25.6 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 6314

Jep dorëheqje Rektori Ramadan Zejnullahu!

0

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu dha dorëheqej nga posti i rektorit.

Lajmi në përpunim…

Deklarata e plotë:

DEKLARATA E PLOTË E REKTORIT RAMADAN ZEJNULLAHU:

FORCA E DIJES DHE ARSYES DO TË TRIUMFOJË HERËT APO VONË

Para 18 muajsh kam ardhur në krye të Universitetit të Prishtinës për të ndihmuar nxjerrjen einstitucionit nga kriza në të cilën e kishin futur degradimi akademik e moral, papërgjegjësia dhe konformizmi. E kam ditur se do të jetë shumë vështirë, por nuk kam pasur idenë se rezistenca për ndryshime do të jetë aq e fortë. Përkrahja e madhe që më është dhënë ka ndikuar që t’i qëndroj besnik misionit tim. Po kjo përkrahje ka bërë që, pas shkarkimit tim dhe anulimit të këtij vendimi, të rikthehem në krye të Universitetit. E kam bërë këtë për ta inkurajuar stafin akademik dhe studentët që, përmes pjesëmarrjes në procesin zgjedhor, të reflektojnë për situatën e përgjithshme dhe të zgjedhin një rrugë që jep shpresë.

Zgjedhjet e përgjithshme në UP tash kanë marrë rrugën e vet drejt rezultatit përfundimtar dhe, në masë të madhe, kanë demantuar bindjen time,të shprehur në një deklarim publik, se “në UP,ka shumë gjëra me të cilat jemi të pakënaqur”. Si duket njerëzit janë të kënaqur, prandaj edhe i votojnë ata që, sipas bindjes sime, e katandisën Universitetin në këtë gjendje, ata që, vite me radhë manipuluan, falsifikuan, mashtruan dhe përfituan. Kjo tregon se UP, tanimë,e ka trasuar qartë rrugën e “zhvillimit” të vet. Nëpër këtë rrugë sot do të ecim vet,ndërsa nesër, fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë. Po shihet qartë se kjo është rrugë e përshtatjes interesave të klaneve, brenda së cilës, ka hapësirë të mjaftueshme për realizimin e interesave joligjore të secilit që ka fuqi, duke filluar nga ata që janë në majat e shtetit e deri te servilët besnikë të tyre.

Qëndrimi im i mëtutjeshëm në krye të Universitetit do të ishte lajthitje, mashtrim i qytetarëve se çdo gjë është në rregull dhe se çdo gjë do të bëhet mirë. Megjithëse ka mbetur vetëm edhe një muaj deri në përfundimin e mandatit tim, unë nuk dëshiroj të qëndroj në krye të institucionit i cili ka zgjedhur një rrugë që nuk përkon me vizionin tim dhe me angazhimet e mia. Prandaj edhe kam dhënë dorëheqje nga detyra e rektorit të Universitetit të Prishtinës. Shpresoj se ky hap i imi do të mirëkuptohet nga stafi akademik, studentët dhe qytetarët.

Unë kam ardhur në krye të UP-së që ta nxis një ndryshim pozitiv, mundësisht brenda këtyre dy viteve sa kisha mandat, dhe këtë e kam thënë edhe publikisht. Gjatë kësaj kohe jam munduar të punoj ndershëm dhe në mënyrë transparente. Në pozicionin zyrtar që mban ndonjëherë, nuk mund të artikulosh qëndrimet ashtu si do të bëje në kapacitet privat. Në disa raste kjo ka mundur të interpretohet edhe si ndryshim iqëndrimit parimor dhe krijim i përshtypjes së gabuar se,për hir të ruajtjes së postit, je pajtuar me atë të keqe për të cilën ke marrë mandat ta luftosh.Por, megjithatë jam i bindur se publiku e kuptoi se ndërrimi i idesë dhe afrimi me eksponentë të degradimit akademikjanë veprime që nuk do t’i bëj asnjëherë dhe për asnjë çmim.

Nuk kam pasurplane pas këtij mandati, dhe jam përpjekur të mos kalkuloj çfarë më shkon për shtati e çfarë jo, me gjithë se gjatë tërë kohës isha nën presion shumë të madh nga të gjitha anët, e më së shumti nga njerëzit që nuk ia dilnin t’i ruajnë privilegjet e veta, e që ishte e mundur vetëm në kushte të funksionimit joligjor të institucionit. Nëse,sadopak, kam arritur t’i kontribuoj ndërtimit të një kulture të transparencës dhe të respektimit të kritereve ligjore e akademike në këtë Universitet, atëherë mendoj se i kam bërë një shërbim modest Kosovës. Nëse jo, atëherë puna ime ka dështuar. Koha do të gjykojë më së miri për këtë.

Unë ende vazhdoj të besoj në fuqinë e UP-së dhe të shoqërisë sonë për t’u transformuar, duke respektuar vlerat dhe duke ndërtuar institucione që punojnë për të mirën e përgjithshme, e jo për klane njerëzish të fuqishëm e keqbërës. Unë do të vazhdoj ta jap kontributin tim për të mirën e UP-së në cilëndo pozitë që jam. Forca e dijes dhe e arsyes do të triumfojë herët a vonë.

I falënderoj të gjithë ata që më ofruan përkrahje gjatë kësaj kohe, qoftë edhe nëse ndonjëherë nuk janë pajtuar me veprimet e mia. Mbi të gjitha, i falënderoj ata që nuk më njohën në fillim por, duke e parë se ku ishim katandisur, besuan se mund të punohet pa hile e pa kalkulime për të mirën e universitetit dhe të vendit. Do të ju respektoj gjatë gjithë jetës!

Më 16 shkurt 2016 Prof.Dr. Ramadan Zejnullahu

Qeveria u frikësohet traktorëve në protestën e 17 shkurtit

0

“Protesta më e frikshme e mbajtur deri tash” po konsiderohet ajo që do të mbahet nesër. Shteti ka marrë masat “të jashtëzakonshme” për të parandaluar atë që po e konsideron si test nëse në Kosovë mund të ndodh revolucioni i prirë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe dy partitë tjera, AAK-ja dhe Nisma.

Ajo që më së shumti është duke e frikësuar shtetin, janë bujqit që mund të marshojnë me mjete të rënda të punës siç janë traktorët.

“Presim dhunë të madhe. Bujqit mbeten shqetësim. Informacionet tona janë se organizatorët e protestës nuk do të kursejnë asgjë për të arritur qëllimin e tyre – rrëzimin e Qeverisë”, ka thënë një burim brenda Policisë së Kosovës.

Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës, ka thënë se do t’i bashkohet protestës për ta kundërshtuar “Zajednicën” dhe faljen e mbi 8.000 hektarëve tokë Malit të Zi, dhe kundër Qeverisë.

“…Qeveria e Kosovës po ndikon direkt në shkatërrimin e bujqësisë, edhe duke lejuar importimin plehrave, farërave, pesticideve dhe naftës fallto. Bujqve tanë iu mungon përkujdesja e shtetit me trajnime e këshillime. Këto dhe shumë probleme tjera, janë arsye të mjaftueshme që të gjithë bujqit të dalin nesër në protestë në Prishtinë”, thuhet në një komunikatë.

Policia ka informacione që ata do të vijnë me traktor dhe mjete tjera motorike. Janë duke planifikuar moslejimin e tyre që të futën në kryeqytet.

Suharekë: E kërkon borxhin, kërcënohet me kallashnikov

0

Një preson është kërcënuar me armë në fshatin Bllacë të Suharekës. Zëdhënësi i Policisë në Prizren Hazir Berisha thotë se kërcënimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme.

“Në orët e mëngjesit, një person kishte shkuar tek një i dyshuar në fshatin Bllacë për t’ ia kërkuar një borxh, por i njëjti nuk ishte pritur mirë nga i dyshuari dhe për më tepër ishte kanosur duke ekspozuar një armë automatike”, thotë Berisha.

