8.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 6314

Nait Hasani:Komisioni për Demarkacion po mashtron

0

Deputeti i PDK-së Nait Hasani në profilin e vet të Facebookut ka publikuar disa fotografi me të cilat, thotë ai, Komisioni Shtetëror për Demarkacionin po e mashtron opinionin rreth kufirit Kosovë – Mali i Zi.

Hasani fotot i ka shoqëruar me këtë tekst:

“Fakte qe deshmojne se Komisioni po mashtron per demarkacionin.

Keto foto deshmojne pikat kufitare ne Çakorr e Kulle. Vleresojeni vet”.

harta cakorr

Eqrem Kryeziu tallet me Isa Mustafën: Korrupsionin po e lufton ai që ka 72 dosje në Prokurori

0

Njëri prej ish-udhëheqësve të LDK-së, Eqrem Kryeziu është tallur me Kryeministrin Isa Mustafa i cili ka thënë se do ta luftojë korrupsionin.

Këtë deklaratë Shefi i Qeverisë e ka thënë para Zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden.

Mirëpo, Eqrem Kryeziu ka treguar një dialog të fqinjëve të tij rreth zotimit të Kryeministrit për të luftuar korrupsionin.

Ky është postimi i plotë:

“Absurdi me “A” të madhe

– Kush qenka ky burrë shteti që i premton Mikut të Madh të Kosovës se do ta luftojë korrupsionin? – e pyeti një i huaj një fqinjin tim.

– Është personazhi i 72 dosjeve për korrupsion, – u përgjigj fqinji dhe vazhdoi të rrufiste qetë-qetë kafenë e përditshme.

Përzgjedhën këngët konkurruese të Festivalit “Zambaku i Prizrenit”

0

Katërmbëdhjetë këngë janë përzgjedhur për edicionin e 28-të të Festivalit “Zambaku i Prizrenit”.

Juria ka përzgjedhur këngët e këtyre kompozitorëve: Tomor Berisha, Arsim Kryeziu, Isa Jakupi, Edon Ramadani, Artan Bakija, Ylli Kalaja, Nexhat Macula, Hisein Kazaz, Irfan Blakqori, Veton Perolli, Memli Kelmendi, Zehni Beqiraj Ylli Ramzoti dhe Shefqet Hoxha (Sheki).

Juria që ka përzgjedhur këngët përbëhet prej, Gjergj Kaçinari, Fikrim Emra, Menan Kiseri, Kastriot Marku dhe Salajdin Krasniqi (anëtarë i jurisë për vlerësimin e teksteve)

Drejtori i festivalit “Zambaku i Prizrenit” Istref Krasniqi tha se juria ka bërë përzgjedhjen e këngëve në bazë të rregullores së Kuvendit Komunal, që janë kriteret për këngë të zhanrit të muzikës së vjetër qytetare, pa e bërë asnjë lëshim në aspektin profesional.

Ai tha se pas përzgjedhjes së këngëve, organizimi i festivalit është në fazën finale të përgatitjes.

Krasniqi tregon se Studio “Helix “ ka hasur në vështirësi të jashtëzakonshme gjatë kësaj faze për arsye të humbjes së kredibilitetit të festivalit në vitet e fundit, kur nuk janë paguar nga organizatori as kompozimet dhe as orkestrimet.

Ai shpreh besimin se edicioni i sivjetmë do të dallojë nga edicionet e kaluar me besimin se ky vit do të jetë kthesë në organizimin e festivalit, i cili në të ardhmen duhet të mbahet dy netë.

Sipas tij, edicioni i sivjetmë do të ndikojë në shtimin e interesimit të kompozitorëve në edicionet e ardhshme sepse, festivali deri në natën finale do të organizohet me transparencën më të madhe, “e cila është garanci se festivali po i hap dyert edhe për kompozitorët e ri”.

