30.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
Home Blog Page 6306

Kushtetuesja hedh poshtë nismën për shpërbërjen e Parlamentit në Maqedoni

0

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë ka refuzuar kërkesën e deputetit Pavle Trajanov për shtyrjen e shpërbërjes së Parlamentit dhe u shpall jokompetent për të vendosur për këtë çështje.

Sipas gjykatëses Natasha Gaber, vendimi i këtillë paraqet precedent. Ajo ka sqaruar se në rast të zgjedhjeve të parakohshme afati për zgjedhje është 60 ditë, ndërsa me zbatimin e shtyrë deri më 24 shkurt, i cili sivjet është muaj i brishtë, deri në zgjedhjet e 24 prillit ka 61 ditë.

Sipas saj, siç transmetojnë mediat në Maqedoni, kjo do të thotë se zgjedhjet janë jolegjitime.

“Agnus Dei” interpretohet në Turqi

0

Vepra korale “Agnus Dei” e kompozitorit Memli Kelmendi me datën 22 shkurt 2016 do të intepretohet në Stamboll në sallën e njohur koncertale “Ba?larba?? Kültür ve Kongre Merkezi’nde”, ndërsa me datën 27 shkurt 2016 në “Gazi Üniversitesi Konser Salonu” – Ankara.

Vepra do të intepretohet nga Ansambli koral “Ars Nova” nën dirigjimin e Kübra ?enyaylar.

“Pas intepretimit të kësaj vepre muaj më parë në Santiago de Chile dhe dirigjenti i mirënjohur Jorge Contreras, dhe pas kërkeses që kjo vepër të intepretohet edhe në disa vende të tjera në muajt që pasojnë, kësaj radhe kjo vepër do të interpretohet nga dirigjentja turke Kübra ?enyaylar në Stamboll dhe Ankara. Në momentin kur unë veç jam në kontakt me shumë dirigjent ndërkombëtar nga bota, na doli befasuese kjo ofertë nga Turqia, të cilën unë padyshim e prita me entuziazëm të madh”, tha Memli Kelmendi.

Muajt e ardhshëm kjo vepër do të interpretohet edhe në disa vende të tjera të botës.

Pritet të arrestohet Visar Ymeri

0

Gjykata e Prishtinës ka paralajmëruar që së shpejti do lëshojë urdhërarrest për liderin e “Vetëvendosjes” Visar Ymeri.

Paralajmërimi është bërë nga gjykatësi Vesel Ismajli gjatë seancës gjyqësore për gjykimin e rrahjes së deputetëve.

Visar Ymeri e Rexhep Selimi nuk morën pjesë në gjykimin ku akuzohen për rrahje të Bekim Haxhiut.

Në këtë gjykim kreu i “Vetëvendosjes” Visar Ymeri, deputeti i këtij subjekti Rexhep Selimi, ish-deputeti Florin Krasniqi dhe vozitësi Besart Bujupi akuzohen për fjalosje dhe sulm ndaj deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu me qëllim të shkaktimit të lëndimeve të lehta trupore.

Kjo gjë sipas prokurorisë kishte ndodhur më 28 qershor 2012 gjatë një pauze pas një debati në Kuvendin e Kosovës. Procedura ndaj Florin Krasniqit është veçuar.

Edhe pse sot ishte seanca e 15-të e këtij gjykimi, asnjëra nga to nuk është mbajtur.

Më 8 shkurt në gjykatë për këtë çështje nuk erdhi kryetari i “Vetëvendosjes” Visar Ymeri. Në atë seancë gjyqtari Vesel Ismajli tha se nuk i mbetur mjet tjetër juridik, përveç që të lëshojë urdhërarrest për Ymerin për sjellje të detyrueshme të tij në seancë.

Atë ditë Bekim Haxhiu tha se “është e 14-ta herë që vij në seancë për të kërkuar drejtësi dhe është e 14-ta herë që gjykata nuk i plotëson kushtet ligjore për mbajtjen e seancës. Është papërgjegjësi e gjykatës”.

Dy ditë më vonë KALLXO.com i shkroi Zyrës për Informim të Gjykatës Themelore në Prishtinë duke i kërkuar përgjigje nëse është lëshuar urdhëresë për sjellje me dhunë të Visar Ymerit në gjykatore.

KALLXO.com atë ditë nuk mori përgjigje.

Por pas shtyrjes së sotme të seancës, gjyqtari tha se shtyrja ndodhi ngase policia nuk e solli kreun e “Vetëvendosjes”.

Edhe sot deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu sipas gazetarit të KALLXO.com ishte i nervozuar për shtyrje të seancës, por nuk foli për mediet.

Gjyqtari i tha KALLXO.com se Rexhep Selimi nuk u paraqit në gjykatë, por sipas gjyqtarit, i kontaktuar nga gjykata Selimi tha se do të vijë në Pallat të Drejtësisë për 3 minuta, nëse krijohen kushtet për mbajtjen e seancës.

Deputeti Selimi herëve tjera ka qenë i pranishëm në gjykatore në lidhje me këtë çështje. Përveç Haxhiut për këtë seancë ishte i pranishëm edhe i akuzuari Besart Bujupi dhe Enver Bimbashi, dëshmitari i paraparë për sot.

Seanca e këtij gjykimi u shty për kohë të pacaktuar, derisa të sigurohet prania në gjykatore e Visar Ymerit. /Kallxo.com

Deputet përfaqësues, e jo deputet numra

0

Nga Jakup Krasniqi

Përgjegjësia po adresohet në dy persona, të cilët në Konferencën e djeshme demonstruan një pa përgjegjësi të lartë, këtu nuk kam asnjë dyshim. Por çështja duhet të shtrohet, a janë vetëm ata fajtor?

Sot po e shohim të gjithë, por ku ishin ata dhjetëra e dhjetëra veprimtarë politikë që i nxorën në krye të partive politike këta njerëz, a kanë ata ndonjë përgjegjësi? A kanë ndonjë përgjegjësi përfaqësuesit e zgjedhur të popullit, të subjekteve politike të shefave në pushtet?

Çfarë interesa janë duke mbrojtur ata? Interesat e atyre që përfaqësojnë apo interesat e një rroge të deputetit? Apo mos po mendojnë se e kanë në Kuvend një vend pune, vetëm për veten e tyre apo të shumtën për familjen e tyre?

Pas protestës së 17 shkurtit 2016, deputetet e zgjedhur nga populli a duhet të jenë të popullit apo të shefave të tyre partiak? Nëse mbesin pas shefave edhe pas Konferencës skandaloze të tyre, Ata nuk janë përfaqësues të qytetarëve, nuk mbrojnë interesat e qytetarëve që ishin në sheshet e rrugët e Prishtinës, nuk janë në mbrojtje të Shtetit të Pavarur, Sovran e Demokratik! ATËHERË NË SHËRBIM TË KUJT JANË?

Deputetet e Kuvendit të Kosovës deri më tani, në plot raste ishin numra. Ishin numra kur votuan marrëveshjen e 19 prillit 2013. Ishin numra kur votuan Gjykatën Speciale. Ishin numra, kur në vitin 2011 votuan dy herë për njerëzit e parë të shtetit, ishin numra edhe kur sugjeroheshin që të votonin me YES ose me NO!
A nuk është koha që tani, mos të pranojnë të jenë numra, është koha e fundit që ata të bëhen vetvetja, të votojnë mocionin për mosbesim për këta Kryeministra, që komunikimin më protestuesit e djeshëm dhe opozitën e patën më shumë se skandaloz, më shumë se të pa kulturë e edukatë.

Deputet mbroni interesin e popullit, pushoni të jeni numra me qëllim që vendit t’ i jepni zgjidhjen e duhur. Bëhuni shembull i mirë, jo vetëm për vete, por edhe për deputetet e ardhshëm, që të fillon epoka për mbrojtjen e interesit të kombit e të shtetit e jo te liderëve që matën me “hijen e mëngjesit”. Çofshin ata në pushtet apo në opozitë!

Mos tua japim shtagën e pushtetit, kurrë dhe askujt që ka shenja të dukshme, të autokratit. Shembullin më të mirë të kësaj që thash janë Kryeministrat e sotëm të Kosovës, të cilët, thënë më së buti janë verbuar.

Unë besoj që kemi njerëz të urtë, që e meritojnë besimin e qytetarëve tanë, por ata nuk janë rrahagjoks e as mujsharë apo mashtrues, por janë udhëheqësit e duhur për kombin e shtetin.

Ata janë mes nesh dhe duhet t’ua ofrojmë drejtimin e kombit e të shtetit!

Përndryshe, përgjegjësia nuk mund të adresohet vetëm në dy persona! Përgjegjës janë apo edhe jemi të gjithë ata/ne që ua dhanë/dhamë shtagën e pushtetit!

AAK krahason pushtetin me Beogradin

0

AAK ka reaguar ndaj gjykimit në mungesë të ish luftëtarëve të UÇK’së në Beograd duke tërhequr një paralele me arrestimet e anëtarëve të opozitës në Prishtinë.

Sipas AAK’së, dënimi ish luftëtarëve të UÇK’së në Beograd dhe përndjekja e Opozitës në Prishtinë, nuk kanë ndonjë ndryshim të madh.

