10.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 6311

Demarkacionit t’i japin përgjigje deputetët

0

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka bërë me dije se bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është në rritje.

Ai ka thënë se ndërmjet bashkëpunimit të dy shteteve shqiptare ka shumë risi që po ndodhin kohët e fundit me një trend pozitiv.

Në një intervistë për ‘Epokën e re’, Minxhozi ka thënë se Shqipëria vazhdon të jetë zë i fuqishëm në të gjitha institucionet ndërkombëtare sa i përket mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Serbi dhe Maqedoni.

Në këtë intervistë ambasadori shqiptar ka folur edhe për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Minxhozi ka thënë se kësaj çështje përgjigje duhet t’i japin deputetë e Kuvendit të Kosovës.

“E ritheksoj se demarkacioni është një kërkesë shumë e rëndësishme e BE-së dhe të gjithë partnerëve ndërkombëtarë. Faktori politik këtu duhet t’i japë një zgjidhje të shpejtë kësaj çështje”, ka deklaruar Minxhozi.

Skenën politike e pret furtunë pas 1 shtatorit

0

Moskalimi i Demarkacionit me Malin e Zi, që është paraparë më 1 shtator, mund të shkaktojë një furtunë në koalicionin aktual. Analistët politikë nuk e përjashtojnë mundësinë që të prishet koalicioni artificial, i cili me qeverisjen e tij të deritashme është treguar gati tërësisht i pasuksesshëm dhe vazhdimi i kësaj qeverisjeje “alla Pronto”, korruptive, klienteliste e nepotike mund të ketë pasoja tepër të mëdha për vendin.

Por, ka edhe analistë që thonë se koalicioni PDK-LDK do ta kalojë Demarkacionin dhe njëkohësisht do ta fitojnë edhe në një fushë tjetër për ta rrënuar opozitën përpara faktorit ndërkombëtarë dhe para qytetarëve si fajtorët kryesorë për krizën. Eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Blerim Burjani, u shpreh për “Kosova Sot” se skena politike pas 1 shtatorit pritet që të tensionohet.

“Mosgatishmëria dhe mungesa e konsensusit nacional për temën e Demarkacionit mund të sjellë situatë të pakëndshme politike dhe vështirësi të funksionimit të demokracisë. Pra ka një gjendje aktuale të pashpresë për t’u kapërcyer”, është shprehur ai.

Sipas Burjanit, Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi duhet që të kalojë dhe kjo është ideja e këtij koalicioni, sepse kjo temë sikur edhe asociacioni janë tema ndërkombëtare, regjionale dhe globale.

Burjani është i mendimit se nëse në Kuvendin e Kosovës nuk arrihet që të kalojë miratimi i Demarkacionit me Malin e Zi, atëherë faktikisht ky koalicion pritet të mos mbajë përgjegjësi për këtë temë, edhe pse logjikisht do të duhej të organizoheshin zgjedhje të reja dhe të reformohet skena politike.

“Kjo klasë politike, pozitë dhe opozitë nuk mund të zgjidhin probleme të qytetarëve, por merren me inate mes tyre dhe luftë për pushtet”, është shprehur ai.

Sipas Burjanit, Kosova ka nevojë për një klasë të re politike jo me këto parti aktuale që e sollën shtetin deri këtu, duke mos bashkëpunuar me klasën intelektuale. Sipas Burjanit, nëse nuk kalon Demarkacioni, ndoshta do të ishte mirë që të riformatohet qeverisja dhe të ndërtohet një qeveri teknike e përberë prej ekspertëve deri në zgjedhje të jashtëzakonshme, që do të duhej mbajtur pas 6 muajve.

“Unë mendoj se shpresa në ndryshime duhet të orientohet te pjesa intelektuale e shtetit. Edhe shoqëria civile është e politizuar dhe përfituese”, shprehet Burjani.

Burjani thotë se kjo qeveri “alla pronto” funksionon për interesa partiake, individuale e familjare , e që nepotizmin e quajnë të ligjshëm.

