11 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 6320

Varane: Dikur mendova dhe largimin nga Reali

0

Raphael Varane ka zbuluar se ai ishte shumë pranë largimit nga Real Madridi këtë verë dhe se Zidane ishte ai që ndikoi në vendimin e tij për tu mos u larguar:

“I besoj klubit dhe trajnerit. Kam folur shumë me Zidane dhe ai beson në mua, kjo është arsyeja se pse vendosa të qendroj. Deshiroja të largohesha pas një sezoni të veshtirë dhe mungeses në Euro 2016 por i lashë të gjitha mbrapa dhe tani jam duke parë vetëm përpara. Ndjehem mirë ketu dhe është vendi i duhur për t’u zhvilluar si lojtar. Mendoj se qendrimi tek Real Madridi është një vendim i mirë për mua.”

Konkurrenca me Pepe? Jam stervitur fizikisht mirë dhe dua qe vetëm sezoni te nis sa më parë, sepse e di se ka shume ndjeshje për t’u zhvilluar, – është shprehur francezi.

Përgjaket dasma, të ftuarit qëllohen me thika

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një dasëm në qytetin e Fierit, teksa momentet e gëzimit janë shndërruar në një situatë dramatike.

Raportohet se dy persona, të ftuar në dasëm kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes tyre, teksa të dy u qëlluan me thika për motive ende të paqarta.

Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fierit, ndërsa nuk ka raportime për gjendjen e tyre shëndetësore. Në lokalin ku po zhvillohej dasma kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Kandidatja nga Hasi për deputete në Kroaci

0

Të gjithë shqipëtarët me të drejtë vote në Republikën e Kroacisë duhet ta shfrytëzojnë të drejten e tyre për të dalur në zgjedhjet e lira të parakohshme parlamentare, të dielen më 11 shtatorë 2016, dhe të votojnë për kandidaten tonë e cila i ka kapacitetet ,dhe të gjitha kompetencat intelektuale, dhe morale për kryerjen e kësaj detyre me pergjegjësi, si deputete ne Parlamentin Kroat!

Është interesi i të gjithë Shqipëtarëve të Kroacisë qe votat t’ia japim një kandidati dhe jo t’i shpërndajmë votat mes dy apo më shumë kandidatëve, sepse për të njejtin vend deputeti ne Parlamentin Kroat, konkurojnë edhe disa kandidat të disa pakicave tjera siq janë ajo: Maqedonase, Boshnjake, Sllovene dhe Malazeze, prandaj qdo votë është me rëndësi, dhe mund të jetë vendimtare.

Pra, të gjith bashkëkombasit duhet votuar vetem për nje kandidat, dhe ajo ështe deputetja e jonë e deritashme dhe e suksesëshme Emina Lekaj Prljaskaj.

Une këtu po sjelli edhe deklaratën ftuese të Zonjës Lekaj që u drejtohet votuesëve shqiptarë në Kroaci.

Të dashur votues, Sot po nisim bashkë fushatën zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 11 shtator. Uroj të arrijmë bashkë synimet tona për një mirëqenie të përbashkët në shoqërinë kroate. Gjatë mandatit tim gjashtëmujor si përfaqësuese, deputete e juaja në Parlamentin Kroat, arrita të vendos themelet e një pune të mirë për pakicat, ashtu edhe për shqiptarët e mi. Kam arritur të lidh marrëveshje të shumta në favor të shqiptarëve dhe pakicave të tjera, duke ndihmuar bizneset, punën dhe familjet e tyre. Kam identifikuar disa probleme me të cilat përballen pakicat në Kroaci dhe i kam adresuar disa prej tyre tashmë.

Këtë e sheh më së miri duke qenë vetëm brenda në Parlament, në institucionin më të lartë të vendit. Do të angazhohem të realizoj punët që kam nisur, duke qenë deputete. Do të kërkoj zgjidhjen e shumë problemeve, të cilat I kam parë që janë evidente. Për këtë kërkoj mbështetjen tuaj në këtë fushatë. Kohëve të fundit, kam dëgjuar disa zëra të cilat nuk na çojnë askund. Dua t’ju siguroj ju të dashur votues se nuk qëndrojnë deklarimet që keni pasur rast ndoshta t’i dëgjoni.