Ai më tej shton se ka hasur një zhgënjim të jashtëzakonshëm edhe te kompozitorët e vjetër e edhe te gjenerata e re e kompozitorëve, të cilët viteve të shkuara janë përballur me një jo profesionalizëm në organizim dhe trajtim të vlerave, ndërhyrje të ndryshme dhe gjëra që nuk i bëjnë nder festivalit. Krasniqi gjithashtu njofton se janë përzgjedhur instrumentistët dhe dy dirigjentë dhe si për nga përgatitjet teknike, ashtu edhe nga ajoi muzikore Studio Helix është e përkushtuar për një edicion sa më të mirë.

“Ka këngë premtuese të kompozitorëve dhe angazhim maksimal nga ana jonë prandaj besojmë se edicioni i sivjetmë do të jetë pikë kthese, por ka edhe shumë punë që festivalit t’i kthehet nami që e ka” tha Krasniqi.
/PrizrenPress.com/

26-vjeçarja hyri në dyqan dhe bëmë seks

0

Në rubrikën letër psikologes, në “The Sun”, sot vjen një tjetër rast i një burri që nuk di çfarë të bëjë sepse ka lënë shtatzënë vajzën që e kishte njohur fare rastësisht, dhe po kështu ata kishin përfunduar edhe në shtrat, në një moment trishtimi.

Letra e djalit për psikologen:

Jam 30 vjeç dhe punoj në një dyqan që shet gazeta dhe revista, në pronësi të prindërve të mi. Jam beqar por për shkak se punoj me orë të zgjatura, nuk kam pasur kohë të njihem me dikë.

Një ditë para disa muajsh në dyqan nisi të vinte një vajzë që kishte një buzëqeshje mahnitëse dhe një trup të mrekullueshëm.

Kurrë nuk më thoshte më shumë se “Ckemi”, kur kalonte para dyqanit para se të shkonte në punë.

Një mbrëmje, ajo erdhi në dyqan me një shishe verë, e vuri mbi banak dhe pastaj shpërtheu në lot.

E pyeta nëse cdo gjë ishte në rregull, apo nëse dikush e kishte mërzitur dhe m’u përgjigj se sapo e kishin pushuar nga puna dhe se kishte nevojë për të pirë një gotë.

Punonte në bankë po për shkak të shkurtimeve, i kishte rënë edhe asaj lapsi për t’u shkarkuar.

Më tha: “Më vjen keq, nuk ke nevojë të dish problemet e mia. Do bëja mirë të shkoja”.

I shpjegova se isha gati për të mbyllur dyqanin dhe se mund të pinim një gotë verë bashkë. E pranoi ndaj shkuam lart në shtëpinë time. E pimë një shishe verë dhe unë hapa një tjetër.

Më tregoi se ishte 26 vjec dhe po ashtu si unë, beqare. Filloi të qante përsëri, sepse sapo kishte ardhur në atë zonë dhe nuk dinte çfarë të bënte.

E përqafova dhe kur ajo po më shihte në sy, unë e putha. Gjërat pastaj rrodhën vetë dhe ne kaluam një natë të mrekullueshme, bëmë seks të mahnitshëm.

Ajo më tha se e kisha bërë të ndjehej shumë më mirë. Pastaj u largua dhe më premtoi se do dëgjoheshim. Por kaluan disa javë deri sa u rikthye e trishtuar si herën e fundit. Këtë herë arsyeja e trishtimit ishte sepse kishte mbetur shtatzënë.

I kam numrin dhe i thashë se do ta telefonoja, por nuk di cfarë të bëj.

Përgjigja e psikologes:

Ke zbritur me këmbë në tokë pas një nate pasioni, por ji i sinqertë me atë vajzë dhe sigurohu se ajo po tregohet e sinqertë me ty.

Tregoji asaj që ishit të dy të papërgjegjshëm kur nuk përdorët prezervativë por se do ta mbështesni atë për çfarëdo gjëje që ajo vendos të bëjë. Kjo për shkak se, në fund të fundit, është zgjedhja e saj nëse do ta vazhdojë shtatzëninë.

Shaqiri flet për Guardiolan dhe Hughes, tregon se kë preferon për trajner

0

Xherdan Shaqiri ka folur për ish trajnerin e tij te Bayern Munich, Pep Guardiolan dhe trajnerin e tanishëm te Stoke City, Mark Hughes.

