13.6 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 628

Rihanna rrëfen ndryshimet e mëdha mes djemve të saj: Janë dy personalitete krejt të kundërta

0

Në një intervistë ekskluzive për Harper’s Bazaar, Rihanna ndau detaje të rralla mbi jetën si nënë dhe personalitetet e kundërta të djemve të saj, RZA dhe Riot.

Këngëtarja e “Diamonds”, e cila së fundmi festoi 37-vjetorin, tregoi se RZA, dy vjeç, është një fëmijë empatik dhe i ndjeshëm, i dashuruar pas muzikës, librave dhe ujit.

Ndërkohë, Riot, një vjeç, është plot energji dhe shpërthen në këngë që në mëngjes. “Ai është alarmi im i mëngjesit!” tha me humor Rihanna, shkruan DailyMail.

Ajo pranoi se RZA e pati të vështirë të përshtatej me një vëlla më të vogël, por tashmë Riot “e di që është në krye”.

Rihanna zbuloi gjithashtu se emri i tij u frymëzua nga Pharrell Williams, pas këngës “Riot”, të cilën ai dhe ASAP Rocky publikuan në 2023.

Duke folur për partnerin e saj, Rihanna e quajti Rocky-n një baba të mrekullueshëm, duke pranuar me shaka se fëmijët shpesh e preferojnë atë më shumë se atë vetë.

“A e dini kush ju gatuan? Kush ju solli në jetë?!” tha ajo duke qeshur.

Megjithëse çifti preferon një jetë të qetë larg Hollywood-it, Rihanna nuk i pëlqen izolimi i të famshmëve.

“Nuk më pëlqen jeta e Rapunzel-it. Nuk dua të humbas mundësinë për të jetuar normalisht”, u shpreh ajo.

Sa i përket muzikës, Rihanna la të kuptohet se një album i ri është në horizont, duke e quajtur muzikën “lirinë e saj”.

Megjithëse nuk ka publikuar një LP që nga Anti (2016), ajo pranoi se është i vetmi album i saj që e dëgjon ende me kënaqësi. /Telegrafi/

Marketing

Policia shqiptoi 2056 gjoba trafiku për 24 orë

0
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2056 gjoba në trafik.
Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 10 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 31 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 14 persona, ndërkaq 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Dardanët sonte zhvillojnë ndeshjen me Zvicrën

0

Kombëtarja e Kosovës në basketboll sot takohet më Kombëtaren Zvicerane në ndeshjen vendimtare për parakualifikueset e Kupës së Botës 2027.

Federatës së Basketbollit të Kosovës njofton se basketbollistët e Kosovës janë të motivuar maksimalisht për sfidën ndaj helvetikëve dhe kualifikimin në fazën e ardhshme.

Pas pesë ndeshjeve të Grupit A për parakualifikimet evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027, Kosova renditet e dyta me 7 pikë.

Dardanët në duel me zviceranët vijnë pas fitores së madhe kundër Azerbajxhanit.

Dita e sotme me mot të vranët dhe temperatura të ulëta deri në -7 gradë Celsius

0

Gjatë ditës së diel, në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat pritet të lëvizin nga -7 deri në 5 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët .Temperaturat minimale pritet të jenë nga -7 deri -4°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 3°C deri në 5°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Punimet në rrugën Prizren-Tetovë shkaktojnë rrëshqitje dheu, rrezikohen disa shtëpi në Leskovec

0

Katër shtëpi të fshatit Leskovec, të komunës së Prizrenit, janë të rrezikuar nga rrëshqitja e dheut. Kjo gjendje është krijuar pas fillimit të punimeve në rrugën Prizren-Tetovë, thonë banorët e këtyre shtëpive. Rrezikshmëria është rritur çdo ditë e më shumë, thotë Hajredin Berisha, pasi edhe rruga e asfaltuar nuk është më.

“Kompania e cila është duke vijuar punimet në rrugën Prizren- Tetovë, ka bërë disa gjana që na ka sjellë deri në këtë gjendje. Punimet po vazhdojnë, premtime na kanë dhënë qysh para dy muaj e gjysmë, se do të sanohen gjërat, por janë duke shkuar në gjendje më të rrezikshme”, tha për RTK-në, Hajredin Berisha, pronar i njërës prej shtëpive.

Pas kaq muajsh, banorët kërkojnë ndalimin e punës, deri në rehabilitimin e shtëpive.

“Kemi tentuar t’i ndalim edhe punimet e kompanisë, jo t’i ndalim që të mos vazhdon rruga, por t’i ndalim që të sanohen dhe të rehabilitohen familjet. Toka është e jona, është afër dy hektarë e kemi babë e babgjysh”, vijoi tutje Berisha.

Për këtë rast është njoftuar policia rajonale, ndërsa drejtori i Inspektoratit, Islam Ukimeri, bën të ditur se, disa herë ekipet kanë dalë në terren, ndërsa po e monitorojnë situatën.

“Dje që e kemi marrë informatën nga policia, kemi dalë në vendngjarje e kemi konstatuar gjendjen dhe rrezikun që është shkaktuar atje, e kemi njoftuar Drejtorinë e Emergjencave, tani kur jemi duke folur inspektorët janë në terren dhe janë duke rrethuar objektet e rrezikuara”, tha Ukimeri.

E kontaktuar nga RTK, drejtoresha për Emergjenca dhe Shpëtim, Ramize Sinani-Shala, tha se në terren kanë dalë ekipet e gjeodezisë, që do të verifikojnë shkaqet e rrëshqitjes së dheut, e më pas do të merren masa.