“Pra, kjo klasë politike duhet të shkojë sa më para nga qeverisja me shtetin. ‘Pronto 1’ dhe ‘Pronto 2’ edhe shumë pronto të tjera janë rezultat i funksionimit të shtetit anarkik dhe partiak dhe njerëzve të varfër që merren me politikë e që kanë përfituar dhe janë bërë të pasur në saje të parasë publike, ngase këta politikën e shohin si përfitim, ndërsa partinë si kompani industriale”, shprehet Burjani.

Ai shton se Kosova mund të shohë ditën e vet, vetëm nëse klasa intelektuale dhe ajo e biznesit bëhen bashkë dhe ndërtojnë një alternativë politike, në të kundërtën do të mbetet e tillë qeverisja, me korrupsion dhe me fatkeqësi që do të përcjellin gjeneratat e tëra, ngase kjo çështje ka devalvuar shumë dhe skajshmërisht. /Kosova Sot

Zyrtare: Cambell largohet nga Arsenali

0

Joel Cambell nuk është më pjesë e skuadrës angleze Arsenal.

Sulmuesi nga Kosta Rika nuk ka qenë në planet e trajnerit Arsene Wenger dhe është larguar nga Londra.

Arsenal ka preferuar ta huazojë edhe pse kishte oferta për ta shitur atë përfundimisht

Kështu 24-vjeçari do të jetë pjesë e Sporting Lisbonës për një vit si i huazuar nga Arsenali.

Cambell edhe më parë ka qenë i huazuar në skuadra si Olympiacos apo Betis Sevilla. /Telegrafi/

Selim Krasniqi: Gjaku i dëshmorëve po keqpërdorët nga pushtetarët

0

Ish-komandanti i UÇK-së dhe Zonës së Dytë të TMK-së në Prizren Selim Krasniqi, akuzon drejtuesit e institucioneve se e kanë futur në mjerim popullin e Kosovës. Sipas tij, vendi nuk është duke ecur në amanetin e dëshmorëve.

Ai thotë se qeveritarët, pas luftës më shumë kanë punuar në avancimin e bashkëpunëtorëve të Serbisë së sa fëmijëve të dëshmorëve.

Postimi i plote dhe pa  ndërhyreje në Facebook

Eshte thene diku nga nje njeri i mencur se: nje popull zgjedh qeverine qe e meriton. E nje popull si ky i yni, i cili lufton me shekuj per lirine e tije, duke mos u pajtuar me asnje armik, duke sakrifikuar pasuri e gjakun e bijeve e bijave me te mira nder shekuj, mendoj dhe besoj qe meriton me shume e meriton me mire.

Ne te cilet e deshtem dhe e duam shume Atdheun tone dhe luftuam per te e pa kursyer as jeten, po e shofim dita dites se gjendja ne Atdheun tone eshte e mjere dhe aspak sic enderruam e per te cilen luftuam. Ky popull ka vuajtur shume e ne forma te ndryshme.

Sa e sa te rinje e te reja u burgosen , u torturuan e u vrane nga barbare te ndryshem e poashtu edhe nga barbaret e fashistet serb, por ky popull i vuajtur nuk u gjunjezua. Sa e sa te rinje e te reja ne pa mundesi qe te jetojne ne familjet e tyre , u detyruan te ikin dhe te migrojne ne vende te ndryshme te botes, me mallin per familjaret dhe Atdheun e tyre.

Sa e sa djem te rinje te vendit tone, duke mos patur zgjidhje tjeter, u detyruan te shkojne ne ushtrine serbe per te kryer sherbimin ushtarak dhe u kthyen tek nenat e tyre neper arkivole e te masakruar. Pra ky popull vuajti shume e nuk u dorezua asnjeher dhe nuk u pajtua me pushtimin.

