25.3 C
Prizren
E enjte, 26 Qershor, 2025
Home Blog Page 6311

Dhjetëra autobusë me protestues nga Prizreni ia mësyjnë Prishtinës

0

Në qytetin e Prizrenit protestuesit e opozitës veç kanë filluar që të grumbullohen në mënyrë që të bashkëngjiten në protestën e sotme që do të nis në ora 14:00, njofton Klan Kosova.

Janë dhjetë autobusë që tashmë janë të gatshëm di dhe katër minibusë që do të transportojnë këta protestues.

Gazetarja e Klan Kosovës, Arbëresha Shpati njofton nga Prizreni që ka mjaftë të interesuar që duan që të bashkëngjiten në protestë

Në Vërmicë kapen mbi 20 kilogramë drogë, arrestohet një serb

0

Njësitë e Doganës e Kosovës së bashku me Policinë mbrëmë rreth orës 21:00 kanë arritur të kapin mbi 20 kg narkotikë të llojit marihuanë.

Gjatë kontrollimit të automjeteve në pikë-kalimin e Vërmicës, oficerët doganor kanë shfaqur dyshimet se një automjet me targa të Serbisë mund të transportonte mallra të ndaluara. Pas ndalesës së veturës llojit Land Rover – Range Rover ngjyrë e zezë me tabela të Serbisë është ushtruar kontroll nga ana e doganës dhe policisë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e lartë përmendur është zbuluar një sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike (dyshohet të jetë Marihuanë).

Sasia e lëndës narkotike ishte 20410 gram (20 kilogram e 410 gram). Lënda narkotike u zbulua e fshehur në rezervuarin e benzinës së automjetit. Deri tek zbulimi erdhi përmes përdorimit të pajisjeve të specializuara donacion nga qeveria e SHBA-ve përmes programit EXBS. Vozitësi ishte shtetas i Serbisë, i njejti është arrestuar nga ana e Policisë dhe rasti ka vazhduar tutje me hetimet.

Në komunikatën për shtyp, drejtori i përgjithshëm i Doganës, Lulzim Rafuna citohet të ketë theksuar se DK përveç mbledhjes së suksesshme të taksave tanimë është shndërruar në një institucion i cili kontribuon në rritjen e përgjithshme të sigurisë dhe mbrojtjen e kufirit.

Ai njëherësh shfrytëzoi rastin ta falënderojë qeverinë e SHBA (programin EXBS) për mbështetjen e vazhdueshme pasi që rezultatet e kësaj përkrahje si në fushën e trajnimeve po ashtu edhe në atë të asistencës teknike prodhojnë rezultate maksimale.

Dogana ftoi qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin./PrizrenPress.com/

Vataj uron për Ditën e Pavarësisë

0

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj ka uruar studenët, mësimdhënësit, stafit administrativ dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për 17 Shkurt – Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Kjo ditë të shërbej për të përkujtuar sakrificën dhe gjakun e të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësi. Falë luftës çlirimtare të UÇK-së dhe mbështetjes së miqve ndërkombëtar, Kosova u çlirua nga Serbia dhe u hap rruga për shpalljen e pavarësisë më 17 Shkurt 2008”, thuhet në urimin e tij.

“Tani na mbetet që të ndërtojmë dhe zhvillojmë shtetin duke i kryer obligimet tona kushtetuese e ligjore ndaj vendit”. /PrizrenPress.com/

Limaj uron qytetarët për 17 shkurtin

0

Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj ka uruar të gjithë qytetarët për ditën e Pavarësisë së vendit.

Urimi i plotë i Limajt:

Më lejoni që në emrin tim, dhe të gjithë strukturave të NISMA për Kosovën, tua uroj 17 shkurtin, ditën e shpalljës së Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë ditë tonën të madhe, të cilën e shënojmë dhe nderojmë, e për të cilën dhanë jetën qindra e mijëra dëshmorë, ne duhet dhe përkulemi para Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem JASHARI dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, ku si rezultat i luftës dhe gjakut të tyre e të luftës së shenjtë të UÇK-së, e ndihmës së vazhdueshme të faktorit ndërkombëtar, ShBA-së, shteteve të BE-së, dhe jo vetëm, ne sot gëzojmë lirinë dhe pavarësinë.