“Policia e Suharekës pasi kishte kuptuar për ngjarjen ka kërkuar autorizimin e prokurorit të shtetit për të kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit me ç’ rast është gjetur një armë e llojit kallashnikov me 5 fishekë të kalibrit 7.62 mm”.

“Pas sekuestrimit të armës është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit policor”./PrizrenPress.com/

Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala dhe ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro- Furxhi, të shoqëruar nga dy zëvendësministrat Rexhep Hoti dhe Zef Çuni, nënshkruan në Tiranë Protokollin e Bashkëpunimit në fushën e kulturës. Me këtë akt, dy ministritë e kulturës, kanë rënë dakord për përfshirjen e aktiviteteve kulturore të dy vendeve në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor, i cili realizohet për të tretin vit me radhë.

Me nënshkrimin e Kalendarit të Përbashkët Kulturor, Shqipëria dhe Kosova, thellojnë edhe më tej bashkëpunimin ndërkulturor dhe forcojnë hapësirën e përbashkët kulturore, u tha ndër të tjera në ceremoninë zyrtare të organizuar në Tiranë.

Dy ministrat e kulturës, Shala dhe Kumbaro-Furxhi, vitin e kaluar e vlerësuan mjaft të suksesshëm në realizmin e Kalendarit të Përbashkët Kulturor dhe u zotuan se do të bashkëpunojnë ngushtë që sivjet të realizohen në tërësi programi i përbashkët ndërmjet dy shteteve.

Po ashtu, Shala dhe Kumbaro-Furxhi u shprehën se nëpërmjet krijimit të një hapësire të përbashkët kulturore dhe intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e kulturës, krijohen kushte më të mira për integrime, afirmimin dhe njohjen e mëtejmë të vlerave të përbashkëta kulturore.

Ministri Shala u shpreh se Kalendari i përbashkët edhe sivjet synon të avancojë dhe të promovojë kulturën nacionale, brenda hapësirës shqiptare, apo jashtë saj, dhe, sikur edhe vitin e kaluar, ne kemi vullnetin që aktivitetet e parapara e parapara të realizohen në tërësi dhe të krijohen mundësi për shtimin e veprimtarive të tjera kulturore në vitet në vijim.

Gjithashtu ministria Kumbaro-Furxhi u shpreh se me këtë akt, kultura dhe arti shqiptar po afrohen dhe po komunikojmë më intensivisht ndërmjet veti, si dhe po ndihmon në promovimin e kulturës sonë të përbashkët edhe jashtë hapësirave shqiptare.

Kalendari i Përbashkët Kulturor, është rezultat i Deklaratës së përbashkët për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës.

Sivjet, në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor, parashihen një sërë aktivitetesh të përbashkëta, të cilat do të realizohen në Shqipëri dhe Kosovë, sipas programit dhe kalendarit të përcaktuar, në fushën e librit, të teatrit, trashëgimisë, filmit, arteve muzikore e pamore. Këto aktivitete mundësojnë zhvillimin, njohjen dhe promovimin e ndërsjellët të kulturës shqipe. /PrizrenPress.com

Policia: Jemi të popullit

0

Policia e Kosovës reagon ndaj deklarimeve të sotme të Visar Imerit nga subjekti “Vetëvendosje”, ku thuhet “Policia e Mustafës fshehurazi po i arreston aktivistët tanë” dhe me qëllim të sqarimit të opinionit publik ri-konfirmon se Policia e Republikës së Kosovës është Polici e popullit të Kosovës nga edhe burojnë bijtë dhe bijat më të spikatura.

Njëkohësisht, Policia e Kosovës sqaron opinionin e gjerë se detyrat dhe autorizimet policore janë të përcaktuara me ligjin e Policisë dhe Kushtetutën, prandaj çdo veprim i yni realizohet në pajtim me procedurat dhe rregullat e parapara ligjore, duke përfshirë edhe urdhëresat e organeve kompetente të drejtësisë.

