Home Blog Page 6300

Kosova ime hallemadhe!

0

Nga Artur Zheji

Ka një varg të vjetër Agolli, “Shqipëria ime hallemadhe”, bëhej fjalë sigurisht për Shqipërinë e para luftës dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sa here që dëgjoj lajme nga Kosova, më vjen në mend ky varg, ose më saktë togfjalëshi “hallemadhe”.

Tani e në këto ditë Kosova, do të ndeshet me një Dilemë shumë të madhe.

Duhet në emër të demarkacionit dhe të negociatave të të Mëdhenjve, që ua imponojnë atyre, si të vegjël që janë dhe si të vegjël që jemi, rreth 8.000 hektarë Malit të Zi, apo rreth 80.000.000 metra katrorë truall shqiptar. Një pikë fare e vogël në letër dhe në hartë. Por një lëmsh në stomak, për ata që kanë derdhur gjak e vlagë, për një Kosovë të pamvarur.

Paradoksi është se Presidenti Hashim Thaçi, është dakortësuar në parim për këtë, edhe partia e tij, pas tij, edhe Isë Mustafa gjithashtu, edhe një pjesë e inteligjencës politike dhe jo vetëm e Kosovës. Rebelët, opozita e Kosovës, ka deklaruar “luftë”. Dhe kanë fluturuar granatat, pas gazit lotsjellës dhe janë deklaruar përplasje të forta.

Kosova ime hallemadhe pra, do të hyjë në vjeshtë në një stuhi përplasjesh, që ndoshta do të shënojnë një kulm dramatik. Udhëkryqi është i trishtuar dhe ngërçi shumë i madh. Sepse për mendimin tim, edhe Autoritetet edhe Opozita kanë të drejtë.

Jo për konformizëm, por fakti që Podgorica i ka kthyer shpinën Moskës, është një fat i madh, për shqiptarët. Një mrekulli gjeopolitike e ndodhur vetëm këtë shekull. Me ndihmën dhe mbështetjen e atyre ndërkombëtarëve që kërkojnë këtë “dhuratë” nga ana e Kosovës.

Ndërkohë që historikisht, të gjithë e dinë se mbi 50% e territorit të sotëm të Malit të Zi, ka qenë deri një shekull më parë, tokë shqipfolëse, shqiptare e shkelur dhe e jetuar. Opozita, në anën tjetër të Udhëkryqit, bërtet drejtësisht për një Padrejtësi! Përse duhet Kosova, të shpërblejë me territoret e veta, Malin e Zi?!

Personalisht mendoj se termat “Tradhti Kombëtare” që adresojnë Opozita ndaj Thaçit dhe Mustafës, janë të tepërta, por 8.000 hektarë tokë shqiptare do të dorëzohet me duart tona, edhe njëherë. Them Kosova ime se nëna ime ishte gjakovare, por edhe sepse, këso kohe, gjithmonë e më pak, flasim ne të Tiranës, për ata të Prishtinës, përjashto futbollin dhe xhelozitë e vogla për Kombëtaren tonë.

Sepse edhe po të mos isha gjysëm Kosovar në genet e mia, çdo shqiptar është 100% nga Kosova, njësoj si edhe nga Shqipëria. Kosova ime hallemadhe, duhet të zgjedhësh me dhimbje një nga të dy rrugët e përpjeta që ke përpara. Por pa shkaktuar dhimbje të tjera, mbi trupin e popullit tend të rraskapitur nga skllavëria e dikurshme, nga luftrat dhe nga zhgënjimet e thella që sot përjetohen, nga grabitja dhe keqqeverisja.

Jo dhunë dhe JO vrasje shqiptarësh të tjerë, kaq di të them sot, por nuk mundem të rri pa e thënë, sepse paralajmërimet janë të frikshme dhe vetëtimat e largëta, po sjellin një stuhi të madhe. 360gradë.al

‘Tërbohet’ 55-vjeçari, godet me thikë të dashurin e vajzës dhe vëllanë e tij

0

Arsyeja e mos pranimit të lidhjes së vajzës së tij, ka bërë që një 55-vjeçar shqiptar të godasë me thikë të dashurin e së bijës dhe vëllanë e tij në parkun publik “Regina Margherita” në Fabriano (Ancona, Itali), raportojnë sot mediat lokale.

