33.4 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 6317

Prokuroria e Prizrenit me aktakuzë për pesë zyrtarë

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngrit aktakuzë kundër, M. E., K.F., H.M., B.K. dhe R.F., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

I akuzuari, M.E., gjatë vitit 2011 deri në maj të vitit 2015, në cilësinë e personit zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, i ka tejkaluar kompetencat e tij , me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe njëkohësisht shkaktimin e dëmit personit tjetër. Me këto veprime M.E., ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ndërkaq, i akuzuari i dytë K.F., në cilësinë e personit zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare i ka tejkaluar kompetencat, me qëllim të shkaktimit të dëmit të personit tjetër, me çka ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

E të akuzuarit R.F., H.M dhe B.K., prej muajit korrik të vitit 2013 deri në muajin prill të vitit 2014, në cilësinë e personave zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare të parapara me ligj, ashtu që nuk kanë ndërmarrë vepri me për kthimin në gjendje të mëparshme të pjesës së parcelës kadastrave nr. 2285 në sipërfaqe prej 16 ari, pronë shoqërore kjo e komunës së Suharekës, të cilën më parë e kishte përvetësuar i akuzuari M.E dhe pa leje ndërtimi kishte ndërtuar rrugën për nevojat e objektit të tij afaristo- banesore. Me ç’ rast me dijeni kanë shkelë ligjin lidhur me punësimin zyrtar të tyre, duke i shkaktuar dëm material të konsiderueshëme komunës në vlerë të paluajtshmërisë të përvetësuar.

Me këtë në bashkëveprim R.F., H.M dhe B.K, kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ec Ma Ndryshe: Vazhdojnë rrënimet pa leje në Qendrën Historike të Prizrenit

0

Rrënimet e objekteve që ndodhen brenda Qendrës Historike të Prizrenit, pa u pajisur me leje nga organet kompetente po vazhdojnë edhe në këtë vit. Rasti i fundit ka ndodhur para dy javësh në rrugën e Saraçëve, ku pala nuk ka përfillur kërkesat ligjore për ndërmarrjen e veprimit rrënues.

Në përgjigjen e Drejtorisë së Inspektorateve (DI), thuhet se Inspektori i ndërtimtarisë me datë 30 janar 2016, rreth orës 11:00 ka dalë në vendngjarje ku me prosecverbal ka konstatuar se pronari ka rrënuar në tërësi objektin (P+0) me sipërfaqe 40 metra katrorë. “Objekti është në kuadër të zonës historike, ndërsa rrënimi është bërë pa u pajisur me leje nga organi kompetent”, thuhet në shkresën e DI-së. Ky dikaster ka pohuar se në të njëjtën datë, rreth orës 14:00, Inspektori i ndërtimtarisë ka konstatuar se edhe pas urdhrit të dhënë, “i njëjti pronar ka vazhduar me rrënimin e objekteve katshmëria P+1, sipërfaqja 25 metra katrorë…”. “Për rrënimet e kryera pronari nuk posedon leje për rrënim ashtu që konform UA 20/2013, pronarit i shqiptohen dy dënime mandatore nga 500 euro dhe ndërmerren procedurat e tjera në bazë të kompetencave dhe ligjeve në fuqi”, thuhet në përgjigjen e DI-së.

Ndërsa Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren ka njoftuar se pronari ka adresuar kërkesën për rrënimin e ndërtesës ekzistuese në rrugën e “Saraçëve” më 14 dhjetor 2015, dhe se QRTK e ka refuzuar kërkesën më datë 18 dhjetor 2015. QRTK ka sqaruar se pas njoftimit se pala e ka rrënuar ndërtesën, ka dërguar shkresa te Kryetari i Komunës së Prizrenit, Drejtoria e Inspektorateve dhe në MKRS, në të cilat ka bërë të ditur se pala e ka rrënuar objektin në fjalë pa pëlqimin e QRTK-së.

QRTK më 18 dhjetor 2015 i kishte dërguar një shkresë edhe Drejtorisë së Urbanizimit (DUPH) në Prizren me anë të cilës e njoftonte këtë organ se nuk e procedon tutje kërkesën e bërë nga kjo drejtori, lidhur me këtë lëndë. QRTK asokohe ka kërkuar që kërkesa e DUPH-së të adresohet konfrom legjislacionit, përkatësisht Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Ligjit për Trashëgimi Kulturore). “E njëjta duhet të kaloj edhe në proces konsultativ, po ashtu në përputhje me Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit, dispozitave të caktuara për çdo veprimtari duke përfshirë edhe pronarët, palët si parashtrues së kërkesave”, thuhet në shkresën e QRTK-së, ku po ashtu rikujtohet DUPH-ja se QRTK dhe Komisioni i MKRS-së kërkojnë që kërkesat të adresohen në përputhje me ligjin, ngase në të kundërtën nuk do të procedohen, duke filluar nga adresimi e deri te kompletimi i lëndës.

