33.1 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
Home Blog Page 6280

Aktakuzat e para, deri në fund të vitit

0

Nëse brenda gjashtë muajve Gjykata Speciale arrin të kompletohet me stafin e nevojshëm dhe arrin t’i sigurojë mjetet financiare, pritet që aktakuzat e para ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, t’i ngrejë në fund të vitit 2016, eventualisht në fillim të vitit 2017

Gjykata Speciale pritet që aktakuzat e para ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, t’i ngrejë në fund të vitit 2016, eventualisht në fillim të vitit 2017.

Kjo do të ndodhë nëse brenda gjashtë muajve Gjykata Speciale arrin të kompletohet me stafin e nevojshëm dhe arrin t’i sigurojë mjetet financiare. Presidentja Atifete Jahjaga ka ratifikuar marrëveshjen me Holandën, shtet ky në të cilin do të vendoset Gjykata Speciale.

E para e shtetit, e ka ratifikuar marrëveshjen me Holandën në bazë të kompetencave të saj kushtetuese për ratifikim të marrëveshjeve duke u bazuar në nenin 18, paragrafi 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 10, paragrafi 4 të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare, si dhe në nenin 4, paragrafi 3 të Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik.

“Me ratifikimin e kësaj Marrëveshjeje, krahas ratifikimit më 4 shkurt 2016 të “Marrëveshjes së përkohshme ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosur në Holandë”, Kosova përmbush të gjitha obligimet e saj ndërkombëtare që lidhen me themelimin e Gjykatës Speciale”, thuhet në komunikatën e Presidencës. /Zëri/

I thyhet shtëpia Ivan Kërstiqit nga Prizreni

0

I është thyer dhe demoluar shtëpia e antarit të Komitetit për Komunitete në Prizren, Ivan Kërstiq.

Nënkryetarja për komunitete në Prizren, Sabina Birdaini – Dana thotë se aktet e tilla janë të dënueshme.

“Nuk i bëjnë nderë askujt dhe shprehim indinjatë të thellë”, tha ajo transmeton PrizrenPress.

“Komunitetet në komunën e Prizrenit janë vlere e shoqërisë sonë dhe janë kontribuuese e të gjitha proceseve dhe arritjeve tona të përbashkëta”.

“Komuna kërkon nga organet kompetente që sa më shpejte të gjejnë kryesit e kësaj vepre të shëmtuar, të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin meritor ligjor”.

“Komuna jonë është e angazhuar fuqishëm që së bashku me komunitetet të ndërtojmë vlera të demokracisë shoqërore, tolerancës dhe bashkëjetesës”./PrizrenPress.com/

‘Goditjet’ e Hatim Baxhakut

0

Deputeti i LDK-së Hatim Baxhaku, që ishte në mesin e 5 deputetëve të kësaj partie që nuk mori pjesë në seancën në të cilën Hashim Thaçi u zgjedh president i Kosovës, ka reaguar ndaj lajmit se në mbledhjen e sotme të Isa Mustafës me kryetarë të degëve të partisë është kërkuar ndër të tjerë edhe shkarkimi i tij.

“Drejtuar Gazmend Muhaxheri, Luan Goles, Fadil Gashit dhe atyre që mendojnë njëjtë si ata. Sot në mbledhjen e kryetarëve të degëve të LDK-së me kryetarin z. Isa Mustafa, disa që kanë ndërruar nga disa parti ose kanë ardhur dje në LDK, paskan kërkuar përjashtimin e Hatim Baxhakut nga LDK-ja sepse nuk e paskam përkrahur zgjedhjen e Hashim Thaçit për President”, ka shkruar Baxhaku në Facebook.

Ai ka treguar se është themelues i degës së LDK-së në Dragash, kryetar i nëndegës dhe anëtar i kryesisë që nga themelimi.
“Kam qenë delegat i Kuvendit Themelues të LDK-së në vitin 1989 të mbajtur në Medresen në Prishtinë. Jam nënkryetar i parë i LDK-së dega në Prizren. Gjithashtu jam veteran i UÇK-së. Dhe tani këta injorantë dhe hipokritë po dashkan të më përjashtojnë nga partia e cila është dhe do të jetë e vetmja deri sa të kam frymë. O Zot i madh mëshirojë”, ka shkruar tutje Baxhaku.

Në fund të postimit të tij në Facebook, ai u është drejtuar anëtarëve dhe simpatizuesve të LDK-së, që të ndalin atë që e ka quajtur debat dhe gjuhë përçarëse në komunikimet nëpër rrjetet sociale dhe mendimin dhe veprimin ndryshe për çështje të caktuara të pranohet si vlerë.
“Të ecim përpara së bashku drejt fitoreve të reja të LDK-së për shtetin e Kosovës. Kjo zaten edhe është Rugovizmi dhe filozofia Rugoviane të cilën e kemi përqafuar dhe e kemi në zemër të gjithë ne anëtarët e LDK-së pa përjashtim”, ka thënë Baxhaku.

Lajmi për kërkesën për përjashtimin e pesë deputetëve që nuk votuan sipas marrëveshjes të cilën LDK-ja e kishte nënshkruar me PDK-në, e e cila nënkuptonte që Thaçi të bëhej president, ende nuk është dhënë zyrtarisht. Mediat kanë raportuar se kryetari i degës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ai i degës së Gjakovës, Luan Gola dhe ai i degës së Klinës, Fadil Gashi kanë kërkuar një gjë e tillë. LDK-ja e as këta të tre nuk e kanë mohuar ende një kërkesë të tillë.

Antoni Quni: Ja çfarë me tha Thaçi për ndriçimin e vrasjeve politike

0

“Një ditë para seancës, zotni Mustafa dhe zotni Thaçi ranë dakord rreth kërkesave që i kam parashtruar qysh është zbardhja e vrasjeve politike të LDK-së si dhe njohja formale e fomacioneve ushtarake pranë Ministrisë së Mbrojtjes, por ishte vonë”.

Kështu tha ekskluzivisht për emisionin Rrokum Roll të Televizionit Rrokum, Anton Quni deputet i LDK-së.

“Po ju rikujtoj se une para 1 viti kam thane se nuk kam arsye me votue Hashim Thaçin President. Ketyne fjaleve nuk i ka dale afati. Kjo asht natyra ime, keshtu jam i edukuem e i arsimuem… nuk i ndrroj fjalet e mia”, tha Quni lidhun me mospjesemarrjen e tij ne seancen e zgjedhjes se Presidentit.

“Nuk isha i gatshem me ba ndonji veprim qe kishte me sjelle Thaçin ne poziten e Presidentit. Kam shume arsye qe e kam ba kete”, theksoi ai.

“Jam detyrue me u çue nga karriga ime e me shku te ajo e Kryeministrit, qe ne ate kohe ishte Thaçi, e me i thane: Zotni Kryeminister, ju sot e keni nji shans shume te mire per me i binde deputetet me i votue amandamentet e mia, por ai nuk e bani”, tha Quni lidhun me amandamentet e tij lidhun me formacionet ushtarake te UÇK’s, nen komanden e Ministrise se Mbrojtjes.

“Ka pase shume biseda. Bisedimet e shtrueme nuk i marre si presion. Kam bisedue edhe me Kryeministrin Mustafa e Hashim Thaçin…i kam qendru besnik qendrimeve te mia, e para Mustafes i kam elaborue shume çashtje. Por, nji nder momentet ma te veçanta ishte nji dite para seances, ku u takuem me Kryeministrin Mustafa dhe Hashim Thaçin. Thaçi kishte ardhe shume i pregaditun. Dy gjanat qe i diskutuem ishin keto: adresimi i vrasjeve politike; dhe, Ligji i veteraneve. Per te dyja çashtjet Thaçi ofroi zgidhje konstruktive. Per vrasjet politike, Thaçi tha se drejtimin e Ministrise se Drejtesise ka me marre LDK”, – sqaroi gjane e gjate Quni, tue shtue se perseri nuk mundi me u largue prej qendrimeve te tij.

“Une e shpreha gadishmenine time me dhane doreheqje si deputet, e ne vend timin me ardhe nji deputet qe kishte me votue Thaçin per President, por zotni Mustafa e mohoi kategorikisht kete mundesi”, kallxon Quni.

“Çdo lider e ka te drejte me dhane mendime e me i kritikue bartesite e vet”, tha Quni lidhun me shkrimin e Mustafes per deputetet e LDK qe nuk votuen Thaçin per President. Si dihet, Mustafa u tha se jane frigue nga çadrat.

Gjate bisedes Quni i bani thirrje klases sone politike me marre shembull Presidentin historik Ibrahim Rugova se, qysh tha Quni, ai ne fjalorin e tij nuk ka pase kurre shantazhe e as kesi lloj fjalori qe po e perdorin lideret tone.

“Une jam i bindun se Fisnik Ismaili asht nji patriot i mire e ka deshmue gjate luftes, por fjalori i tij s’asht fjalor qe asht ne kulturen tone. Me letrene tij nuk e ka fy veç Teuta Rugoven, por jam ndie i fyem edhe une e familja e saj. I baj thirrje me shkue me ble 1 buqet me lule, me shkue te shtepia e saj me i kerkue falje”, sugjeroi Quni.

Ndersa, perdorimin e mollotovit e gazit lotsjelles, Quni e vleresoi si nji metode brutale e primitive.
Ne fund te bisedes, moderatori Jupolli kerkoi nga Quni me ja tregue nji storie interesante qe ka ndodh gjate kohes se luftes.

“Nji nga momentet ma qesharake ka qene 9 Qershori, kur asht ditelindja ime. Me therret ne radiolidhje komandanti im, se i kishte ardhe nji arme e fuqishme me nji rreze shume te nalte te veprimit. Me drejtohet me kodin ushtarak e me thote se kjo asht per ditelindjen time. Natyrisht qe u ndjeva mire qe komandantit tim ne ato momente i ka ra ndermend qe une e kam ditelindjen. Me te njajten frekuence me thirr nji luftar serb e me fton me u paraqit ne lidhje. Kur paraqitem, me tha se ndigjova qe e ke ditelindjen, po ta urojme edhe na se e ndigjuem qe ta uroi edhe komandanti, por na s’kemi me te urue me nji granat, por me shume granata”.

3,500 banorë të Zhurit janë shpërngulur jashtë

0

Banori i këtij fshati, Fail Hoxhaj pohon se Zhuri dhe zhurjanët kanë pasur një histori e traditë të begatë atdhetare. Ai thotë se Zhuri ka pasur tramvajin, ka pasur traditën e odave si askund tjetër dhe Zhuri, aktualisht e ka primatin e fshatit më të madh në Kosovë

Sa herë që përmendet kurbeti, njerëzit jo rrallë e mendojnë Zhurin, por ky është vendbanimi rural më i madhi në komunën e Prizrenit dhe ndër fshatrat më të mëdhenj në Kosovë. Zhuri bën pjesë në Krahinën e Lumës, edhe pse shumica e njerëzve mendojnë se i përket Vërrinit. Historikisht selinë e ka pasur në Bicaj, fshat afër Kukësit, bile pleqtë ende mendojnë se përsëri atje të rikthehen duke aluduar në një përbashkim të këtyre trojeve. Në këtë pjesë shpesh ka pasur lëvizje të kufirit dhe Zhuri nëpër faza historike shpeshherë ka qenë nën Komunën e Kukësit, por ka pas periudha që edhe Kukësi ka qenë nën Komunën e Zhurit e herë- herë ka qenë nën Komunën e Prizrenit.

“Si vendbanim është shumë i lashtë, mijëvjeçar, por sipas të dhënave si emër Zhur del që daton nga viti 1331 dhe është karakteristike se ky emër nuk ka pësuar ndryshime, ka ruajtur emrin Zhur. Zhuri shtrihet në një fushëgropë e rrethua me kodra dhe male. Është fshat i tipit të dendur me një lartësi mbidetare mesatare prej 430 metra në qendër të Zhurit“, shpjegon për gazetën Bedri Hoxhaj, veprimtar i këtij fshati.

Fshati ka marrë pamjen si të një qyteti të bukur

Zhuri si pasuri natyrore ka gurin gëlqeror dhe drurin, kurse ka plagën më të madhe kurbetin. Edhe ikja e fundit e të rinjve nga Kosova e ka prekur këtë fshat dhe sipas disa shënimeve janë 150 të rinj që ikën me valën e fundit. “Zhvillimet e fundit kanë bërë që rinia të mos këtë as edhe vende pune. Kurse dikur Zhuri ka qenë kultivues i mirë i vreshtarisë, prej rrushit me të madh prodhohej lëngu i pekmezit e diku-diku edhe vera. Por, shumica e atyre arave tanimë janë mbushur banime shtëpish e disa kanë mbetur djerrina. Druri i bjeshkës së Zhurit është shfrytëzuar dhe shfrytëzohet për djegie dhe si lëndë ndërtimore (pisha e bjeshkës së Zhurit dikur përdorej në si lëndë për ndriçim „bujashka“”, shprehet Hoxhaj. Zhuri ka rreth 1100 familje me etnitet të pastër shqiptar, kurse në të kaluarën ka pasur emigrim të theksuar. “Edhe fshatrat, si Muradem, Vlashnja dhe Kobajë janë banorë të Zhurit, të cilët janë vendosur në ato vende dhe janë formuar si fshatra, por të gjithë këta e dinë se Zhuri është prejardhja e tyre./kosova sot/

Makina merr flakë

0

Një makinë ka marrë flakë teksa ishte në lëvizje, pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. Fatmirësisht nuk ka të lënduar pasi shoferi ka dalë menjëherë nga makina. Bie në sy mbërritja e zjarrfikëses në kohë rekord, vetëm pesë minuta pas ngjarjes./jetaoshqef.al/

Haxhi Avdyli mbron Anton Çunin dhe Hatim Baxhakun

0

Kryetari i LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli ka përkrahur deputetët e Prizrenit të cilët nuk e kanë votuar Hashim Thacin për president të Kosovës.