Qytetarët tonë kanë pritur dhe shpresuar për një shtet të zhvilluar ekonomikisht, për një shtet social, për një shtet që nuk punon kundër interesave të qytetarëve të vet, qytetarëve të Republikës tonë, sot po iu duhet të protestojnë për t’i arritur sa më shpejt ato për të cilat kanë shpresuar që do t’i kenë në dhe nga shteti i tyre.

Qytetarët e Kosovës sot do të protestojnë, sepse shpresat e tyre, ky koalicion qeverisës i ka kthyer në dëshpërim, qeverisje e cila nuk dha rezultate në zhvillim ekonomik, nuk punoj në zbutjen e varfërisë, nuk hapi vende pune, por shkeli Kushtetutën e vendit, duke nënshkruar marrëveshje të dëmshme për vendin, dhe refuzon të jep përgjegjësi për veprimet e tyre antikushtetuese.

Pra, sot të protestojmë, që këtë koalicion qeverisës ta largojmë, e çdo përvjetor tjetër ta shënojmë dhe nderojmë, ashtu siç nderhohet kudo, një shtet i dinjitetshëm, me të arritura e suksese! /PrizrenPress.com/

Urimi i Haxhi Avdylit për Ditën e Pavarësisë

0

Kryetari i LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli ka uruar qytetarët në 8 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Pas 100 vite luftë të vazhdueshme për liri e pavarësi, shteti ynë po i bën 8 vjet. Edhe pse me mangësi e qëllime, sot ma shumë se kurrë, shtetin tonë duhet ta duam, respektojmë dhe ta mbrojmë”, thuhet në urimin e Avdylit.

“Ky shtet u ngrit me sakrificën e paraardhëseve tanë nga Jusuf Gërvalla, për të vazhduar  me rezistencën e shtet-bërjen rugoviane të LDK-së, duke  u kurorëzua me sukses me luftën çlirimtare të UCK-së dhe bombardimin e NATO-s”.

“Deklarata e Pavarësisë u shkrua me gjakun e mijëra e mijëra dëshmorëve”.

“Prandaj, shteti ynë sot ka nevojë për respektin e punën secilit, siç u ndërtua me mund e sakrifica në etapat e saj historike”./PrizrenPress.com/

Urimi i veçantë i Jahjagës: Kosova s’është e asnjë lideri

0

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Isa Mustafa, kanë organizuar mbrëmë pritjen zyrtare me rastin e tetë vjetorit të pavarësisë në hotelin Emerald në Prishtinë.

Jahjaga dhe Mustafa kanë mbajtur fjalime ku kanë theksuar shkurtimisht të arriturat dhe ngecjet e vendit 8 vjet pas pavarësisë.

Por, fjalimet e tyre i kanë dëgjuar vetëm qeveritarët, deputetët e PDK-së dhe LDK-së, një pjesë e shoqërisë civile e gazetarë.

Opozita e ka bojkotuar këtë organizim të thirrur nga Jahjaga dhe askush nga pjesëtarët e as deputetët e saj s’i janë bashkëngjitur.

Shumë prej opozitarëve janë parë kohëve të fundit nëpër komuna të ndryshme duke mobilizuar qytetarët për protestën e 17 shkurtit.

Në fjalimin e saj para të pranishmëve, Jahjaga tha se 17 shkurti është ditë madhështore, të cilën për breza të tërë për njëqind vjet ishte ëndërr dhe që për një shekull e u lartësua si synim i përpjekjeve tona kolektive për të jetuar në paqe dhe liri.

“Shteti ynë lindi me shumë mundime. Për të u bë një sakrificë e hatashme njerëzore, vuajtje të thella me pasoja të rënda, të cilat shumë familje vazhdojnë t’i jetojnë 16 vjet pas përfundimit të luftës, edhe në këtë natë përvjetori të pavarësisë. Është pikërisht ky rrugëtim i jonë i përbashkët dhe përjetim i përveçëm për secilin prej nesh që e forcon themelin e Kosovës që e bëmë bashkërisht shtet. Na bën secilit t’i gëzojmë privilegjet dhe përgjegjësitë e të qenurit kosovar – përfshirë përgjegjësinë historike për ta përmbyllur këtë cikël shtetndërtimi – njëkohësisht. E bën Kosovën idealin e vetëm, sepse Kosova është më e rëndësishme se secili prej nesh”, tha Jahjaga.

