8.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 6317

Rio 2016, zbulohet mashtrimi i 4 sportistëve amerikanë për “grabitjen”, Brazili: Ata janë vandalë, jo viktima

0

Rio De Janeiro – “Një sportiest amerikan me medalje olimpike tha se ai dhe tre shokë të tij ishin grabitur nga persona të armatosur. Por policia braziliane tha se kjo nuk ishte e vërtetë. Kush ka të drejtë?: shkruan sot CNN, transmeton Syri.net.

Pas disa ditëve konfuzion për atë që ndodhi vërtet me sportistët amerikanë Ryan Lochte, James Feigen, Jack Conger dhe Gunnar Bentz se u grabitën me armë nga persona të armatosur të veshur si policë, zbulohet mashtrimi i tyre dhe publikohet jë video që tregon shumë nga incidenti, që ndodhi në një pika karburanti, mëngjesin e 14 gushtit.

Dy nga sportistët, Bentz dhe Conger dhanë një deklaratë të enjten ku mohuan se kishin qënë viktima të një grabitjeje dhe se versioni që u paraqit nga shoku i tyre Lochte nuk ishte i vërtetë, njoftoi Policia Civile.

Kreu i Komitetit Olimpik të SHBA ka kërkuar falje për incidenti.

SI NDODHI?

Të hënën, Lochte foli për një grabitje. Autoritetet braziliane nuk ranë dakord. Rrëfimet përputhen në një pikë: Që pati armë dhe u dorëzuan ca para. Por, ndryshojnë në një pikë të vetme: kur Lochte zbriti dhe hyri sërish në taksi pasi ndaloi në stacionin e karburantit.

Komiteti Olimpik i SHBA kërkoi falje për incidentin: “Sjellja e këtyre atletëve është e papranueshme, ajo nuk përfaqëson vlerat e ekipit amerikam ose të shumicës dërrmuese të anëtarëve të tij. Ne do ta shqyrtojmë çështjen më tej dhe mund të ketë pasoja për sportistët, kur të kthehemi në SHBA,” tha kreu ekzekutiv i USOC, Scot Blackmun.

“Në emër të Komitetit Olimpik të SHBA ne u kërkojmë ndjesë mikpritësve tanë në Rio dhe popullit të Brazilit për këtë përvojë të hidhur në kulmin e asaj që me të drejtë duhej të ishte një festim i përsosmërisë.”

Deklarata thotë se incidenti, pë rata që nuk e kuptuan, ndodhi në një pikë karburanti. Katër sportistët ndaluan për të përdorur një banjë dhe njeri prej tyre kreu një akt vandalizmi.

“Një debat nisi ndërmjet sportistëve dhe dhe rojeve të armatosura, staf i sigurisë që ruante pikën e karburantit, ata shfaqen me armët e tyre dhe urdhërojnë sportistët të zbresin nga makina dhe të kryejnë një pagesë për dëmin” thuhet në deklaratë. Sapo shefat e sigurisë morën paratë nga sportistët, i lanë të lirë të largohen.”

Conger dhe Bents u zbritën nga avioni natën e së mërkurrës kur ishin përgatitur për të shkuar në shtëpi, pasi një gjykatës brazilian lëshoi një urdhër për konfiskimin e pasaportave të amerikanëve. Kështu që ata nuk mund të largoheshin nga vendi pa u marrë në pyetje.

Zyrtarët thanë se Conger dhe Bentz folën me policinë të enjten në një zyrë policie për turistët dhe pas kësaj, të dy fluturuan për në shtëpinë e tyre.

Shefi i Policisë Civile të Brazilit tha se ky krim nuk çon në arrestimin e tyre./Syri.net

OKB: Siria në katastrofë humanitare

0

I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Stafan De Mistura, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar t’i kushtojë rëndësi gjendjes humanitare dhe i nxiti palët në konflikt të vendosin një armëpushim prej 48 orësh për të dërguar ndihmat humanitare.

Mistura tha gjatë një konference se mbledhja e rregullt e punës për hyrjen e ndihmës humanitare në Siri zgjati vetëm 8 minuta dhe e quajti atë formale në prag të Ditës Humanitare Botërore më 19 gusht.

Ai shprehu zhgënjim nga përfaqësuesit e OKB-së dhe të popullit sirian për pengesën e transportit të materialeve humanitare.

Mistura tha gjithashtu se gjatë një muaji të kaluar, asnjë makinë nuk mundi të arrijë në zonat e konfliktit në Siri, madje gjatë 100 ditëve të kaluara një pjesë e qyteteve të Sirisë nuk mundën të marrin asnjë material humanitar.

Pas Biden-it, populli ftohet në protestë

0

Deklaratat e dhëna me rastin e vizitës në vendin tonë të mikut të madh të shqiptarëve të Kosovës zëvendëspresidentit të SHBAsë, Jo Biden, ku ky i fundit kërkoi nga krerët më të lartë të shtetit që të procedohen për miratim në Kuvendin e Kosovës dy marrëveshjet e kontestuara nga opozita dhe ekspertët, ajo për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe themelimi i “Zajednicës” serbe në Kosovë, sipas përfaqësuesve të opozitës dhe ekspertëve nuk do t’i bëjnë projektet më të mira për të ardhmen e vendit tonë. Ndërkaq, opozita dhe njohësit e kësaj fushe thonë se me gjithë deklaratat e tilla të Biden-it , prapëseprapë ata që e kanë kundërshtuar Demarkacionin dhe themelimin e Asociacionit serb në asnjë mënyrë nuk do të lëvizin nga pozicionet e tyre. Sipas opozitës, “Zajednica” e krijon Republikën Serbe brenda Kosovës dhe se e njëjta marrëveshje me Serbinë është antikombëtare dhe në mospërputhje të plotë edhe me Kushtetutën e vendit tonë.

VV-ja: Marrëveshja është e korruptuar

Lëvizja ‘Vetëvendosje’ ka bërë të ditur se më 1 shtator do të protestohet në sheshin e Prishtinës.

“Edhe pse kundër kësaj marrëveshje janë nënshkruar mbi 200 mijë nënshkrime, janë mbajtur protesta dhe forma të tjera të kundërshtimeve, ky regjim i korruptuar po paraqitet i vendosur në ratifikimin e kësaj marrëveshje. Andaj, ky do të përballet me vendosmërinë edhe më të madhe të qytetarëve, andaj sot po shpallet organizimi i protestës gjithëpopullore më 1 shtator”, tha Ymeri.

Në frymën e përmbylljes së procesit të Demarkacionit, kryetari i ‘Vetëvendosjes’, Visar Ymeri, ka thënë se marrëveshja e arritur nga Qeveria aktuale është e dëmshme dhe si e tillë do të kundërshtohet në Kuvend dhe në rrugë. “Ne nuk do ta këmbejmë asnjë pëllëmbë të territorit me asgjë dhe nuk do ta shesim asnjë pëllëmbë të territorit për asgjë. Demarkacionin duhet ta ndalim me çdo kusht dhe me çdo mjet demokratik. Kjo marrëveshje e Demarkacionit është e korruptuar, sepse është marrëveshje të cilën e ka nënshkruar koka e korrupsionit në Kosovë”, është shprehur Ymeri.

Përderisa ‘Vetëvendosje’ ka ritheksuar pozicionin e saj kundërshtues për Demarkacionin, duke besuar se Biden nuk ka kërkuar decidivisht që të ratifikohet marrëveshja aktuale, por që të përmbyllet një demarkacion i drejtë dhe i pranueshëm si për Kosovën ashtu edhe Malin e Zi, dy subjektet e tjera opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, dje janë përmbajtur nga prononcimet.

Kunati më vinte fshehurazi, më futej në krevat

0

Unë që po u shkruaj jam Meri, kam disa kohë e martuar. Të tregosh histori dashurie është kënaqësi si për atë që e përjeton atë moment, por edhe për atë që i lexon, por historinë që po tregoj unë po e shkruaj me lot e dhimbje për faktin se ajo më tmerron, ma trazon jetën time dhe seriozisht, më mundon tepër.

