25.1 C
Prizren
E hënë, 23 Qershor, 2025
Home Blog Page 6290

Zemaj: Nuk e votoj Thaçin për president edhe pikë

0

Deputeti i LDK-së, njashtu anëtar i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Armend Zemaj ritheksoi sot se nuk do ta votojë Hashim Thaçin për President dhe se me 7 Mars, vendi do të shkojë në zgjedhje.

Këto komente Zemaj i bani në mbledhjen e Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

4 projektligje që ishin paraparë në këtë komision kanë marrë dritën e gjelbër për t’u proceduar në Kuvend në seancën e ardhshme.

Por pika e tretë e rendit të ditës që ishte shqyrtimi i raportit me amendamentet e Komisionit Funksional për Procedurën e përgjithshme Administrative, iu kthye këtij komisioni për shkaqe të parregullsive.

Armend Zemaj tha se Qeveria duhet ta tërheqë këtë projektligj, sepse do të jetë qenë i pazbatueshëm. Edhe Agim Aliu nga radhët e PDK’s kishte pakënaqësi rreth këtij projektligji.

Në komision nuk ishin të pranishëm deputetët e subjekteve opozitare. Mbledhja e ardhshme e Komisionit u caktua me 9 Mars. /Express/

Populli: “Dorën që nuk mund ta thyesh, puthe”

0

Nga Jakup Krasniqi

Duke u rritur në një ambient familjar, ku është përdorur shumë filozofia popullore, me ka mbetur një kulturë e dashuri e madhe për filozofinë e popullit. Një dashuri më të veçantë e kam pasur për fjalët popullore, që tregojnë për urtinë, trimërinë, atdhedashurinë, drejtësinë, barazinë, punën, ndershmërinë dhe dashurinë deri në sakrificë për njeriun e dinjitetshëm, lirinë e atdheun etj.

Gjithashtu ka pasur edhe diçka që nuk me ka pas pëlqyer hiq, sa që kam pas menduar se ajo urti popullore, nuk është e popullit, por ndonjë bastard e ka shitur si urti popullore dhe ajo ka mbetur si e tillë. P.Sh., fjalën e urtë popullore: “Një dorë që nuk mund ta thyesh, puthe!” Ketë kurrë nuk e kam marrë si urti popullore, nuk i kam besuar se është urti popullore, prandaj kam ecur guximshëm rrugës sime, për ta thyer e mundur edhe atë që shumë kush me ka pas sugjeruar që mos ta provoja. Se veç përpjekja për ta mundur të fortin ishte e kotë!

Nuk them që nuk ka pasur raste që me është thyer dora dhe jo vetëm një herë, por as edhe një herë, nuk jam kthyer që ta puthë dorën e fortë, përkundrazi!

Pse?

Gjithnjë i edukuar me filozofinë popullore, i edukuar në një ambient familjar, ku trimërisë i është kushtuar një vëmendje e veçantë. Më vonë, gjatë shkollimit i edukuar me urtinë e rilindësve tanë, me dashurinë e tyre për komb e atdhe, por edhe te literaturës revolucionare për drejtësi e barazi në mes njerëzve e kombeve, me kanë bindur se nuk duhet pushuar përpjekjet për ta mundur edhe më të fortin – armikun. Ketë shembull, të pathyeshmërisë në përballje me të fortët na e jepte edhe Adem Demaçi me dekadat e tij të burgut. Më vonë ishte edhe shembulli i Adem Legjendarit dhe i Jasharëve të Prekazit!

Nga ajo përpjekje, jo pak herë kam dalë i mundur, por kurrë nuk kam mundë ta pranoj as humbjen e as që të kthehem për “ta puthë dorën e fortë”! Kam urrejtje të madhe kundër puthadorëve! Ata veç nënshtrimit e frikës nuk afrojnë gjë tjetër në jetë!
Kështu kam pas menduar, si për vete, mbase më shumë për disa shokë të ilegales (organizatave të fshehta), por edhe më vonë të shumë bashkudhëtarëve!? Te të cilët kisha shumë besim!
Tani që po e shoh sesi u degdisen shumë burra të botës, më nuk po mund të them se fjala e urtë popullore: “ Dorën që nuk mund ta thyesh, puthe”! Nuk mund të them se është fjalë e ndonjë bastardi që ia ka imponuar mendimin e tij, popullit të urtë e të guximshëm!