“Prandaj, deklarimet e Visar Imerit ku thotë: “Policia gjatë natës, fshehurazi hyri nëpër shtëpi për të arrestuar aktivistë” janë nxitëse dhe qëllimkëqija për të krijuar përshtypje të vrazhdë ndaj organeve të rendit, e në veçanti pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët me përkushtim që nga themelimi i PK-së janë angazhuar në mbrojtje të qytetarëve, pronës publike dhe shtetërore si dhe funksionalizimin e shtetit”, thuhet në reagim.

“Edhe në të kaluarën Policia e Kosovës ka pasur sfida të ndryshme por duke pas parasysh që çdoherë është udhëhequr nga parimi i paanshmërisë dhe profesionalizmit dhe gjithnjë në shërbim të qytetarëve ka arrit që t’i tejkaloj dhe të cilësohet ndër institucionet me besueshmërinë më të lart në vend dhe më gjerë”. /PrizrenPress.com

Bush në fushatë për Bushin

0

Ish-presidenti amerikan George W. Bush i është bashkuar fushatës elektorale në mbështetje të vëllait të tij Jeb, që synon të fitojë në nominimet e republikanëve.

Ai u takua me veteranë që morën pjesë në një miting në Karolinën e Jugut ditën e hënë, jo larg zgjedhjeve primare të ditës së shtunë.

Trashëgimia e George W. Bush është kritikuar ashpër nga pretendenti kryesor në kampin e republikanëve, Donald Trump.

Jeb Bush, ish-guvernator i Floridës, ka shpenzuar shumë para për fushatën e tij por nuk ka dhënë impaktin e duhur tek zgjedhësit.

Ai po përpiqet të arrijë Trump dhe senatorin e Teksasit Ted Cruz, që fituan respektivisht zgjedhjet në Nju Hempshër dhe Ajoua.

Familja Bush deri tani kishte qëndruar larg ambicjeve të Jeb për t’u përfshirë në garën presidenciale. Por javën e kaluar nëna e tij Barbara Bush, bashkëshorte e ish-presidentit George HW Bush, doli në mbështetje të tij.

Ndërsa të shtunën, Jeb doli në mbrojtje të presidencës së të vëllait, duke thënë se ai “ka ndërtuar një aparat sigurie që mban amerikanët të sigurtë”.

Në një debat televiziv, biznesmeni milioner Trump kritikoi presidencën e “W”, duke e akuzuar atë se gënjeu për motivet e luftës në Irak, e cila sipas tij ka destabilizuar Lindjen e Mesme.

Imami i vetëshpallur: Nuk mbështesim 2 mijë spiunët iranianë

0

Një prej imamëve të vetëshpallur, Bujar Hysa i cili akuzohet  për rekrutim të personave për të luftuar në Siri, ka dalë kundër pranimit të muxhahedinëve iranianë.

Në seancën e sotme gjyqësore, Bujar Hysa tha se “nuk i mbështesim 2 mijët spiunë iraniane që do të vijnë në Shqipëri”

Gjatë seancës së sotme gjyqësore të imamëve, pati tensione në lidhje me përgjimet e tyre per rekrutim.

Në përgjimet e akuzës janë përfshirë shtetasit Bujar Hysa, Edmond Balla dhe Fadil Myslimani. /Mapo

Oscar: Kush do fitojë, e kush do duhej të fitonte?

0

Skandali! Ofendimi! Turpi!

Shndërrimi i mbrëmjes së çmimeve Oscar në “diçka të bardhë”, do të thotë se Akademia do të shtrojë “tepihun e turpit” me 28 shkurt, shkruan revista amerikane Rolling Stones, transmeton Klan Kosova.

Si mund të ishte ndryshe kur njerëzit janë aq të zemëruar me faktin e asnjë krijues me ngjyrë nuk është nominuar për njërën nga kategoritë e Akademisë së Filmit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe gjatë vitit të kaluar, kur votuesit e akademisë së filmit nuk nominuan askënd nga producentët e aktorët me ngjyrë.

