Home Blog Page 6297

Prishtina mposht Lirinë

0

Mesfushori i ri i Prishtinës, Endrit Krasniqi, është treguar kyq për skuadrën e tij sot, duke ia sjellë Ötoren e radhës ekipit.

Ai me dy gola të bukur, i ka dhënë Ötoren Prishtinës në duel me Lirinë në “Përparim Thaçi”

Golin e parë, Krasniqi e shënoi nga largësia, duke befasuar portierin e Lirisë, ndërsa të dytin nga gjuajtja e lirë

Liria në fakt kishte barazuar pak para fundit të pjesës së parë, por për më shumë nuk pati fuqi. Ndërsa Prishtina avancoi dhe e ruajti rezultatin deri në fund të takimit.

Duhet cekur se Liridon Fetahaj, që asistoi te goli i parë i Lirisë i shënuar nga Visar Berisha, pati një rast shumë të mirë në momentet e fundit të takimit, por topi i tij, nuk përfundoi në rrjetën e mysaÖrëve.

Liria pas dy xhirove ka mbetur pa Ötore dhe pa pikë, ndërsa Prishtina vazhdon rrugëtimin e nisur vetëm me Ötore, 2 ndeshje 6 pikë./borozani/

Ramadan Muja: Bosët po i sjellin lypsët në Prizren

0

Elez H. nga Kukësi i Shqipërisë, çdo ditë kërkon lëmoshë nga qytetarët në Prizren. Ai është i kënaqur me solidaritetin e qytetarëve .

”Çdo ditë dal me lypë. Jam shumë i kënaqur me solidaritetin e qytetarëve të Prizrenit”, shprehet ai.
Elezi tregon se për të kërkuar lëmoshë, udhëton nga Kukësi në Prizren. Ai thotë se me këtë “profesion”, merret që pesë vjet.

”Që pesë vjet lypi nëpër rrugë. Në Shqipëri nuk ka punë, kurse qytetarët pak janë solidar. Këtu është më mirë. Fitimi është më i madh”, tregon ai, shkruan PrizrenPress.

Lypsët në kërkim të lëmoshës i shqetësojnë qytetarët, sidomos kur janë ulur në lokale. Policia e Kosovës, ndërkaq disa herë ka marrë aksion për largimin e tyre.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, për herë të parë ka folur për lypësit . Ai thotë se lypësit që kërkojnë lëmoshë janë nga Shqipëria.

“Lyps ka në Prizren, por ata janë nga Shqipëria”, shprehet Muja.

Ai tregon se për këtë cështje ka biseduar edhe me policinë.

“Ata vijnë në mënyrë të organizuar me kombi. Kemi diskutuar me policin dhe kemi marrë vendim që të mos i lejojmë të hyjnë në Prizren”, thotë Muja. Sipas tij, policia është treguar aktive në ndalimin e tyre.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir berisha, ndërkaq kërkon nga qytetarët që të mos tregohen solidar ndaj lypësve, të cilët vijnë nga Shqipëria.

“Ata në këtë mënyrë përfitojnë shuma të mëdha të parave”, tha Berisha.

Sipas tij, qytetarët mund t’i largojnë lypët nga qyteti i Prizrenit, vetëm nëse nuk tregohen solidar.
“Ata largohen nëse nuk fitojnë asgjë. Prandaj, ne kërkojmë nga qytetarët që të mos tregohen dorëlirë me lypsët”, tha Berisha/PrizrenPress.com/

Analistët kërkojnë të hetohen emrat në rastin “Pronto II”

0

Prokuroria Speciale e Kosovës të premten ka nisur hetimet ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci, për, siç thuhet, “shpërdorim të detyrës dhe ndikim mbi procesin e vendimmarrjes brenda institucioneve, agjencive qeveritare dhe ndërmarrjeve publike”. Vendimi pason publikimin e të bisedave të përgjuara telefonike të ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në të cilat qenë përfshirë veç tjerash edhe presidenti aktual, Hashim Thaçi. dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Betim Musliu, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, për Radion Evropa e Lirë, thotë se Prokuroria nuk do të ketë guxim që të merret me rastin Graboci dhe protagonistët e përfshirë në përgjime. Ky vendim, thotë ai, është një taktikë e Prokurorisë për të blerë paqe te publiku.

“Nuk që Prokuroria do të ketë guximin që të merret si duhet edhe me z. Grabovci, dhe me të gjithë protagonistët që janë të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme”, shprehet Musliu.

