Home Blog Page 6298

Dosja e Shefave XXI: Grabovci shihej si kriter edhe për studime master

0

Pesë biseda të reja telefonike, dëshmojnë edhe më tej implikimin e Adem Grabovcit në veprime tashmë të dyshuara penale. Me veprimet e tij të dëshmuara me biseda telefonike, Grabovci shfaq hapur ndikimin gjithandej.

Armend Kelmendi planifikonte ngritje akademike. Por, për të arritur këtë, i duhej ndihma e Adem Grabovcit.

Kelmendi i kishte telefonuar ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së për ta ndihmuar që të regjistronte studimet pasdiplomike në Universitetin e Prishtinës që drejtohej nga Mujë Rugova. Muja ishte nën kontrollin e plotë të Grabovcit.

Megjithatë, Grabovci nuk i kishte premtuar Kelmendit se do ta ndihmonte. I kishte thënë se është i zënë dhe se do të bisedonin një javë më vonë.

Në serinë e XXI-të të Dosjes së Shefave, Insajderi sjell pesë biseda tjera telefonike të Adem Grabovcit, me persona jopublik. Atij, i kërkohet ndihmë për gjithçka. Mirëpo, Grabovci fokusin kryesor e ka në sistemimin e njerëzve të partisë së tij në institucione shtetërore.

Më së shumti, Grabovci interesohet për Arbreshën. I telefonon një zyrtari për ta pyetur se a ka konkurruar ajo. Jep udhëzime për zgjedhjen e saj në Bordin e një institucioni që nuk i përmendet emri.

Armend Kelmendi, Grabovcin e quan kryetar. Pa e zgjatur shumë, ai kërkon ndihmë për të regjistruar studimet master.

“Kryetar, kshtu s’pe zgati ma shumë, veç kur t’ki kohë, mu taku…, se sun po foli n’telefon… Kshtu jom t’u punu në master, e po kom qef mu regjistru… Kisha pas qef live, kur mujmë m’u taku”, e lutë Kelmendi, Grabovcin.

“Hajt, kqyrum bisedojmë kur shihum. Hajt, kqyrym se jom nxon unë nihere, jo qito ditë jo… Deri javën e ardhshme, s’muna se jom me buxhetin, jom t’u e aprovu, e kom punë shumë”, thotë Grabovci.

Interesimin për zgjedhjen e Arbreshës anëtare të një Bordi, Grabovci e shpreh gjatë një bisede telefonike me një zyrtar shteti, të cilit nuk ia përmend emrin. Nga biseda shihet se ata janë të afërt.

“Hej, a ka konkuru, Arbnesha, n’bordin që i kom pa thanë”, e pyet Grabovci.

“Jo, valla nestra. Kem met t’u e prit Ahmetin. Pat thanë kjo punë osht e kryme, ti pate thanë a din le të zgedh a din n’cilin ven don edhe kem met t’u e prit qita… ku punon Ahmeti aty”, përgjigjet bashkëbiseduesi.

“Ëhë…, e ma mirë e ka pas kha, po nejse hajde, u bo”, thotë Grabovci, duke lënë të kuptohet se më i mirë do të ishte vendi i punës ku i kishte thënë ai, sesa te Ahmeti.

Arben Kabashi i kishte telefonuar sërish, Adem Grabovcit. Biseda e parë është publikuar në serinë e XIX-të të përgjimeve telefonike. Grabovci, i thotë Kabashit se ka biseduar me Fatmirin për vendin e punës që donte dhe ia kërkonte numrin e aplikacionit.

“E di, m’ka thanë Fatmiri… Unë s’muj, me bo zhurmë… Puntë, kryhen qetë, kadal… Unë, e kom dhanë porosinë, po çoma edhe niher numrin e aplikacionit, se unë veç si emër e kom dhanë… E, çoma edhe numrin e aplikacionit, osht edhe ma lehtë”, thotë Grabovci.

“Domethanë, t’premten, n’9, n’10, ora”, e pyet Kabashi, Grabovcin.

“E ki, e ki, qind për qind”, e garanton Grabovci.