Nga Ministria e Infrastrukturës nuk janë përgjigjur lidhur me këtë çështje./rtk/

Përkujtohet Mixha

0

Është nderuar jeta dhe vepra e heroit të Kosovës dhe humanistit, Muharrem Dina- Mixha, në 11 vjetorin e vdekjes.

Ish-zv/komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha, tha se Mixha ishte një personalitet shumëdimensional.

” Ai  ia ka kushtuar tërë jetën çështjes kombëtare shqiptare”, tha ai.

Njëri nga bashkëluftëtarët dhe bashkëveprimtarët më të afërt të Muharrem Dinës, zv.komandanti i FSK-së , Enver Cikaqi, tha se ai e kujton çdoherë Mixhën, pasi ishte personalitet që la pas vetes vepra madhore në shërbim të kombit dhe popullit tonë.

Kryetari i degës së OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, tha se Mixha i njohur për veprimtarinë e tij patriotike dhe humane, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në shërbim të lirisë së Kosovës dhe aspiratave të shqiptarëve në trojet e tyre shekullore.

Në emër të familjes, djali i heroit të Kosovës, Muharrem Dina, Hazëri, tha se jemi shumë krenarë për veprimtarinë jetësore të babait tonë në shërbim të atdheut, si para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Muharrem Dina- Mixha, përveç kontributit në interes të çlirimit të vendit si dhe pajtimit të gjaqeve dhe ngatërresave, ka qenë edhe themelues i Shoqatës Humanitare” Pashtriku”, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të banimit për shumë familje të invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së , dhe familje të skamnorëve në komunat e Regjionit të Prizrenit./TV Prizreni/

Nesër derbi i vjetër Liria-Vëllaznimi, priten afro 6 mijë tifozë në Prizren

0

Stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren do të jetë skena e njërit prej derbive më të mëdha të futbollit kosovar, ku nesër në ora 13:00 do të përballen Liria dhe Vëllaznimi.

Ky duel historik pritet të mbledhë afro 6 mijë tifozë, duke përfshirë mbështetësit e zjarrtë të të dyja skuadrave, raporton PrizrenPress. Tensionet e mëparshme mes dy klubeve e kanë shtuar edhe më shumë emocionin e kësaj përballjeje, e cila pritet të sjellë një atmosferë të ndezur në tribuna dhe një sfidë të fortë në fushë.

Tifozët e Lirisë janë mobilizuar për të mbështetur ekipin vendas, ndërsa edhe “Kuqezinjtë e Jakovës” do të jenë të pranishëm për të përkrahur Vëllaznimin. Përballja mes këtyre dy skuadrave është një nga më të rëndësishmet në futbollin kosovar, duke garantuar spektakël dhe rivalitet të fortë./PrizrenPress.com/

Fillojnë matjet për projektin e kullës Vuçitërrna në Rahovec

0

Kanë filluar matjet për hartimin e projektit për kullën e familjes Vuçitërrna në Rahovec.

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, thotë se ky objekt është aset i trashëgimisë kulturore.

“Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren vazhdon me përkushtim angazhimin në mbrojtjen e aseteve të trashëgimisë kulturore në rajonin tonë. Aktualisht, ekipi ynë po realizon matjet për hartimin e projektit për kullën e familjes Vuçitërrna në Rahovec, aset i trashëgimisë kulturore në mbrojtje”, tregon Hoxha.

“Kjo nismë është pjesë e planit të punës për vitin 2025 në kuadër të përpjekjeve tona të vazhdueshme për dokumentimin, restaurimin dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore”.

Marketing

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1001493048539917

Hedhja e mbeturinave në Suharekë, Muharremaj bën thirrje për përgjegjësi

0

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar lidhur me rastin e hedhjes së mbeturinave në hapësira publike, duke e cilësuar këtë veprim si të turpshëm dhe të dënueshëm.

Sipas tij rasti është hasur tek ura, në rrugën e cila e lidhë lagjen e Bajraktarëve me rrugën unazore në Suharekë.

Muharremaj ka bërë thirrje që personi përgjegjës për këtë veprim ta pastrojë këtë zonë.

“Ai i cili e ka bërë këtë vepër duhet ta pastrojë vendin. Ndryshe do të ballafaqohet me ligjin”, është shprehur Muharremaj.

Në të njëjtën kohë ka ftuar qytetarët që të jenë vigjilentë dhe ti raportojnë rastet e tilla tek organet komunale.

“E di dhe e kuptoj se edhe ju e dënoni këtë akt, andaj kudo që i shihni këta persona të papërgjegjshëm, i fotografoni dhe e njoftoni Drejtorinë e Inspeksionit në komunën tonë”,  ka deklaruar Muharremaj.

Marketing

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/653245074050170

 

Veprim i rrallë, por i bukur: Arpagjik’t e vegjël mbështesin vashat e Bashkimit

0

Vashat e Bashkimit mbrëmë nuk ishin të vetme në gjysmëfinalen e dytë të Kupës ndaj Junior 06.

Prej tribunave të palestrës “Mizahir Isma” në Rahovec morën përkrahje nga “Arpagjikt” e vegjël.

Ata nuk u ndalën për asnjë moment, teksa krijuan atmosferë mjaft të mirë.

Dashuria për ngjyrat e klubit të qytetit nis nga fëmijëria.