Sipas saj, sakrifica për të arritur deri këtu na bën të vetëdijshëm që Kosova nuk mund të përvetësohet.

“Ajo nuk është e asnjë lideri politik. U takon qytetarëve të saj, të cilët sot janë më të bashkuar se kurrë për t’i refuzuar përçarjet dhe ndasitë e kësaj klase politike, për të kërkuar llogaridhënie, për të këmbëngulur për rend dhe ligj, për t’i dhënë fund degradimit moral dhe korrupsionit, për t’i rikthyer në busullë të angazhimit tonë vlerat dhe idealet që na ndihmuan ta shpallim Kosovën shtet dhe që pranë kësaj kauze rreshtuan aleatët tonë të mëdhenj, shtetet çerdhe të demokracisë. Ju faleminderit që jeni përkrah nesh Ambasador Delawie, Kosova nuk ka mik më të madh. Ambasadorë të nderuar, ju faleminderit për mbështetjen e pakursyer”, potencoi e para e vendit, Atifete Jahjaga.

Ajo tha se ky vit më shumë se çdo vit tjetër ka qenë vit i përjetimit të rritjes.

“Në kontekst të tillë, mospajtimet janë të kuptueshme sikur që janë sfidat e një kushtetute të aprovuar, por të patestuar, e cila përkundër të gjithave duhet të vazhdojë t’i japë peshë e legjitimitet çdo vendimmarrjeje dhe veprimtarie tonë. Zgjidhjet tona duhet të jenë kushtetuese dhe institucionale, sepse vetëm kështu e forcojmë besimin që na duhet për ta rrumbullakuar këtë shtetformim. Është e pamohueshme që në këtë fazë të shtetndërtimit si shoqëri na duhet dialog i brendshëm për rrugën tonë përpara. Por, ky diskutim asnjëherë nuk guxon të sfidojë konsensusin bazik demokratik, të cilin e vendosëm në themelet e shtetësisë së Kosovës dhe mbi të cilin ndërtuam legjitimitetin tonë shtetëror e ndërkombëtar. Nuk guxon ta testojë miqësinë tonë me aleatët tanë apo ta vë në mëdyshje përcaktimin tonë për të ndërtuar shtet demokratik, të ngjallë frikë e të krijojë pasiguri për të ardhmen tonë. Kjo është ditë e shumëpritur, kjo është ditë e shenjtë që nuk shndërrohet në kontestim të dashurisë për atdheun”, theksoi presidentja Jahjaga.

Ajo tha se Kosova ende ka shumë punë për të kërkuar drejtësi për ata që nuk janë më – punë për të përfshirë secilin qytetar, pa dallim etnie, në ndërtimin e shtëpisë sonë të përbashkët – punë për t’i thënë jo korrupsionit që po monopolizon fuqinë në duart e një pakice që ia mohon të drejtën e barabartë për të konkurruar, punuar dhe për të krijuar mirëqenie qytetarit të Kosovës – punë për të arsimuar gjeneratën e ardhshme – për ta mbajtur atë të shëndoshë – vendosmëri për t’i mbajtur përgjegjës të gjithë ata që nuk i kanë përfaqësuar interesat e qytetarëve denjësisht.

“Padyshim, Dita e Pavarësisë duhet të jetë ditë reflektimi. Por, mbi të gjitha ajo është ditë feste, ditë gëzimi kur kthejmë kokën prapa dhe ndihemi krenarë për të arriturën tonë më të madhe këtë shekull, bërjen e Kosovës shtet. E ndajmë këtë ditë me më të dashurit tanë për të festuar dashurinë tonë më të madhe – dashurinë tonë për Kosovën, këtë ëndërr gjeneratash që ne kemi fatin dhe përgjegjësinë ta jetësojmë”, u shpreh presidentja Jahjaga.