Emri i një personi tjetër dhe i profesor Esetit nuk ishin në listën e Ministrisë së Transportit për punësim. Grabovci, që ishte zëvendësministër një kohë në këtë Ministri, mbetet i habitur se kur e merr vesh këtë.

“E mora, ni konfirmim, nifarë lajmrimi, se është bo nifarë liste, prej 30-40 vetëve dikun, e nuk jem as unë as profesori Eset, e thash, t’njoftoj me kohë”, i thotë Grabovcit ky person.

“Komisioni, komisioni që e ka bo seleksionimin e kandidatëve, e ka bo ni seleksionim, e i ka zgjedh nja 30-40 vetë, dikun përafërsisht, për me kalu ma tutje, n’fazën e dytë, t’intervistimit, e…, emri jem edhe emri i profesorit Eset nuk ishim”, sqaron më tej ai.

“Qy, qy”, shton Grabovci.

“Edhe ish Skënder, ky Skënderi ish aty, ky që u kanë te ju, sekretar, N’ministri t’Infrastrukturës… Ai, ish kryesus, i atij komisioni”, shton ky kandidat.

Grabovcit nuk i pëlqen fakti se Skënder Krasniqi, një aktivistë i LDK-së dhe ish-sekretar në MTPT, ishte në krye të komisionit.

“Eh nanën jau qifsha”, përgjigjet Grabovci.

“Ai, kish pa thanë, mu sum ka jep emër kërkush, as ni emër, s’ma kanë dhan”, shton më tej kandidati. “E thash, tregoj me kohë, bile nëse osht e mundshme me bo naj gja”.

“Okej, okej…, hajt dil, dil nesër te unë në zyrë”, i thotë Grabovci. /Insajderi.com

Liria-Prishtina, hap ndeshjet e fundjavës

0

Përballja ndërmjet Lirisë dhe Prishtinës, ndeshje kjo që luhet sot pasdite në ‘Përparim Thaçi’, hap ndeshjet e javës së dytë të Vala Superliga e Kosovës në futboll.

Prizrenasit kundër prishtinasve kërkojnë pikët e para në këtë sezon të garave, edhe pse do ta kenë shumë vështirë, sepse përballë do ta kenë Prishtinën e përforcuar, e cila në hapje të këtij edicioni mundi Llapin.

Ndërkaq, ndeshjet e tjera të kësaj xhiro luhen të dielën, ku ndeshja kryesore luhet në Gjilan në mes Gjilanit dhe Feronikelit.

Kampionët në fuqi udhëtojnë në Gjilan më ambicie që të shijojnë pikët e para në këtë sezon, pas disfatës kundër Besës së Pejës, kjo e fundit kërkon fitoren e dytë në këtë kampionat kundër Ferizajt.

Ndeshje interesante pritet të luhen edhe në takimet tjera.

VALA Superliga / Java e 2-të:

E shtunë

Liria – Prishtina

E diel

Gjilani – Feronikeli

Trepça’89 – Drita

Llapi – Trepça

Besa – Ferizaj

Hajvalia – Drenica

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16:00.

Irid Oxa: Lidhja me futbollistin më ngjyrë, familja ma pranoi

0

Që nga fotot e famshme në stadium, Iridi së bashku me mikeshën e saj Rike u bënë shumë të famshme për publikun, por fama e brunes seksi u rrit më shumë kur u bë me dije lidhja e saj me futbollistin me ngjyrë.

Të shumtë ishin ata që e sulmuan për këtë fakt, po ashtu si edhe ajo vetë rrëfen për “Bluetoth” se njerëzit janë xhelozë. Nga ana tjetër tregon mbështetjen që i ka dhënë familja dhe shoqëria në lidhjen e saj.

“Respektojnë zgjedhjen time dhe nuk u lë shumë hapsirë, diskutimit në lidhje më këtë argument. Ngjyra e errët e njeriut nuk është njollë në biografi. Le të hedhim një sy të bardhëve që nuk shkëlqejnë për mirësi”, ka thënë Irid për Bluetoth.

