10.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 6312

Ekskavatorët fikeshin kur deshën ta rrënonin “Teztyrben” në Prizren

0

Kur ishte ndërtuar “Teztyrbja” në vitet ’50-ta të shekullit XX, pranë namazxhahut në qytetin historik të Prizrenit, është shfrytëzuar materiali guror i namazxhahut. Sikurse gjatë ndërtimit të depos, ashtu edhe gjatë ndërtimit të ambulancës, e cila është ndërtuar gjatë viteve 80-ta të shekullit XX, janë shkatërruar varrezat e vjetra që ishin përreth namazxhahut ashtu që tani aty kanë mbetur vetëm dy-tri sosh që tani janë shndërruar në tyrbe.“Teztyrbja” tani vizitohet nga shumë besimtarë.

Prizrenasit këtë vend e kanë si një pikë referuese për të shëruar disa dhjetëra sëmundje dhe qytetarët besojnë se kjo është ndër tyrbet shumë të fuqishme. Bile në Prizren thuhet se në vitet e mëvonshme komunistë e këtij qyteti menduan që ta heqin atë tyrbe nga aty. Ramadan Gashi, ish- punëtor në kompaninë ndërtimore “Ramiz Sadiku”, tregon për gazetën se disa herë kanë tentuar me ekskavatorë të rrafshojnë këta gurë, porse ata nuk punonin dhe fikeshin.

“Kjo na shqetësoi dhe pastaj ka ardhur drejtori i kësaj kompanie, asokohe serb, dhe na urdhëroi që të mos vazhdohet. Që atëherë e di forcën e kësaj tyrbe të shenjtë”, tregon ai për gazetën “Kosova Sot”.

Shenjëtaria e “Teztyrbes” njihet në gjithë Dukagjinin

Pronarët që përkujdesen për këtë tyrbe nuk deshën të flasin për atë se çfarë ndikon nezra që lënë qytetarët me pretekstin se ata vetëm përkujdesën për pastërtinë e saj, por thanë se banorët e konsiderojnë si vend të shenjtë dhe i besojnë shumë. Ata treguan se këtu sjellin nezra për gjetjen e fatit, vajza e djem, pastaj kur dikush udhëton nezra në këtë tyrbe u bëhet një përcjellëse e sigurisë. Ata thanë se forca e kësaj tyrbe ka bërë shumë mrekulli te qytetarët, jo vetëm të Prizrenit, por edhe gjithë Dukagjinit.

Arife Ramadani tregon se kjo tyrbe është tyrbja më e fuqishme në botë, beson në atë dhe lutet shpeshherë.

“Këto varre dhe kjo tyrbe ka forcë të ndihmojë në sëmundje të shumta. Mua më ka ndihmuar për vajzën time, e ka zgjuar nga shtrati. Besoni pas intervenimit në

Turqi në spitalet më të njohura ajo që nuk është bërë më mirë, kurse nezrat e këtushme e kanë ngritur vajzën time. Unë di më shumë se dhjetë raste të shërimit që u ka ndihmuar kjo tyrbe”, është shprehur ajo./Kosova Sot/

Smaka: Në skandalin “Pronto 2” kanë ndikuar edhe LDK-ja

0

Profesori i së drejtës Riza Smaka, thotë se përderisa është konstatuar me kohë dhe padiskutueshëm se është nevojë imediate reformimi i sistemit të drejtësisë në vendin tonë, sipas tij, ky nuk bëhet nga shkaku se reformimi nuk i përshtatet qeverisë së Kosovës.

“Është tregues evident se ky sistem është në funksion të qeverisë, dhe është aq i korruptuar deri në atë masë saqë përzgjedhja është bërë në atë mënyrë sipas skandalit të fundit ‘Pronto’ “, shprehet profesor Smaka.

Ai shton se ky skandal nuk është vetëm nga Adem Grabovci, pasi, sipas tij, ka edhe eksponentë të tjerë që kanë influencuar veçmas nga subjekti politik, PDK-

LDK, të cilët, siç tha, ekskluzivisht njerëz partiakë, partizanë politikë i zgjedhin në funksione dhe të tillët më pastaj janë debitor ndaj atyre që i kanë favorizuar.

“Ata nuk kanë shkuar me meritë aty por përmes kyçjeve partiake dhe natyrisht nuk mund ta ushtrojnë funksionin e gjyqësisë, të drejtësisë dhe u sikurse shihet ata kanë dështuar krejtësisht. Andaj, kjo nomenklaturë e sistemit të drejtësisë nuk do të jetë asnjëherë dhe assesi e aftë për t’u përballë me sfidat për të cilat çdo ditë flasim”, ka theksuar Smaka për gazetën, “Kosova Sot”.