Avdyli, sipas burimeve të Gazeta Blic, ka thënë se ai në asnjë mënyrë nuk do të pranoj përjashtimin nga partia të Anton Çunit dhe Hatim Baxhakaut, deputetëve nga ajo zonë që nuk morën pjesë në seancën presidenciale.

Të njëjtin kundërshtim e ka pas edhe Kryetari i Degës së Katërt në Prishtinë, Halim Muqolli.

“Muqolli madje ka ka kundërshtuar edhe Isa Mustafën, për trajtim klientelist të deputetëve. Por ai morri përgjigje të prerë na Mustafa, se nëse nuk të pëlqen puna, nuk e ke vendin këtu”, theksoi burimi në LDK.

Ndërkaq, tre kryetarë degësh të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë kërkuar sot përjashtimin nga partia të deputetëve që kanë refuzuar të marrin pjesë në Mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku Hashim Thaçi u zgjodh President i Kosovës, ka mësuar Gazeta Blic nga burimet e saja në LDK.

LDK para pak momentesh ka përmbyllur mbledhjen e Kryesisë me kryetarët e degëve, ku edhe është paraqitur kjo kërkesë.

“Gazmend Muhaxheri i Pejës, Luan Gola i Gjakovës si dhe Fadil Gashi i Klinës kanë kërkuar përjashtimin nga Partia të deputetëve që nuk morrën pjesë në seancën e Kuvendit dhe nuk e pranuan t’ia bëjë kuorumin për president, Hashim Thaçit”, ka theksuar për Gazeta Blic një zyrtarë i LDK-së. /GazetaBlic.com/

Kujtimi në Çeki

0

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Kujtim Gashi, po qëndron në një vizitë në Çeki.

“Sot u pritëm në komunën e Kyjovit të Republikës Çeke, e cila është e binjakëzuar me komunën e Prizrenit”, shkruan Gashi në Facebook.

“ Bashkëbiseduam për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy qyteteve tona simotra, në fushat si: kulturë, sport, arsim, panaire, festivale etj”.

“Gjithashtu, u dakorduam të zhvillojmë aktivitete të përbashkëta në festat dhe datat e rëndësishme, si në Prizren, ashtu edhe në Kyjov”.

Pjesë e delegacionit komunal të Prizrenit është edhe zv.kryesuesi i Kuvendit nga radhët e komuniteteve, Levent Bush/PrizrenPress.com/

Thaçi jep dorëheqje nga postet e deritashme

0

Tashmë ish-kryetari i PDK-së, zëvendëskryeministri dhe ministri i punëve të jashtme, i votuar si President i Kosovës nga Kuvendi, ka dhënë dorëheqje nga postet e tij aktuale.

Në 2 dokumente të cilat i ka siguruar lajmi.net, sqarohen dorëheqjet e tij nga funksionet aktuale në PDK dhe qeveri të Kosovës.

Dorëheqjet vijnë pasi që Presidenti i Kosovës nuk ka të drejtë të ushtrojë poste të tjera publike gjatë kohës që do të ushtrojë këtë pozitë.

Berisha: Rama dhe Veliaj janë pedofilë politikë

0

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Edi Rama dhe Erion Veliaj janë pedofilë politikë.

“Ka disa dite qe shoqeria civile zhvillon nje beteje te vendosur ne mbrojtje te mushkrive tona ne Parkun e Liqenit. Shoqeria civile po proteston kunder nje ndertimi me beton, prerjes se pemeve ne nje siperfaqe prej 4000 meter katror te nje parku per femijet dhe nje kafeneje per klientelen, mu ne zemer te Parkut te Liqenit, qe behet direkt me urdher te Edvin Kristaq Rames. Shtojme ketu se punimet po zhvillohen pa masterplane te miratuar, pa vleresim strategjik mjedisor, pa deklarate mjedisor, pa vleresim te ndikimit ne mjedis, pa leje mjedisore, pa degjese publike, pra ne shkelje flagrante te 5 ligjeve te vendit.

Perveç ketyre, prerja e 11 pemeve perben nje krim te rende mjedisi. Ne vend qe te ulet me shoqerine civile, dje Edi Rama me Erionin e tij, ne nje akt ekstrem amoral prej pedofilesh te vertet politik, mblodhen vogelushet, pothuaj ngjitur me protesten, dhe me gojen e Erionit sulmuan para tyre shoqerine civile, pavaresisht se disa nga femijet qe kishin mbledhur aty me detyrim i kishin prindrit ne protesten e shoqerise civile.

Me kete akt, Edi Rama dhe Veliaj i tij, deshmojne se jane pedofile te shemtuar politik, por po kaq kriminel sa dhe pedofilet e vertet!” shkruan Berisha në FB.