Irid Oxa

Albanian supporters cheer as they wait for the start of the the Euro 2016 Group A soccer match between France and Albania at the Velodrome stadium in Marseille, France, Wednesday, June 15, 2016. (AP Photo/Ariel Schalit)

Zambaku i Prizrenit në fazën finale të përgatitjeve

0

Orkestra e edicionit të 28 të Festivalit të këngës së vjetër qytetare është në vlugun më të madh të përgatitjeve, e cila do t’i përcjellë live 14 këngët e edicionit të 28 të Festivalit të këngës së vjetër qytetare, që mbahet në Prizren, nga Drejtoria për Kulturë e Kuvendit Komunal, ndërsa i është besuar organizimi Studio Helix-it.

Drejtori i Studio Helix, njofton se orkestra që do t’i përcjellë live këngët përbëhet nga: violinat, violat, çelo, kitarat, kitara bas, mandolina, klarineta, flauta, fis-harmonika, saksofoni, piano sintitajzer, bateri etj. Pjesë e orkestrit sipas organizatorit janë instrumentistët e dëshmuar nga Prizreni, disa nga të cilët jetojnë e punojnë në Prishtinë, por ka edhe instrumentistë nga qytete të tjera të Kosovës dhe Shqipërisë, cilësia e të cilëve garanton performancë të suksesshme të orkestrit.

Provat zhvillohen nën përkujdesjen e kompozitorit Tomor Berisha shton Krasniqi duke e shprehur besimin se deri me 31 gusht gjithçka do të jetë e gatshme për paraqitjen sa më të suksesshme të këngëtarëve në edicionin e 28 të festivalit “Zambaku i Prizrenit”. Krahas përgatitjes së orkestrit Krasniqi njofton gjithashtu se Studio Helix është duke u angazhuar maksimalisht për një edicion më të mirë të festivalit edhe nga ana teknike.

Në edicionin e 28 të festivalit të këngës së vjetër qytetare do të paraqiten këta këngëtarë më këto këngë:

“Sa të dua o Prizren”, kompozim i Tomor Berishës, me tekst të Hivzi Krasniqit do të këndohet nga Majlinda Cikaçi e Sahit Vata;
“Sa të kam dashur” kompozim i Nexhat Maculës me tekst të Mark Gojanit, këndohet nga Albulena Jashari;
“I vetmuar jam” me tekst dhe kompozim të Arsim Kryeziut do të këndohet nga Andi Qerreti;
“Vera e hidhur” kompozim i Edon Ramadanit e tekst të autorit Agron Kalludra do të këndohet nga Denik Prizreni;
“Do t’ këndojmë e do t’ këndojmë” me tekst dhe kompozim të kompozitorit Artan Bakija do të këndohet nga vetë Artan Bakija.
“Flokëzeza” është kompozim i Irfan Blakqorit i cili gjithashtu e ka bërë edhe tekstin dhe do të këndojë këtë këngë;
“Kënga e zemrës” kompozim i Veton Perrollit, me tekst të Musa Bushranit do të këndohet nga Hysen Kafexhiu dhe Frida Toçi;
“Malli im” me teskt të Asdrenit është kompozim i Isa Jakupit ndërsa do të këndohet nga Ylberina Avdyli;
“Nuk jam shpirti yt” kompozim i Memli Kelmendit me tekst të Xhevat Kelmendit, do të këndohet nga Xhevat Kelmendi;
“A po qan lulja”, kompozim i kompozitorit Ylli Kalaja, me tekst të autorit Aulon Kalaja do të këndohet nga Rakipe Kalaja;
“Me trille t’ambla ma more zemrën” kompozim i Zyhni Beqirajt me tekst të Albana Fanit do të këndohet nga Olta Juba;
“Lermë ta puth nishanin” kompozim i Ylli Ramzotit, me teskt të autorit Matish Gjeluci do të këndohet nga Ilsi Ademi.
Krahas këtyre 12 këngëve shqipe, do të paraqitet edhe kënga turke “Sen Oldun” e kompozitorit Hisein Kazaz e cila do të këndohet nga Tolga Kazaz dhe kënga boshnjake “Aroma e bardhë e Zambakut” e kompozuar nga Shefqet Hoxha ndërsa do të këndohet nga Shaqir Ahmeti.