Policia: 79 aksidente për 24 orë

0

Polica e Kosovës ka njoftuar së gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës, kanë ndodhur 79 aksidente trafiku.

Sipas te dhënave të policisë, 32 aksidente trafiku kanë rezultuar me të lënduar, ndërsa 47 aksidente tjera kanë pasur vetëm dëme materiale.

Ndërsa njësitet e trafikut, njoftohet se kanë shqiptuar 827, gjoba për ngasësit e veturave që kanë rënë ndesh me rregullat e trafikut rrugor.

Trump: Klinton më parë punëson një refugjat, se një afrikano-amerikan

0

Kandidati republikan për president, Donald Trump, u ka bërë thirrje votuesve afrikano-amerikan, që ta votojnë atë, duke ju thënë “Çfarë keni për të humbur?

Gjatë një fjalimi në Michigan, Trump tha se afrikano-amerikanët, po jetojnë në varfëri dhe nuk kanë shkolla të mira.

Ai premtoi se do të angazhohet në këtë pikë, ku demokratët kishin dështuar.

“Nëse ju votoni sërish të njëjtit njerëz, atëherë do të vazhdoni me të njëjtin rezultat”, tha Trump.

Më tej, Trump tha se kundërshtarja e tij nga radhët e demokratëve, më parë do t’i ofronte punë një refugjati, sesa një të riu me ngjyrë, që është pa punë, për të cilët thotë se janë shndërruar në refugjatë në vendin e tyre.

Lidhur me këto komente, kundërshtarja e tij, Hillary Klinton tha se injoranca e Trumpit është tronditëse.

Korrupsioni si kancer

0

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, gjatë vizitës në Kosovë ka përsëritur kërkesën për luftim të krimit të organizuar dhe korrupsionit, kërkesë kjo që deri tani ka hasur në “vesh të shurdhër” sipas përfaqësuesve të opozitës dhe njohësve të kësaj çështjeje. Por Qeveria këtë herë premton se do të merret seriozisht kërkesa e Biden-it. Ky fenomen po e shkatërron perspektivën evropiane të vendit

Kërkesat e vazhdueshme të zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe të Bashkimit Evropian (BE) për luftim të krimit të organizuar dhe korrupsionit po hasin në “vesh të shurdhër”. Kështu kanë vlerësuar përfaqësues të opozitës dhe njohës të kësaj problematike, të cilët kanë thënë se pushtetarët në Kosovë nuk i kanë marrë asnjëherë seriozisht kërkesat ndërkombëtare për këtë çështje.

Ndërsa përfaqësuesit e Bashkimit Evropian kanë thënë se korrupsioni në Kosovë nuk është vetëm perceptim, ashtu siç ka deklaruar kryeministri Isa Mustafa kohë më parë. Përveç tjerash theksohet fakti që luftimi i korrupsionit është kusht për liberalizimin e vizave për Kosovën/zeri.info/

Ju tregoj historinë seksuale me Evën

0

Unë që po ju shkruaj jam një burrë, ta them troç, në pikë të hallit. Ndoshta do të surprizoheni që po jua them kaq hapur dhe në fillim, por nuk e di si mund të shprehem ndryshe. Jam 50 vjeç dhe sigurisht që jam i martuar, se po të mos isha, do të përjetoja çdo gjë që do të më sillte jeta. Në fakt, nuk jam martuar fort i ri, por për çudi, nuk kam patur aq raste sa kam patur kur u martova. Që të mos ju lodh shumë me gjithë këto mendime që kam në kokë, po ju tregoj historinë që më ndodhi këtë verë e më ka trullosur kështu.

Unë punoj në shtet dhe gruaja ime gjithashtu. Kemi një fëmijë, një vajzë, e cila tani është 15 vjeçe. Në punë kam shoqëri të mirë dhe ndjehemi mirë me njëri-tjetrin, kolegët. Për këtë, vendosëm tre shokët që jemi si më të ngushtë, të shkonim me pushime së bashku. Edhe gratë, pak a shumë, njihen nga disa mbrëmje që kemi organizuar si institucion. Jo se kanë ndonjë afërsi kushedi se çfarë, por nuk janë komplet të panjohura për njëra-tjetrën. Në fillim, kur i thashë gruas për këtë gjë, ajo më pa e habitur.

