11 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 6318

Myftar Papaj arrestohet për vjedhje në Prizren

0

Sot, në mëngjes, një qytetar ka denoncuar në polici rastin e vjedhjes së 33 dërrasave (shllafne) nga shtëpia e tij në ndërtim në fshatin Zojz që vlera e tyre llogaritet të jetë 1000 euro.

Hetues policorë të Stacionit “Veriu” në Prizren kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e këqyrjes së vendit.

Pas analizimit të disa informatave të siguruara përmes rrugëve operative është dyshuar se kryerës i kësaj vepre mund të jetë tanimë i dyshuari Myftar Papaj shumë i njohur për policinë.

Në oborrin e shtëpisë së tij policia ka gjetur dhe sekuestruar gjësendet e vjedhura të cilat me urdhër të prokurorit të shtetit i kthehen pronarit. Gjatë intervistës i dyshuari ka sqaruar mënyrën e kryerjes së vjedhjes. Për ngjarjen është informuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që i dyshuari të ndalët nën masë e arrestit.

Mërgimtari nga Suhareka tregon si u arrestua dhe maltretua në Serbi

0

Xhavit Kolgeci nga Suhareka, tregon se si ishte arrestuar nga autoritetet serbe në pikëkalimin kufitar Kroaci-Serbi, derisa po kthehej nga Sllovenia në Kosovë.

Kolgeci, i cili edhe më parë ishte në burgjet serbe, si i burgosur politik, në një intervistë për TherandaPost, rrëfen detajet e arrestimit, por edhe të maltretimeve që i janë bërë.

“Nga Sllovenia isha tu udhëtu për Kosovë. Në kufirin Kroaci – Serbi, patëm kontroll kufitare. Ma nijke zemra me ju than të drejtën që diçka s’po shkon. Për herë të parë i kom ra nëpër Serbi edhe që dikur isha i burgosur politik nga ata, kisha njëfarë pasigurie. Duke vazhduar kontrolli, hyri njëri dhe pyeti kush është Kolgeci këtu. U paraqita e m’tha: Ti je në kërkim, duhet me ardh me ne, e autobusit i thanë ti vazhdo e ky mbetet këtu me ne”, tregon Kolegeci.

Ai tregon se nui janë dhënë sqarime gjatë kohës sa e kanë mbajtur nën arrest.

“Në një dhomë më kontrolluan dhe të zhveshur më kanë lënë deri në mëngjes nga ora 01:00. Ju pengoi sidomos policisë tatuazhi i shqiponjës në krah që e kisha, ku edhe gjatë kontrollit të mëvonshëm më godisnin disa goditje të lehta derisa intervenoi kufitari dhe ia ndaloi të më godit. Më janë drejtuar tanë kohën me ofendime, terrorist, duke më sharë, etj., derisa sa më transportuan në mëngjes për Nish’, thotë ai.

Tregon se me një kombis e kanë trasportuar deri në Nish.

“Deri në ora 14:00 nuk e kam pa dritën me sy, i mbyllur në kombi dhe në një stacion të policisë. Atje një gjykatëse nga Nishi më tha se pas pak ju do të vini në gjykatë. Atje më sqaroi se ju nuk iu keni përgjigj thirrjeve tona për vepra që jeni i dënuar. Ia sqarova se më 2002 jam liruar nga burgu me Kryqin e Kuq. Më tregoi se jam i ngarkuar edhe me vepra tjera penale për terrorizëm gjatë luftës dhe se nuk ju ki përgjigj ftesës me ardh nga Kosova për në Nish. I tregova se ftesa nuk kam marrë dhe i tregova se ftesat nuk vinë në Suharekë e në Vraniq nga Serbia. Megjithëse ajo këmbëngulte se në Suharekë vinë ftesat, dhe gjatë diskutimit ndërkohë e vërejta se dikush ka intervenuar nga Kosova, dhe nuk kaloi shumë kohë dhe më liruan”, rrëfen Kolgeci.

Ai tregon se në gjykatë ka insistuar se nuk ka marrë thirrje. “Më pas intervenuan këta të Kosovës edhe u lirova. Tërë kohën jam kanë në stres, por pasi më njoftuan se po lirohem gjithçka pat përfundu’, tregon ai.

Kolgeci u bën thirrje të burgosurve politikë, që kanë vuajtur dënime atje, të mos udhëtojnë nëpër Serbi, sepse mund t’iu ndodh me i arrestu. “Unë udhëtova vetëm një herë dhe u arrestova. S’ka siguri nga ata”.