U organizua lufta e armatosur nga njerezit e patriotet me te deshmuar, ne krye me Ademin e Hamzen, Fehmiun e Xheven, Zahirin , Hakifin e Edmondin, Luanin, Mujen e Adrianin, Ganiun , Tahirin e Agimin e shume e shume Heronje e Heroina te tjera te kombit tone. Kjo lufte u organizua per tu cliruar nga zgjedha shekullore e pushtuesit e falangave barbare serbe, qe ne , populli yne te jetojm te lire, te lumtur e te dinjitetshem.
Qe brezat qe do vinin te mos i kishin problemet dhe vuajtjet tona e te krenoheshin me baballaret, vellezerit e motrat e tyre dhe me luften heroike te tyre. Me shume veshtiresi dhe me ndihmen e shteteve mike, ne menduam se u cliruam.

Menduam se tani e tutje ne, pra i gjithe populli, do te jetonim te lire. Femijet tane do te rriteshin te lumtur e me nje arsimim te duhur. Menduam se do nderohej e do rrespektohej deri ne piedestal gjaku i deshmoreve tane, bijeve dhe bijave me te mira te kombit tone. Menduam se ne qe mbetem gjalle, do te dijme te sillemi dhe do punojme pa u ndalur e pa kursyer asgje, qofte edhe jeten per te realizuar amanetin e deshmoreve, per nje komb te forte e te bashkuar e me nje popull krenare , i cili do udhehiqej nga njerez meritore, kombetare e te drejt, te cilet do te mbronin me perkushtim , vullnet e vendoseshmeri te drejtat dhe dinjitetin e popullit te vuajtur e liridashes. Per fat te keq, neve po na ndodh ndryshe.

Ne kete vend , ky popull i mjere, nuk po jeton i lire. Ne Kosoven veriore, popullata e mbetur atje, qe nga perfundimi i luftes po jeton nen friken dhe terrorin e krimineleve serbe e te udhehequr nga beogradi. Pas luftes u carmatosen luftetaret e lirise dhe nuk u nxore per ta asnje amnisti, ne menyre qe ti mbyllej rruga se keqes e te mos njollosej lufta jone e paster. Per shume luftetare nuk kishte me liri, e ne vend se te shperbleheshin per kontributin, mundin , gjakun e gjymtyret e lena ne lufte me barbaret serb, ata u burgosen e ju mohua e drejta te jetojne te lire me femijet e familjet e tyre. Ne vend se mbas lufte te punohej per institucione te forta, te drejta e kombetare, neve na ndodhi e po na ndodhe e kunderta.

Ne vend te punesimit te djemeve te deshmuar e patriote, ne institucione te ndryshme punesoheshin ish bashkepunetore e servile, udbashe e kolaboracionist te armikut. Ne vend se te kishim nje arsim , shendetesi e gjyqesi te mirfillt e ne sherbim te kombit , ne formuam te kunderten e asaj qe duhej dhe kishim mundesi.
Ne vend se te kishim Flamurin tone kombetare, te mbrojtur me gjake per shekuj me radhe e qe ishte frymezim e ne balle te shume e shume betejave, neve pranojm dhe na ofrohet nje flamur per te gjitha pakicat e qe nuk mund te na ngjalle asnje emocion pozitiv. Pranojm te bejme pazare dhe te shpallim gjoja shtet te pavarur e sovran, duke patur te mbushura burgjet plot me luftetare lirie. Nje shtet ku vetem per ne Shqipetaret nuk ka drejtesi, ligj e liri. Nje shtet, ku edhe pasi qe ishin denuar me qindra e qindra luftetare lirie, me shpifje dhe intriga dhe nga miqt e disa lidereve te sherbimeve franceze, nga unmiku dhe nga eulexi, prap nga deputetet e keti gjoja shteti, formohet edhe nje gjykate speciale e kete vetem per denimin e pjesetareve te UCK.