Por kësaj radhe është diçka më personale. Spike Lee, Will Smidh dhe gruaja e tij Jada, janë në mesin e artistëve që kërkuan bojkot për Oscar’in e sivjetmë. Presidentja e akademisë Cheryl Boone Isaacs, ka deklaruar se brenda anëtarësisë së Akademisë së Filmit, do të ketë reforma për të ndryshuar përbërjen e njerëzve, për shkak se sipas saj “shumica janë ca pleq të bardhë”.

Në ndërkohë, kjo  Rolling Stones ka dhënë vlerësimet për filmat që janë nominuar, për filmat e aktorët që do të duhej të fitonin, e për ata që do të fitojnë.

Filmi më i mirë (çmimi kryesor i Akademisë)

  • Të nominuar janë filmat:
  • The Big Short
  • Bridge of Spies
  • Brooklyn
  • Mad Max: Fury Road
  • The Martian
  • The Revenant
  • Room
  • Spotligt

Akademia e filmit do të duhej të nominonte 10 filma për çmimin “filmi më i mirë”, mirëpo nominoi vetëm 8-të duke lënë jashtë filmat e realizuar nga njerëzit me ngjyrë: Straight Outta Compton dheThe Diary of a Teenage Girl, me regji të Marielle Heller, e cila është një grua me ngjyrë.

Sipas “Rolling Stones”, më poshtë listohen filmat e aktorët që do të duhej të fitonin, por që nuk do të fitojnë, edhe emrat e atyre që do të fitojnë:

 

Për filmin më të  mirë:

Do të duhej të fitonte: Spotlight

Filmi i Tom McCarthy’t trajton një temë shumë të rëndësishme (skandalin që gazeta fituese e çmimit Pulitzer “Boston Globe” e ka bërë publik. Fjala është për skandalin e Kishës Katolike me priftërinj, që për vite të tëra ka mbuluar abuzimet e tyre me fëmijë (pedofilinë)). Filmi “Spotlight”, është i realizuar me precizitet dhe lë anash klishetë e Hollywood-it dhe është filmi më ikonik që është bërë për gazetarinë që nga filmi “All the President’s Men”.

Do të fitojë: The Revenant

Çmimi Oscar zakonisht i jepet filmit që ka më së shumti nominime. The Revenant ka 12; Mad Max: Fury Road ka 10-të.

 

Aktori më i mirë:

Nominimet:

  • Bryan Cranston, Trumbo
  • Matt Damon, The Martian
  • Leondardo DiCaprio, The Revenant
  • Michael Fassbender, Steve Jobs
  • Eddie Redmayne, The Danish Girl
  • Do të duhej të fitonte: Fassbender

Do duhej ta fitonte: Fassbender

Performanca e tij është e mrekullueshme dhe me kalimin e kohës vlerësimi për interpretimin e tij vetëm sa do të rritet.

Do ta fitojë: DiCaprio

Ka ardhur koha e Leo’s. Katër nominime të mëhershme dhe asnjë fitore? Leo është mërdhirë për The Revenant. Le të shpresojmë se gjatë fjalimit do ta falënderojë ariun.

 

Aktorja më e mirë:

Të nominuara janë:

  • Cate Blanchett, Carol
  • Brie Larson, Room
  • Jennifer Lawrence, Joy
  • Charlotte Rampling, 45 Years
  • Saoirse Ronan, Brooklyn

A kishte me të vërtetë nevojë Jennifer Lawrence për një nominim të katërt që t’ia kalonte Meryl Streep me numrin e nominimeve nga akademia? Nëse Blanchett s’do të kishte fituar vitin e kaluar me “Blue Jasemine”, ajo to të merrte statujën e artë këtë vit.

Do të duhej të fitonte: Ronan

Ajo është vetëm 21 vjeçare, por bën mrekulli me rolin e një vajze irlandeze që ndeshet me një botë të re e të frikshme.

Do të fitojë: Larson

Suksesi i historisë së Larson në filmin “Room”, një nënë që përballet me gjithçka për ta ruajtur vetveten e të birin, është histori që u pëlqen votuesve të Oscar’it.