Mbi 55-vjeçarin, resident në Fabriano, i cili mbrëmjen e djeshme plagosi me një thikë kuzhine të dashurin 23-vjeçar të vajzës së tij dhe vëllanë e këtij të fundit, rëndon akuza për lëndime të rënda trupore.

Dy të plagosurit u transferuan me urgjencë në spital për të mjekuar plagët e mara në krahë. Ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe sipas mjekëve, duhet deri në dhjetë ditë për rikuperimin e lëndimeve. /Syri.net/

Familja Shpejti nga Prizreni nuk heq dorë nga zeja e qyrkut

0

Derisa në të kaluarën ishin mjaft të kërkuara rrobat me gëzofë të ndryshëm kafshësh, tani ato janë më pak të kërkuara. Kështu tani te ne kjo traditë veçse po vjen duke u zhdukur. Prizreni shquhet për punëtoritë e shumta që kishte në të kaluarën, por tani ka mbetur vetëm një i moshuar që merret me zejen që ndryshe njihet si qyrktar. Ndryshe, zeja për punimin e qyrkut në Prizren konsiderohet se është mjaft e vjetër,shkruan gazeta Kosova Sot. Disa shënime të vjetra të gjetura nga historiani Muhamed Shukriu tregojnë se në vitin 1591 në qytet kanë ekzistuar pesë familje të qyrktarëve.

Tani këtë zeje nga viti 1934 e kryen familja e Aliriza Shpejtit. Ai thotë se nga fëmijëria e zhvillon këtë zeje. Edhe i biri tij, Fitim Shpejti po përpiqet ta ruajë këtë zeje me fanatizëm. Aliriza Shpejti, tani 81- vjeçar, tregon se këtë zeje e kanë pasur zeje familjare dhe janë të vetmit në Kosovë. Ai shpjegon se për vite të tëra ka ditur ta ruajë e trashëgojë këtë zeje duke punuar qyrka, xhamadanë, xhubleta, këpucë e opinga lëkure.

“Unë kam qenë përpunuesi më i mirë e lëkurës pastaj më duhet të them se leshi i qengjit bashkë me lëkurën e butë si dhe lëkurat si e dhelprës apo ndonjë kafshe tjetër është e shëndetshme për trupin e njeriut. Por, tani ka ardhur kohë e pakohë dhe njerëzit në vend të këtyre lëkurave të shëndetshme, përdorin materiale të tjera, lëkurë artificiale”, shprehet Shpejti. Duke folur për “Kosova Sot”, ai tregon se në vitin 1947 patën formuar kooperativën e gëzoftarëve të Prizrenit.

Pak interesim për produktet zejtare

Shpejti tregon se përpunimi i lëkurës bëhet në formë speciale, kurse ajo që duhet pasur kujdes është fakti se lëkura e qengjit apo a deles, ose e ndonjë kafshe tjerët lihet 15 ditë me krunde e miell misri dhe pastaj me një brisk prehet sipas trupit dhe qepet me një gjilpërë trekëndëshe. “Janë të mira lëkurat e qengjit, viçit, ogiçit, haka e qyrqeve të ujkut, ariut, kaprollit edhit të butë apo të egër, maces së egër, lepurit, e ndonjë tjetër”, thotë Aliriza Shpejti. Ai tregon se plastika dhe goma janë shkaktarët kryesorë të dëmtimit të shëndetit të të rinjve. Ai shprehet se punimet e tyre marrin shumë kohë, derisa tani paguhen pak. “Tash nuk paguan kush 100 euro për një palë këpucë, por ato këpucë kurrë nuk e dëmtojnë këmbën, me ato këpucë mund të ecësh me kilometra e mos të lodhesh, derisa këto këpucë gome e plastike janë shumë të dëmshme”, pohon Shpejti për “Kosova Sot”. Ai shprehet se si zejtarë të vjetër, duhet të kenë edhe një përkrahje institucionale.