Deshmoret te cilet rane e u sakrifikuan nder breza, nuk e derdhen gjakun per nje dite a nje shtet te tille. Ata nuk rane qe ky popull te vidhet e te varferohet, nuk rane qe te shkilen vlerat, traditat dhe te drejtat tona. Nuk rane qe ne te roberohemi e te maltretohemi edhe sot e kesaj dite nga udb -ja serbe e nga sherbime te tjera anti- Shqipetare.

Deshmoret nuk rane qe qeveria qe do formohej, do te sillej e do punonte per realizimin e interesave serbe e te pakicave te tjera e kete te bente ne kurriz e ne deme te shumices Shqipetare. Vendi yne mund te ece perpara vetem me njerez te ndershem, te vendosur e patriote, qe para se te ishin pro amerikan , proeuropian a dic tjeter, ne radhe te pare do te duhej te ishin Atdhetare e pro popullit te tyre. Populli yne meriton me mire se per kete eshte sakrifikuar e ka vuajtur me shekuj, e une besoj se do te dije te zgjedhe e te perjashtoi nga institucinet te gjithe ata qe vjedhin, sabotojne dhe jane duke punuar kynder interesave kombetare. S K.

Tramezzani: Respekt për Rashicën, nuk punojmë kundër Kosovës

0

Paolo Tramezzani, krahu i djathtë i Gianni De Biasit, por ndërkohë edhe drejtor sportiv i Kombëtares shqiptare është i bindur se nuk do të ketë më asnjë largim nga Shqipëria drejt Kosovës. Ai respekton zgjedhjen e Rashicës me shokë, ndërkohë kërkon që zyrtarët e federatës së Kosovës të mos shohin armiq te homologët e tyre në Shqipëri.

“Nuk kemi punuar asnjëherë kundër Kosovës apo ndonjë vendi tjetër. Kemi qenë shumë korrektë në këtë pikë”, thotë Tramezzani në një intervistë. Ai zbulon gjithashtu edhe strategjinë e re për të gjitha ekipet përfaqësuese, teksa pohon se sistemi i lojës do të jetë sipas ekipit të parë dhe se mbrojtja do të jetë me katër futbollistë në të gjitha ekipet kuqezi.

Në fund, ai nuk e fsheh ëndrrën për t’u kualifikuar në Botëror, por thotë se skuadra jonë duhet të jetë e përulur, ashtu si në eliminatoret e Europianit.

Mister, janë akoma prezente emocionet e Europianit, apo është diçka e kaluar dhe është koha për të nisur punën për edicionin e ri?

Emocionet e Europianit do të jenë gjithmonë prezente për mua. Ashtu siç do të jenë edhe këto pesë vite që kam qenë pjesë e Shqipërisë. Megjithatë, gëzimi, kënaqësia dhe entuziazmi duhen lënë mënjanë për të parë gjithmonë përpara drejt të ardhmes. Ne do të duam të bëjmë gjëra të mira dhe sërish të mëdha. Për këtë, gjithçka nis si nga fillimi me kualifikueset për botërorin “Rusi 2018”.

Pjesëmarrja në Europian do të jetë eksperiencë e fituar për futbollistët apo i druheni se mund të jenë “mendjemëdhenj” në këto kualifikuese?

Jam i bindur se eksperienca në Europian do të jetë një motivim më shumë për këta djem dhe për këtë skuadër, e cila ka arritur rezultate të shkëlqyera, të cilat mund të përsëriten në të ardhmen. Këta lojtarë do të vazhdojnë me të njëjtën grintë, me të njëjtin pasion, dëshirë dhe kurajë.

Jam i sigurt se në të ardhmen këta lojtarë do të arrijnë emocione të mëdha dhe kanë mundësi të realizojnë objektiva të tjera. I njoh prej pesë vitesh dhe flas me siguri për këtë.

Emri juaj është përmendur disa herë gjatë merkatos që të merrnit në drejtim ekipe të ndryshme. Si qëndron e vërteta e tyre?