Jam nga një fshat i Shkodrës. Pasi mbarova klasën e nëntë, prindërit nuk më lejuan të shkoja në të mesmen, me pretekstin se e kisha larg dhe vajza s’duhet të lëvizë vetëm, se është turp. Kjo më pezmatoi jashtë mase, por s’kisha çfarë të bëja, se i kisha prindër. Siç është bërë zakon në këto anë, vajzat fejoheshin në djep dhe martoheshin të reja e nga ky rregull s’kisha si të bëja përjashtim unë. Ndonëse 15 vjeçe, unë isha një vajzë e zhvilluar, simpatike, por edhe inteligjente, lexoja romane dhe libra artistikë sa më kishin zili edhe moshataret.

Vija re se në shtëpinë tonë vinte shpesh daja, vëllai i nënës, dhe bisedonte me prindërit, pa praninë time. Nëna më tregoi se ai kërkonte t’më fejonte me një djalë nga një fshat tjetër, që ishte emigrant në Itali dhe daja kish thënë fjalët më të mira për të dhe familjen e tij. Djalin unë s’e njihja, por daja tha se do të vinte nga Italia të kërkonte dorën time. Daja më tha se ishte si artist dhe djalë tepër i edukuar. Daja na caktoi një datë kur ai do të vinte. Gjatë kësaj kohe, prindërit më bindën se duhet të fejohesha, se ishte rast shumë i mirë.

Natyrisht, si e re, s’pata kurajo t’i kundërshtoja, por për të qenë e sinqertë, më pëlqente si rast, sepse do të shkoja në Itali. Nuk zgjati dhe, pas pak ditësh, daja erdhi së bashku me të. Tani do bisedoja edhe unë dhe do të shpallnim fejesën. Më propozuan të bisedoja në dhomë vetëm me të. Fillimisht, shkova në dhomë me nënën. Pas pak ajo më la vetëm dhe tani ishim vetëm ne të dy. Biseduam gjerë e gjatë për të ardhmen tonë dhe ai më premtoi dashuri të përjetshme. Ishte fjalëmbël, i matur dhe simpatik. Për të qenë e sinqertë, ai më bëri për vete plotësisht. Më puthi dorën dhe i premtuam njëri-tjetrit dashuri dhe besë. Ai më premtoi se sa të merrja pasaportën do të më merrte në Itali.

Pas kësaj, shpallëm fejesën. Gjatë ditëve që qëndroi në Shqipëri u takuam disa herë. Pasi iku në Itali, më merrte në telefon thuajse dy herë në javë. Pas gjashtë muajsh, ne bëmë martesën, një dasmë të rrallë. Tash im burrë qëndroi me mua 20 ditë. 15 ditë i kaluam në Sarandë. Pas kësaj ai u largua për në Itali. Në familje ai i kishte prindërit, motrën e kishte të martuar dhe një vëlla rreth të 20-ave, të pamartuar. Pas largimit të burrit tim për në Itali fillova jetën në shtëpinë e prindërve të tij. Më donin dhe respektonin, ishin tepër të mirë. Kunati im sillej mirë dhe dukej se më respektonte. Një ditë më erdhi lajmi se e kisha nënën të sëmurë. U nisa së bashku me kunatin, vëllanë e tim shoqi. Rruga ishte shumë e gjatë, bëmë lloj-lloj muhabetesh dhe në mes të tjerave, ai më tha: “Lum vëllai im çfarë gruaje ka! Je si engjëll, yll, tepër e mirë!”. U stepa nga këto fjalë të tij e megjithatë e kalova me të qeshur e me një “faleminderit”, pa e zgjatur shumë, por me vete po mendoja çfarë ishin këto fjalë nga ana e tij. Mbërritëm dhe kunati im u kthye në familje. Unë ndenja për disa ditë, por mendja më rrinte te fjalët që më tha kunati. Mundohesha ta justifikoja, duke menduar “është i ri”, por ashtu si rrodhën ngjarjet, kuptova se ato fjalë paskan qenë të djallëzuara dhe me qëllime të largëta.