Shaqiri ka treguar se më parë do të preferonte të punonte me Mark Hughes se me Pep Guardiolan. Ai ka thënë se kur kishte mbërritur në Stoke pas transferimit ishte pritur në aeroport nga trajneri Hughes, si dhe kujton momentin e bukur kur tifozët e Interit e kishin pritur në një numër të madh në aeroport, transmeton Express.

“Kur shkova te Interi, mijëra tifozë dolen për të më pritur,” tha Shqiri në një intervistë për MailOnline. “Kur mbërrita në Stoke nuk kishte fansa në aeroport, por Hughes erdhi të më marr, gjë që nuk më ka ndodhur kurrë më pare, gjë që ishte shumë mirë për mua,” tha Shqiri.

Ai foli edhe për Guardiolan, duke thënë: “Ai ishte shumë i mirë sa i përket asaj se çfarë ndodh në fushë, por komunikimi nuk ishte edhe aq i mirë me të.”

Conte kërkon kujdes ndaj Watford-it

0

Trajneri i Chelsea-t, italiani Antonio Conte, ka folur për sfidën e sotme ndaj Watford-it. Strategu italian ka kërkuar kujdes të madh, posaçërisht nga sulmuesit e tyre.

“Watford-i është një ekip solid me lojtarë të mirë, por ne duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi. Sot dua një ndeshje të mirë nga lojtarët e mi. Nuk do të jetë lehtë, kanë dy sulmues të mirë, të fortë që kuptohen mirë së bashku. Megjithatë, ne do të hyjmë në fushë për të luajtur mirë dhe për të nxjerrë rezultat pozitiv. Jemi optimistë dhe shumë të motivuar për të dëshmuar paraqitje sa më të mirë”, ka thënë Conte.

Blutë e Londrës kanë fituar me rezultat 2:1 në ndeshjen e parë të Ligës Premiere ndaj West Ham United-it.

Milani insiston për yllin e ri të Romës

0

Leandro Paredes është bërë njëri nga lojtarët më të kërkuar te Roma.

Mesfushori i talentuar argjentinas kishte një stinor të mrekullueshëm si huazim tek Empoli dhe tani është rikthyer në kryeqytetin italian.

Por për shërbimet e tij Roma ka marrë disa oferta mjaftë të rëndësishme.
E fundit është skuadra e Milanit që e kërkon me ngulm mesfushorin argjentinas.

Milan i ka ofruar Romës para për huazimin e Paredes me mundësi blerje por kjo ofertë është refuzuar.

Gjithsesi për lojtarin në garë është edhe kampioni i Anglisë, Leicester City dhe rusët e Zenit St Petersburg.

Roma për ta lënë të lirë lojtarin po kërkon mbi 25 milionë euro.

Berisha: Mashtrimet e partive duhet të ndëshkohen në zgjedhje

0

Deputeti nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha tha për gazetën “Kosova Sot”, se në fakt i vetmi mekanizëm ose faktor për të ndryshuar kastën e korruptuar politike aktuale në Kosovë është qytetari.

Sipas tij, në rast se edhe qytetari, siç tha, nuk gjykon përmes votës në zgjedhjet e radhës, atëherë, sipas tij, mund të thuhet lirshëm se le t’ia shoh hajrin kësaj kaste të korruptuar politike.

“Por, në anën tjetër, mendoj se qytetari tashmë ka një vetëdijesim në nivelin e duhur, sepse mashtrimet e llojit që janë bërë nëpër fushata janë deklasuar nga vetë ata që kanë premtuar në fushatë dhe qytetari tash është i vetëdijshëm dhe jam shumë optimist se jo shumë larg qytetari me votën e tij do të vendosë për fatin e vet, por edhe të Kosovës, i cili fat është mjaft në pikëpyetje nga personat përgjegjës në institucione”, ka deklaruar deputeti Zafir Berisha.

(Kosova Sot)

Rrëfimi tronditës i 15-vjeçares: Si më përdhunoi në pyll babai im

0

Zbardhet dëshminë e vajzës përdhunuar nga i ati në mes të pyllit. Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Përgjegje të njësisë administrative Kastriot, në Bashkinë e Dibrës dhe u deshën 12 orë që policia të vinte në pranga autorin.