Po, është e vërtetë që ka pasur disa skuadra që më kanë kërkuar gjatë kësaj periudhe. Kjo gjë më ka gëzuar shumë, por nuk kam marrë në konsideratë asnjë ofertë të tillë. Ndihem shumë mirë në Shqipëri. Jam i kënaqur me rolin që kam dhe mendoj se nuk ka mbaruar ende puna që kemi për të bërë.

Oferta të tilla nuk i kam marrë në konsideratë për shkak se të drejtoj Kombëtaren shqiptare është një lumturi dhe puna për të është maksimumi për momentin, e cila duhet vazhduar ende.

Cilat skuadra mund të konfirmoni?

Përderisa nuk i kam marrë në konsideratë, nuk do të ishte etike që t’i bëja publike. Mos insistoni, pasi nuk mund të përmend asnjërën prej tyre.

Rashica, Meha e Shala kanë braktisur Shqipërinë për të luajtur me Kosovën. Sa e dëmton Kombëtaren kuqezi kjo gjë?

Unë e respektoj shumë zgjedhjen që kanë bërë këta djem që kanë qenë pjesë e jona gjatë këtyre viteve. Për këtë fanellë ata kanë demonstruar impenjim dhe dedikim.

Në lidhje me zgjedhjen e njërit apo tjetrit, duhet të jemi të vetëdijshëm që gjithkush mund të jetë i lirë për të bërë diçka të tillë duke qenë i bindur se kur bëhet një ndryshim, është për një të ardhme më të mirë. Respekt maksimal për atë që kanë vendosur të bëjnë dhe i uroj përzemërsisht që të jetë një zgjedhje e lumtur dhe me fat që t’u sjellë kënaqësi.

Mendoni se nëse Rashica do të ishte i ftuar në Francë, nuk do ta bënte këtë ndryshim?

Çdo zgjedhje që kemi bërë në këto pesë vite ka qenë e mirëmenduar dhe jo rastësore, pasi i kemi ndjekur lojtarët në ndeshjet e tyre. Kemi ndjekur një mënyrë të tillë pune, ku kemi vëzhguar me kujdes lojtarë të shumtë në kampionate të ndryshme në lidhje me ata që mund të bëheshin pjesë e skuadrës sonë.

Çdo lojtar që kemi afruar e kemi përzgjedhur në bazë të karakteristikave individuale, por mbi të gjitha për faktin që mund të viheshin në shërbim të skuadrës dhe në funksion të një moduli apo mënyre loje të caktuar. Nuk ka kurrë keqardhje për vendimet e ndërmarra, pasi në punën tonë kemi kërkuar që të gabojmë sa më pak të jetë e mundur dhe për këtë jemi të bindur që kemi bërë zgjedhjet e duhura.

Gjithashtu jam i bindur se Rashica është një futbollist i shkëlqyer dhe se mund të bëjë një karrierë të suksesshme.

I trembeni faktit që mund të ketë të tjerë lojtarë që do të largohen? Keni pasur sinjale?

Nuk ka frikë dhe nuk ka mëdyshje që të tjerë futbollistë të mund të mendojnë ndryshe përveçse për Shqipërinë.

Ka siguri dhe besueshmëri që kush vendos të qëndrojë me ne është sepse e vlerëson 100% këtë fanellë dhe qëndrimi me ne është i tillë për të treguar si gjithmonë se Shqipëria është e vetmja dëshirë dhe që janë të gatshëm të vazhdojnë të japin gjithçka që kanë dhënë deri në këto momente. Nuk ekziston asnjë frikë se të tjerë lojtarë mund të bëjnë një zgjedhje ndryshe.

Ndieni keqardhje kur largohen lojtarë, të cilët i keni vëzhguar prej një kohe të gjatë?

Jo, aspak! Nuk ndiej asnjë keqardhje.

Nga Kosova, konkretisht menaxheri i ekipeve kombëtare në federatë, ka deklaruar se Shqipëria po punon kundër Kosovës dhe po e dëmton, duke iu referuar rastit të Ylber Ibrahimit. Çfarë keni për të thënë në lidhje me këtë?

