Mustafa: Pakoja e Ahtisaarit s’është Bibël dhe Kuran, por duhet të respektohet

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa tha të enjten se e vlerëson shumë opinionin e profesorit Marc Weller dhe është i vetëdijshëm që Pakoja e Ahtisaarit nuk është Bibël dhe Kuran, por sipas kryeministrit pavarësia e Kosovës është shpallur mbi këtë Pako dhe duhet të respektohet.

Lexoni të plotë postimin e kryeministrit në Facebook:

“Unë e vlerësoj shumë opinionin e profesorit Marc Weller. Por nuk i vlerësoj argumentet ‘shkencore’ të atyre që në tryezën e 3 gushtit merreshin me këngë malazeze dhe thonin se Pakoja e Ahtisarit nuk është Bibël as Kuran. Që nuk është Bibël dhe Kuran e dijmë, por pavarësinë e kemi shpallur mbi këtë Pako dhe jemi betuar me Deklaratë të Pavarësisë që do ta respektojmë. Prandaj nuk ka nevojë të keqinterpretohem”.

Ndryshe, nëpërmjet një e-maili, Qeveria e Kosovës ka shpërndarë një opinion ligjor të profesorit të së drejtës ndërkombëtare dhe të studimeve kushtetuese ndërkombëtare, Marc Weller.

Opinioni ka të bëjë me vlefshmërinë e kufirit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi siç përcaktohet me demarkimin e kufirit të ndërmarrë nga Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror dhe reflektimi në Marrëveshjen e Vjenës të 26 gushtit të vitit 2015. /Telegrafi/

Më Shumë

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit