17.8 C
Prizren
E hënë, 20 Maj, 2024

3,500 banorë të Zhurit janë shpërngulur jashtë

Banori i këtij fshati, Fail Hoxhaj pohon se Zhuri dhe zhurjanët kanë pasur një histori e traditë të begatë atdhetare. Ai thotë se Zhuri ka pasur tramvajin, ka pasur traditën e odave si askund tjetër dhe Zhuri, aktualisht e ka primatin e fshatit më të madh në Kosovë

Sa herë që përmendet kurbeti, njerëzit jo rrallë e mendojnë Zhurin, por ky është vendbanimi rural më i madhi në komunën e Prizrenit dhe ndër fshatrat më të mëdhenj në Kosovë. Zhuri bën pjesë në Krahinën e Lumës, edhe pse shumica e njerëzve mendojnë se i përket Vërrinit. Historikisht selinë e ka pasur në Bicaj, fshat afër Kukësit, bile pleqtë ende mendojnë se përsëri atje të rikthehen duke aluduar në një përbashkim të këtyre trojeve. Në këtë pjesë shpesh ka pasur lëvizje të kufirit dhe Zhuri nëpër faza historike shpeshherë ka qenë nën Komunën e Kukësit, por ka pas periudha që edhe Kukësi ka qenë nën Komunën e Zhurit e herë- herë ka qenë nën Komunën e Prizrenit.

“Si vendbanim është shumë i lashtë, mijëvjeçar, por sipas të dhënave si emër Zhur del që daton nga viti 1331 dhe është karakteristike se ky emër nuk ka pësuar ndryshime, ka ruajtur emrin Zhur. Zhuri shtrihet në një fushëgropë e rrethua me kodra dhe male. Është fshat i tipit të dendur me një lartësi mbidetare mesatare prej 430 metra në qendër të Zhurit“, shpjegon për gazetën Bedri Hoxhaj, veprimtar i këtij fshati.

Fshati ka marrë pamjen si të një qyteti të bukur

Zhuri si pasuri natyrore ka gurin gëlqeror dhe drurin, kurse ka plagën më të madhe kurbetin. Edhe ikja e fundit e të rinjve nga Kosova e ka prekur këtë fshat dhe sipas disa shënimeve janë 150 të rinj që ikën me valën e fundit. “Zhvillimet e fundit kanë bërë që rinia të mos këtë as edhe vende pune. Kurse dikur Zhuri ka qenë kultivues i mirë i vreshtarisë, prej rrushit me të madh prodhohej lëngu i pekmezit e diku-diku edhe vera. Por, shumica e atyre arave tanimë janë mbushur banime shtëpish e disa kanë mbetur djerrina. Druri i bjeshkës së Zhurit është shfrytëzuar dhe shfrytëzohet për djegie dhe si lëndë ndërtimore (pisha e bjeshkës së Zhurit dikur përdorej në si lëndë për ndriçim „bujashka“”, shprehet Hoxhaj. Zhuri ka rreth 1100 familje me etnitet të pastër shqiptar, kurse në të kaluarën ka pasur emigrim të theksuar. “Edhe fshatrat, si Muradem, Vlashnja dhe Kobajë janë banorë të Zhurit, të cilët janë vendosur në ato vende dhe janë formuar si fshatra, por të gjithë këta e dinë se Zhuri është prejardhja e tyre./kosova sot/

Më Shumë

Zyrtare: Juventusi e shkarkon Allegrin

Juventus ka shkarkuar Massimiliano Allegri nga pozita e trajnerit. Kjo është e bërë e ditur me anë të një komunikate zyrtare nga klubi i Juventusit. Sipas...

Ngritet aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë për drogë dhe kalim ilegal të kufirit

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.D., shtetas i Shqipërisë, i cili gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit