12.6 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 6280

Ramos: Qëndrimi i Iscos, lajm i madh

0

Isco vendosi të mbetet pjesë e Real Madridit, dhe pse nuk është zgjedhja e parë e trajnerit francez, Zinedine Zidane

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka thënë se është i kënaqur që Isco vendosi të qëndrojnë në radhët e kampionit të Evropës.

“Qëndrimi i Iscos në Real Madrid është një lajm i madh dhe më bën të lumtur”, ka thënë Ramos.

“Ne të gjithë e dimë se çfarë lojtari është ai. Isco i sjell shumë cilësi ekipit”, ka deklaruar reprezentuesi spanjoll.

Fituesit e Zambakut të Prizrenit

0

Edicioni i 28 i festivalit të këngës së vjetër qytetare, “Zambaku i Prizrenit”, është përmbyllur me vlerësimin se disa këngë të këtij edicioni do të këndohen dhe mbahen mend gjatë.

Sipas traditës së festivalit kënga fituese konsiderohet kënga që vlerësohet nga publiku, e kjo ishte kënga“Sa të dua o Prizren”, kompozim i Tomor Berishës,kënduar nga Majlinda Cikaçi e Sahit Vata, me orkestrim të Tomor Berishës dhe tekst të Hivzi Krasniqit. Kësaj kënge tradicionalisht i takon Mikrofoni i artë.

Në anën tjetër juria: Kristë Lekaj, Sami Piraj dhe Shkumbin Krasniqi ndanë tri çmimet e festivalit, të cilat iu takuan pesë këngëve, sepse vendi i dytë dhe i tretë u nda nga dy këngë.

Sipas një njoftimi të organizatorëve, çmimin e parë të jurisë e mori “Kënga e zemrës” e kompozitoritVeton Perrollit, e kënduar ngadueti Hysen Kafexhiu dhe Frida Toçi, me orkestrim të Edon Ramadanit dhe me teskt të Musa Bushranit.

Vendin e dytë juria ua ndau dy këngëve: “Malli im”, kompozim i Isa Jakupit, kënduar nga Ylberina Avdyli, me orkestrim të Tomor Berishës e teskt të Asdrenit dhe “Me trille të ëmbla ma more zemrën” kompozim i Zyhni Beqirajt kënduar nga Olta Juba, me orkestrim të Ylli Ramzotit e tekst të Albana Fanit. Edhe vendin e tretë juria ia ndau këtyre dy këngëve: “Sa të dua o Prizren” (e cila e fitoi çmimin e publikut), kompozim i Tomor Berishës, kënduar nga Majlinda Cikaçi e Sahit Vata, me orkestrim të Tomor Berishës dhe teskt të Hivzi Krasniqit dhe këngës “Seni Oldum”, kompozim i Hisein Kazaz e kënduar nga Tolga Kazaz me orkestrim të Tomor Berishës dhe teskt të Ahmet Aliut.

Në edicionin e 28 gjithashtu u nda edhe çmimi për tekst më të mirë. Etleva Tafa dhe Osman Goranci si tekstin më të mirë e vlerësuan “Këngën e zemrës” të autorit Musa Bushrani.

Vlen të theksohet se edhe gjatë kohës sa juria vendosi për ndarjen e çmimeve, të pranishmit dëgjuan muzikë live nga këngëtarët: Denik Prizreni, Artan Bakija dhe Kastriot Marku, ndërsa, e jashtëzakonshme ishte paraqitja e orkestrit me melodinë e njërës ndër perlat e festivalit “O Zambaku i Prizrenit” dhe sidomos Menan Kiseri me kitarë.

Anëtari i jurisë Sami Piraj tha se disa këngë të këtij edicioni do të këndohen dhe mbahen mend gjatë.

Qeveria mbushet me policë (Foto)

0

Protesta e sotme e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë që pjesëtar të shumtë të Policisë së Kosovës të shihen nëpër rrugë të Prishtinës.

Oborri i objektit të Qeverisë është njëri prej institucioneve që është mbushur me pjesëtar të PK-së.

Qeveria me police1Qeveria me police2

Me vota, jo me dhunë!

0

Deputetët të vendosin për kufirin me Malin e Zi nëpërmjet votave në seancën e Kuvendit. Dhuna nuk është zgjidhje, porosisin ambasadorët.

“Vetëvendosja” ka paralajmëruar se do t’i përdorë të gjitha mjetet për të parandaluar ratifikimin e Demarkacionit, ndonëse nuk i ka bërë të ditura detajet për mënyrat e kundërshtimit.

Ndërsa, ambasadorët e vendeve të QUINT-it u kanë kërkuar partive politike që të zhvillohet seanca, por edhe protesta në frymë të hapur dhe t’i shmangen dhunës, shkruan ‘Zëri’.

Seanca e sotme pritet të përcillet me tensione dhe dhunë nga ana e protestuesve, të cilët janë ftuar nga Lëvizja “Vetëvendosje” për të kundërshtuar ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Mirëpo, Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat që protesta të zhvillohet e qetë, por është përgatitur sqë t’u përgjigjet të gjitha skenarëve që mund të ndodhin.

Madje ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë kanë thënë se Demarkacioni duhet të miratohet. Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie thotë se është në interesin e Kosovës që të ratifikohet Demarkacioni.

Ndërsa kundërshtimin e quan luftë për pushtet. “Unë shpresoj që do të ratifikohet pasi unë jam një optimist dhe mendoj se është e rëndësishme për Kosovën. Unë gjithashtu mendoj se është e rëndësishme të kuptohet se Marrëveshja për Shënimin e Kufirit nuk është në fakt çështja më me rëndësi këtu. Këtu në fakt bëhet fjalë për çështje pushteti. Prandaj, sido që të ndodhë, dështim apo miratim, sfida me të cilën përballet demokracia kosovare do të vazhdojë”, ka thënë Delawie në një intervistë për gazetën “Express”. /Zëri/

Mustafa: Pakoja e Ahtisaarit s’është Bibël dhe Kuran, por duhet të respektohet

0

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa tha të enjten se e vlerëson shumë opinionin e profesorit Marc Weller dhe është i vetëdijshëm që Pakoja e Ahtisaarit nuk është Bibël dhe Kuran, por sipas kryeministrit pavarësia e Kosovës është shpallur mbi këtë Pako dhe duhet të respektohet.

Lexoni të plotë postimin e kryeministrit në Facebook:

“Unë e vlerësoj shumë opinionin e profesorit Marc Weller. Por nuk i vlerësoj argumentet ‘shkencore’ të atyre që në tryezën e 3 gushtit merreshin me këngë malazeze dhe thonin se Pakoja e Ahtisarit nuk është Bibël as Kuran. Që nuk është Bibël dhe Kuran e dijmë, por pavarësinë e kemi shpallur mbi këtë Pako dhe jemi betuar me Deklaratë të Pavarësisë që do ta respektojmë. Prandaj nuk ka nevojë të keqinterpretohem”.

Ndryshe, nëpërmjet një e-maili, Qeveria e Kosovës ka shpërndarë një opinion ligjor të profesorit të së drejtës ndërkombëtare dhe të studimeve kushtetuese ndërkombëtare, Marc Weller.

Opinioni ka të bëjë me vlefshmërinë e kufirit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi siç përcaktohet me demarkimin e kufirit të ndërmarrë nga Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror dhe reflektimi në Marrëveshjen e Vjenës të 26 gushtit të vitit 2015. /Telegrafi/

PDK&LDK e dashurojnë modelin “Grabovci”

0

Edhe pse afera e përgjimeve po hedh dritë mbi modelin qeverisës të partive kosovare, veç- mas të PDK-së, ende nuk ka një distancim publik qoftë nga vetë drejtuesit e PDK-së apo partnerët e saj në pushtet. Analistët politikë kërkojnë nga LDK-ja, si partner i koalicionit të PDK-së, që të bëjnë një distancim publik nga modeli “Grabovci”, sepse, sipas tyre, një parti që qeveris duhet që të distancohen haptazi nga kjo formë e pistë e qeverisjes. Ndërkaq, nëse nuk e bën këtë LDK-ja, kjo tregon kështu se edhe ata do të vazhdojnë me të njëjtën logjikë të keqe qeverisëse, që është një formë nepotike, klienteliste, diskriminuese, antiligjore e qeverisjes.

Por, një pjesë e analistëve thonë se ata që janë pjesë e Qeverisë nuk kanë mundësi që të distancohen nga këto afera. Ata theksojnë se Skandali “Pronto 2” është treguesi më real dhe më i sinqertë për moralin e ulët, që kanë zyrtarët tanë politikë. Me gjithë pyetjet e dërguara na adresë të zyrtarëve për informim të dy partive politike të koalicionit aktual, PDKLDK, se a do të ndodhë një distancim i tillë nga modeli “Grabovci”, zyrtarët e koalicionit nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje, shkruan gazeta Kosova Sot.

Morali politik në krizë

Deputeti i opozitës, Haxhi Krasniqi (Nisma), është i mendimit se me të dalë në medie të këtij rasti, po të kishte pak moral tek këto dy parti të koalicionit, drejtuesit e PDK-së, por edhe të LDK-së ka qenë dashur që menjëherë të distancohen publikisht nga modeli “Grabovci”. Në të kundërtën, sipas opozitarit Krasniqit, heshtja e tyre si pjesë e koalicionit me PDK-në ka treguar dhe ka dëshmuar kështu se koalicioni aktual edhe në të ardhmen e qeverisjes së tyre, derisa të jenë në pushtet, do të vazhdojnë me të njëjtën logjike të keqe qeverisëse, që nuk është gjë tjetër veçse një formë e sundimit nepotik, klientelist, diskriminuese, antiligjore e modelit “Grabovci” të qeverisjes.

“Heshtja e tyre është një tregues se te këto dy parti politike mungon morali politik dhe përgjegjësia nga prononcimet publike”. Ndërkohë analistët thonë se rasti i Adem Grabovcit mbetet një limon në duart e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit, të cilët janë maja e ajsbergut në këto afera korruptive, nepotike, klienteliste dhe diskriminuese për një shoqëri, e cila ka pasur nevojë të ngutshme me rimëkëmbë ekonominë dhe gjendjen sociale. Analisti politik, Shefqet Dibrani tha për “Kosova Sot” se Skandali “Pronto 2” është një tregues i qartë për moralin e ulët që kanë zyrtarët politikë të PDKsë, por hiç më mirë nuk qëndrojnë as partitë e tjera.

Sot votohet për demarkacionin me Malin e Zi

0

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në seancën e radhës për të votuar ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Kjo çështje është kthyer në një prej problematikave më të mëdha të Kosovës, pasi që ky version i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi është kundërshtuar në mënyrë të fuqishme nga opozita dhe një grup ekspertësh.

Ata thonë se me këtë marrëveshje, Kosova humb 8 mijë hektarë tokë, derisa kanë deklaruar se do të votojnë kundër kësaj marrëveshje.

Në anën tjetër, partia më e madhe opozitare në vend, Lëvizja Vetëvendosje, ka thirrur një protestë gjithëpopullore për të kundërshtuar ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Edhe disa deputetë të pozitës, së fundmi kanë deklaruar se nuk do të votojnë pro kësaj marrëveshje, pasi që ata besojnë se Kosova rrezikon të humb territor.

E krerët e institucionevetë Kosovës janë të bindur se kjo marrëveshje do të ratifikohet sot, duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës se Kosova humb territor.

Seanca fillon në orën 11:30.

Rrëfehen meshkujt: Ja si është kur bën seks me një femër të bukur dhe me një femër ta zakonshme

0

Pamja fizike është ajo që tërheq fillimisht dy persona të sekseve të kundërta. Normalisht meshkujt janë më të prirur të tërhiqen nga femrat seksi se nga ato të zakonshmet.

Por gjithashtu kemi dëgjuar shpesh shprehjen se të gjitha femrat në krevat kur fik dritën janë njëlloj.
Megjithatë mëposhtë ne do ju rendisim disa rrëfime të meshkujve të cilët krahasojnë se si është të bësh seks me një femër seksi dhe me një të zakonshme.

“Vajzat seksi ishin më të shtrenjta”

“Penisi im nuk ka sy. Për mua ka qenë ndjenjë e njëjtë”

“Nuk kam vërejtur ndonjë dallim të madh në tërheqje fizike, por mosha është faktor i rëndësishëm. Aq më të vjetra që janë, aq më i mirë është seksi”

“Sipas përvojës sime, nuk ka asnjë ndërlidhje mes tërheqjes dhe aftësive seksuale. Sidoqoftë, ka një lidhje të fuqishme mes qëndrimit/personalitetit dhe aftësive seksuale.”

“Partnerët e moshës 20-30 vjeç janë më të mirë. Pamja fizike nuk kishte të bënte asgjë me dëshirën seksuale, përvojën, turpërinë, zhurmën etj. Megjithëse, shpeshherë vajzat me trup të mirë kishin më shumë vetëbesim, ecnin në të brendshme, flinin lakuriqe etj.”

“Ish e dashura ime e cila e kishte pasur një trup të mirë gjithmonë kishte qenë entuziaste, e zhurmshme dhe mbi të gjitha, e mirë në shtrat. Ndërsa, partnerja e tanishme është personi më pak tërheqës që kam bërë seks në jetën time, por ajo dinë saktësisht se çfarë më pëlqen dhe gjithmonë është e etur të më kënaqë”

“Vajzat e shëmtuara përpiqen shumë. Vajzave të bukura nuk ua ndien.”

“Vajzat që janë me të vërtetë seksi as që përpiqen. Ato janë mësuar që çdo njeri të bëjë gjithçka për ta, dhe krejt çfarë duhet të bëjnë ato është të pyesin. Kështu kam dëgjuar. Sidoqoftë, nga përvoja personale, mendoj se e djathta ime ka më shumë përvojë sesa e majta”

“Ndjehem tejet me fat: personi më tërheqës me të cilën kam qenë, ka qenë gjithashtu entuziaste, e aftë dhe e kënaqshme. Dashnorja më pak atraktive që kam pasur ka qenë dembele, dhe ka pritur që unë ta kryej tërë punën.”

“Është krejtësisht e kundërta. Vajzat më pak atraktive janë shumë më të mira në shtrat sesa ato seksi. Të paktën kështu them nga përvoja personale.”

LDK: Vetëvendosje orkestroi incidentin e sotëm në Malishevë

0

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi për media ka dënuar incidentin e ndodhur sot në Malishevë ku u rrahën disa aktivistë të VV-së dhe LDK-së.

LDK potencon se ky incident ishte orkestruar dhe provokuar nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“LDK-ja konsideron se ky subjekt me sjelljet joligjore dhe antishtetërore, po nxit dhunë dhe konflikte ndërmjet njerëzve duke cenuara rendin dhe ligjin, përmes shantazheve, presioneve dhe shkeljes së privatësisë e keqpërdorimit të imazhit publik të deputetëve të Kosovës. LDK-ja i bën thirrje anëtarësisë së saj të gjerë dhe të gjithë qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve dhe përpjekjeve për nxitje të konflikteve nga strukturat e inkriminuara të VV-së”, thuhet në njoftim.

LDK-ja ka kërkuar nga VV që të heq dorë nga veprimet kriminale dhe përpjekja për të realizuar skenarë kundër Republikës së Kosovës dhe kundër rrugës euroatlantike të saj pasi që tashmë qytetarët e Kosovës i kanë kuptuar synimet e tyre të errëta dhe rrugën e tyre antiperëndimore dhe kundër Republikës së Kosovës

Agjenti tregon të ardhmen e James

0

Së fundmi është njoftuar se është Chelsea që ka shfaq interesim për sulmuesin e Real Madrid, James Rodriguez.

Por një gjë të tillë e mohon agjenti i futbollistit. Jorge Mendes që ka thënë se nuk pritet të ketë marrëveshje.

“Ai është duke qëndruar në Real Madrid, do të qëndrojë e them me siguri të lartë”, ka thënë Mendes.

Kështu kolumbiani do të rrezikojë që të qëndrojë në bankën rezervë të Los Blancos, duke mos u larguar nga aty.