Shumë njerëz, më të cilët isha edukuar në organizimin e fshehtë për çlirim e bashkim kombëtar, jo vetëm që mbeten rrugës (se të e fundit edhe kjo është njerëzore), por në shumë momente, ata me fjalë ishin shumë më “kryengritës” se unë, e urrenin dorën e fortë edhe më shumë se unë, ishim marrë vesh që të ecnim edhe kundër rrjedhës se lumit të turbullt, por më vonë u kthyen dhe e puthën dorën e fortë dhe jo vetëm e puthën, por ranë edhe në gjunjë për ta puthur!? Ndonëse ndonjëri edhe i ka dhënë arsyetimet e veta?!

A thua pse ndodhi kështu?!

Përgjigjen le ta gjënë secili sipas mendimit të vetë! Unë nuk dua të imponoj asgjë në ketë mes!

Gruaja e ministrit Krasniqi: Vetura ishte e imja, jo e Memlit

0

Meliza Krasniqi, bashkëshortja e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Memli Krasniqi, ka reaguar pas djegies së veturës që në fillim mendohej se ishte e ministrit.

Ajo ka thënë se vetura ishte e saj dhe se është e shokuar nga veprimi, pasi me atë veturë ajo bartë fëmijët e saj.

Postimi i plotë i saj në Facebook:

Cysh bre nuk ju vjen MARRE, a jeni njerez ju a cka???? Eshte vetura jem o njerez, veturen cilen e vozis une jo Memli, me veturen te cilen i bart femijet e mi!!! Femijet qe jane te moshes 7, 3 e 2 vjec qe nuk punojne se jane ne cerdhe e ne shkolle, qe nuk jane me askend, qe nuk i kane bo kurkujt kurgjo. E komentet qe po i lexoj jane tmerruese, poshteruese e fyese! Jam e shokume dhe hala spo muj me besu qe nje shqiptare, nje njeri e ben kete sot.

Protestuesit e opozitës e kaluan një natë në shesh para qeverisë

0

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, siç kishin paralajmëruar, të martën në orën 14:00 kanë nisur protestën, ditë e natë në shesh para Qeverisë së Kosovës kundër qeverisë dhe kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit për president të vendit.

Protestuesit në shesh, ku kanë vendosur edhe tenda, tashmë kanë kaluar natën e parë dhe janë shprehur të vendosur se nga aty nuk do të largohen derisa qeveria të dorëhiqet dhe të shpalljen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës, që janë parë qysh në mëngjesin e djeshëm përreth objektit të Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit të Kosovës, e kanë kaluar po ashtu natën duke vëzhguar protestuesit e mbledhur në shesh.

Veseli e do Thaçin me çdo kusht president

0

Derisa akoma nuk po i dihet fatit të zgjedhjes së Hashim Thaçit për president të vendit, analistët politikë vazhdojnë të bëjnë matematika të ndryshme rreth këtij procesi dhe ndikimeve politike që do të ketë zgjedhja e tij eventuale në pozitën e kryetarit të shtetit në PDK, por edhe në rastin tjetër dështimi i kësaj zgjedhjeje.

Sipas analistëve politikë, dështimi eventual i zgjedhjes së Thaçit në krye të shtetit do të ishte një lajm shumë i keq për zëvendëskryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, i cili në rastin e zgjedhjes së Thaçit në pozitën e kryetarit të shtetit, me automatizëm e merr drejtimin e PDK-së.

Kjo është një arsye plus që e bën kreun e SHIK-ut, Kadri Veseli, që të provojë me çdo kusht ta flakë Thaçin në Presidencë vetëm për ta hequr qafe nga partia, të cilën do ta sundonte ai tash e tutje me bashkëpunëtorët e vet, shkruan Kosova Sot.

Sipas analistëve politikë, ambicia e Thaçit drejt pozitës së presidentit të shtetit është fundi i karrierës së tij politike. Lakmia e tij për t’u bërë president në këtë atmosferë të tendosur politike mund t’ia rrënojë përfundimisht karrierën e tij si lider historik.

“Mendoj se kandidatura e Thaçit për postin e presidentit të vendit, zgjedhja e tij eventuale, do të jetë sukses i Veselit në rolin e të parit partiak, që rrjedhimisht do të zhvillojë edhe më tutje partinë përmes mendë- sisë së tij, duke e bërë Thaçin të pafuqishëm dhe përfundimisht për t’ia ulur fuqinë politike”, tha politologu Arsim Haziri për Kosova Sot.

LDK me kandidat për president

0

Derisa Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për ta votuar Hashim Thaçin si president të Kosovës brenda këtyre ditëve, madje edhe për të festuar në Prishtinë, në anën tjetër partneri në koalicion, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), po planifikon të dalë me një kundërkandidat për president.