Antologji e të pavdekshmëve të atdheut

0

Shkruan: Prof. dr. Hajdin Abazi (Lum Haxhiu)
Afrim Mustafa, “Bardhësitë e atdheut”, enciklopedia për 2 500 dëshmorë të tri ushtrive çlirimtare: UÇK-së në Kosovë, UÇPMB-së në Kosovën Lindore dhe UÇK-së në Maqedoni, Botoi Autori, Shtëpia Botuese “Newborn Publishing”, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Prishtinë dhe Radio “Zëri i Sharrit”, Kaçanik – Ferizaj, mars 2016

Bardhësia, simbol i dritës dhe i së mirës…

Autori Afrim Mustafa ka ndërmarrë një punë tepër të madhe e të mundimshme për të krijuar, po të shprehem metaforikisht, një antologji të të pavdekshmëve, përkatësisht një kompilim të një kompozicioni të tërësisë së dëshmorëve të atdheut, të çlirimit e të lirisë. Nuk ka mirënjohje më të mirë sesa kjo që mund t’u shprehet dëshmorëve: ata mbeten kështu përjetësisht në kujtesën tonë.

Të shkruhet një antologji apo të kompilohet një kompozicion me të pavdekshmit, me dëshmorët e kombit, është një ndërmarrje me shumë të panjohura, që kërkon shumë angazhim, mund, këmbëngulje, durim dhe përkushtim. T’i përpilosh biografitë, t’i mbledhësh të dhënat, t’i sistemosh ato, ta përshkruash aktin e rënies, është një punë e cila kërkon angazhim në terren, sa në një cep të atdheut, sa në tjetrin, sa në lindje, sa në perëndim, sa në veri, sa në jug. Ky është një angazhim i cili kërkon të hedhë dritë mbi jetën e atyre që vetë u shkrinë e u shndërruan në dritë, në liri.

“Bardhësitë e atdheut” i publicistit Afrim Mustafa është një metaforë shumë e qëlluar. Bardhësia është simbol i së mirës, i dritës, i mirësisë, i përparimtares, i ndryshimeve pozitive, sinqeritetit dhe çiltërsisë, dashurisë hyjnore për atdheun. Duke i shfletuar faqet e këtij libri, të duket sikur po ecën një rrjedheje shekullore të sakrificës, të flijimit e të mundit, përpjekjeve dhe organizimeve për mbrojtjen e ruajtjen e qenies kombëtare dhe të atdheut tonë, kundër të cilave ndër shekuj janë ndërsyer shumë lakmitarë të huaj, pushtues të egër, njëlloj si këta të fundit, serbët, të cilët krahas dhunës ndërmorën edhe dëbimin masiv të shqiptarëve nga Kosova vetëm e vetëm për ta serbizuar atë, për ta shndërruar dhunshëm në tokë serbe. Ata që e ndalën këtë revan serbomadh e etnocid të tyre ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e më trimat e saj ishin ata që ndodhen brenda këtyre kopertinave, sepse këta derdhën gjakun e flijuan jetët e tyre për të ndalur etnocidin, në mbrojtje të identitetit shqiptar dhe të atdheut ilirik.