“Festivali Zambaku” i Prizrenit mbahet të mërkurën me 31 gusht, live në kopshtin e Kino Lumbardhit në Prizren, duke filluar nga ora 20. /PrizrenPress.com/

Shqipëria po vuan nga zjarret e shumta

0

Përveç situatës së rënduar nga flakët pranë Shëngjinit, të cilat vazhduan edhe gjatë natës me gjithë përpjekjet e zjarrfikësve dhe forcave të ushtrisë për t’i shuar, zjarri ka përfshirë edhe zonën e Harunasit në qytetin e Gramshit.

Rasti është përcjellë në “Ti Raporton” në Top Channel nga një person mëngjesin e së shtunës, i cili ka dërguar pamje, ndërsa shprehet se janë njoftuar edhe zjarrfikëset, por kanë thënë se nuk kanë mjete në dispozicion, të paktën sipas këtij personi.

Zjarri ka rënë në një zonë të pyllëzuar, ku duket e vështirë ndërhyrja nga toka e zjarrfikësve për shuarjen e flakëve.

Pas Dua Lipës, Bebe Rexha performon në Tiranë

0

Një yll tjetër botëror do të vizitojë kryeqytetin shqiptar më 9 shtator. Pas Dua Lipës, Bebe Rexha është ajo që do të mbledhë sërish qindra njerëz në Sheshin Nënë Tereza, duke performuar për ta hitet e saj.

Koncerti është lajmëruar se do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, nga ora 18:00 deri në 24:00 dhe në skenë bashkë me të do të performojnë edhe Fatboy Slim e HONNE.

Pak më parë Bebe ka postuar në profilin e saj të Instagramit posterin përkatës të koncertit dhe ka shkruar: “Shqipëri! Përgatitu! Tirana unë do performoj në 9 shtator!! Ju rujt zoti t’gjithve!”.

Shtegu për demarkacionin, arbitrazhi ndërkombëtar

0

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Martin Berishaj, është i mendimit se demarkacioni me Malin e Zi duhet të shkojë në arbitrazh ndërkombëtar.

Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, profesor Berishaj ka thënë se versioni aktual i demarkacionit me Malin e Zi nga koncepti i procesit të vijëzimit të kufirit është i papranueshëm për disa aspekte. Sipas tij, në këtë proces janë kapërcyer nivelet e vijëzimit të kufirit dhe nuk është përfillur procedura për caktimin e tyre.

“Në këtë shpërfillje nga ana e komisionit kosovar janë përdorur elemente që nuk përbëjnë ‘titullusin’ juridik, siç është çështja e hartave dhe e komunave kadastrale për përcaktimin e kufirit ndërkombëtar”, ka thënë Berishaj.

Për të dalë nga ky ngërç, ai sheh vetëm këtë rrugëdalje.

“Avantazhi që unë e shoh në gjithë këtë çështje është ky: demarkacioni i kufirit me Mal të Zi të shkojë në arbitrazh ndërkombëtar dhe kështu të dilet nga ngërçi politik që e ka formuar vetë pozita politike në Kosovë”, ka thënë Berishaj.

Ai ka treguar se marrëveshjet e tilla si kjo duhen rishqyrtuar me shumë sens. Në këtë kontekst, Berishaj ka thënë se Mali i Zi ka dhënë shenja mjaft pozitive për ta rishqyrtuar marrëveshjen, por jo edhe klasa politike e Kosovës që është në pushtet.

“Marrëveshjet e tilla duhen rishqyrtuar me shumë sens, për faktin se Mali i Zi ka dhënë shenja mjaft pozitive rreth këtij demarkacioni. Pra, ai është i gatshëm ta rishqyrtojë atë si refleks i një fqinjësie të mirë, por ajo ndjeshmëri duket se mungon nga ana e pozitës politike kosovare, mbasi që ajo është përgjegjëse për vijimin e procesit politik”, ka thënë ai.

Profesor Berishaj ka thënë se mosratifikimi i demarkacionit hap shtegun për arbitrazh ndërkombëtar.