Ajo u shpreh e bindur se Kosova do të ecë përpara, ballëhapur e e patrembur.

“Qytetarët e saj do të vazhdojnë të jenë insistues për të ardhmen e tyre të pakthyeshme evropiane, të palëkundur në besimin që ditët e mira për Kosovën vetëm sa kanë filluar”, përfundoi Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Sekretari i Shtetit, John Kerry uron Kosovën

0

Sekretari amerikan, John Kerry ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 8 vjetorit të pavarësisë, duke përshëndetur përparimin që Kosova ka bërë drejt integrimit euro-atlantik.

Në urim thuhet se SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kosovës.

“Në emër të Presidentit Obama dhe qytetarëve të Shteteve të Bashkuara,kam kënaqësinë t’i dërgoj urimet më të mira popullit të Republikës së Kosovës, ndërkohë që ju festoni tetë vjetorin e pavarësisë më 17 shkurt. Gjatë vizitës sime në Kosovë në dhjetor, përshëndeta përparimin që vendi juaj ka bërë kohët e fundit drejt integrimit Euro-Atlantik. Ky përparim përfshin avancimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja me Serbinë, nënshkrimin e një marrëveshjeje për kufirin me Malin e Zi, sigurimin e një marrëveshjeje me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit dhe nënshkrimin e një Marrëveshjeje të Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian. Këto dhe hapa të tjera tregojnë vendosmërinë tuaj për t’u bërë anëtare e plotë dhe produktive e komunitetit euro-atlantik”, thuhet në urim.

Më tej potencohet se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kosovës, ndërkohë që ajo merr vendimet e vështira dhe të nevojshme për të ecur më tej në rrugën drejt stabilitetit, prosperitetit dhe integrimit.

“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë miqësinë e me të gjithë popullin e Kosovës dhe ju urojnë edhe një herë në këtë ditë të veçantë”, thuhet ndër të tjera në urim.

Doli nga shtypi libri ‘Retrospektiva’ i autorit Naser M. Bresa

0

Ka dal nga shtypi libri ‘Retrospektiva’ i autorit Naser M. Bresa. Ky libër ka karakter historiko-politik.

Redaktori Qerim Lita thotë se Bresa tashmë renditet në krijues të disa zhanreve të letërsisë në shqip, duke përshkruar në mënyrë sa më të afërt ngjarjet që nga fëmijëria e deri tek procese të ndjeshme politike.

Autori deri më tani është sprovuar në poezi, dramë dhe Monografi familjare, gjithëpërfshirëse me përmasa të standardit intelektual.

“Libri i emërtuar ‘Retrospektiva’, ka në fokus ngjarje që në vete shënojnë pjesë të paharruara të historisë së jetuar nga vetë autori, i cili është mishëruar me të gjitha ngjarjet në mënyrën dhe formën e tyre”, vlerëson Lita.

‘’Vërtet të shkruash në vetën e parë është diç e vështirë, por nëse je i liruar nga ngarkesa e surbje-ktivizmit’’ edhe mund të bëhet, nga në mënyrë shumë profesionale Bresa i paraqet ngjarjet sikur të ishte jashtë ndodhive, thjesht është model i mirë për shumë punime tjera”.

Autori në librin e tij ka disa karakteristika që vërtet rrallë hasen, si për shembull parafrazimi me nga një paragraf fjalësh të urëta origjinale dhe shumë plotësuese në çdo kapitulli.

“Një çështje tjetër me rëndësi që duhet të vihet në dukje është pasqyrimi i jetës në breza. Tre breza, paraqiten në forma të njëtrajtshme varësisht nga pozita që kanë në familje dhe shoqëri ku jetojnë”.

“Në bazë të kronologjisë së ngjarjes që është renditur në libër, do ju ofroj disa elemente që besoj janë të rëndësishme si parathënie, si p.sh.: Jeta në fshat, faza e parë e shkollimit në shoqëri krejtësisht ndryshe nga ajo që ishte brenda familjes, pak a shumë ishte patriarkale”.