 

Aktori më i mirë në rol dytësor:

Të nominuar janë:

  • Christian Bale, The Big Short
  • Tom Hardy, The Revenant
  • Mark Ruffalo, Spotlight
  • Mark Rylance, Bridge of Spies
  • Sylvester Stallone, Creed

Do të duhej të fitonte: Rylance

Si një spiun rus, i sjellë në një film triller nga Steven Spielberg, Rylance është një përzierje në mes finesës dhe zgjuarsisë.

Do të fitojë: Stallone

Nuk ka mundësi që ai të humb përsëri një Oscar. Në vitin 1976 ai ishte nominuar për aktorin më të mirë kur e kishte luajtur Rocky Balboa’n për herë të parë dhe nuk fitoi. S’do të ndodhë përsëri, ai do e marrë statujën.

 

Aktorja më e mirë në rol dytësor:

Nominimet janë:

  • Jennifer Jason Leigh, The Hateful Eight
  • Rooney Mara, Carol
  • Rachel McAdams, Spotlight
  • Alicia Vikander, The Danish Girl
  • Kate Winslet, Steve Jobs

Do të duhej të fitonte: Leigh

Si e vetmja femër në tetëshen e neveritshme të Quentin Tarantino’s, ajo paraqet një performancë të jashtëzakonshme, një rol tipik dytësor me rebelim kundrejt abuzimit maskilist.

Do të fitojë: Mara

Ajo bën progres nga një vajzë e ndrojtur, në një femër të pavarur duke mësuar se ajo e vetme duhhet të vendosë se kë ta dashurojë. Mara e ka marrë çmimin si aktorja më e mirë në Festivalin e Filmit në Kanë, gjyqtarët e të cilit e kuptuan peshën e rolit të saj.

 

Regjisori më i mirë:

  • Lenny Abrahamson, Room
  • Alejandro G. Iñárritu, The Revenant
  • Tom McCarthy, Spotlight
  • Adam McKay, The Big Short
  • George Miller, Mad Max: Fury Road

Do të duhej të fitonte: Miller

Në të 70-tat e tij, Miller arriti që ta realizojë mrekullueshëm imagjinatën e tij, duke i dhënë rëndësi të madhe feminizmit.

Do të fitojë: Iñárritu

Vetëm dy herë në 88 vjet, një regjisor është nominuar dy herë radhazi për një film (rasti i fundit në vitin 1951). Duke e nderuar fituesin e filmit “Birdman”, akademia do të bëjë histori.

Nga David Bowie për David Bowie

0

Mbrëmja e ndarjes së çmimeve Grammy, e solli Lady Gaga’n në stilin e saj, në origjinalitetin e saj por kësaj here me një mision.

Ajo i kushtoi komplet performancën e saj legjendës britanike të muzikës Rock, David Bowi.

Gaga u paraqit në skenë me paruke ngjyrë portokalli dhe performoi si Aladdin Zane.

Derisa ishte duke i kënduar rreshtat e parë të këngës së Bowie nga vitin 1969 “Space Oddity”, një merimangë e madhe e zezë u paraqit në fytyrën e saj në nderim të bendit Spiders From Mars.

Më pas disa valltarë iu bashkuan asaj në skenë dhe shfaqja u bë shumë atraktive.

David Bowie, muajin e kaluar ka vdekur në moshën 69 vjeçare pas një lufte të gjatë me kancerin. Vdekja e tij ka tronditur të gjithë, përveç familjarëve të tij, për shkak se këngëtari e kishte mbajtur sëmundjen sekret.

https://youtu.be/WtUjUs11T5Q

Pakistani lejon martesat hindu

0

Një krahinë në Pakistan është bërë vendi i parë me shumicë myslimane që i dha hinduve të drejtën që ta regjistrojnë zyrtarisht martesën e tyre.

Projekt – ligji është miratuar të hënën nga ligjvënësit në Sindidh – vend ku ka më shumë se tre milionë hindu.

Asambleja kombëtare e vendit gjithashtu është duke konsideruar që të miratojë një ligj të tillë.

Sipas këtij ligji, të gjithë hindut mbi moshën 18 vjeçare në Sindh tashmë mund të martohen ligjërisht.