– Keni luajtur mendsh?! Njëherë në vit kemi pushime e ato t’i kalojmë me njerëz që nuk i njohim?! Ç’janë këto kalamallëqe që bëni?
– Po ne të tre jemi shumë shokë dhe ju të treja jeni njohur me njëra-tjetrën.
– Po, po, të njohur! Ne s’po njohim komshinjtë e jo më ato që a i kam takuar a s’i kam takuar gjithsej nja 10 herë. Nejse, bëni ç’të doni, unë nuk ta prish ty asnjëherë.
– E dija se ti do të ishe e para që do të thoje “po”! – i thashë i gëzuar që e zgjidha këtë problem. Tani do prisja vetëm përgjigjet e shokëve. Njëra nga gratë kishte thënë menjëherë “po”, ndërsa tjetra ende nuk kishte dhënë një përgjigje. Ajo quhet Eva e dukej si mendjemadhe dhe kur takoheshim të gjashtë, ajo rrinte si indiferente, ndoshta ngaqë ishte më e re se gratë tona. Nejse, shoku ia mbushi mendjen dhe kështu e lamë të shkonim me makinat tona nëpër veri të Shqipërisë e më pas të kalonim kufirin e të shkonim nga Italia deri në Francë. Të treja çiftet ishim në gjendje të mirë ekonomike, kështu që kjo gjë nuk do të ishte problem.
Dhe erdhi dita për t’u nisur në këtë udhëtim që për mua do të ishtë një kënaqësi dyfishe, por me pasoja. Rruga ishte e gjatë dhe të tre kishim marrë makinat tona e ndaleshim në disa pika për t’u çlodhur e për të shijuar peizazhe të mrekullueshme. Kjo ishte një nisje shumë e bukur dhe që premtonte shumë.
Natën e parë ndaluam në një hotel e pasi u çlodhëm nëpër dhoma shumë të bukura e me kushte fantastike, u ulëm poshtë të hanim darkë. Ishim tre çifte gati të së njëjtës moshë, vetëm se, siç ju thashë, njëri e kishte gruan më të re se tonat. Hëngrëm darkë, pimë nga pak verë e çdo gjë shkoi për bukuri. Gruaja ime dhe e shokut tim që ishim moshatare u ngjitën shpejt në dhomë se ishin të lodhura e po i merrte gjumi, ndërsa Eva tha se ndihej për mrekulli e nuk kishte ndërmend të flinte kaq herët.

Më bëri shumë përshtypje ky qëndrim i saj, por mendova se mosha bën punën e saj. Ajo qëndroi deri në fund, kur ne shkuam të flinim. Edhe pse kishte pirë sa ne, ende nuk dukej e dehur, madje i kishte rënë një nur i bukur që më bëri të mos guxoja t’ia hidhja sytë se kisha frikë se mos gaboja nga dehja. Kur shkova në dhomë, gruaja ime ishte në gjumë të thellë. Ashtu e shëndoshë si është ajo, me gërhimat e saj, bëri të mos më merrte gjumi. U ngrita dhe dola nga dhoma. Ishte ora nja 3 e natës dhe bari poshte ishte ende hapur. Kisha pirë shumë, por nuk do të më bënte gjë dhe një gotë tjetër. U ula të pija te banaku ku si për çudi në anën tjetër të banakut pashë Evën. Edhe ajo po pinte. Sa më pa, u afrua dhe më tha:
– Edhe ty nuk të zë gjumi?
– Jo, – i thashë me gjysmë zëri. – kam pirë shumë dhe e kam të vështirë të fle kur jam kaq i pirë.
– Po nuk gjete ngushëllim në krevat? – tha ajo dhe e di se ishte e pirë e këto fjalë i dolën nga pija.
– Haha, nuk jemi të rinj si ti që të gjejmë ngushëllimin në krevat. Tani jemi si vëlla e motër. – Edhe unë, i dehur, po flisja çfarë më vinte nga goja. Të dy po flisnim me karta hapur.
– Nuk e kuptoj këtë fjalë kur thonë se janë si motër e vëlla. Si mund të jetosh kështu?
Atëherë m’u kujtua mua.
– Mirë ne që jemi të vjetër, po ti pse nuk gjete ngushëllim në krevat? Tani duhej të ishe krah burrit tënd.
– Tani na shkrive. Atë e merr gjumi në këmbë e jo më në krevat. Nuk e vure re që kur ishte këtu po flinte në tavolinë?! Nuk është për qejf ai! Ja, të ishe ti burri im, tani do ishim në rregull. Haha sa shkojmë ne të dy!
– Ne të dy?! – bëra si i habitur, por në fakt kjo më kishte shkuar në mendje edhe mua qysh kur e kisha parë për herë të parë e më ishte shtuar më shumë kur e pashë se sa qejf e kishte pijen dhe sa e zgjuar ishte në muhabet, por duhej të bëja sikur nuk po e kuptoja.
– Po ja, tani ne jemi të dy në këmbë pas gjithë atij alkooli që kemi në trup.
– E vërtetë është! Në fakt, edhe unë u habita se si një grua mund të pijë kaq shumë e të jetë prapë në këmbë.
– Dhe e gatshme për gjithçka, harrove?!
– Me të vërtetë? – fillova dhe unë të shprehesha hapur. – Gjithçka, gjithçka?
– Pa dyshim! Çfarë, do të më vësh në provë?
– Sigurisht!

Me këtë lloj muhabeti ne përfunduam në një puthje të zjarrtë dhe ky ishte një hap drejt një dy- orëshi të zjarrtë mes nesh. Nuk e di si nuk u zgjua njeri e të na zinte mat në dhomën e atij hoteli. Ndoshta ishte fati i mirë apo i keq, pak rëndësi ka, por unë u ndjeva sikur isha 20 vjeç. Pastaj u kthyem nëpër dhoma dhe gruaja ime ishte ende në gjumë. Ishte gati mëngjes dhe unë u shtriva të flija sikur kisha një javë pa gjumë. Megjithëse sapo kisha bërë një mëkat, gjumi më mori top. Në mëngjes më ngriti gruaja:

– Zgjohu, gjumash! Për gjumë kemi ardhur këtu? – po bënte shaka ajo, pa e ditur se çfarë kishte ndodhur gjatë natës, kur ajo po flinte e qetë.
Mezi u ngrita dhe zbritëm në holl. U bashkuam të gjithë. Edhe Eva ishte ngritur dhe dukej sikur ishte në rregull. Vetëm unë e dija sa pak kishte fjetur dhe sa shumë kishte pirë, por ajo dukej si kukull, a thua se kishte fjetur 12 orë ajo e jo gruaja ime. Ndoshta po bëj gabim që po flas kështu për gruan time, por kështu ishte e vërteta. Ajo mbante të njëjtin qëndrim si më parë, sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Aq bukur sillej, sa gati-gati mendoja se kisha parë ëndërr e jo se kishte ndodhur në të vërtetë, por ajo, kur po bëheshim gati të niseshim për të vizituar disa vende turistike, më dha një shenjë për të kuptuar se nata e mëparshme nuk kishte qenë ëndërr.

– Po sonte, si do të takohemi? Mendo ndonjë gjë gjatë ditës dhe më thuaj. Mezi po pres takimin tjetër. – gjeti ajo rastin të më thoshte kur ishte pranë meje.
Nuk fola se nuk dija ç’të thosha, megjithatë gjithë trupi m’u pushtua nga ajo ndjenjë e fuqishme që kisha kaluar një natë më parë. E përgatita planin dhe u takuam në një vend pasi të gjithë kishin fjetur. Nuk e di ç’t’ju them për momentet që kaloja me të. Nuk më binte ndërmend se isha i martuar apo se ajo ishte gruaja e shokut. Përjetoja çdo çast dhe më dukej sikur koha me të ishte e çmuar si floriri. Çdo sekondë më dukej e magjishme. E kështu, kaluan pushimet e mia, i magjepsur nga vendet që vizitoja dhe nga netët e kaluara me këtë mrekulli të quajtur Eva.

Fati më ndihmoi që të mos e zbulonte askush. E di se është një gabim i madh ai që po i bëja gruas e shokut, por nuk mund të rezistoja e t’i thoja “jo” asaj femre.
Nejse, u kthyem në Shqipëri, ku nuk e dija se si do të shkonte kjo punë. Ngushëlloja veten se edhe po të mbaronte me kaq, kisha mjaft për moshën time. Por jo. Një ditë ajo më mori në telefon dhe më tha:
– Si mendon? Ke qejf ta vazhdojmë atë që nisëm apo do ta mbyllim me kaq?
– Si mendon se nuk dua?! Ti ke sjellë pranverën në jetën time. Mezi e prisja telefonatën tënde!
– Epo, takohemi atëherë në orën 3 që të mos biem në sy!
– Mirë thua, që të shkojmë në shtëpi në orar.
Po prisja me padurim orën tre dhe në orën dy e gjysëm i thashë shokut:
– Më duhet të marr leje që të shkoj e të marr nja dy certifikata që më duhen për vajzën. Ia kanë kërkuar në shkollë. Do më mbulosh nëse më kërkojnë?
– E ç’është ajo fjalë more burrë? Ik e mbaro punë!
Edhe pse ai nuk dinte asgjë, m’u duk vetja shumë i ulët. Po shkoja tek e shoqja e ai më konsideronte si vëlla e jo si shok, por magneti Eva më tërhiqte deri në marrëzi.
E çfarë t’ju them më tepër? Kjo telenovelë vazhdon, se tamam si një telenovelë është e nuk di si të bëj. Nuk mund t’i them jo asaj femre dhe kënaqësisë që ndjej kur jam me të, ndërsa nga ana tjetër po zhytem në “llum”, në një faj që nuk e di ku do të më nxjerrë. Kjo ishte historia ime. Tani, ju mund ta gjykoni si të doni!

Lojërat Olimpike, Brazili shkruan historinë, merr medaljen e parë të artë

0

Brazili mposhti dje Gjermaninë pas penalltive, duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Rio 2016, dhe të parën në futboll për meshkuj, në historinë e Lojërave Olimpike.

Koha e rregullt dhe shtesat përfunduan barazim 1:1, ndërsa pas gjuajtjeve të penalltive vendasit fituan me 5 gjuajte të sakta kundrejt 4 të Gjermanëve.

Brazili e ka nisur më mirë takimin pasi ka shënuar golin e parë, me anë të Neymar, nëpërmjet një goditje dënimi. Ishte po ylli i Barcelonës që shënoi edhe penalltinë e fundit, që i dha Brazilit medaljen e artë.

Pas golit të parë të Neymar, Gjermania nuk u dorëzua dhe arriti që të barazonte rezultatin në 1:1, me Max Mayer. Por, gjuajtjet nga pika e bardhë e 11 metrave, në fund nxorën fitues brazilianët. /Syri.net/

E ardhmja e pasigurt e koalicionit PDK-LDK

0

Partnerët e mëdhenj të koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk janë të sigurta se çfarë do të ndodhë me koalicionin në rast se nuk ratifikohet Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Madje përfaqësues të koalicionit qeverisës thonë se aktualisht nuk janë të sigurta votat e nevojshme për ratifikimin e demarkacionit. Në anën tjetër, analistët politikë në vend thonë se nëse koalicioni dështon në këtë çështje, atëherë ka shumë gjasa që vendi të shkojë në zgjedhje të reja të parakohshme, ose të formohet një qeveri teknike në mënyrë që të përgatiten kushtet për zgjedhje të reja që do të mbaheshin brenda gjashtë muajsh.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të vendit, i pyetur nga “Zëri” se a mund të ketë prishje të koalicionit nëse dështon ratifikimi i demarkacionit, ka thënë se beson që Marrëveshja e 26 gushtit do të ratifikohet.

“Unë besoj se Marrëveshja mbi Demarkacionin do të miratohet nga Kuvendi. Amerikanët thonë: e kalojmë atë urë kur të arrijmë tek ajo”, është përgjigjur Gecaj.

Por nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë për gazetën se nuk e di nëse do të rrezikohet koalicioni në rast të mosratifikimit të demarkacionit. /Zëri/

Trafikimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve të marrë fund

0

“Prokurorët e gjyqtarët nuk kanë shkuar me meritë aty, por përmes lidhjeve partiake dhe natyrisht nuk mund ta ushtrojnë funksionin e gjyqësisë, të drejtësisë dhe sikurse shihet ata kanë dështuar krejtësisht. Andaj, kjo nomenklaturë e sistemit të drejtësisë nuk do të jetë asnjëherë e aftë për t’u përballur me sfidat, për të cilat çdo ditë flasim”, ka theksuar profesori Riza Smaka,raporton Gazeta Kosova Sot

Nga gjyqtarët e prokurorët e trafikuar përmes korruptimit e nepotizmit nga politika dhe oligarkia e inkriminuar assesi nuk mund të pritet që të bëhet drejtësi e mirëfilltë. Afera e përgjimeve po tregon e dëshmon se si pushtetarët dhe oligarkët vendosin në pozita gjyqtarët e prokurorët. Shtrohet pyetja pse po vonohen qëllimshëm pushtetarët e vendit, që përmes një reforme të thellë në drejtësi të gjendet një mënyrë tjetër e emërimit dhe riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve larg ndikimit të politikës dhe oligarkisë së inkriminuar, edhe atë përmes një vetingu të ricertifikimit në etikë e integritet personal të të gjithë gjyqtarëve e prokurorëve aktualë. Për sa kohë do të kemi ndërhyrje të politikës, nuk do të kemi drejtësi për qytetarët, por vetëm padrejtësi. Me gjykatës e prokurorë që vijnë nga pazaret politike e korruptive, oligarkike e nepotike, ky vend nuk do të këndellët kurrë në rrugën e sundimit të ligjit.

Njohësit dhe analistët e drejtësisë, por edhe deputetët e Kuvendi të Kosovës thonë se afera e përgjimeve po e dëshmon se si pushtetarët dhe oligarkët kanë vënë në pozita gjyqtarët e prokurorët e Kosovës. Ata kërkojnë që sa më shpejt të bëhet reforma në drejtësi, në mënyrë që të gjendet një mënyrë tjetër e emërimit dhe ri emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas tyre, reforma, veç të tjerash duhet të jetë edhe obligim dhe detyrë që duhet përmbushur nga vetë shteti ngase me gjykatës e prokurorë që vijnë nga pazaret politike korruptive, oligarkike e nepotike ky vend nuk merr të mbarën.

Eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se vonesa për ta realizuar reformën në drejtësi është e qëllimshme, dhe do ta vazhdojë kështu, ngase sipas tij, partitë në pushtet nuk kanë vullnet për të filluar apo nisur reformën e cila, siç tha do të shkaktonte prishje të interesave strategjike manipuluese të partive në pushtet. “Pra, s’ka gatishmëri për këtë vetëm nëse do të ketë shtytje nga bashkësia ndërkombëtare për ta bërë atë, përndryshe gjendja do të mbetet kështu siç është, derisa e njëjta situatë ka vazhduar të jetë një kohë të gjatë edhe në Shqipëri, përderisa bashkësia ndërkombëtare vuri kushtin për këtë temë ku më në fund edhe u pajtuan që t’i hyjnë reformave të thella në drejtësi”, shprehet Burjani.

“Është nevojë imediate reformimi i sistemit të drejtësisë” Më tej Burjani ka nënvizuar se nepotizmi dhe dukuritë e tjera të shumta, si korrupsioni, do të duhej ndjekur sipas detyrës zyrtare, por që nuk janë marrë masa nga prokuroria, teksa, sipas tij, kjo çështje është ekskluzive për prokurorinë për të vlerësuar fillimin e hetimeve. “Por, kjo klasë politike nuk po lejon në asnjë formë përmes pengesave nga më të ndryshmet që të ushtrohet në mënyrë të pavarur drejtësia. Andaj, Kosova duhet ta gjejë rrugën e reformës kadrovike në drejtësi, për të ndaluar njëherë e përgjithmonë hallkat politike dhe ndikimet e tyre në sistemin e drejtësisë, derisa në të kundërtën gjendja do të mbetet e tillë siç është aktualisht dhe e pa shpresë për të ndal proceset e vazhdueshme negative. Ndërsa dukuria e ndërhyrjet tek emërimet e njerëzve në drejtësi kishte filluar që nga koha e UNMIK-ut duke marrë hov dhe zhvilluar pa ndalur në proceset negative në vazhdimësi. Koha e ndryshimeve po vjen pasi patjetër dhe doemos duhet që të ndodhë ndryshimi dhe reformimi”, është shprehur Burjani. Kurse, profesori i së drejtës Riza Smaka, thotë se përderisa është konstatuar me kohë dhe padiskutueshëm se është nevojë imediate reformimi i sistemit të drejtësisë në vendin tonë, sipas tij, ky nuk bëhet nga shkaku se reformimi nuk i përshtatet qeverisë së Kosovës.

“Është tregues evident se ky sistem është në funksion të qeverisë, dhe është aq i korruptuar deri në atë masë saqë përzgjedhja është bërë në atë mënyrë sipas skandalit të fundit ‘Pronto’ “, shprehet profesor Smaka. Ai shton se ky skandal nuk është vetëm nga Adem Grabovci, pasi, sipas tij, ka edhe eksponentë të tjerë që kanë influencuar veçmas nga subjekti politik, PDK-LDK, të cilët, siç tha, ekskluzivisht njerëz partiakë, partizanë politikë i zgjedhin në funksione dhe të tillët më pastaj janë debitor ndaj atyre që i kanë favorizuar. “Ata nuk kanë shkuar me meritë aty por përmes kyçjeve partiake dhe natyrisht nuk mund ta ushtrojnë funksionin e gjyqësisë, të drejtësisë dhe u sikurse shihet ata kanë dështuar krejtësisht. Andaj, kjo nomenklaturë e sistemit të drejtësisë nuk do të jetë asnjëherë dhe assesi e aftë për t’u përballë me sfidat për të cilat çdo ditë flasim”, ka theksuar Smaka për gazetën, “Kosova Sot

Nacionalizmi si fe e vonuar

0

Ilir Yzeiri

Po të shohësh atë që shkruhet nëpër rrjetet sociale dhe po të vëresh disa nga komentet kryesore që u shkruan këto kohë për kinse rivalitetin Shqipëri-Kosovë në fushë të futbollit, fillimisht, e më pas edhe si sfidë kulturore, do të kuptosh menjëherë se identiteti ynë kombëtar nuk është edhe sot e gjithë ditën përfundimisht i përkufizuar e i kuptuar. Dilema bëhet me e thellë nëse dikush nis e futet në labirintet e arsyetimeve nacionalromantike, sepse që aty është vështirë të dalësh i pandotur me lloj-lloj patetizmash e retorikash. Po çfarë po ndodh realisht? Në Kosovë ka një debat të ashpër mes opozitës dhe qeverisë për çështjen e kufirit me Malin e Zi dhe për çështjen e Asosacionit të Komunave me pjesëtarë serbë.

Ndërkaq, debati i fundit u nxit prej një ngjarjeje që në vend të prodhonte optimizëm, solli dëshpërim. E kam fjalën për njohjen e Kosovës nga autoritetet më të larta botërore të sportit, prej UEFË-s e FIFA-s. Kjo e dyta ishte treguesi më i spikatur se pavarësia e Kosovës nuk ka kthim prapa dhe se Kosova si shtet i mëvetësishëm po bëhet një fakt i kryer. Ndërsa kjo befasi e bukur përjetohet keq nga fqinjët serbë, ajo, në të njëjtën kohë nuk i gëzon as shqiptarët. Dhe shkak për këtë duket se janë bërë shenjat e shtetit të ri të Kosovës, flamuri dhe hymni. Nuk dua të përmend fushatën banale kundër Majlinda Kelmendit, por do të doja të shtyhesha më tej. Si do të sillen shqiptarët e Kosovës me shtetin e tyre? A do ta njohin atë? Le të shtyhemi pak më thellë në kohë.

Qysh se Kosova u nda në mënyrë të dhunshme dhe të përgjakshme nga trupi i Shqipërisë, ajo nisi të strukturohet si një entitet më vete brenda suazës etnike shqiptare. Kosova e ndaloi kohën qysh atëhere kur ajo iu bashkëngjit me dhunë Serbisë dhe si asnjë popull tjetër nuk pranoi të përthithej e të integrohej me komunitetin serb. Në vetëdijen e saj kolektive u ngulit vazhdimisht figura e serbit si pushtues. Për hir të së vërtetës edhe regjimet serbe u sollën me Kosovën si regjime pushtuese. Ndërkaq, popullsia shqiptare brenda kufijve të Shqipërisë kalonte sa nga një pushtues i brendshëm në tjetrin. Shteti autoritar i Zogut dhe diktatura e Enver Hoxhës krijuan një shqiptar të ndryshëm nga ai i Kosovës.

Asnjë prej regjimeve të Tiranës nuk përpunoi një platformë të thellë nacionale në mënyrë që të përgatitej për kohën kur Kosova do të çlirohej prej pushtimit serb. Mirëpo tani ne jemi përballë faktit të kryer dhe shteti i ri i Kosovës është realitet. Është e natyrshme që në këtë klimë të krijuar të gjithë të bëhen nacionalistë dhe të mbërthehen pas shenjave nacionale e folklorike. Mirëpo ne gjendemi përballë një fakti që duhetë të na bëjë të ndjehemi krenarë dhe të motivuar për të kontribuar në konsolidimin e demokracisë funksionale si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Ndërkaq në mënyrë paradoksale ne po biem në sindromën e fqinjve tanë të cilët shtetin e Kosovës nuk e kapërdijnë dot. Ndërkaq, tani që shteti i ri i Kosovës do të duhet të paraqitet në veprimtaritë ndërkombëtare ku identifikimi bëhet edhe përmes flamurit dhe himnit kombëtar, kjo ngjarje i ka trubulluar jo pak ndjenjat e reja dhe të vjetra të debatit mbi identitetin tonë. Ne harrojmë se ajo që kemi ëndërruar me kohë, pra pavarësia e Kosovës do të sillte doemos një shtet tjetër dhe Kosova sot është një shtet me shumicë shqiptare që respekton dhe garanton me ligj edhe të drejtat e minoriteteve. Të mos harrojmë se megjithë kritikat, kundërshtitë dhe luftën e ashpër politike që zhvillohet atje, megjithë korrupsionin e madh dhe krimin e organizuar, Kosova përsëri ka demonstruar vitalitet demokratik . Të mos harrojmë se pothuajse të gjitha vendet që kanë fituar lirinë përmes “eksportimit të demokracisë”, sot janë zhytur në kaos. Kosova, jo vetëm që e ka shmangur këtë rrezik, por ka shënuar edhe progres. Ndërkaq, ne shqiptarët kudo që jemi, duhet të bindemi se koha e Europës pa kufij duhet të na gjejë të përgatitur në mënyrë që vitalitetin demokratik dhe lirinë e fituar ta kthejmë në sukses dhe në paqe. Mirëpo mesa duket ende nuk jemi përgatitur si duhet për këtë realitet.

Mjaftoi një vendim i UEFA-dhe FIFA-s që Kosoava të përfaqësohet me ekipet e saj kombëtare që të rilindë edhe njëherë debati për identitetin. Një vendim që duhet të kishte sjellë festë dhe entuziazëm ndër shqiptarët e të dy shteteve, prodhoi polemika dhe një farë nervozizmi të panevojshëm. Në fakt duhet të kishte ndodhur dhe duhet të ndodhë e kundërta. Ne kemi rastin e artë që të paraqitemi në veprimtaritë ndërkombëtare të sportit me dy ekipe shqiptare, madje edhe me tre dhe këtu kam parasysh Zvicrën. Në këtë rast të dyja Federatat tona mund të krijojnë zyra të përbashkëta dhe të ndërtojnë ekipet kombëtare me mirëkuptim duke i ndarë në mënyrë të barabartë yjet e sportit dhe mund të ndodhë që jo vetëm sportistët e Kosovës të luajnë për Kombëtaren e Shqipërisë, por edhe anasjelltas. Këto veprimtari duhen konceptuar si momente festash të mëdha dhe çaste të një afrimi të përbashkët dhe jo të përfundojmë me imponime apo fyerje prej xhelozësh inferioirë. Ne kemi rastin e artë që të futemi në familjen e madhe europiane përmes veprimtarive të mëdha sportive dhe përmes artit në mënyrë që identiteti ynë të ridimensionohet. Për fat të keq, identiteti ynë nuk dëmtohet nëse Majlinda Kelmendi nuk këndon hymnin shqiptar dhe nuk ngre flamurin kuqezi, nuk dëmtohet edhe nëse sportistë të Kombëtares shqiptare me origjinë nga Kosova vendosin të luajnë për Kosovën. Ideniteti ynë dëmtohet dhe po dëmtohet seriozisht nga vërshimi i myslimanizmit të pakontrolluar dhe i neotomanizmit turk.

Ne vijojmë të identifikohemi si një vend mysliman dhe askush nuk bën përpjekje të tregojë se si ka mundësi që vendi që u bë digë për mbrojtjen e Europës prej invazionit otoman duke mposhtur një prej sulltanëve më të tmerrshëm, Mehmetin I dhe II, sot identifiokhet me një vend mysliman. Si ka mundësi që Serbia apo Greqia që bënë aleancë me Portën e Lartë sot ruajnë në memorien kolektive identitetin e tyre antiotoman dhe ne që kemi shënuar një nga faqet më të ndritshme të historisë së Mesjetës dhe kemi nxjerrë kryetrimin e Mesjetës, Gjergj Kastriotin, identifikohemi me një vend mysliman. Nëse ka një sfidë që duhet ta përballojmë është pikërisht kjo – t’i tregojmë Europës dhe gjithë botës të vërtetën e identitetit tonë europian. Sot i kemi të gjitha mundësitë sepse kemi dy shtete.