“Ç’është e vërteta në këto mbrëmje tuboheshin të gjithë katër shtëpitë-meshkujt, gjatë ndejës bëhej evokim i ngjarjeve ditore me plotë humor dhe satirë, meditime, vërejtje, ndarje detyrash varësisht nga tema argëtuese ose serioze”.

“E rëndësishme është se në këtë fazë shkollimi bëhesh ndërrimi i mentalitetit tek brezat e rijë, nga ai patriarkal drejt atij përditësor-shkollor, që kishin shumë kundërthënie, si në formën e perceptimit po ashtu edhe të meditimit individual dhe grupor”.

Autori, me mjeshtri e kthen memorien në ditët e para shkollore, duke bartur mesazhe nga më të ndryshmet për pranimin në shoqëri nga kolegët e klasës, pastaj tentimi për të ndërruar gjithçka që ishte e getoizuar deri tek ndërtimi i hapave të parë, ta quajmë fazë e ndryshimit racional në shoqëri.

“Për lexuesin, besoj se ofrohet formë atraktive e qasjes, lehtësisht e pranuar, mendoj se ja ka arritur qëllimit të bëjë atraktive edhe at’ që shpesh nuk do të dukej ashtu!”.

“Pasqyrimi kronologjik i copëzave të ngjarjeve në Retrospektivë, përfshinë edhe vitet 1981, vit i epokalipsës shoqërore, për njërën shtresë ishte ngjallje e emocioneve apo rritje në kohë, gjersa për shtresën e majme të shoqërisë që bashkëjetonte me sistemin e kuq ishte prishje e strofullit engjëllor”.

“Viti 1981, autorin e gjen në bankat shkollore dhe atë të mesme Mjekësore “Ali Sokoli” në Prishtinë, ishte sfidë e dyfishtë, udhëtimi për Prishtinë nga fshati Gracë për të kaluar shumë postblloqe të forcave të xhandarmerisë serbe”.

“Rreziku më i madh ishte Trekëndëshi në dalje nga Lipjani, rruga Ferizaj-Prishtinë si dhe postblloku filtrues i vendosur në maje të Vetërrnikut”.

“E para, autori nuk kishte dokument udhëtimi, sepse ishte në cilësi të nxënësit dhe e dyta edhe po të kishte dokument udhëtimi, dokumenti do i jepej përkohësisht, sepse nuk gëzonte statusin e njëjtë me bashkë-kolegët e tij”.

“Fakt që e rëndonte edhe me tepër para-rezervistëve të dikurshëm, paramilitarëve të mëvonshëm dhe para-rojeve të urës të ditëve të sotme”.

“Edhe pse në moshë të re, maturant, autori tregon vendosmëri kundrejt presioneve të pushtetit të dhunës dhe aparaturës diktatoreske serbo-sllave, drejt kauzës gjithë shqiptare”.

“Ky fenomen te shumë të rij, me potencë student u përhap çdo kund edhe në trojet tjera etnike shqiptare dhe më gjerë, Evropë, Amerikë, duke bartur mesazhe bashkim idesh kundrejt sistemit të kuq”.

“Në bazë të argumenteve që ofron autori në punimin me karakter historiko-politik, vend te posaçëm zen angazhimi në studime, kosto e studimeve, investimet intelektuale, dhe shume maltretime që nuk do i shpaguheshin asnjëherë, bazuar ne fatin e pa shpresë për vite të tëra nga sistemi sllavo-bolshevik”.

“Se me të vërtet autori përfaqëson në vete kom-pleksivitet veprimesh të imponuara nga sistemi hegjemonist, pra kjo ishte jeta në Retrospektivë në Kosovën e viteve 1980-2000”.

“Në mes rreshtash autori len të kuptoi diskriminimin që është bërë kundrejt individëve që nuk iu nënshtruan urdhrave të sistemit ultra-shoven, të cilët ishin pre e drejtpërdrejtë apo e tërthortë e atij sistemi hegjemonist”.

“Masat reperkusive ishin, përndjekje, maltretim psikik, dhunë fizike, paraburgosje, burgosje, transferime dhe se fundi likuidime të shumta, politik aparteidi”.

