie” të Pablo Larrain.
Çmimi special i Jurisë, për filmin “The Bad Batch” të Ana Lily Amirpour.

Juria e këtij viti u udhëhoq nga regjisori britanik Sam Mendes, i cili tha se filmat në garë treguan edhe njëherë se kishin një “varietet të mrekullueshëm dhe mahnitës”.

 

Ramos: La Liga qëllimi ynë

0

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka thënë se është i kënaqur me fitoren kundër Osasunas.

Madrilenët mundën Osasunan, me rezultat 5-2, në një ndeshje të dominuar plotësisht nga kampionët në fuqi të Evropës.

Ramos, i cili shënoi një gol në fitoren e ‘Los Blancos’, tha se skuadra e tij akoma duhet të përmirësojë disa gjera, edhe pse ai është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij. Ai thotë së La Liga është prioritet i Real Madridit në këtë sezon të garave.

“Në pësuam gola në pjesën e dytë, por ne arritëm qëllimin tonë. Ne kemi nevojë për t’i përmirësuar disa gjera në mënyrë që të mos pësojmë gola, por ne jemi duke luajtur mirë”, ka thënë Ramos.

“Prioritet për ne është të fitojmë tituj, sidomos La Ligën, sepse ne kemi humbur këtë garë disa vjet dhe ky është qëllimi ynë i parë”, ka theksuar mbrojtësi spanjoll.

PDK-ja në Prizren uron besimtarët për Kurban Bajram

0

Dega e Partisë Demokratike e Kosovës në Prizren, ua uron festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve të besimit Islam në komunën e Prizrenit.

“Me rastin e festës së Kurban Bajramit, dega e PDK-së në Prizren, dhe kryetari  i saj, Minir Krasniqi, uron të gjithë besimtarët e besimit Islam në Komunën e Prizrenit,  me urimet më të përzemërta që ditët që do vijnë, të na gjejnë të bashkuar rreth sfidave, por edhe për sukseset tona të përbashkëta”, thuhet në urimin e këtij subjekti politik, përcjellë PrizrenPress.

“Festa e Kurban Bajramit, përçon kultivimin e gjithëhershëm të dy dimensioneve, atë hyjnor dhe human”.

“Përkushtimet tona të përbashkëta shoqërore, do jenë të vazhdueshme  në krijimin e kushteve më të mira për jetë dhe mirëqenie, për të gjithë qytetarët e komunës sonë”.

“Festa e Kurban Bajramit, është simbol i paqes, i gëzimit, i harmonisë, i qetësisë shpirtërore, moment i lartësimit të Krijuesit tonë, dhe koha e përkushtimit të gjithmbarshëm për afrim mes njerëzve”. /PrizrenPress.com/

Komunat përballen me sfida zinxhirore

0

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale, pas gjashtë muajsh trajnimit intensiv nëpërmjet programit edukativ “Akademia për Qeverisje Lokale – (LGA)”, mbajti sesionin e fundit me ç’rast u certifikuan vijuesit e gjeneratës së pestë të këtij programi, njofton kumtesa nga IKQL.

LGA është rrjeti më i madh i edukimit për zyrtarët komunal, ku në programet e tij përfshin sesione ligjërimi dhe trajnimi, shkëmbim të përvojave rajonale, punë grupore dhe diskutime të fokusuara të akterëve lokal.

Moduli përmbyllës, në një format të diskutimit të fokusuar trajtoi fushat dhe dimensionet kryesore ku shtrihet dhe operon qeverisja lokale. Ky sesion, njëkohësisht në formë të grupeve punuese, sprovoi shkathtësitë e vijuesve të programit në disa segmente, nisur nga njohja e legjislacionit dhe politikave, menaxhimi strategjik, qasja pro-aktive në shërbime komunale, qeverisja e mirë, menaxhimi përmes sistemeve të planifikimit të integruar e deri tek aspektet operacionale dhe teknike të menaxhimit të përditshëm të punëve në komunë.

Përmes sesioneve trajnuese dhe grupeve punuese u përfundua një vlerësim i fokusuar i programit dhe njëkohësisht u përdorën si mënyrë e verifikimit të kapaciteteve dhe qëndrueshmërisë së rrjetit. Të dhënat e dala konstatojnë se Instituti KLGI ka ndërtuar një rrjet funksional dhe mund të nisë fazën e re të angazhimit të fokusuar në fushat dhe sektorët funksional të qeverisjes lokale.

Në fazën testuese të grupeve punuese të ndarë sipas sektorëve dhe fushave funksionale, nëpërmes fakteve të shpejta të dala nga analiza e punës nëpër komuna, u pa se qeverisja lokale vazhdon të funksionoj në paqartësi të plotë, nisur nga mungesa e kohezionit të politikave dhe legjislacionit, menaxhimit ad-hoc, komplikueshmëria e procedurave, mbikëqyrja dhe llogaridhënia e dobët, e deri tek mungesa e përfshirjes së qytetarëve në vendim-marrje.

Duke parë këto sfida, Instituti KLGI bashkë me partnerët dhe anëtarët e rrjetit të shtrirë në gjitha komunat e Kosovës, ka ndërmarrë nismën për një angazhim të fokusuar nëpërmjet programit për fuqizimin e komunave i njohur si LGA-EMPOWER, që është rrjedhë e programit dhe rrjetit edukativ LGA dhe rezultat i nevojës për një intervenim direkt ndër-nivelor dhe ndër-sektorial për ti ofruar efikasitet të plotë decentralizimit në nivelin lokal.