16.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Oscar: Kush do fitojë, e kush do duhej të fitonte?

Skandali! Ofendimi! Turpi!

Shndërrimi i mbrëmjes së çmimeve Oscar në “diçka të bardhë”, do të thotë se Akademia do të shtrojë “tepihun e turpit” me 28 shkurt, shkruan revista amerikane Rolling Stones, transmeton Klan Kosova.

Si mund të ishte ndryshe kur njerëzit janë aq të zemëruar me faktin e asnjë krijues me ngjyrë nuk është nominuar për njërën nga kategoritë e Akademisë së Filmit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe gjatë vitit të kaluar, kur votuesit e akademisë së filmit nuk nominuan askënd nga producentët e aktorët me ngjyrë.

Por kësaj radhe është diçka më personale. Spike Lee, Will Smidh dhe gruaja e tij Jada, janë në mesin e artistëve që kërkuan bojkot për Oscar’in e sivjetmë. Presidentja e akademisë Cheryl Boone Isaacs, ka deklaruar se brenda anëtarësisë së Akademisë së Filmit, do të ketë reforma për të ndryshuar përbërjen e njerëzve, për shkak se sipas saj “shumica janë ca pleq të bardhë”.

Në ndërkohë, kjo  Rolling Stones ka dhënë vlerësimet për filmat që janë nominuar, për filmat e aktorët që do të duhej të fitonin, e për ata që do të fitojnë.

Filmi më i mirë (çmimi kryesor i Akademisë)

  • Të nominuar janë filmat:
  • The Big Short
  • Bridge of Spies
  • Brooklyn
  • Mad Max: Fury Road
  • The Martian
  • The Revenant
  • Room
  • Spotligt

Akademia e filmit do të duhej të nominonte 10 filma për çmimin “filmi më i mirë”, mirëpo nominoi vetëm 8-të duke lënë jashtë filmat e realizuar nga njerëzit me ngjyrë: Straight Outta Compton dheThe Diary of a Teenage Girl, me regji të Marielle Heller, e cila është një grua me ngjyrë.

Sipas “Rolling Stones”, më poshtë listohen filmat e aktorët që do të duhej të fitonin, por që nuk do të fitojnë, edhe emrat e atyre që do të fitojnë:

 

Për filmin më të  mirë:

Do të duhej të fitonte: Spotlight

Filmi i Tom McCarthy’t trajton një temë shumë të rëndësishme (skandalin që gazeta fituese e çmimit Pulitzer “Boston Globe” e ka bërë publik. Fjala është për skandalin e Kishës Katolike me priftërinj, që për vite të tëra ka mbuluar abuzimet e tyre me fëmijë (pedofilinë)). Filmi “Spotlight”, është i realizuar me precizitet dhe lë anash klishetë e Hollywood-it dhe është filmi më ikonik që është bërë për gazetarinë që nga filmi “All the President’s Men”.

Do të fitojë: The Revenant

Çmimi Oscar zakonisht i jepet filmit që ka më së shumti nominime. The Revenant ka 12; Mad Max: Fury Road ka 10-të.

 

Aktori më i mirë:

Nominimet:

  • Bryan Cranston, Trumbo
  • Matt Damon, The Martian
  • Leondardo DiCaprio, The Revenant
  • Michael Fassbender, Steve Jobs
  • Eddie Redmayne, The Danish Girl
  • Do të duhej të fitonte: Fassbender

Do duhej ta fitonte: Fassbender

Performanca e tij është e mrekullueshme dhe me kalimin e kohës vlerësimi për interpretimin e tij vetëm sa do të rritet.

Do ta fitojë: DiCaprio

Ka ardhur koha e Leo’s. Katër nominime të mëhershme dhe asnjë fitore? Leo është mërdhirë për The Revenant. Le të shpresojmë se gjatë fjalimit do ta falënderojë ariun.

 

Aktorja më e mirë:

Të nominuara janë:

  • Cate Blanchett, Carol
  • Brie Larson, Room
  • Jennifer Lawrence, Joy
  • Charlotte Rampling, 45 Years
  • Saoirse Ronan, Brooklyn

A kishte me të vërtetë nevojë Jennifer Lawrence për një nominim të katërt që t’ia kalonte Meryl Streep me numrin e nominimeve nga akademia? Nëse Blanchett s’do të kishte fituar vitin e kaluar me “Blue Jasemine”, ajo to të merrte statujën e artë këtë vit.

Do të duhej të fitonte: Ronan

Ajo është vetëm 21 vjeçare, por bën mrekulli me rolin e një vajze irlandeze që ndeshet me një botë të re e të frikshme.

Do të fitojë: Larson

Suksesi i historisë së Larson në filmin “Room”, një nënë që përballet me gjithçka për ta ruajtur vetveten e të birin, është histori që u pëlqen votuesve të Oscar’it.

 

Aktori më i mirë në rol dytësor:

Të nominuar janë:

  • Christian Bale, The Big Short
  • Tom Hardy, The Revenant
  • Mark Ruffalo, Spotlight
  • Mark Rylance, Bridge of Spies
  • Sylvester Stallone, Creed

Do të duhej të fitonte: Rylance

Si një spiun rus, i sjellë në një film triller nga Steven Spielberg, Rylance është një përzierje në mes finesës dhe zgjuarsisë.

Do të fitojë: Stallone

Nuk ka mundësi që ai të humb përsëri një Oscar. Në vitin 1976 ai ishte nominuar për aktorin më të mirë kur e kishte luajtur Rocky Balboa’n për herë të parë dhe nuk fitoi. S’do të ndodhë përsëri, ai do e marrë statujën.

 

Aktorja më e mirë në rol dytësor:

Nominimet janë:

  • Jennifer Jason Leigh, The Hateful Eight
  • Rooney Mara, Carol
  • Rachel McAdams, Spotlight
  • Alicia Vikander, The Danish Girl
  • Kate Winslet, Steve Jobs

Do të duhej të fitonte: Leigh

Si e vetmja femër në tetëshen e neveritshme të Quentin Tarantino’s, ajo paraqet një performancë të jashtëzakonshme, një rol tipik dytësor me rebelim kundrejt abuzimit maskilist.

Do të fitojë: Mara

Ajo bën progres nga një vajzë e ndrojtur, në një femër të pavarur duke mësuar se ajo e vetme duhhet të vendosë se kë ta dashurojë. Mara e ka marrë çmimin si aktorja më e mirë në Festivalin e Filmit në Kanë, gjyqtarët e të cilit e kuptuan peshën e rolit të saj.

 

Regjisori më i mirë:

  • Lenny Abrahamson, Room
  • Alejandro G. Iñárritu, The Revenant
  • Tom McCarthy, Spotlight
  • Adam McKay, The Big Short
  • George Miller, Mad Max: Fury Road

Do të duhej të fitonte: Miller

Në të 70-tat e tij, Miller arriti që ta realizojë mrekullueshëm imagjinatën e tij, duke i dhënë rëndësi të madhe feminizmit.

Do të fitojë: Iñárritu

Vetëm dy herë në 88 vjet, një regjisor është nominuar dy herë radhazi për një film (rasti i fundit në vitin 1951). Duke e nderuar fituesin e filmit “Birdman”, akademia do të bëjë histori.

Më Shumë

Lajmet e Fundit