Home Blog Page 6302

Sekreti i Bojken Lakos

0

Bojken Lako ka gati projektin e tij të ri.

Kështu së paku bën të ditur rokeri shqiptar përmes një mesazhi në llogarinë personale në Facebook

“SEKRET është kënga ime e re e cila do të jetë gati për tu shkarkuar nga portale të ndryshme dixhitale në 14 Shtator , nga 360M records”, shkruan Bojkeni në Facebook.

Vlen të theksohet se sezonin e kaluar ai ishte anëtar i jurisë të spektaklit “Your Face Sounds Familiar”.

Shpërthim në Turqi, 9 të vdekur dhe 64 të lënduar

0

Një bombë e fuqishme ka shpërthyer nga një veturë jashtë ndërtesës së policisë në Cizre, në jug lindje të Turqisë, ndërsa raportohet për nëntë të vdekur dhe mbi 60 të lënduar.

Shumë njerëz i ka kapluar paniku nga frika se mund të vriteshin apo të plagoseshin, raportojnë mediat.

Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale kanë treguar një ndërtesë shumëkatëshe duke u rrënuar.

“Shota” shkëlqen në festivalin e Burgasit

0

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” po merr pjesë në festivalin prestigjioz të folklorit në Burgas të Bullgarisë.

Trupa e këtij asnambli është paraqitur të enjten, para publikut bullgar duke prezantuar traditën kulturore shqiptare përmes këngëve dhe valleve.

Drejtori Artistik Ylber Asllanaj ka bërë të ditur se Ansambli “Shota”, është mirëpritur nga publiku.

“Ansambli mrekulloi të pranishmit e shumtë me një paraqitje brilante, me të cilën edhe kësaj radhe, si çdoherë, para artdashësve të shumtë dëshmoi se ne kemi një traditë për lakmi”, ka theksuar Asllanaj në facebook, teksa ka publikuar një video nga paraqitja e valltarëve në kuadër të festivalit veror.

Asllanaj ka theksuar se paraqitja dinjitoze në këtë aktivitet është edhe një dëshmi se përfaqësuesit e ansamblit janë ambasadorët kulturorë të Kosovës./KultPlus.com

AKKV "SH O T A" -Në Teatrin Veror, në Burgas të Bullgarisë , ansambli "SHOTA"mrekulloi të pranishmit e shumtë me një paraqitje brilante, me të cilën edhe kësaj radhe, si çdoherë, para artdashësve të shumtë dëshmoi se ne kemi një traditë për lakmi .Ishte kjo edhe një dëshmi se kultura dhe tradita jonë janë ambasadorët më të mirë Kosovës.?????????????????

Gepostet von Ylber Asllanaj am Donnerstag, 25. August 2016

Parku i Butrintit, me 3700 vizitorë në ditë

0

Trashëgimia kulturore është nga më të frekuentuarat gjatë stinës së verës. Sipas një vrojtimi të bërë nga Ministria e Kulturës vetëm në parkun Kombëtar të Butrintit ka rreth 3700 vizitorë në një ditë. Rreth 28.000 vizitorë vendas dhe të huaj e kanë vizituar Butrintin në muajin korrik. Monumentet e reja që janë shtuar për vizitorët mund të përmendet mozaiku i dyshemesë së apodyterium-it/dhomës së veshjes të termes romake pranë Teatrit dhe gjysma e mozaikut të Baptisterit të Butrintit. Vizitorë ka pasur dhe në qytetin e Durrësit. Amfiteatri Romak i Durrësit, Muzeu Arkeologjik shënojnë 12, 453 vizitorë për periudhën janar-korrik 2016.

Çfarë mund të vizitohet tjetër në Durrës? Banesa Aleksandër Moisiu në qytetin e Durrësit, ndërtuar në shekullin XIX, shfaq një interes të madh për vizitorët, pasi është banesa e vetme e tipit me çardak në qytet. Në këtë banesë ka kaluar një pjesë të jetës Aleksandër Mosiu, aktori i madh me famë ndërkombëtare. Në këtë monument gjithashtu ndodhet dhe Muzeu i Kulturës Popullore. Fluks vizitorësh ka pasur dhe në Berat, falë mirëmenaxhimi të muzeumeve, përmirësimit gjithnjë e më shumë të shërbimeve e kohëzgjatjes së funksionimit të tyre. Numri i vizitorëve në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në muzetë e QKM Berat, Muzeut Ikonografik Onufri dhe Muzeut Etnografik vazhdon të këtë rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në periudhën Janar – Qershor 2016 muzetë e QKMB-së u vizituan nga 11, 359 vizitorë vendas e të huaj, 1866 më shumë se një vit më parë. Vihet re një fluks në rritje edhe në Kalanë e Gjirokastrës . 26,504 është numri i vizitorëve vendas dhe të huaj që kanë vizituar qytetin e gurtë në periudhën janar-31 korrik 2016. Promovimi në rritje i trashëgimisë kulturore, shoqëruar me aktivitete kulturore kanë shtuar edhe interesin për këtë qytet. Nuk kanë munguar as vizitat në muze apo parqe arkeologjike. Institucionet dhe qendrat e trashëgimisë kulturore gjatë 7-mujorit (janar – korrik) 2016 janë vizituar nga 249,260 vizitorë vendas dhe të huaj nga të cilët 70,994 në muzetë kombëtarë, 106,857 në parqet arkeologjike dhe 71,409 në monumente të kulturës. /Gazeta Shqip/

Kelmendi: Vota ime do të jetë kundër demarkacionit

0

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka thënë se për shkak të bashkëvendësve të tij do të votojë më 1 shtator kundër demarkacionit me Malin e Zi.

Ndonëse nuk e ka kontestuar marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi, Kelmendi ka thënë se Çakorri është kufiri shpirtëror i rugovasëve. Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka sqaruar se kundërshtimi i tij për demarkacionin nuk është i njëjtë si ai i opozitës.

Kelmendi i ka kritikuar pozitën dhe opozitën për këtë çështje. Sipas tij, Qeveria nuk e ka informuar sa duhet opinionin për këtë marrëveshje, ndërsa opozita e ka politizuar këtë çështje.

Kelmendi ka treguar se ka bërë ftesë publike për liderët institucionalë dhe politikë që më 29 gusht të mbahet një takim, kokë më kokë, pa ndërmjetësim ndërkombëtar, për çështjen e demarkacionit, në vilën e “Elkos”-it në Rugovë.

“Ne nuk jemi angazhuar mjaftueshëm për ta bindur opinionin ndërkombëtar që kufiri i ynë i vërtetë, natyral, strategjik, gjeografik dhe shpirtëror duhet të jetë në Çakorr”, ka thënë Kelmendi. /Epoka e re/

Sot hidhet shorti për Europa League

0

Shorti i Europa Leagues për fazën e grupeve do të hidhet sot në Monaco

Tashmë dihen 48 skuadrat që do të garojnë këtë edicion në fazën e grupeve të Europa Leagues

Shorti që përcakton skuadrat në dymbëdhjetë grupe do të hidhet sot me fillim nga ora 13:00 dhe do të mbahet në Monaco.

Oligarkët lakuriq

0

Publikimi në mediet kosovare i aferës “Pronto 1” dhe “Pronto2 “, sipas analistëve politikë dhe opozitës, është një tregues shumë i qartë se në Kosovë qytetarët duket se më në fund edhe kanë filluan që të çmitizohen nga figurat e larta politike. Sipas tyre, publikimi dhe zbardhja e bëmave të pushtetarëve aktualë po demaskon “kumandantët” e ish gueriles kosovare të UÇK-së dhe pacifistëve të dikurshëm.

Deputeti opozitar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti (Nisma), tha për “Kosova Sot” se që nga ardhja në pushtet e koalicionit të “elefantëve” kanë filluar të bien maskat e politikanëve. Sipas tij, njerëzit jo fort moti edhe kanë thurur mite dhe elozhe për figura të caktuara qoftë të luftës apo pasluftës.

“Vetëm faktori kohë e tregoi fytyrën e tyre të vërtetë, sepse në fakt ata nuk ishin as çlirimtarë e as të lëvizjes paqësore të rezistencës, duke treguar se nuk janë gjë tjetër veçse një klan mafioz i pushtetarëve tanë të korruptuar”, është shprehur ai.

Hoti ka thënë troç se pushtetarët e tashëm ishin dhe mbesin mashtrues ordinerë e të inkriminuar.

“E keqja është se nga po këto klane të pushtetarëve aktualë, po votohen njerëzit kryesorë të këtij koalicioni në pushtet për 15 vite rresht vetëm nga aparatura e punësuar shtetërore, që është e përbërë me mbi 90 mijë të punësuar të tyre nëpër institucione që bashkë me familjarët e tyre arrijnë në shifrën e mbi 450 mijë votuesve”, thotë ai.

Qytetarët e dinë kush është Hashimi, Kadriu, Isa

Frashër Krasniqi, nga lëvizja “Vetëvendosje” tha për “Kosova Sot” se ka goxha kohë që qytetarët e Kosovës e dinë mirë se kush është Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Isa Mustafa.

“Ata e njohin veprimtarinë e PDK-së e SHIK-ut, dhe LDK-së e cila vazhdimisht ka qenë në shërbim të së parës”, tha ai.

Sipas tij, kjo veprimtari e ka sjellë Kosovën në gjendjen që është sot: Me shtetësi jo të plotë, pa institucione të mirëfillta të drejtësisë, me një varfëri e papunësi me të lartën në rajon e më gjerë, me krim e korrupsion etj.

“Për fat keq, duke e keqpërdorur pushtetin në të gjitha format, vetëm në këtë mënyrë ia kanë siguruar vetes qëndrimin në pushtet. S’bëhet fjalë këtu për ndonjë simpati ndaj këtyre pushtetarëve”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, publikimi i përgjimeve e ka zbardhur edhe më shumë të vërtetën dhe kjo ka rritur edhe më tutje pakënaqësinë me këtë pushtet, “gjë e cila mendojmë se do të çojë edhe në rënien e tyre nga pushteti. Gjithnjë duke pasur mobilizim qytetar, pra protesta e aksione”. /Kosova Sot/

Dita e njëzeteepestë e gushtit

0

Shkruan: Skender Berisha

* Ne pervjetorin e renies heroike te Komandant Kumanoves.
Shenjuar rrushi aneekend ne rrenzat diellore
shkelqejne syte e mbushur drite xixellojne
flake shpirti i prirur per lirine e thirrur
nje kushtrim nje ze per te i prirur
liria eshte ketu ne trasete e ngritura
pishave grykes ec pandalshem me nge
ne s’duhet te vonojme ne s’duhet te pertojme
gjaku levrine shenjon kohen stinen ne luftojme
jehon Grykes se Carraleves jehon kushtrimi
te i veti therret Ismeti therret sikur bie termeti
ne netet pa gjume kush ta beje me pare kush me shume
vec qiellin e paperlyer ne e kishim si kulm
pikonin gjak gurishtat pikonin gjak edhe pishat
me gjakun tim o shoke duke u njejtesuar dielli pa aguar
nje tufe rrezesh lirie deri te syte e mi sapo ka vetetuar
ne shtegun matane silueta shokesh duke vrapuar
25 gusht 2016,Prizren

Digjet stalla me bagëti në Reshtan (VIDEO)

0

Në Reshtan të Suharekës ferma e familjes Gashi bashkë me bagëtitë brenda u bë shkrumb e hi.

Pikërisht me këtë fermë kjo familje siguronte të ardhurat e familjes, njofton Klan Kosova.

Pamjet mund të jenë të rënda për fëmijët dhe personat e ndjeshëm.

Zyrtare: Prizrenasi vazhdon me Cityn

0

Skuadra angleze, Manchester City ka njoftuar se ia ka vazhduar kontratën mesfushorit të Kosovës, Sinan Bytyqi.

Ai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, e cila do ta mbaj në City deri në vitin 2019.

“Ne jemi të lumtur të ju njoftojmë se Sinan Bytyqi ka rinovuar kontratën, e cila do ta mbaj atë në City deri në fund të edicionit 2018/19”, thuhet në njoftimin e Cityt.

Kujtojmë se pak orë më parë City huazoi futbollistin tjetër të Kombëtares së Kosovës, Bersant Celinën në Twente.