“Paradite isha me babanë në Peshkopi. Kishim dalë për të blerë ushqime e mallra të tjera për shtëpinë tonë”, ka nisur rrëfimin e saj 15-vjeçarja E. Përgjegji.

Ashtu si herë të tjera, ata janë rikthyer drejt fshatit me furgonët e transportit.

“Zakonisht, furgoni ndalon në rrugën që lidh Kastriotin me fshatin tonë. Babai i tha shoferit ta ndalonte mjetin diku tjetër, në një vend ku ne nuk ndalonim asnjëherë. Sapo zbritëm, i thashë babait se na ke ndaluar keq. Ai tha ec se e di unë këtë punë. Sapo u futëm në pyll babai me futi duart në fyt, më rrëzoi përtokë, më hoqi rrobat dhe më përdhunoi. Bërtita sa fuqi kisha, por nuk më dëgjoi njeri”, janë fjalët prekëse të vajzës së përdhunuar nga babai i saj.

Vajza i tha grupit hetimor, në prani të psikologes dhe prokurorit të çështjes, se ishte e disata herë që babai e ngacmonte seksualisht, duke e prekur në vende intime dhe se e fyente rëndë, madje dhe në prani të personave të tjerë.

Ajo thotë se tetë vjet më parë mbeti jetime, pasi nëna e saj biologjike ndërroi jetë në një aksident automobilistik. E. Përgjegji është marrë në mbrojtje që në fillim nga xhaxhai i saj dhe njerka, e cila ka bashkëpunuar me Policinë dhe ka treguar episode të tjera të ngacmimeve seksuale të babait monstër.

Ajo i tha Policisë se duhet të merrnin rrobat që ajo kishte veshur ditën e ngjarjes, duke argumentuar se ato do të faktojnë përdhunimin e saj.

“Ne, thanë oficerë të Policisë Gjyqësore, kemi parë se vajza është dhunuar edhe fizikisht nga ky shtetas. Por, për ta faktuar në se ajo është përdhunuar, e kemi dërguar vajzën për një vizitë të specializuar gjinekologjike në Tiranë”. /Panorama/

Adem Grabovci mbetet deputet i lirë, s’është as Nënkryetar i PDK’së

0

Prej kur kishte ardhur në pushtet PDK, Adem Grabovci kishte pasur pozitën kryesore që ka koordinuar punësimet e militantëve partiakë. Mirëpo, pas publikimit të skandalit të përgjimeve, ku Grabovci dëgjohet duke bërë pazare me vendet e punës shtetërore. Mirëpo, tash ai ka mbetur deputet i lirë i PDK’së. S’e ka më pozitën as të Shefit të Grupit Parlamentar dhe nuk është as Nënkryetar i Partisë.

Njeriu më i fuqishëm në PDK që është marrë me punësimin e militantëve partiakë ka mbetur edhe pa pozitën e Nënkryetarit të kësaj partie. Kjo për shkak se ka dhënë dorëheqja nga pozita e Shefit të Grupit Parlamentar të PDK’së dhe automatikisht e largon edhe nga pozita në udhëheqjen e partisë.

Statuti i PDK’së saktëson se Shefi i Grupit Parlamentar sipas detyrës zyrtare është edhe Nënkryetar i PDK”së, shkruan Gazeta Express.

Grabovci dha dorëheqje pas publikimit të përgjimeve ku vërtetohet se militantët e PDK’së kishin zënë pozitat kryesore në borde, polici, agjenci qeveritare dhe institucione tjera.

Askush nga PDK s’ka dhënë komente për këto përgjime, përveç, se kanë thënë se janë duke i dëgjuar.

Prokuroria e Kosovës ka nisur hetime dhe ka paralajmëruar mundësinë e ngritjes së një aktakuze nëse vërtetohet se ka pasur vepra penale të kryera nga personat që janë pjesë e përgjimit.

Deri më tash, në këto përgjime, është dëgjuar zëri i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Vlora Çitakut, Sami Lushtakut, ish-Ministrit Besim Beqaj etj.