8.5 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

AAK krahason pushtetin me Beogradin

AAK ka reaguar ndaj gjykimit në mungesë të ish luftëtarëve të UÇK’së në Beograd duke tërhequr një paralele me arrestimet e anëtarëve të opozitës në Prishtinë.

Sipas AAK’së, dënimi ish luftëtarëve të UÇK’së në Beograd dhe përndjekja e Opozitës në Prishtinë, nuk kanë ndonjë ndryshim të madh.

“Gjykimi i ish-luftetarëv të UCK-së në ditën e pavarësisë, në kohën kur në Prishtinë ishin mbledhur mbi 100 mijë qytetarë për të kundërshtuar krijimin e nivelit të tretë të pushtetit të Serbisë përmes Asociacionit në Kosovë, si dhe arrëstimet e ditëve të fundit të eksponentëve të Opozitës, janë pasqyra reale e pushtetarëve në raport me vendin që e udhëheqin”, thuhet në një deklaratë të AAK-së.

“Kështu, ndërsa në ditën më të rëndësishme për Kosovën, një gjykatë regjimi në Beograd, i dënon në mungesë 8 ish-luftetarë të UCK-së, një ditë më parë ose një ditë më vonë, organet e rendit në Kosovë, akorduan një operacion për arrestimin e disa opozitarëve në mesin e të cilëve edhe të Glauk Konjufcës, Frashër Krasniqit dhe Dardan Molliqajt”.

“Konsiderojmë se veprimet e pushtetit gjyqësor në Kosovë, në masë të madhe janë të koordinuara me pushtetin politik, i cili po përballet më kundërshtimin më të fuqishëm që është ushtruar ndonjëherë kundër tij”.

“Demonizimi i opozitës dhe përndjekja e pjesëtarëve të saj, vetëm për shkak të veprimit politik, janë  shenjë e rregjimeve totalitare, të cilat u manifestuan shumë qartë edhe dje nga kryeministri dhe zëvëndësi i tij.  Fjalia e tyre antologjike “I pritëm por nuk erdhën dhe ikën me bisht ndër shalë” shpjegon krejt frustrimin e tyre”.

“AAK, pavarësisht veprimeve dëshpëruese të pushtetit në Prishtinë dhe të agjendes politike të gjykatave në Beograd,  do ta vazhdojë aleancën me qytetarin e në mbrojtje të interesave të Kosovës”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Blenita Krasniqi zgjidhet kryetare e Aleancës së të Rinjve të Kosovës në Rahovec

Në një atmosferë entuziaste dhe demokratike, është mbajtur kuvendi zgjedhor i Aleancës së të Rinjve të Kosovës, dega në Rahovec, me pjesëmarrje të gjerë...

Rasti tragjik në Malishevë, Haxhiu ngushëllon familjen Berisha

Tre persona kanë humbur jetën tragjikisht sot në një banesë në lagjen “Mirdita” në Malishevë. Sipas informacioneve të para, viktimat janë një baba dhe...

Lajmet e Fundit