Libër që nderon kurbanet e lirisë sonë…

Duke i shfletuar faqet e këtyre “Bardhësive të atdheut”, në fytyrat e çdo dëshmori sheh urrejtjen për robërinë, etnocidin, diskriminimin dhe dashurinë për atdheun, për vendlindjen, për të afërmit e farefisin. Të gjithë këta nuk janë vetëm se kurban të lirisë sonë, kurban që me vetëdije të plotë dhe me gatishmëri sypatrembur shkuan në altarin e sakrificës, me qëllim që të shpëtohet atdheu, të shpëtohet populli, të ruhet shqiptarizma dhe të sendërtohet liria, liria për të gjithë e për çdo njërin, pa përjashtim dhe pa diskriminim. Ata ishin kryengritës dhe amanet na e lanë atdheun, kombin e lirinë, të cilat ne duhet t’i ruajmë e t’i zhvillojmë në vazhdimësi. Sepse, pa atdhe e pa komb, nuk jemi as ne, nuk kemi emër, pra identitet dhe mund të jemi gjithkushi e askush; identiteti është çështja jetike për individin, si njeri, por edhe për kolektivin, si komb. Identiteti na bën të ndjehemi ashtu sikurse jemi, ashtu sikurse duam të ndjehemi, dhe siç duam ne vetë, pa na detyruar askush ndryshe ose pa asnjë imponim. Ky është parimi themelor i lirisë, e cila, për t’u përmbushur, kërkohet edhe respekti i ndërsjellë, toleranca dhe mirëkuptimi, jetesa në paqes, stabilitet e liri, ku të gjithë së bashku e secili veç e veç mund të sëndërtohemi, ashtu sikurse ndjehemi, natyrisht pa e cenuar lirinë dhe të drejtën e askujt tjetër. Kaq e thjeshtë, por edhe kaq thelbësore, është kauza për të cilën flijuan jetët e tyre, në të tria luftërat çlirimtarët, dëshmorët e atdheut, ata që shkuan në pavdekësi.
Ky libër është i një rëndësie të veçantë. Ky është një libër me karakter historik, sepse rrëfen për ata që e bënë historinë me gjakun e jetën e tyre. Është një libër me karakter faktografik, sepse sjell të dhëna, evidenca dhe fakte, madje të shtrirë në të tria luftërat çlirimtare, që nga fillimi e deri te fundi i tyre. Është një libër me karakter edukativ, sepse duke u treguar brezave të rinj për ata që flijuan jetën për lirinë, i mësojnë ata se sa e shtrenjtë është liria, se sa shumë kërkohet të duhet, të çmohet e të ruhet ajo. Është një libër kujtesë, sepse si një kompozicion në pikturë, ka mbledhur emrat e dëshmorëve të kombit në luftërat e fundit çlirimtare, i ka futur brenda dy kopertinave dhe mjafton të hapen ato, për t’u shpalosur sakrifica, flijimi dhe rëniet në altarin e lirisë.
Natyrisht, të gjitha këto vetëm në nismë. Që të bëhet tamam i këtillë, ky libër kërkohet të plotësohet edhe më biografi të dëshmorëve të tjerë të kombit . Që të përmbushet misioni i këtij libri, ai pra duhet të shtohet, të pasurohet dhe të përplotësohet me të dhëna, me fakte e me fotografi. Kështu që autorin e pret një punë e madhe edhe në të ardhmen, në përpjekjen për të realizuar projektin e tij të nisur me këtë libër. Uroj që autori t’ia dalë me punën e tij dhe ta begatojë galerinë e të të pavdekshmëve të këtij libri. Po qe se arrin ta bëjë këtë, autori do të krijojë në plotësi një kryevepër që të pavdekshmit t’i mbajë përherë pranë nesh, me ne e në mesin tonë dhe përditshmërisht.

(Autori i këtij recensioni është njeri nga eprorët e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Aktualisht është ambasador i Republikës së Kosovës në Suedi)

Aksident në Prizren, katër të lënduar

0

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në Prizren.

Policia njofton të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Me vendim të prokurorit, rasti është duke u trajtuar me procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

Rrahje në “Shatërvan” të Prizrenit

0

Dy raste të rrahjes kanë ndodhur brenda 24 orësh në Prizren.

Rasti i parë ka ndodhur në qendër të qytetit “Shatërvan”, ndërsa i dyti në rrugën “Bujtina”.

 

“Viktima ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të panjohur dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore”, njofton Policia e Kosovës.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin.

Ndërkaq në rrugën “Bujtina” në Prizren është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti kishte rrahur dy viktima.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Coco rikthehet më seksi se kurrë

0

Coco Austin ishte ‘zhdukur’ për pak kohë nga qarkullimi.

Por tetë muaj pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, vajzën Chanel Nicole, 37-vjeçarja e martuar me rapper-in Ice-T tregon sërish format.

Shuhet regjisori Arthur Hiller

0

Në moshën 92 vjeçare ka vdekur regjisori i famshëm kanadez, Arthur Hiller i cili njihet për filmin e tij “Love Story”. Ai ka punuar edhe filmat “Author! Author!”, “Silver Streak” dhe “The In-Laws”.

Hiller e ka filluar karrierën e tij në televizion para se të nis punën e regjisorit, për të realizuar më shumë se tridhjetë filma për gjashtë dekada.
Puna e Arthur përfshin bashkëpunime të suksesshme me dramaturgët Neil Simon dhe Paddy Chayefsky dhe komedianët Steve Martin dhe Richard Pryor.