Absolutisht që nuk është e vërtetë. Si Kombëtarja, ashtu edhe federata nuk kanë punuar kurrë kundër një tjetre. Raportet mes kë- tyre dy federatave kanë qenë të shkëlqyera dhe nga ana jonë ka qenë dhe ekziston dëshira e vullneti që të vijojnë të tilla marrëdhënie bashkëpunimi si dhe për të qenë të bashkuar.

Ekzistencën e raporteve të mira e tregon edhe fakti që kur Shqipëria u kualifikua për herë të parë në Europian, pas ndeshjes me Armeninë, miqësoren e parë e zhvilluam në Kosovë në mënyrë që të ndanim gëzimin e festën edhe me kosovarët për këtë arritje. Një krenari e përbashkët.

Keni biseduar me Canën gjatë kësaj periudhe? A është zyrtare që nuk do të luajë më me Kombëtaren dhe nëse po, kush do të jetë kapiteni në të ardhmen?

Po, patjetër që kam biseduar me Lorikun, por jo sa i përket të ardhmes së tij. Unë mendoj se ai duhet ta vendosë të ardhmen me qetësi. Nuk duhet t’i tregojë askujt derisa të jetë gjithçka e qartë se çfarë do të bëjë. Sa i përket rolit të kapitenit, është një zgjedhje që i takon Xhanit ta ndërmarrë.

Kombëtarja Shpresa është duke luajtur thuajse njësoj si Kombëtarja A. Është e vërtetë që ka një projekt dhe filozofi loje për të gjitha ekipet e moshave?

Që nga koha kur kam marrë rolin e Drejtorit Sportiv në Kombëtare, më pëlqen që të flas për numrat, skemat dhe organizimet e skuadrave të moshave. Sigurisht që kemi një projekt dhe një plan që Kombëtaret e të gjitha niveleve të punojnë me të njëjtën strategji në fushë si Kombëtarja e madhe, që do të thotë se duhet të jenë të organizuara mjaft mirë në mbrojtje.

Të aplikojnë fillimisht skemën bazë me katër në prapavijë që në momente të caktuara të dinë ta shndërrojnë në mbrojtje me tre apo edhe me pesë. Të punojnë në lojën pa top dhe në zonën e 30 metrave të fundit të fushës të gjithë lojtarët të punojnë në mënyrë që të tregojnë maksimumin e cilësive që zotërojnë.

Kemi bërë disa seleksionime në Itali, Greqi, Shqipëri dhe Kosovë dhe shumë shpejt do të ketë organizime të tjera në pesë zona të Shqipërisë për të zbuluar talente.

Pak ditë më parë u zhvillua miqësorja mes Shpresave kuqezi dhe atyre të Italisë, pikërisht në vendin tuaj, por ra në sy mungesa juaj dhe e trajnerit De Biazi. Përse ndodhi diçka e tillë?

Shumë e thjeshtë. Besoj se pas një pune të gjatë dhe të lodhshme, disa ditë pushime janë të domosdoshme dhe besoj të merituara për cilindo që të mund t’i dedikohet plotësisht familjes, pasi kemi ndjekur cilindo lojtar me skuadrat e tyre në shtete të ndryshme, brenda dhe jashtë Italisë, apo edhe Europës.

Si janë raportet tuaja me trajnerët e Kombëtareve të moshave?

I trajtoj të gjithë me shumë respekt dhe kanë besimin tim maksimal. Ata e dinë se çfarë kërkoj dhe e dinë se çfarë do të thotë që të drejtojnë një ekip që prezanton një fanellë të rëndësishme, një vend dhe një komb dhe për këtë pres që të jenë një shembull, jo vetëm në fushë me rezultatet, por edhe jashtë saj për të çuar gjithmonë e më lart Kombëtaren shqiptare në të gjitha nivelet.

Po me trajnerin e Kombëtares Shpresa, Jupin?