I biri e trashëgon zanatin

Ai tregon se tashmë këtë zeje po e trashëgon i biri i tij, Fitimi. “Kjo zeje tanimë është zhdukur, pos ne si familje që e kemi ruajtur”, tregon Fitimi, i cili shprehet se do të mundohen ta ruajnë edhe më tej këtë zeje, derisa ka kërkuar mbështetje edhe nga Komuna e Prizrenit. “Prandaj, besoj se Komuna edhe do të tregojë interesimin e vet për këtë zeje të veçantë”, thotë Fitimi. Kurse baca Aliriza Shpejti ka një porosi për të rinj që të orientohen te dyqani i tyre dhe të veshin më shumë rroba lëkure, e të përdorin më shumë leshin e deles, sepse shëndeti i tyre do të jetë më i mirë e më i plotë.

Si vazhdues të vetëm të zejes së qyrktarit, kjo familje thonë se me këtë zeje tash mezi mbijetohet. “Por është mëkat që këtë zeje ta zhdukim, duhet pasur kujdes të gjithë e jo vetëm ju gazetarët të bëni për këtë zeje, por duhet të vijnë edhe zyrtarët komunalë, të interesohen që kjo zeje të shtohet e të mos vdesë”, thotë Aliriza Shpejti. Ai shprehet i zhgënjyer që leshi, që është njëri nga materialet më të mira në botë, nuk vlen as edhe 10 centë për kilogram. “Ai është ilaçi më i mirë i trupit të njeriut. Ende s’po kuptohet se natyralet janë të çmuara dhe ato duhet t’i ruajmë si sytë e ballit”, thotë ky zejtar i vjetër prizrenas.

Nait Hasani ironizon me deklaratën e Hashim Thaçit

0

Njëri nga deputetët më të zëshëm kundër demarkacionit me Malin e Zi, Nait Hasani e ka komentuar për Gazetën Blic një deklaratë të ish- shefit të tij- presidentit aktual, Hashim Thaçi, i cili kishte thënë se deputetët që votojnë kundër demarkacionit, do të kanë përgjegjësi historike.

Hasani i cili fuqishëm e kundërshton demarkacionin me Malin e Zi, ka ironizuar me këtë deklaratë të Hashim Thaçit.
“Jemi duke jetuar në kohë historike”, ka thënë Hasani shkurt për Gazetën Blic.

Ndërkohë, më 1 shtator Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për ta ratifikuar marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi. Opozita në anën tjetër ka paralajmëruar kundërshtimin e demarkacionit me çdo kusht.

Gazeta Blic ndërkaq, ka raportuar se koalicioni nuk i ka numrat, dhe më 1 shtator mund të ndodh mos hedhja fare në votim e demarkacionit. / Gazeta Blic

U shfaq në Nju Jork filmi “The Righteous Gypsy”

0

Në Nju Jork është shfaqur filmi “The Righteous Gypsy”. Filmi tregon ngjarjen e një Hebreje të Kosovës, jeta e së cilës është shpëtuar rastësisht nga një grua rome e Kosovës.

I njejti film pritet të shfaqet në Izrael dhe në Kosovë.

Ai ka gjetur shikueshmëri të madhe dhe ka bërë një bujë në SHBA.

Mesazhi i filmit dokumentar tregon për popullin e Kosovës se pavarësisht prej etnicitet gjithmonë kanë dalë në mbrojtje të hebrejëve të Kosovës./ Qazim Thaci/

Nesër 8.500 nxënës në Provim të Maturës Shtetëror

0

Mbi 8.500 maturantë, të cilët nuk kanë arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e qershorit në Provimin e Maturës Shtetërore, nesër (e shtunë), 27 gusht 2016 do t’i nënshtrohen pjesës së parë të Provimit në afatin e gushtit.

Prokuroria nis zyrtarisht hetimet kundër Grabovcit dhe të tjerëve

0

Prokuroria Speciale ka nisur hetimet kundër Adem Grabovcit dhe personave tjerë të përfshirë në përgjimet, Dosja e Shefave.