Ky rast paraqet vazhdimësinë e shkeljeve ligjore në Qendrën Historike të Prizrenit, ku dëshmohet edhe njëherë mospërfillja ndaj autoriteteve të trashëgimisë kulturore dhe detyrimit për pajisje me leje urbanistike për rrënim.

Bazuar në këto të dhëna, EC Ma Ndryshe konstaton se mungesa e koordinimit të mirëfilltë institucional në të gjitha nivelet po vazhdon që t’i minojë përpjekjet për vendosjen e ligjshmërisë dhe rregullsisë në Qendrën Historike të Prizrenit.

Prandaj edhe njëherë bën thirrje që institucionet e të gjitha niveleve të shtojnë nivelin e përgjegjësisë së tyre në zbatimin e ligjit, duke sanksionuar shkelësit, ndërkohë që paralelisht duhet ti shtojnë angazhimet në drejtim të ruajtjes, konservimit dhe promovimit të vlerave të rralla të trashëgimisë së qytetit të Prizrenit.

Aktakuzë kundër hoxhës, Irfan Salihu

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngrit aktakuzë kundër I. S., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Irfan Salihu, dyshohet se në mars të vitit 2013, ka nxit, ka përhap publikisht urrejtje, përçarje ose mos durim midis grupeve kombëtare, fetare etnike apo grupeve tjera që jetojnë në Republikën e Kosovës.

“Në atë mënyrë që me rastin e një ligjërate me temën ‘Si ta shtojmë bereqetin’, para pjesëmarrësve, i pandehuri ka theksuar se ‘në periudha të ndryshme gjatë pushtimit të perandorisë osmane në trojet tona kanë qenë 1 % shqiptar’, ‘e shajnë atë myslimanë që ju ka dhënë me hektar tokë dhe i ka sjellë për të jetuar në Kosovë. Edhe i ka sjellë për të jetuar në Kosovë, edhe i ka bë sundimtarë të Ballkanit”, bëhet e ditur në njoftim.

I.S., me këto veprime dyshohet se ka kryer veprën penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik nga neni 147 paragrafi 1 të KP-së.

Shaban Murati pyet publikisht Thaçin: A bashkëpunove me shërbimin sekret francez?

0

Një nga publicistët dhe diplomatët më të njohur shqiptar Shaban Murati, në një tekst autorial të botuar sot në Tiranë tek Gazeta Shqiptare, ka pyetur përkatësisht shprehur dilemat se pse Hashim Thaçi nuk u është përgjigjur akuzave të ish-shefit të shërbimit francez.

“E para, si është e mundur që një ish-drejtor dhe jo nëpunës apo operativ i thjeshtë, i shërbimit të fshehtë të një shteti të madh me politika kontinentale, djeg kaq lehtësisht emrat e agjentëve të Francës.”, shkruan Murati në editorialin e tij. Për të vijuar mëpas me dilemën e dytë: “Pyetja e dytë, që del, është se përse deri tani zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm i Kosovës nuk ka bërë përgënjeshtrim të akuzës, që i vjen nga ish-drejtori i shërbimit të fshehtë francez”, shkruan Murati.

Arif Demolli, laureat i Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”

0

Mëngjesi i së hënës, në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, erdhi pakëz më ndryshe. Ky mëngjes solli fituesin e çmimit Kombëtarë për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”, çmim ky që iu nda shkrimtari Arif Demolli. Për të ndarë çmimin “Azem Shkreli”, i pranishëm ishte edhe kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa, i cili përveç që lavdëroi punën e shkrimtarit ndër vite, ai tregoi se të dy në shkollën fillore ndanin një bankë bashkë.

“Për mua është një kënaqësi e veçantë që sot të marrë pjesë këtu në një ngjarje shumë të rëndësishme, të veprave të cilat po shënojnë historinë e Kosovës, jam shumë i lumtur që kam rastin që sot të ndaj shpërblimin e shkrimtarit Arif Demolli, për veprën e tij jetësore. Unë mund të jem pakëz subjektiv se ne kemi qenë shok klase, ku kemi kryer tetë vite bashkë në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë, dhe mund të them se Arifi që nga viti i parë i shkollës fillore ka qenë shkrimtar”, theksoi Mustafa.
Ndërsa për laureatin e çmimit, përveç që ishte kënaqësi e madhe ta merrte këtë çmim, pak ishte edhe i trishtuar, pasi që, sipas tij po i vihej pika diçkaje.

“Më bëhet shumë qejfi që juria është e brezave të ndryshëm, është kënaqësi e veçantë që çmimi më ndahet nga një shok i klasës e shok i fëmijërisë. Vetë formulimi që është vepër jetësore, më tingëllon pakëz e trishtuar, sepse sikur e vë një fund apo një pikë, ku të duket sikur ka marrë fund gjithçka, mirëpo unë kam dëshirë që të vazhdoj edhe më tutje me krijimtari”, tha pas marrjes së çmimit Arif Demolli. Ndërsa sipas vlerësimit të jurisë ky çmim është ftesë për rileximin e veprës së autorit të Kosovës, që veprimin e kthen në gjuhë dhe gjuhën në veprim.

Përveç këtij çmimi sot u ndanë edhe disa çmime të tjera ku Rexhep Murtez Shala me veprën “Anonim Profan Wor(l)d”, fitoi çmimin për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku”, çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare, eseistikë “Ibrahim Rugova”, e fitoi Xhavit Beqiri për veprën “Lahuta…e Fishtës”, Çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe anasjelltas “Pjetër Bogdani”, e fitoi Fadil Bajraj për veprën “Dan Fente-Heshtja e poetit është një akt terrorist”, çmimi “Vehbi Kukaj”, për letërsi për fëmijë për vitin 2015 e fitoi Abdullah Thaqi me librin :Kështjella e fjalës”, vjersha për fëmijë dhe të rinj ndërsa çmimin për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja” e ka fituar Ervina Halili, për veprën poetike “Amuletë.”

Krejt për fund, këshilltari i ministrit të MKRS-ës, Vehbi Miftari tha se ndarja e këtyre çmimeve këtë vit është bërë sipas rregullores së re, të cilën e kanë miratuar ata si ministri. “Rregullorja nënkupton që juria tashmë e përhershme do të bëjë vlerësimin dhe ndarjen e çmimeve në bazë të leximit vjetor që ajo ua bënë veprave letrare, poashtu në kemi rritur ndjeshëm kujdesin për librin, dhe kemi katërfishuar buxhetin për librin”, përfundoi Miftari./KultPlus.com

Shënohen dy raste të thumbimit nga rriqrat në Malishevë

0

Gjatë javës së kaluar, janë shënuar dy raste të thumbimit nga rriqrat në Malishevë, mirëpo pa ndonjë rrezik të infektimit me EHKK. Këtë e ka konfirmuar drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hajdin Berisha.

Sipas tij, nuk ka vend për ndonjë shqetësim, pasi komuna është e angazhuar maksimalisht në marrjen e masave parandaluese.

“Rastet e para, janë regjistruar në Bellanicë dhe Banjë, por asnjë rast nuk është shqetësues, pasi asnjëri rast nuk është i infektuar me ethet hemorragjike krime kongo (EHKK)”, tha Berisha për Zyrën për Informim Publik.

Lidhur me luftimin e EHKK, drejtori Berisha, tha, se “pavarësisht këtyre rasteve të para, Komuna e Malishevës, do të jetë e angazhuar maksimalisht në marrjen e masave parandaluese, duke filluar nga vetëdijesimi i qytetarëve përmes ligjëratave dhe formave të ndryshme, pastaj repelimit të kafshëve, dezinsektimin e zonave endemike dhe zbatimin e plotë të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e EHKK”.

“Angazhimi ynë do të jetë edhe më i madh se vitet e mëparshme, edhe pse në dy vitet e fundit nuk kemi pasur rasteve të vdekjeve, madje vitin e kaluar nuk kemi pasur asnjë rast të infektimit, por ne nuk do të ndalemi së punuari në luftimin e këtij virusi, që bartet përmes rriqrave”, tha Berisha. /PrizrenPress.com

Malisheva gati për 8 vjetorin e Pavarësisë

0

Në kuadër të kremtimeve me rastin e shënimit të tetë vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Komuna e Malishevës, ka planifikuar një varg aktivitetesh, në mesin e tyre edhe mbledhjen solemne të Kuvendit të Komunës, pastaj homazhe dhe nderime te varrezat e dëshmorëve në Malishevë e Kleçkë, nderime pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari, në sheshin kryesor të qytetit, si dhe një koncert të madh. Paraprakisht, do të bëhet edhe dekorimi i qytetit me flamuj.

Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi tha se koncerti do të mbahet me 16 shkurt, në sheshin kryesor të qytetit, ndërsa më 17 shkurt, do të mbahet Mbledhja solemne e Kuvendit të Komunës së Malishevës, si dhe do të bëhen homazhe dhe nderime pranë shtatores së Adem Jasharit dhe në varrezat e dëshmorëve.

Ndërsa, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj kërkoi nga drejtoria e Shërbimeve Publike, që të filloj me dekorimin e qytetit, përkatësisht me vendosjen e flamujve përgjatë rrugëve të qytetit.

Përndryshe në mbledhjen e sotme, drejtorët e drejtorive, raportuan para kryetarit, për aktivitetet e drejtorive, fillimin e procedurave për disa projekte, të planifikuara për këtë fillim të vitit. /PrizrenPress.com

Ja pse Rusia do e humbasë sërish Luftën e Ftohtë

0

“Një Luftë e re e Ftohtë”- kështu deklaroi në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kryeministri rus Dimitrij Medvedev.