“Gjykimi i ish-luftetarëv të UCK-së në ditën e pavarësisë, në kohën kur në Prishtinë ishin mbledhur mbi 100 mijë qytetarë për të kundërshtuar krijimin e nivelit të tretë të pushtetit të Serbisë përmes Asociacionit në Kosovë, si dhe arrëstimet e ditëve të fundit të eksponentëve të Opozitës, janë pasqyra reale e pushtetarëve në raport me vendin që e udhëheqin”, thuhet në një deklaratë të AAK-së.

“Kështu, ndërsa në ditën më të rëndësishme për Kosovën, një gjykatë regjimi në Beograd, i dënon në mungesë 8 ish-luftetarë të UCK-së, një ditë më parë ose një ditë më vonë, organet e rendit në Kosovë, akorduan një operacion për arrestimin e disa opozitarëve në mesin e të cilëve edhe të Glauk Konjufcës, Frashër Krasniqit dhe Dardan Molliqajt”.

“Konsiderojmë se veprimet e pushtetit gjyqësor në Kosovë, në masë të madhe janë të koordinuara me pushtetin politik, i cili po përballet më kundërshtimin më të fuqishëm që është ushtruar ndonjëherë kundër tij”.

“Demonizimi i opozitës dhe përndjekja e pjesëtarëve të saj, vetëm për shkak të veprimit politik, janë  shenjë e rregjimeve totalitare, të cilat u manifestuan shumë qartë edhe dje nga kryeministri dhe zëvëndësi i tij.  Fjalia e tyre antologjike “I pritëm por nuk erdhën dhe ikën me bisht ndër shalë” shpjegon krejt frustrimin e tyre”.

“AAK, pavarësisht veprimeve dëshpëruese të pushtetit në Prishtinë dhe të agjendes politike të gjykatave në Beograd,  do ta vazhdojë aleancën me qytetarin e në mbrojtje të interesave të Kosovës”. /PrizrenPress.com/

Rama ‘pajton’ pozitën dhe opozitën e Kosovës

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në sesionin e 10-të Plenar të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut i cili zhvillohet nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë.

Ai ka postuar një fotografi në rrjetin social Twitter ku shihet bashkë me deputetin e Vetëvendosjes, Ilir Dedën dhe nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halitin.

Rama fotografisë i ka bashkangjitur edhe shkrimin: “Me pozitën dhe opozitën e Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Mesdheut në Tiranë”.

Zjarri përfshin një shtëpi në Prizren

0

Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi në rrugën “Ali Hadri”, në Prizren.

Rastin në polici e ka raportuar pronari i shtëpisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

 Nuk raportohet për të lënduar. /PrizrenPress.com/

Aksident në Prizren, lëndohet shoferi

0

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:55 në rrugën “Remzi Ademi” në qytetin e Prizrenit.

Policia e Kosovës njofton se i dyshuari duke lëvizur me veturën Audi B8 nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë se lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur veturën VW Passat të cilën e drejtonte një mashkull.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit Passat dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. /PrizrenPress.com/

Sela: Ali Ahmeti i la pa dinjitet ushtarët e UÇK-së

0

Kryetari i lëvizjes për Reforma – Partia Demokratike Shqiptare Ziadin Sela ka theksuar se një nga angazhimet e tij parësore do të jetë zgjidhja e statusit të familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të UÇK-së, informon INA.

Ai këtë e ka theksuar në Shipkovicë të Tetovës, ku shtoi se si mundet që “branitellat” të gëzojnë status special, derisa ushtarët e UÇK-së, shumica prej tyre kanë ngelur në gjendje të mjerueshme dhe pa shpresë.

Sipas kreut të LR-PDSH, Ali Ahmeti që thirret në UÇK i la pa dinjitet ushtarët e kësaj ushtrie kombëtare, ndërsa realizoi planet e “branitellave”.

Kremtimi i 8 vjetorit të Pavarësisë në Prizren (Video)

0

Në kalanë e Prizrenit pati mysafirë nga vende të ndryshme të Kosovës.

Në ditëlindjen e shtetit të Kosovës këtë vit pati më shumë vizitorë se herëve të tjera.

Atmosfera ishte nxehur edhe në qendër tek Shadërvani.

Ata që po festonin nuk e kishin mendjen tek protesta që po mbahej në Prishtinë.

Ndërkohë kishin filluar edhe përgatitjet për koncertin që nisi në orën 20 e skena ishte e rezervuar për artistët nga Prizreni.

Pjesëmarrësit i argëtoi me këngë e valle ansambli “Lidhja e Prizrenit”.

E gjithë dita e festës kaloi e qetë.

Sipas zëdhënësit të policisë së rajonit të Prizrenit, Hazir Berisha, nuk u regjistrua asnjë incident ku kishte organizime për festë. /Klan Kosova/