“Siç ishte rasti i përkufizimit dhe shkuarjes në arbitrazh ndërkombëtar i Sllovenisë me Kroacinë. Identike me situatën siç e kemi sot në Kosovë ishte situata pas nënshkrimit të marrëveshjes Raçan – Drnovshek, por në rastin konkret deputetët e ndihmuan procesin politik me atë që plotësuan kushtet për ta dërguar çështjen e Gjirit të Piranit në arbitrazh ndërkombëtar duke ‘çliruar’ procesin. Natyrisht, Qeveria sllovene u dashtë të dorëhiqet, por procesi dhe territori, si rrjedhojë edhe kufiri, u bë çështje e së drejtës ndërkombëtare. Mendoj se procesit politik në Kosovë duhet t’i jepet frymë dhe data 1 shtator nuk është dita ‘D’ për Kosovën”, ka theksuar Berishaj.

Berishaj ka bërë me dije se vetizolimi i Kosovës nuk varet nga kjo marrëveshje, por nga shumë faktorë të tjerë, si nga: mosrespektimi i shtetit të së drejtës, korrupsioni, mosfunksionalizimi i institucioneve dhe kapja e tyre. /Epoka e re/

Italia sot mban zi

0

Italia sot është në zi kombëtare për viktimat e tërmetit që goditi pjesën qëndrore të saj.

Po sot do të jetë dhe dita e ceremonisë mortore për disa nga viktimat e tërmetit në Arquata del Tronto dhe Pescara del Tronto.

Vetë presidenti i Italisë Sergio Mattarella do të jetë në këtë ceremoni lamtumire por më parë do të vizitojë Amatricen. Ndërkohë gjatë natës janë dëgjuar sërish lëkundje

Bilanci i të vdekurve nga tërmeti i 24 gushtit 2016 rritet gradualisht. Deri tani janë nxjerrë nga rrënojat trupat e pajetë të 283 personave. Dy trupa të tjerë të pajetë janë gjetur nën rrënojat e hotel Roma në Amatrice duke e quar në 223 bilancin e viktimave në këtë qytezë të vogël.

Big Basta zbulon kolegët: Edhe Ghetto Geasy me Majk blejnë klikime

0

Big Basta nuk është shumë i kënaqur me faktin se kolegët e tij po kërkojnë famën me anë të klikimeve në YouTube.

Në një intervistë për Bordo, reperi shqiptar ka thënë se një njeri i cili nuk arrin të gjejë veten në një rrymë muzikore, ka problem me intelektin dhe karakterin e vet, pa harruar të përmendë se shumë prej artistëve shqiptarë i blejnë klikimet.

“Artistët nuk do të bazonin famën tek klikimet e vjedhura, sepse dreqi e mori, s’mund të ketë Rita Ora 12 milionë klikime, të cilën në fund të fundit e dëgjojnë të gjithë shqiptarët dhe e gjithë bota, dhe një këngë shqiptare që i kalon apo s’i kalon kufijtë të ketë 60 milionë klikime. Kemi rastin kur Majk me Ghetto Geasy këngën “S’jena mo”, kanë shkuar 70 milionë klikime dhe Willy William me këngën “Ego” i ka apo s’i ka 60 milionë, ose nuk i kishte. Unë i kam miq që të gjithë këta që përmenda dhe nuk më vjen turp t’ua përmend të metat e veta, ashtu siç do doja që edhe ata të më përmendin të metat e mia…”, është shprehur Basta.

Megjithëse reperi ‘ia ka huq’ pak për nga numri i klikimeve për këngët përkatëse, esenca është se ai është i bindur se është e pamundur që këto këngë të kenë kaq shumë shikime origjinale në Youtube.

Fabinho te United?

0

Raportohet se Fabinho do të largohet nga Monaco për të kaluar te Manchester United.

L’Equipe raporton se mbrojtësi brazilian mund të largohet nga Monaco para mbylljes së afatit kalimtar veror.

Por, për ta transferuar atë, Manchester United duhet të paguajë hic më pak se 25 milionë funte.