ISIS publikon video me fëmijë

Shteti Islamik ka publikuar nje tjetër video shkokuese, ku protagoniste jane fëmijët. 5 djem te moshës 12-13 vjeç shfaqen teksa bëhen gati te ekzekutojnë me arme disa te burgosur, luftëtare kurdë ne Siri. Besohet qe videoja te jete regjistruar ne ate qe ISIS e konsideron kryeqytet te vet, ne Raka te Sirise. Djemtë, te veshur me uniforma ushtarake mendohet te jene nga Britania, Egjipti, Turqia, Tunizia dhe Uzbeksitani.

Fëmijët jane përfshire shpesh se fundi ne propagandën e militanteve te ISIS, qe i angazhojnë ne vrasje te te burgosurve. Pas informacioneve se numri i luftëtareve te tij ka pësuar renie, eshte rritur rekrutimi i fëmijëve. Fondacioni “Quilliam” raportoi kete vit se rreth 50 fëmijë britanike po sterviten per t’u shndërruar ne xhihadiste. Revista gjermane “Der Spiegel” pak kohe me pare shkruante se ne Irak dhe Siri gjenden 1500 femije.

Më Shumë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit