Home Blog Page 6301

Shkelet me veturë një femër në Mamushë

0

Një femër është goditur nga një veturë në Mamushë të Prizrenit duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Lëndime trupore ka pësuar viktima femër K/Turke pasi që e njëjta është goditur nga një veturë në lëvizje me ngasës një mashkull K/Shqiptar. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim të nevojshëm mjekësor”, njofton Policia e Kosovës, shkruan PrizrenPress.

Nuk raportohet për të arrestuar. /PrizrenPress.com/

Rrahen keq mes veti tre persona në Prizren

0

Tre persona janë rrahur keq mes veti në Prizren. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur dje tek Tranziti i ri, shkruan PrizrenPress.

“Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, ku si pasoj lëndime të rënda trupore ka pësuar njëri prej tyre i cili ka pranuar tretmanë mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com/

Paralajmëron Berisha: Nëse kalon demarkacioni, rrezik për Kosovën dhe rajonin!

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka kërcënuar me prishje të sigurisë në rast se kalon versioni aktual i demarkacionit, që pritet të votohet nga deputetët në seancën e 1 shtatorit.

Në një prononcim për “Indeksonline”, Berisha thotë se shqiptarët nuk duhet t’i falin toka shteteve tjera. Andaj, sipas tij, nëse eventualisht kalon ky version, atëherë pritet të ketë pasoja të këqija për vendin dhe rajonin.

“Kalimi i këtij versioni të demarkacioni është thellim i krizës të sigurisë në rajon. Fillimisht acarimi i marrëdhënieve midis dy shteteve ku do edhe do të prodhon krizë edhe me vendet të tjera. Pra, besoj se moskalimi i demarkacionit i shërben shumë edhe sigurisë të rajonit e cila është nëse e domosdoshme. Ju e dini se përpjekjet shekullore të shqiptarëve kanë qenë për tokë dhe kështu që në këtë moment unë nuk besoj se ka ardh komoditeti i shqiptarëve që me i fal edhe më tej tokë Malit të Zi”, ka thënë ai.

Megjithatë, Berisha shprehet optimist se Marrëveshja ndërmjet dy shteteve përpos që do të kundërshtohet nga subjektet opozitare, atë do ta bëjnë edhe disa deputet të koalicionit, PDK-LDK.

“Ne jemi shumë të sigurt që nuk kalon pasi tani kemi edhe deputetë të mazhorancës të cilët kanë deklaruar publikisht votën kundër dhe për këtë jemi përcaktuar të mos bëjmë ndonjë veprim tjetër përpos me i ripërsërit faktet dhe argumentet në seancë”, ka thënë ai.

Më tej, deputeti i Nismas për Kosovën thotë se partia e Fatmir Limajt dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë platformën e vet politike dhe metodat e veprimit për seancën e 1 shtatorit. Ai thotë se nuk do të dalin në protesta pasi janë të bindur se demarkacioni nuk do të kalojë.

“Kështu që nuk kemi nevojë të përdorim metoda jo-parlamentare. Sidoqoftë, çdo subjekt politik i ka variantet të veprimit, kështu që ata (Vetëvendosje v.j.) ja pafshin ‘hajrin’ atij veprimi që janë përcaktuar”, është shprehur ai.

Në fund, Berisha ka komentuar edhe kritikat e sekteratit të LVV-së, Dardan Molliqaj, ku ky i fundit në një debat televiziv kritikoi dy subjektet opozitare për “urtësi” karshi disa proceseve.

“Molliqi nuk mundet ma shumë se Nisma dhe AAK-ja me qenë për Kosovën, mundet një qik me qenë më i mirë se Hashim Thaci dhe Isa Mustafa por jo më i mirë se Nisma dhe Aleanca”, është shprehur ai. /Indeksonline/

106 vjet nga lindja e Nënës Tereze

0

Sot bëhen 106 vjet nga lindja e humanistes së njohur shqiptare, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza.

“Nënë Tereza” është fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.

Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.

Nënë Tereza u vendos në Kalkuta të Indisë ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. “Nënë Tereza e Kalkutës” u quajt kur themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” në vitin 1951, për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës.

Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Presidenti I ShBA-ve, Bill Clinton, është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.

Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta.

Arrin në 267 numri i viktimave të tërmetit në Itali

0

Numri i viktimave të tërmetit që goditi të mërkurën Italinë ka arritur në 267.

Sipas të dhënave që u publikuan sot në Romë nga Shërbimi i Mbrojtjes Civile, në këtë fatkeqësi natyrore janë plagosur rreth 400 persona të tjerë.

Zyrtarë të Mbrojtjes Civile deklaruan se lëkundjet e tokës vazhdojnë edhe më tutje me ç`rast që nga e mërkura janë regjistruar lëkundje, kurse nga mesnata e së enjtes 57 sish.

Në rajonet qendrore të Italisë, në mëngjes u regjistrua një tërmet i ri i fuqishëm në Amatrice, e cila tashmë është dëmtuar rëndë.

Shërbimi Gjeologjik amerikan tha se tërmeti i fundit ishte me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, ndërsa Instituti Gjeologjik Kombëtar Italian tha se ishte 4.8 gradë, raporton Reuters.

Kamerieri qëllon me armë klientët sepse u ankuan për porosinë (Video)

0

Një kamerier në një restorant në Teksas, SHBA është filmuar teksa hapte zjarr ndaj disa klientëve.

Ngjarja ka ndodhur, pasi klientët u ankuan se ai iu kishte sjellë porosinë e gabuar.

Sipas klientëve të tjerë të pranishëm, kamerieri në fillim u largua, por njëri prej klientëve e ndoqi dhe nisi ta godiste me grushta.

Ndërkaq, kamerieri është kthyer sërish duke nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj tij.

Alaba mbetet tek Bayern

0

Është raportuar se Real Madrid ka përgatitur një ofertë për mbrojtësin e Bayern Munich, David Alaba.

Por është klubi gjerman që është përgjigjur menjëherë ndaj Los Blancos për austriakun.

Kështu ata kanë refuzuar ofertën e Kampionit të Evropës, edhe pse ajo në vete barte vlerën prej 50 milionë euro.

Mavraj drejt Serie A

0

Mërgim Mavraj është objektivi i madh i Sampdorias për mbrojtjen.

Presidenti i Sampdorias prej kohësh është vënë në ndjekje të një qëndërmbrojtësi për të kompletuar grupin e futbollistëve që do të ketë në dispozicion trajneri Marco Giampaolo për sezonin futbollistik, 2016-2017.

Sipas asaj që raporton faqja e specializuar italiane Tuttomercatoweb, është pikërisht Mavraj dëshira e madhe e presidentit të Sampdorias në merkato.

30-vjecari i kombëtares kuqezi për momentin ndihet mirë te Koln, por fakti që Mavraj ka vetëm edhe një vit kontratë me skuadrën e Bundesligës gjermane, mund ti shtyjë drejtuesit e Koln ta shesin lojtarin te Sampdoria për të mos e humbur atë pas një viti me parametër zero.

Ish lojtari i Greuther Furth ishte një nga futbollistët kryesorë të Shqipërisë në Euro 2016-të, me Mavrajn që u aktivizua nga trajneri De Biasi në të treja ndeshjet e grupit A.

Faqja e specializuar mbi transferimet e futbollistëve transfermarkt.de, e vlerëson aktualisht kartonin e 30-vjecarit me shumën e 1,75 milionë eurove.

Përvoja e madhe që zotëron mbrojtësi si në nivel klubesh ashtu edhe në rang kombëtaresh, është nja nga arsyet kryesore që ka shtyrë drejtuesit e Sampdorias të interesohen për lojtarin shqiptar.

Lamtumirë Hart

0

E ardhmja e Joe Hart është larg Manchester Cityt. Reprezentuesi anglez gjatë këtij muaji pritet të gjej një skuadër të re. Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i Manchester City, Txiki Begiristain.

Hart tashmë ka mbetur portieri i tretë i Cityt pas ardhjes së Claudio Bravos nga Barcelona.

“Unë mendoj se ne jemi duke bërë përpjekje për ta gjetur një zgjidhje të mirë për të gjithë”, ka thënë Begiristain.

“Tani ne kemi një javë dhe ne kemi për të bërë Hartin të lumtur duke ia gjetur një skuadër të re, ku ai do te ketë një shans të vërtetë për të luajtur rregullisht. Pra, ne do të përpiqemi për të ndihmuar atë, sepse ai e meriton një përgjigje të mirë nga ne”, ka theksuar ai.

Hart ka qenë i pa konkurrencë te City, por me ardhjen e Guardiolas anglezi përfundoi në bankinë. Kështu, spanjolli deri më tani ka preferuar portierin e dytë, Willy Caballero para Hartit.

Grupi britanik i kushtojnë këngë Rita Orës (Video)

0

Grupi i ri britanik i kushton këngë artistes me prejardhje shqiptare!

Grupi nga Glasgow i Britanisë, “Catholic Action” kanë publikuar një këngë dedikuar artistes Rita Ora.

E pikërisht “Rita Ora” është edhe titulli i këngës, e cila është prezantuar në radion BBCRadio1, përcjellë lajmi.net.

Edhe Ritës nuk i ka ikur pa e parë e pa e shpërndarë këtë këngë, duke thënë se është kënga më e mirë që ka dëgjuar ndonjëherë.