Burime të “Zërit” brenda koalicionit thonë se kundërkandidati i LDK-së nuk do të bëhet për të rrezikuar Thaçin në postin e presidentit, pasi që për këtë kanë marrëveshje për qeverisje, por për t’i nxitur të “pakënaqurit” e kësaj partie që të qëndrojnë në sallë dhe në këtë mënyrë të sigurohet kuorumi për zgjedhjen e presidentit.

Sipas të të njëjtave burime, kjo çështje është duke u shqyrtuar brenda koalicionit, pasi konsiderohet si mënyra më e mirë për të siguruar kuorumin prej 80 deputetëve në seancën kur Thaçi pritet të zgjidhet në krye të shtetit. Përveç kësaj, në këtë formë do të plotësohej edhe kushti tjetër që në garën për president të ketë më shumë një kandidat. /Zëri/

Haradinaj i bashkohet protestës dhe ia thotë këngës në shesh (Video)

0

Protestës së opozitës në shesh, i është bashkuar edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka kontribuar për ndezjen e atmosferës, duke ia thënë këngës.

Haradinaj, i cili deri para pak orësh nuk ishte pjesë e protestës në tendat e vendosura nga opozita para Qeverisë, rreth mesnatës i është bashkangjitur protestuesve në shesh.

Ai, madje, për të mbajtur lart motivin e protestusve, i është bashkangjitur grupit të rapsodëve dhe ia ka ‘kris’ këngës.

Ndryshe, opozita ka vendosur që qeverisjen PDK- LDK ta kundërshtojë edhe përmes vendosjes së tendave në sheshin Skenderbeu dhe Ibrahim Rugova në kryeqytet.

https://www.facebook.com/telegraficom/videos/1269660109717029/

Vetura e Memli Krasniqit në flakë (Video)

0

Pas mesnatës vetura e Ministrit të Bujqësisë, Memli Krasniqit është përfshirë nga zjarri.

KALLXO.com sjell filmimet ekskluzive nga vendi i ngjarjes.

Ministri Krasniqi i pyetur nga KALLXO.com rreth rastit ka pranuar se vetura është e tij por për detaje të tjera ka sugjeruar të kontaktohet policia.

“Është vetura ime për të tjerat pyeteni policinë”, ka thënë shkurt Krasniqi.

Zyrtarët e policisë deri në këto momente nuk kanë dalë me ndonjë qëndrim zyrtar për shkaktarët e zjarrit në makinë e zyrtarit qeveritar.

Limaj: Protesta do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave

0

Nga sheshi “Skenderbeu”, aty ku sot nga ora 14:00 opozitarët kanë vendosur tenda si një mënyrë e re e kundërshtimit të Qeverisë. lideri i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se rezistenca e tyre do të vazhdojë.

“Kemi kaluar në një etapë të re të protestimit si kjo sot në shesh”, tha Limaj për emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova.

Limaj, ka thënë se sot është parë se sa shumë përkrahen opozitarët.

“Ajo që kemi parë dhe nga ajo që na tregojnë përgjegjësit është se ka një solidaritet të madh, duke i furnizuar protestuesit me artikuj ushqimor”.

Sipas tij, pushteti aktual nuk e kupton kërkesën e qytetarëve.

“Ne kemi të bëjmë me një regjim që nuk po e kupton kërkesën e qyetarëve. Njerëzit janë këtu në shesh që t’u jepet mundësia që të shkohet në votën e lirë e të religjitmohen institucionet”.

“Njerëzit janë këtu për t’i kërkuar regjimit që vendi ka nevojë të shkojë në zgjedhje. Deri në përmbushjen e kësaj kërkese, opozitarët dhe qytetarët do të vazhdojnë”, tha Limaj.

Kurti tregon simbolikën e grushtit (Foto)

0

Në protestën e 28 nëntorit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti teksa fliste para protestuesve, u pa se mblidhte gishtërinjtë në formë të grushtit.

Kjo gjë nuk mbet pa u rënë në sy qytetarëve dhe medieve por askush nuk e dinte kuptimin e vërtetë të këtij gjesti.

Por një gjest të tillë e pamë që e bëri edhe sekretari i përgjithshëm i kësaj lëvizjeje, Dardan Molliqaj në protestën e fundit anti-qeveritare.

Sot, Kurti e ka komentuar domethënien e këtij gjesti.

“Simbolika e grushtit është bashkimi. Se kur gishtat bëhen bashkë formojnë grushtin. Kjo është, nuk ka kuptim tjetër”, tha Kurti në emisionin Click në Tv21.

Molliqaj me grusht