Grabovci po hetimet për vepra penale që lidhen me keqpërdorimin e pozitës zyrtare gjatë viteve 2011-2012. Hetimi ka nisur 26 ditë pas nisjes së publikimit të përgjimeve nga Insajderi të Adem Grabovcit, me zyrtarët tjerë të lartë shtetëror e partiak, përfshirë presidentin Hashim Thaçi.

Derbi në Prizren, Liria ndeshet me Prishtinën

0

Të shtunën, Liria në kuadër të javës së dytë të Vala Superligës së Kosovës do të ndeshet me Prishtinën në “Përparim Thaçi”.

Interesimi për ballafaqimin e rivalëve të vjetër është shumë i madh , jo vetëm në Prizren por më gjerë.

Në kampin ‘bardhezi’, mbretëron atmosferë optimiste, pasi që ka një mobilizim të përgjithshëm, si nga futbollistët, shtabi teknik dhe Bordi.

“Janë bërë dhe po bëhen përgatitjet përfundimtare para ndeshjes derbi me Prishtinën”, kan thënë nënkryetari Qemal Krasniqi dhe anëtari i Bordit Afrim Kala, që kanë kërkuar përkrahjen e tifozërisë.

“Presim një ndeshje të fortë dhe lojë të bukur. Me angazhim të të gjithëve besoj të dalim me rezultat pozitiv. Ftoj që edhe publiku të na përkrahë nëkëtë ndeshje shumë të vështirë”, ka thënë kapiteni, Robert Gjeraj.

Në këtë ndeshje, Liria pritet të starton me ekipin më të mirë.

Ndeshja, Liria – Prishtina zhvillohet të shtunën në ora 16.00. /PrizrenPress.com/

Dosja e Shefave XX: Urdhri i Grabovcit – puna duhet të kryhet bindshëm

0

Katër biseda të reja telefonike të Adem Grabovcit që sjell Insajderi në pjesën e XX-të të Dosjes së Shefave, zbulojnë servilizmin e një doktori për t’i shërbyer shefit kurdo dhe në çdo kohë. Bisedat dëshmojnë ndikimin e Grabovcit edhe në shëndetësi, e institucione tjera. Ai, zgjedh njerëzit e vetë për ta mundur Ilir Tolajn, një ish-sekretar të Ministrisë së Shëndetësisë. Grabovci thoshte se puna ka hyrë me inati dhe duhet të kryhet bindshëm.

Një doktor i ishte betuar Adem Grabovcit, që do t’i kryente të gjitha obligimet që ia ngarkonte ai.

Doktori, i paidentifikuar ishte caktuar nga Grabovci si kryesues i një komisioni për zgjedhjen e një zyrtari të lartë shtetëror.

Grabovci, kërkonte që njeriu i tij të fitonte bindshëm sepse siç thoshte ai, “puna është me inati me Ilir Tolajn”.

Në një bisedë telefonike mes Grabovcit dhe këtij doktori, dëshmohet se ai kishte qenë edhe në komisione tjera. Por, në një rast, ministri e kishte hequr për shkak të konfliktit.

Kësaj radhe, zotohej se nëse Grabovci e vendoste në krye të komisionit, atëherë do të kryente punë. Ky doktor, kishte kërkuar që pos Ilhami Gashit, ta kishte në komision edhe Arben Çitakun, i cili aktualisht është sekretar në Ministrinë e Ambientit.

Ndërkohë, anëtarë tjerë ishin caktuar Isuf Dedushaj dhe Ramush Beiqi. Me Dedushajn nuk kishin asnjë problem, derisa për Beiqin garantonte ky doktor se do ta bindte të mos dilte kundër.

Në një bisedë tjetër në mes të Grabovcit dhe Ilhami Gashit, flasin për sistemimin e Ganimete Rifajt.