Thuajse askush nuk e kundërshtoi.

Ndërkohë, shefi i Kremlinit, Vladimir Putin dhe presidenti amerikan, Barak Obama patën një ditë më parë një telefonatë të akullt.

Kurrë më parë nuk kanë qenë kaq agresive marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit.

Lufta e Ftohtë përfundoi përpara 25 vitesh.

Muri ra, blloku lindor u shpërbë, Bashkimi Sovjetik po ashtu.

Perëndimi fitoi, Moska humbi.

Por këtë herë?

Bild rendit 4 arsye se përse Rusia do e humbasë sërish këtë Luftë të Ftohtë:

– Ekonomia e prapambetur: Rritja ekonomike e viteve të fundit ka qenë në varësi të çmimit të naftës. Tani ekonomia do tkurret me minus 3.8 përqind, produktet e markave të njohura botërore mungojnë, investitorët e huaj po tërheqin paratë e tyre (deri më tani 85 miliardë dollarë), në vend mbizotëron pasiguria ligjore dhe burokracia. Inflacioni është 9 përqind, normat e referencës në 17 përqind. Kjo do të thotë se ekonomia e Rusisë është një gjigand prej kartoni.

– Vulnerabiliteti: Sansionet e forta të Perëndimit mund të godasin në mënyrë fatale bankat dhe ekonominë, në rast se ato izolohen nga qarkullimi ndërkombëtar i parave (marrëveshjet-SWIFT).

– Mungesa e parave: Rusia nuk mund të përballojë një garë armatimesh si gjatë Luftës së parë të Ftohtë. Për buxhetin e vitit 2016, Rusia e ka planifikuar çmimin e naftës tek 50 dollarë për fuçi, aktualisht është poshtë 30 dollarë. Në vitin 2015 u tkurr buxheti për mbrojtjen.

– Institucionet: Rusia është vetëm formalisht një demokraci. Mediat, gjykatat, administrata janë ose thellësisht pro-Kremlinit, ose shumë të korruptuara. Në indeksin ndërkombëtar të korrupsionit, Rusia është e 119-ta nga 167 vende. “Korrupsioni nuk është përjashtim, por rregull,” thotë eksperti i Rusisë, Boris Reitschuster. Kjo do të thotë: Sistemi rus i Putinit nuk ka mësuar nga gabimet e të shkuarës.

P.S: Burrat rusë jetojnë mesatarisht vetëm 64 vite, një e katërta e tyre nuk i kalojnë 55 vjeç. Arsyeja: Alkoolizmi. Më keq janë vetëm vendet afrikane. /Mapo/

“Shkule ose do e shkulim vetë”

0

Pas disa raportimeve në media se brenda Parkut të Liqenit në Tiranë është bërë një rrethim, disa aktivistë të shoqërisë civile kanë paralajmëruar protestë më 20 shkurt.

Në rrjetin social ‘Facebook’ ka nisur një thirrje për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, e shoqëruar me një foto ilustruese.

“Shkule ose do e shkulim vet”, është thirrja në rrjetin social drejtuar kryebashkiakut Veliaj.

“Me 1001 hallet që ka Tirana, kryetari i bashkisë vendos të rrethoje parkun e liqenit për të ndertuar një park tjetër brenda. Në 1001 hapesira të mundshme jashte parkut ku mund të bëhej ky ndërtim, kryetari i bashkisë vazhdon avazin e Fikut arrogant dhe e vendos pikërisht aty ku është vendi i fundit që duhet vendosur. Ato rrethime duhet të shkulen menjëherë!”, thuhet në thirrjen e përhapur në rrjetin social.

Zona brenda parkut të liqenit është rrethuar pasi do të bëhet një ndërtim me vlerë 78 milionë lekë të reja.

Sipas projektit, do të ndërtohet një park lojërash për fëmijët, ku parashikohet të priten disa pemë. /Mapo

Di Caprio, më i miri në BAFTA

0

Filmi i ri i Leonardo DiCaprios “The Revenant” ishte fituesi kryesor i ceremonisë së çmimeve BAFTA të dielën duke triumfuar për filmin më të mirë, aktorin më të mirë dhe regjisorin më të mirë.

Leonardo DiCaprio ishte fituesi i aktorit më të mirë, ndërsa Alejandro Inarritu i regjisorit më të mirë.

“The Revenant” triumfoi në pesë kategori në ceremoninë që u mbajt në Londër, ndërsa çmimin për aktoren më të mirë e fitoi Brie Larson për rolin në filmin “Room”.

Ky i fundit është nominuar në 6 kategori të ndryshme çmimesh në “Oscar”.