Edhe analisti Driton Selmanaj, nga Demokracia Plus, për Radion Evropa e Lirë thotë se vendimi për nisjen e hetimeve është i domosdoshëm, teksa konsideron se ato nuk duhet të kufizohen vetëm te ai. Por, duke u bazuar në publikimin e bisedave të përgjuara, se në çfarë forme është realizuar emërimi i zyrtarëve në pozita të larta, Selmanaj dyshon se me rastin Grabovci do të ketë rezultate.

Lidhur me vendimin e Prokurorisë për nisjen e hetimeve ndaj Adem Grabocit, Lëvizja Vetëvendosje të shtunën ka mbajtur një konferencë për media ku e ka cilësuar vendimin e Prokurorisë si “të nxitur nga trysnia e vazhdueshme e opinionit publik”.

Në komunikatën e Prokurorisë Speciale thuhet se me veprimet e tij, “Grabovci, gjatë vitit 2011 e tutje, në mënyrë të kundërligjshme ka mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve tjerë të vendit për punësim dhe në kundërshtim më Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjeve tjera, u ka dhënë përparësi personave të favorizuar mbi bazat e përkatësisë së tyre politike gjatë punësimit nëpër institucionet publike.

ISIS publikon video me fëmijë

0

Shteti Islamik ka publikuar nje tjetër video shkokuese, ku protagoniste jane fëmijët. 5 djem te moshës 12-13 vjeç shfaqen teksa bëhen gati te ekzekutojnë me arme disa te burgosur, luftëtare kurdë ne Siri. Besohet qe videoja te jete regjistruar ne ate qe ISIS e konsideron kryeqytet te vet, ne Raka te Sirise. Djemtë, te veshur me uniforma ushtarake mendohet te jene nga Britania, Egjipti, Turqia, Tunizia dhe Uzbeksitani.

Fëmijët jane përfshire shpesh se fundi ne propagandën e militanteve te ISIS, qe i angazhojnë ne vrasje te te burgosurve. Pas informacioneve se numri i luftëtareve te tij ka pësuar renie, eshte rritur rekrutimi i fëmijëve. Fondacioni “Quilliam” raportoi kete vit se rreth 50 fëmijë britanike po sterviten per t’u shndërruar ne xhihadiste. Revista gjermane “Der Spiegel” pak kohe me pare shkruante se ne Irak dhe Siri gjenden 1500 femije.

Teuta vendosë të lindë një javë më herët, ja arsyet

0

I ka mbetur vetëm edhe një muaj që të sjell në jetë fëmijën e dytë. E data kur Teuta Krasniqi planifikon të lindë, është 27 shtator.

E derisa në shtatzëninë e parë, aktorja ka pasur shumë më shumë kujdes si një grua shtatzënë, në të dytën thotë se është krejt ndryshe. Me shumë energji, ajo ka vazhduar rutinën e jetës, të punojë, ecjen, blerjet.

Aktorja në një intervistë për Kolona.al, ka treguar edhe për datën e lindjes. E për këtë gjë ka treguar se mund të vendos vetë, për shkak të mënyrës së lindjes, pwrciell Magazina.al

“Edhe një muaj më ka mbetur kohë deri te termini për të lindur, besoj diku nga 27 shtatori. Po e them kështu datën sepse sikurse në lindjen e parë ashtu edhe tash do të lindi në këtë mënyrë. Besoj se do të lindi një javë para ditëlindjes së Adonisit. Pasi që lindi me prerje cezariane, do të lindi pak ma herët, një javë…nuk guxoj në ditën e fundit të terminit. Lindja nuk do të bëhet në ditën e lindjes së Adonisit. Ditëlindja e Adonisit do të festohet veçmas, e ditëlindjet e vajzave veçmas. Secili në ditën e vet…”, tha më tej aktorja duke treguar për ndërrimin e datës të cilën e kishte planifikuar ku siç pat thënë më herët për Kolona.al, ajo pat vendosur që vajza të lindë në ditëlindjen e babait Adonis./Magazina.al/

Poza seksi e Bleonës

0

Bleona Qerreti vazhdon të jetë provokuese me fotot e saj.

Këngëtarja shqiptare që vazhdimisht po e shkelë Evropën ka pozuar me një kreacion tejet seksi ku shihet se nuk ka fare të brendshme.

Sigurisht se kjo veshje e Bleonës është komentuar mjaft në Instagram ku shumë nga fansat e “ledhatojnë” me shprehje të ndryshme për dukjen e saj.