Hiller më vonë u emërua president i “Academy of Motion Pictures Arts and Sciences” (Akademia e filmit, artit dhe shkencës). Presidentja aktuale e kësaj akademie, Cheryl Boone Isaacs, tha se akademia është thellësisht e pikëlluar për vdekjen e Hiller.

Regjisori Hiller, gruja e të cilit vdiq gjatë muajit qershor, ka lënë pas vetës vajzën Erica dhe djalin Henryk.

Deri në një ditë tjetër

0

Skender Berisha

Do te ta ruaj aromen e mbetur neper mua
deri ne shfaqjen tende te serishme
deri ne perseritjen e erezimit
une perseritesi i papermiresueshem
ere do te te marr serish duke u thelluar ne syte e tu
duke u zhytur thellesive tua te thella te thella
te shkelqimit te perjetshem qe nuk mbaron kurre
pastaj do te kaloj gezueshem neper ate ure
ti do te jesh prap ajo e njohura e vjeter
qe vjen lehte e me lehte me e lehte se era
kur vjen dhe troket me kujdes tek dera
nje traketruk e njohur deri ne nje dite tjeter

Rikja “trondit” Durrësin

0

Bukuroshja shqiptare Rike Roci edhe njëherë ka ditur që të jetë në qendër të vëmendjes

Kësaj here fotot e saj nuk vinë nga Italia por nga Shqipëria.

Shqiptarja ka ekspozuar gjoksin gjigant të saj në plazhin e Durrësit.

E vëmendja sigurisht ka qenë e drejtuar tek ajo.

A po lind një armiqësi e re mes Tiranës dhe Prishtinës?

0

etëm pak sekonda pasi futbollisti Milot Rashica deklaroi se do të luajë për kombëtaren e Kosovës, në faqen e tij në FB kishin mbërritur me dhjetëra komente të mbushura plot me fyerje dhe kërcënime.

Nëse u hidhje një sy, e kuptoje se shumë shqiptarë të Shqipërisë ishin të irrituar me vendimin e kosovarit.

Por a është ky vetëm një pasion i momentit?

Analisti Armand Shkullaku mendon se Tirana dhe Prishtina kanë hyrë në një debat të rrezikshëm, edhe pse po bëhet për futbollin.

“Fanella e Kombëtares ka mjaftuar për të hedhur në një qoshe xhamadanin vija- vija dhe për të ngritur një pikëpyetje të madhe. Sa ndihemi afër njëri- tjetrit?

Po të shohësh polemikat e herëpashershme që shpërthejnë në media (futbolli, muzika serbe, qëndrimi ndaj Beogradit, e deri tek përvojat personale në të dyja anët) krijohet përshtypja se kemi qenë më mirë kur nuk kemi qenë bashkë. Ose më saktë, kur nuk njiheshim,” shkruan ai në gazetën Mapo.

“Mjafton një debat për sportin për të treguar se sa e paqëndrueshme është lidhja jonë, se si një raport kaq i rëndësishëm mund të varet edhe nga një top futbolli. Sepse ky debat në fakt është produkt i njohjes tonë të mangët dhe të cekët. Cektësi që, sapo gjen rastin, shpërthen në arrogancën idiote dhe të pakuptueshme të Tiranës, apo në mllefin dhe cinizmin e tepruar të Prishtinës. E që mund të degradojë në “luftë të ftohtë” pikërisht për shkak se buron nga zemërimi primitiv i “asaj që po ta bën i yti” dhe jo nga analiza e defekteve të shoqërive tona.

Kjo që po ndodh mes nesh është pasojë e shoqërive të mbyllura, që vlerësimin për njëra- tjetrën e bazojnë tek historia, simbolet, folklori dhe jo tek përditshmëria, dija dhe arsyeja. Prandaj dhe sherri bëhet më i zhurmshëm, sepse nuk është pasojë e arsyetimit por e zhgënjimit apo lëndimit fëminor: Si mundet dikush i Shqipërisë ta thotë këtë për ne? Si mundet një i Kosovës të flasë keq për Shqipërinë? Ne presim nga njëri- tjetri diçka përtej marrëdhënies normale njerëzore, një lloj sakrifice, përbetimi dhe dashurie pa kushte, që buron nga drama apo krenaria e të qenit shqiptar dhe jo një raport besimi e vlerësimi që krijohet duke jetuar e komunikuar çdo ditë. Ne ua kemi mbivendosur ngjarjet e mëdha përditshmërisë tonë, duke i marrë frymën normalitetit njerëzor,” shkruan Shkullaku.