Bresa për më shumë se 5 vite pas diplomimit nuk ishte lejuar të punësohej, përkundër shumë konkurrimeve në vende të ndryshme dhe nivele shkollore alternative. Më konkretisht, autori, kurrë nuk arriti të punësohej si kolegët e tij, asnjëherë, deri sa zgjati aparteidi i sistemit komunist. Për fat të keq të autorit apo të mirë të disa kolegëve të profesionit, ishin punësuar të pa diplomuar, punonin si profesor në lëndën e Biologjisë në shkolla të ndryshme të Kosovës, Prizrenit në veçanti.

“Autori, nuk lëkundej nga qëndrimet e tij, me kalimin e kohës ai çelikosej me qëndrime anti-komuniste, me ide të fuqishme liridashëse, pro bashkimit kombëtar, si zgjidhje e vetme dhe e qëndrueshme”.

“Ai arrin të punësohej vetëm atëherë kur sistemi shkollor shqip ndahet një herë e përgjithmonë nga sistemi Jugosllavë, dhe atë me disa orë mësimi në njërën nga shkollat e komunës së Prizrenit, në vitin 1991”.

“Besoj në cilësi të konstruktuesit të kësaj parathënie vend të veçantë ka terrori psikologjik që i bëhet autorit, ndjekja politike dhe lufta psikologjike me biseda të shpeshta informative nga inspektorë të lartë të shtetit serb”.

“Autori detyrohet të ju nënshtrohet bisedave me karakter informative, pa rreshtuar, pothuajse kronologjikisht dhe shumë guximshëm të pasqyruara në detaje në librin Retrospektiva”.

“Pas gjithë kësaj golgote, autori përfundon në kidnapim, paraburgim nga pushteti i dhunës dhe terrorit serb, si trajtë përfundimtare, dhunshëm përjashtin nga Kosova me vendim të Beogradit dhe deportim për Shqipëri me 30 Mars 1999”./PrizrenPress.com/

Obama: Trump nuk do të jetë president

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka kritikuar miliarderin, Donald Trump, dhe kandidatët e tjerë republikanë presidencialë, duke thënë se pikëpamjet e tyre për myslimanët dhe ndryshimet klimatike, janë “problematike” për gjithë botën.

“Nuk është vetëm zoti Trump; vetëm shikoni deklaratat që janë bërë nga kandidatët e tjerë”, u tha mbrëmë zoti Obama gazetarëve, gjatë qëndrimit të tij në Kaliforni, dhe ka shtuar se “nuk ekziston asnjë kandidat i vetëm në garën republikane, që mendon se ne duhet të bëjmë diçka për ndryshimin klimatik”.

Për më tepër, Donald Trump, i cili pat propozuar ndalesë të përkohshme kundër hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, “mund të paraqes edhe më tepër peshë në ndjenjën kundër myslimanëve, por nëse ju shikoni në atë që kanë thënë edhe kandidatët e tjerë republikanë, kjo është tejet problematike, po ashtu”, tha Obama.

Duke folur për kandidatin Trump, Obama theksoi se “Trump nuk do të jetë president dhe arsyeja është se unë kam shumë besim në popullin amerikan. Mendoj se ata e dinë se të jesh president është punë serioze”.

Pandeli Majko: Kosovë, gëzuar Ditën e Pavarësisë!

0

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e tetë vjetorit të pavarësisë.
Lexoni urimin e ish-kryeministrit Majko:

“Gëzuar Kosovë ditën e Pavarësisë! Ditë e bukur për tu kujtuar. Ditë e vështirë, sot, për tu festuar. Ktheni kokën nga errësira nga e cila erdhët për të kuptuar më mirë të tashmen.

Gëzuar nga zemra të gjithë Jasharëve, ata që janë mbi e nën tokën e Kosovës. Gëzuar Lladrovcëve dhe Haradinajve. Gëzuar Hashim. Gëzuar Albin. Gëzuar Ibrahim Rugova. Gëzuar Rexhep Qosja. Gëzuar Kryeministër. Gëzuar Presidente.
Gëzuar Piro, nipi im prishtinas.

Ju përshendes e ju përqafoj nga Tirana. Festoni, protestoni, kujtoni dhe ëndërroni, për më shumë… 17 shkurt 2016”.