Marrëdhënie korrekte dhe respekti në lidhje me vizionin dhe qëllimet për Kombëtaren e të rinjve.

Cili duhet të jetë objektivi i Shqipërisë në kualifikueset e “Rusi 2018”-ës?

Që të kërkojmë maksimumin dhe kjo do të thotë që të kërkojmë kualifikimin dhe të sigurojmë sërish diçka historike. Nuk do të jetë aspak e lehtë, siç nuk ishte as kualifikimi në Francë me grupin që kishim. Megjithatë unë jam i bindur se kjo skuadër mund t’i kënaqë sërish tifozët e saj./Marrë nga Panorama Sport

Miss Gjermania bëhet nuse pejane

0

Albijona Muharremaj, e cila është shpallur Miss Gjermania në vitin 2015 i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo është fejuar me Rexhep Bajraktarin, i cili vjen prej qytetit të Pejës.

Në një ceremoni familjare, siç është tradita, çifti ka ndërruar edhe unazat e fejesës.

Albijona dhe Bajraktarin janë bashkë prej vitesh dhe nuk e kanë mbajtur të fshehur lidhjen e tyre, duke publikuar edhe foto në rrjetet sociale.

Berisha: “Pronto 2′ nuk e ka kursyer as sektorin e drejtësisë

0

Deputeti nga ‘Nisma’ për Kosovën, Zafir Berisha, thotë për gazetën, “Kosova Sot” se faktet po tregojnë se kapja e shtetit nuk e ka kursyer as sektorin e drejtësisë, prokurorinë dhe gjyqësinë.

Ai më tej ka nënvizuar se vetë fakti se në përgjimet e fundit lëshohen edhe emrat e njerëzve që janë në prokurori është një dëshmi e qartë se kasta aktuale e drejtësisë nuk mund të bëjë diçka të madhe dhe të pritshme në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit e që kryesisht lidhen emra të politikës që janë në institucione.

“Andaj, e vetmja gjë në këtë drejtim është ndryshimi rrënjësor edhe i rregullave rreth emërimeve të njerëzve edhe natyrisht pensionimi i parakohshëm i një numri të madh të cilët i kanë shërbyer disa sistemeve edhe atij të ish regjimit, dhe më pastaj të ju lihet hapësirë kuadrove të reja të cilët kanë guximin por edhe vendosmërinë, që të punojnë për shtetin dhe njëkohësisht për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”, ka deklaruar Deputeti Zafir Berisha

United më Special

0

Jose Mourinho beson Manchester United tashmë ka filluar të bëhet sërish special, pasi në tri sezonet e fundit skuadra kishte humbur identitetin që e shquante.

Portugezi është i bindur se United është rrugës që t’i ngjajë skuadrës që fitonte tituj dikur me Sir Alex Ferguson.

“Mendoj se çdokush i sheh ndryshimet, në krahasim me tre vjetët e fundit. Ekipi po zhvillohet, po luan ndryshe”.

“Mendoj se edhe tifozët po e tregojnë këtë, me mënyrën si po reagojnë. Jo veç për shkak të pasionit që kanë për klubin, por edhe sepse janë të lumtur me shenjat e përparimit që shohin”.

“Jemi mirë në këtë moment të sezonit. Jemi mirë”, ka deklaruar Mourinho.

Snowden, sipas Oliver Stone

0

Oliver Stone ka qenë gjithmonë një regjisor që ka preferuar të shkojë kundër rrymës me filmat e tij, por kurrë më parë nuk kishte shpërthyer kundër Hollywood’it, studiove të tij dhe drejtuesve.

Këtë e bëri ditët e fundit, pasi kompanitë kinematografike refuzuan të shpërndanin në sallat e tyre filmin e tij të fundit “Snowden”, të cilit i ka ardhur në ndihmë shtëpia e pavarur “Open Road Films”, e cila do ta transmetojë më 16 shtator.