Qëndrova disa ditë dhe u ktheva në shtëpinë e burrit, më solli im atë. Vija re se kunati më shikonte dhe ofshante si të kishte një hall të madh. Shpesh, si pa qëllim, hynte në dhomën time. Disa herë më gjente duke ndërruar rrobat, “më fal” më thoshte dhe mbyllte derën e ikte si i zënë ngushtë. Shpesh, unë flija me vjehrrën në krevatin tim. Një natë, vjehrra shkoi te e bija. Në shtëpi ishte vjehrri dhe kunati. Pasi hëngrëm darkë, pamë televizor dhe ramë të flinim, secili në dhomën e tij. Me sa duket, ora ishte 1 e natës dhe unë isha në pikë të gjumit. Ishte kohë vjeshte dhe ashtu përgjumur pash që dikush më kishte hyrë në krevat dhe më puthte e më prekte në vende intime dhe filloi të më zhvishte. Isha si në ëndërr, s’e dija ku isha, ishim në errësirë. Rezistova dhe e pyeta “kush je ti?” se pandeha mos kishte ardhur im burrë (kishte raste që ai vinte natën nga Italia, por më lajmëronte përpara).

Dëgjova të më thoshte: “Meri, jam kunati yt, të hëngsha zemrën, je drita ime, të dua”. Gati sa nuk vdiqa në vend. I thash: “S’ke turp? Ik, je vëllai i tim burri, si e bën këtë veprim?! Largohu se do t’u them prindërve tu”, por ai më mbylli gojën dhe më kërcënoi të mos flisja, përndryshe do të thoshte se i kisha kërkuar vetë të më vinte në krevat. Duke pasur frikë se ndoshta me të vërtetë e besonin, ndonëse rezistova, nuk bërtita. Kisha frikë se do bëhej problem dhe do më ngarkonin edhe mua me faj, s’e dija si do të rridhnin ngjarjet dhe, sado që rezistova, ai më zhveshi e më përdhunoi disa herë.

Dhe, këtë punë të pisët ai e vazhdoi sa herë në shtëpi nuk ishin vjehrrit, sado që i thosha se kjo ishte shumë e turpshme. Ai më kërcënonte duke më thënë se “do t’u them që më ke ardhur vetë në krevat. “Hesht, më thoshte, ndryshe e di vetë se ç’të gjen!”.

Ndonëse im burrë vinte një herë në 3-4 muaj, s’pata guximin t’i tregoja për poshtërsinë e të vëllait ndaj meje e ndaj tij dhe gjeta një mënyrë tjetër, ta bindja që të më merrte sa më parë me vete, sepse i thosha “nuk rri dot pa ty” dhe qaja. Ai më premtoi se sa të merrja pasaportën ne do të bënim bashkim familjar. Do të shkoja menjëherë të merrja pasaportën, por më duheshin edhe dy muaj që të plotësoja moshën. Me gjithë kundërshtimet e mia, kunati vazhdonte të më përdhunonte sa herë i krijohej mundësia, kur nuk ishin prindërit në shtëpi. Isha në pozitë të vështirë, s’dija si të veproja me atë njeri. Ai më kërcënonte se nëse nxirrja zë do më akuzonte se unë kisha shkuar me dëshirë në krevatin e tij.

Por, Zoti deshi, bëra moshën, bëra kartën e identitetit e pasaportën dhe shkova në Itali te im shoq…
Kështu, shpëtova prej atij tmerri të vërtetë, por që do të më ndjekë gjithë jetën pas. Thellë në shpirt jam e vrarë. Me burrë duhemi, më respekton dhe kam një harmoni të shkëlqyer. Tani jam edhe shtatzënë dhe pres një fëmijë, dhuratë nga Zoti. Megjithëse nuk isha fajtore, thellë në shpirt kam një plagë të madhe…

Ultimatumi i fundit për oligarkët e korruptuar

0

Porositë që la gjatë vizitës në vendin tonë, zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden, nga analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë, po shihen si mesazh përfundimtar adresuar klasës politike të zhytur në korrupsion e nepotizëm, që të këndellet dhe të angazhohet që seriozisht dhe maksimalisht t’i përmbushë kërkesat e parashtruara në drejtim të luftimit të dukurive negative që e kanë kapluar vendin. Ata thonë se në këtë aspekt, edhe organet kompetente duhet ta kenë prioritet drejtësinë, dhe të punojnë për forcimin e shtetit ligjor në Kosovë, dhe njëherësh edhe reformimin e tij, pasi, sipas tyre, ‘kambanat bien për ata që kanë vesh’, andaj kësisoj edhe porosia e Joe Biden-it, luten që të mos hasë në vesh të shurdhët.

Porse, a do të reagojnë institucionet dhe politika kosovare pas porosisë së Biden-it, që askush i dënuar dhe i korruptuar të mos vazhdojë të jetë pjesë e institucioneve publike-shtetërore, pasi veç tjerash edhe afera e fundit e përgjimeve lë të kuptojë se në çfarë shteti mafioz jetojmë, ku korrupsioni dhe krimi i organizuar thuajse ka depërtuar në çdo pore të institucioneve, prej atyre më të ulëta e deri tek ato më të larta shtetërore, po pasqyrojmë opinionet e njerëzve kompetent për këtë çështje. Eksperti i fushës së sundimit të ligjit Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se kjo porosi ishte një mesazh përfundimtar për klasën e zhytur në korrupsion dhe nepotizëm. Së këndejmi, sipas tij, Biden bëri me dije se ky pushtet duhet ta përmirësojë imazhin e shtetit të ri dhe për të ndërtuar një demokraci funksionale që mungon.

Reformat po ngecin

“Vërejtjet dhe kritikat po i bëhen çdo ditë kësaj klase politike, por reformat po ngecin në rrugë qorre, derisa po ka më shumë lojëra se sa ndryshime pozitive, teksa në anën tjetër në opinion po krijohet një ndjenjë e padurimit, pasi asgjë pozitive nuk po adresohet, përveç funksionimit të shtetit partiak dhe eventualisht mashtrimeve, gënjeshtrave politike, që kanë tejkaluar të gjitha limitet normale”.

Më tej, Burjani ka nënvizuar se Biden ka përsëritur atë që për çdo ditë janë të mbushura faqet e shtypit, por siç tha ” Jemi shumë larg drejt funksionimit të shtetit ligjor dhe njëherë të pashpresë për të ndërtuar një alternativë politike. Andaj, shteti ka nevojë për ndryshime pozitive dhe domethënëse për demokracinë, derisa kjo çka shihet është kulmi i dëshpërimit qytetar, përderisa ardhmëria është vetëm në duar të klasës intelektuale, e assesi në duart e kësaj klase politike dhe të paedukuar, gjë e cila edhe është dëshmuar dhe po dëshmohet në vazhdimësi”, është shprehur Burjani.

Analisti politik dhe juridik, Mazllum Baraliu thotë se miqtë dhe shokët e mirë gjithmonë këshillojnë e nuk diktojnë, dhe nisur nga kjo, sipas tij, porositë e ndryshme që jepen me qëllim të mirë, veçanërisht ato nga liderët e rëndësishëm nga SHBA-ja, ato do të duhej të ishin të mirëseardhura, për më tepër, siç tha, për udhëheqjen e institucioneve tona dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës. E veçmas, kjo sipas tij, kur gjendja është tepër e rëndë dhe zhgënjyese në vend, si në aspektin e sundimit të së drejtës, por edhe pranisë së fenomeneve negative, si korrupsionit e krimit të organizuar. ” Andaj, patjetër se çdo porosi në këtë drejtim do të duhej të merrej seriozisht nga establishmenti politik, nga klasa politike dhe nga institucionet e Kosovës”, theksoi ai…

Operacioni i mbajtur i fshehtë: CIA kishte dështuar ta rrëzonte Enver Hoxhën

0

Në vitet 1950-ta, spiunazhi britanik dhe amerikan kanë tentuar që të rrëzojnë nga pushteti Enver Hoxhën, por operacioni i MI6 dhe CIA ndodhi të jetë një “katastrofë,” ashtu sic e përshkruan BBC në një artikull të publikuar të enjten.

Sipas BBC, CIA amerikane dhe MI6 britanike nisën një operacion të përbashkët në fillim të vitit 1950 dhe përgjatë katër viteve, ata ishin mundur nga Sigurimi, Shërbimi Sekret Shqiptar, dhe 300 prej agjentëve të tyre përfunduan të vdekur.

“Për shumë vite, faji i dështimit iu adresua Kim Philby, agjent i shërbimit sekret britanik që spiunonte për sovjetikët. Por, historiani britanik Steve Long, tani ka gjetur prova të reja”, njofton BBC.

Sipas historianit, Sigurimi i Shtetit ishte fuqizuar së tepërmi si institucion dhe kjo u duk kur zbuloi agjentët sekretë të CIA-s dhe MI6.

Long sqaron gjithashtu se Enver Hoxha kishte rritur pushtetin e tij në Shqipëri, ndërsa agjencitë perëndimore sekrete nuk kishin menduar besnikërinë e popullit ndaj diktatorit.

Rio 2016, medalje ari dhe argjendi për vëllezërit Brownlee

0

Dy vëllezërit britanikë Alistar dhe Jonathan Brownlee kanë triumfuar në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro 2016.

Alistar ka fituar medaljen e artë dhe Jonathan atë të argjendtë në “Triathlon”, që përfshin garat në not, çiklizëm dhe vrap.

Alistar përsëriti triumfin e Londrës 2012 me 1 orë e 45’01’’ ndërsa Jonathan mbërriti në vijën e finisht 6 sekonda më vonë.

Ndërsa në vend të tretë me medalje bronzi u rendit sportisti nga Afrika e Jugut Henri Schoeman.

Vdekja e turistit rus në Himarë, lirohet biznesmeni Fatmir Kuçi nga Suhareka

0

Fatmir Kuçi, i dyshuar për vrasjen e turistit rus Denis Kaimov, në plazhin e Himarës, është liruar nga burgu.

Gjykata e Apelit Vlorë vendosi sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj tij, me argumentin se nuk ka prova që të vërtetojnë se turisti u dëmtua nga skafi i biznesmenit në zonën e Potamit në Himarë.

Avokati i Kuçit është shprehur në gjykatë se klienti i tij thjesht e ka ndihmuar turistin rus dhe nuk ka kryer asnjë vepër penale.

“Nga aktet rezulton se ky shtetas, pasi konstatoi të dëmtuarin në det, k ndaluar mjetin e tij, e ka kthyer dhe i ka shkuar në ndihmë, si dhe u ka kërkuar ndihmë personave që ndodheshin në një mjet lundrimi pas tij dhe së bashku me një tjetër person, kanë mundur ta hipin në mjetin e tij të dëmtuar dhe ta sillnin në mol. Ai ka lajmëruar zv.shefin e kufirit të Himarës, Hekuran Muça, për ngjarjen”, tha avokati.

Më herët, Gjykata e Shkallës së Parë e Vlorës vendosi masën e sigurisë “burg me afat 20 ditë”,
edhe pse Prokuroria kërkoi 30 ditë burg.
/D.Xh/

Kylie Jenner më të pasme më të mira se Kimi

0

Kylie Jenner, motra e vogël e Kardashianëve ka kaluar disa ditë të bukura në pushime me të dashurin e saj. Gjatë tërë kohës, ajo është komentuar për linjat e saja trupore dhe për bikinet.

Ajo çfarë bie në sy është se Kylie është dobësuar shumë dhe të pasmet e saja po pëlqehën shumë.

Edhe pse vetëm 18 vjeçare, format e saja bomastike po i bëjnë konkurrencë motrës së saj Kimit./GazetaExpress/

Kadri Veseli, pritet të pastrojë edhe Degën e PDK-së në Prizren

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Kadri Veseli, duket se nuk do të ndalet me ndryshimet në Prizren.

Ai pas shkarkimit të gjashtë drejtorëve të Qeverisë së Ramadan Mujës, pritet të bëjë ndryshime dhe pastrim në Degën e PDK-së në Prizren.

Burimet e sigurta të “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se Veseli, nuk ka qenë i kënaqur me mënyrën se si është qeverisur Prizreni, dhe Dega e PDK-së në Prizren.

“Veseli, përveç me drejtorët tashmë të shkarkuar të Komunës, është i pakënaqur edhe me Degën e Partisë, prandaj tash pritet që të ketë ristrukturim të degës”, tregon burimi brenda PDK-së në Prizren.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka shkarkuar gjashtë drejtorë të Qeverisë së Ramadan Mujës. Shkarkimi i tyre është bërë për shkak performancës së dobët që kanë treguar si dhe përballjes me organet e drejtësisë.

Disa nga drejtorët e shkarkuar, janë anëtarë të Kryesisë së Degës së PDK-së në Prizren.

“Shumë shpejtë do të ketë ndryshime edhe në Degë. Nuk do të ketë largime, por ndryshime në strukturë të partisë”,tregon burimi brenda PDK-së./PrizrenPress.com/