Grabovci, e porosit Gashin , ish-sekretar i Ministrisë së Punëve të Brendshme që vendosej në krye të shumë komisioneve, që ta ketë parasysh Ganimete Rifaj. Për këtë do të bisedonin detaljisht kur të takoheshin, pas një takimi që do ta kryente Grabovci me Ambasadën Amerikane.

Gjatë bisedave telefonike, Grabovci i garantonte një personi që do të sistemohej në një institucion, por jo në pozitën që donte kandidati. Arsyeja pse nuk mund të ndodhte kjo, ishte mungesa e certifikimit për kontabilitet. Megjithatë, Grabovci e garantonte se do të sistemohej po në atë institucion.

Në fillim të bisedës së parë, doktori i tregon Grabovcit se po e shikonte Shaip Mujën në një debat me Rexhep Selimin. Doktori i thoshte se Muja e kishte qitë prej sistemi, Selimin. Grabovci, i tregon doktorit se ia kishte dhënë disa dokumente Mujës për këtë debat.

Ata, kalojnë drejtë në temën e krijimit të komisionit. Biseda zbulon se bëhej fjalë për një institucion që kishte të bënte me shëndetësi.

“A ki drejtë…, me kanë prapë aty ku…, ku je kanë”, interesohet Grabovci, teksa doktori i thotë se me dashtë ministri e vendos.

“Paj, vallahin, me dashtë, me dashtë, ai ministri m’qet, se kit herën e dytë, osht anulu me vendim tinaj, për shkak t’konflikti edhe… Edhe personat, konfliktuoz, a din n’qit rastin e dytë, kur kem, u ka… A din kishe, jon kanë Iliri edhe ai Nazi”, thotë doktori.

“Po…, e tash unë e kom lujt ni rol shumë amortizues aty, a din shumë konstruktiv… Ai, me dasht për hir t’përvojes, e t’konstruktivitetit, e sene, munet mem qit aty”, shpjegon doktori.

“Atëherë, po dufka me shku ti… Ilhamia… Edhe njo tjetër, kon ta kish marr menja”, e pyet Grabobvci. Doktori e kërkon Arben Çitakun.

“Atëherë ti e din edhe… ti mu bo kryesues… Për… përderisa, përderisa, ka propozu, Isufin, Dedushin… Atëherë, ki drejt edhe ti”, shton shefi.

“Po se Isufin, e kom pas edhe dy herë tjera… Kom drejt lirisht, se unë jom ka…, unë jon kanë në konsultime konstruktive që e kom amortizua, atë fërkim aty…, a pe din”, e pyet doktori, shefin.

“U bo pra atëherë, pot… Po, po…, për atë arsye, qashtu po ja bajmë”, shton Grabobci.

“Jo valla, bonum shlirë, se unë pa e kry se la”, zotohet doktori.

Grabovci i tregon për Ramush Beiqin që ishte caktuar nga dikush tjetër. Kërkonte që të bindej që edhe ai të mos votonte ndryshe nga doktori, Ilhami Gashi e Arben Çitaku.

“Po, Ramush Beiqi oshtë kardiolog, pediatër… Njihna me Ramushin, muj me kthye pozitiv, Ramushin”, thotë doktori.

“Munesh me kthy a? Bravo”, e lavdëron Grabovci.

“Muj me kthy, po besoj që muj, 99 për qind, muj”, garanton doktori. E, Grabovci i thotë se ka hy puna me inat, me Ilirin.

“Ti e din tashti, aty ka hi puna mo me inati, me Ilirin… Aty din me çdo kusht… duhet, duhet bindshëm, bindshëm me ec”, i thotë Grabovci.

“Unë, jom n’shërbim, t’asaj pune pa problem”, rikonfirmon doktori. /Insajderi.com

Aksident në Bellacërk të Rahovecit, lëndohet një person

0

Policia e Kosovës njofton se në fshatin Bellacërk të Rahovecit, dje ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një biçiklete, shkruan PrizrenPress.

Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar ngasësi i biçikletës, i cili është dërguar në Spitalin e Gjakovës.

Në njoftim të Policisë thuhet se është arrestuar ngasësi i automjetit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/