Michel Butor, shuhet francezi “shqiptar” në Bienalen e Venecias

0

Michel Butor, shkrimtari dhe poeti i njohur francez, autor i albumit që prezanton Pavionin shqiptar në Bienalen e Venecias është ndarë nga jeta dy ditë më parë. Me një kontribut të gjatë si prozator dhe përkthyes në letërsinë frënge, Butor ka qenë i lidhur fort dhe me artet pamore, duke i parë ato si një formë përmes së cilës mund të depërtonte në zbulimin e botëkuptimeve të reja.

Bashkë me Eten Adnan, Mourid Barghouti, Claire Fontaine, Yona Friedman, Anri Salën, Michael Taussiq, Yanis Varoufakis Ornela Vorpsin, Fin Ëilliams, ai ishte një nga kontribuuesit në prezantimin e albumit që përcillte konceptin e pavionin shqiptar në Bienalen e Venecias, nën kurimin e Simon Battisti, Leah Whitman Salkin, Abake. ”Të kam lënë malin” u botua me rastin e prezantimit të Shqipërisë në edicionin e 15 të Bienales së Venecias , duke prezantuar në një album dhjetë tekste të shkruar nga shkrimtarë bashkëkohorë, analistë të arkitekturës.

Tekstet shoqëronin muzikën e grupeve polifonike shqiptare që u bënë pjesë e pavionit shqiptar në Venecias .“Kur arkitektura bëhet fjalë dhe këngë. Një Bienale që të bind dhe që na kërkon të mbajmë qëndrim”, do të shkruante gazetarja Amanda Prada, pasi do të shihte pavionin shqiptar. Tekstet të cilat interpretohen nga grupi prej Fieri, grupi “Bilbili” nga Vlora, grupi nga Tirana si dhe grupi i grave nga Himara.

“Të kam lënë malin” e solli emigrimin si një histori të rrënjosur thellë në të shkruarën, edhe në të tashmen e Shqipërisë, duke iu mbivënë edhe zhvillimeve të fundit paneuropiane.” Michel Butor, shkrimtari i veçante i Romanit të Ri, vendos të vazhdojë letërsinë e vet lart në qiell”, do të shkruante në faqen e saj në Facebook Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

Aksident në Prizren

0

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh në një lagje të Prizrenit.

Sipas një lexuesi të Indeksonline, aksidenti nga ndodhur në hyrje të lagjes Dardania, më saktë në ish-Jaglenic, te semaforët.

Në aksident janë të përfshira dy vetura, transmeton Indeksonline.

Nga aksidenti kanë marr lëndime disa persona që janë dërguar për trajtim mjekësor, derisa policia ka dal menjëherë për të hetuar ngjarjen.

Arrestohet një person në Malishevë, shfrytëzoi kundërligjshëm pronën kontestuese

0

Një banor i fshatit Kijevë të Malishevës, ka marrë në duar ligjin, për të zgjidhur një kontest pronësor. Pavarësisht që kontesti pronësor ishte në pritje të zgjidhjes nga Gjykata, ai kundërligjshëm ka filluar të shfrytëzojë pronën.

“Është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti për shkak të një kontesti pronësor për të cilin ekzistonte procesi gjyqësor në zhvillim e sipër, i njëjti ka filluar kundërligjshëm shfrytëzimin e kësaj prone kontestuese”, njofton Policia e Kosovës.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

PDK në Suharekë nuk i do serbët e “përlyer” në Mushtisht

0

Dega e PDK-së në Suharekë ka shprehur shqetësimin e saj me situatën e kthimit të serbëve në fshatin Mushtisht.

Ata me anë të një reagimi kanë thënë se janë kundër kthimit të personave që kanë duart e përlyera me krime nda shqiptarëve, transmeton TherandaPost.

“PDK Dega ne Therandë shpreh shqetësim me situatën aktuale të krijuar në fshatin Mushtisht. Ne jemi kundër personave të cilët kanë kryer krime dhe nuk kanë dhënë përgjegjësi para drejtësisë, nuk pranojmë që në mesin ton të ketë persona që kanë kryer gjenocid e që do të mundë të paraqesin rrezik edhe më tej për shoqërinë”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Sipas po të njëjtit reagim, thuhet se PDK do të jetë në hap me kryesinë dhe fshatarët e Mushtishtit, duke mos lejuar të shkelet integriteti i qytetarëve të Suharekës.

“PDK Dega në Therandë përkrah vendimet që do të marrë kryesia dhe qytetarët e fshatit të cilat do të jenë në dobi të qytetarëve të Mushtishtit. Asnjëherë nuk do të lejojmë të shkelet integriteti i qytetarëve të Therandës”, përfundon reagimi i degës së PDK-së në Suharekë.