Filmi flet natyrisht për Edward Snowden, ish-funksionari i NSA-së që i ekspozoi mbarë botës aferën e përgjimeve të administratës amerikane.

Në këndvështrimin e Stone, është pikërisht kjo administratë që nuk do që të transmetohet filmi, për të cilin ai thotë pa ngurrim se nuk është për budallenjtë dhe injorantët.

“Duhet ta dëgjosh dhe ta ndjekësh me vëmendje, nuk është për spektatorët që hutohen, apo janë sipërfaqësorë dhe injorantë”, thotë Stone në një intervistë për “La Repubblica”.

“Është një mrekulli që në fund kemi arritur ta shesim, sepse askush nuk donte ta prekte këtë temë. Por, ia dolëm mbanë, e vërteta në fund triumfon”, vijon regjisori.

Stone, i cili e takoi disa herë Snowden në Rusi përpara se të xhironte filmin, thotë se ish-agjenti i NSA-së e ka të pamundur kthimin në atdhe dhe për këtë ai “vjell vrer” ndaj administratës Obama.

“Nuk ka mundësi që të kthehet. Nuk mund të ketë një proces të drejtë e të barabartë. Siguria Kombëtare dhe Pentagoni janë mbi të gjithë e mbi gjithçka. Obama nga ana tjetër ka qenë shumë i ashpër ndaj tij. Edhe filmi im nuk mund t’i ndryshojë gjërat. Qeveria është e pamposhtur, nuk është fare humane. A e patë çfarë i bëri Chelsea Manning (oficeri që i kalonte informacionet Wikileaks)? 35 vjet burg! Më kanë ardhur në majë të hundës të gjitha këto”, thotë Stone.

Kritikat e tij shkojnë edhe më tej kur bëhet fjalë për terrorizmin.

“Rusët po që janë të aftë të luftojnë terrorizmin dhe mund të na mësojnë shumë gjëra. Ne ta shpifim në luftën kundër terrorizmit. Ka bërë më shumë Rusia në 3 muaj kundër ISIS sesa ne në 3 vjet. Amerika nuk ka bërë asgjë, sepse ne nuk kemi një strategji të qartë dhe donim vetëm të rrëzonim Assad, që nuk është fare puna jonë, sikurse nuk janë ndryshimet e regjimeve në Lindjen e Mesme”, thotë Stone.

Sipas tij, zgjedhja Presidente e Hillary Clinton nuk ka gjasa ta ndryshojë situatën, por zgjedhja e Trump do të ishte akoma më keq.

“Do të vdisnin më shumë njerëz, jashtë dhe brenda vendit. do të ishte një çmenduri”, thotë Stone.

Aksidenti në Itali, i merr jetën 17-vjeçarit shqiptar

0

Rritet në dy bilanci i viktimave të shkaktuara nga aksidenti i ndodhur rreth orës 15:15 të ditës së djeshme në Itali.
Pas një 17-vjeçari italian nga Terlizzi, Giuseppe De Chirico, i vdekur menjëherë pas aksidentit, një tjetër 17-vjeçar me origjinë shqiptare, Armando Bali, rezident në Terlizzi, ka humbur jetën, raportojnë sot mediat lokale, shkruan Syri.net.

Në aksident u përfshinë një makinë tip “Peugeot” dhe një motor, që u përplasën përgjatë rrugës provinciale 107 që lidh Terlizzi me Giovinazzo-n, në San Martino. Të dy viktimat udhëtonin me motor.

I riu shqiptar ishte shtruar në reanimacion në spitalin Bonomo të Andria-s, por ka humbur betejën me vdekjen.

I lindur në vitin 1999, shqiptari ishte i dashuruar me volejbollin dhe jetën, shkruajnë mediat lokale. Një pasion i lindur në bankat e shkollës dhe me skuadrën e të rinjve të Trelicium Supervolley. I qetë dhe një djalë që rrezatonte lumturi, ai frekuentonte shkollën e mesme, dhe pas disa javësh, do të fillonte edhe vitin e katërt.