Ju kujtoj, sidomos ju shqiptarë të mi, se unë jam bijë hasjane, bijë e një zejtari shumë të devotshëm, bijë e juaja. Më së miri, unë mund t’ju kuptoj punën dhe sfidat me të cilat përballeni. Zotohem se do të vazhdoj përkrahjen për Ju, për familjet tuaja dhe për fëmijët tuaj, që të arsimohen edhe më shumë dhe të marrin vendin meritor në shoqërinë kroate. Kemi shumë të rinj të shkolluar, intelektualë, të cilët duhet të marrin pozitat që u takojnë në institucionet kroate.

Do të jem përfaqësuese e denjë edhe për të gjitha pakicat tjera. VAZHDOJMË ME TUTJE! Ju ftoj që më 11 shtator të kryejmë obligimin tonë qytetar dhe të votojmë numrin 4. Ju faleminderit! Ermina Lekaj Perlaskaj, deputete e juaja!

Armiqtë donin ta arrestonin Kadarenë pas vdekjes së Enver Hoxhës

0

Pas muajve të pare të vitit 1984, Enver Hoxha nuk doli më në publik me pretekstin e shkruarjes së kujtimeve. Ishte e qartë se ai ishte i sëmurë dhe ishte i paaftë të luante rolin e tij si udhëheqës. Ramiz Alia mori në dorë punët e shtetit i vëzhguar rreptë nga Nexhmija. Në ketë kohë, kryeministri konservator i Bavarisë, Franz Josef Shtraus, vizitoi Tiranën duke ofruar kredi dhe investime, duke bërë kështu një hap të rëndësishëm të afrimit të Perëndimit ndaj Shqipërisë. Oferta e tij u refuzua me arsyen se Shqipëria nuk pranonte më (qysh me kushtetutën e re të 1976) kredi nga vendet dhe institucionet monetare kapitaliste. Duket se ne ketë kohe tranzicioni nuk do të ndryshonte asgjë pavarësisht nga nevojat e popullit. Hoxha doli ne publik për here të fundit me 28 nëntor 1984, me rastin e festës se pavarësisë”.

Peter Morgan një nga njohësit më të mirë të letërsisë së Kadaresë e përshkruan kështu për lexuesin e huaj vdekjen e diktatorit më vitin 1985. Morgan i joshur herët nga librat e Kadaresë, që pas leximit për herë të parë të Pallatit të Ëndrrave, do të nis të hulumtojë gjithë veprat e shkrimtarit të botuar gjatë komunizmit, për të bërë një analizë të hollësishme të tekstit përmes së cilës jep dhe raportin e shkrimtarit me sistemin. “Kadare, shkrimtari dhe diktatura 1957-1990”, quhet libri i botuar në Britani, i ardhur në shqip nga botimet 55 nën përkthimin e Ilir Shametit. Një shembull i analizës letrare i një studiuesi që kërkon ta elaburojë tekstin deri në imtësi. Por përtej vlerës si studim letrar Morgan sjell dhe një analizë të raportit mes shkrimtarit dhe diktaturës duke kthyer përgjigje përmes rreshtave pyetjeve që ngrihen shpesh në ka pasur apo jo desidencë të heshtur në letërsinë shqipe. Vdekjen e diktatorit ai kërkon ta shohë përmes mënyrës sesi ajo është përcjellë dhe në librat e shkrimtarit shqiptar. “Me shprehjen e zymtë të dikujt që tashmë ka bërë marrëveshje me vdekjen, në kundërshtim me zakonin komunist, ai nuk përpiqej ta fshihte dëshperimin”, shkruan Kadare tek libri “Pesha e Kryqit”.

Morgan analizon dhe Thomas Svhreiber biograf i Enver Hoxhës, i cili verën se në fjalën e fundit drejtuar popullit, Hoxha paralajmëronte mbi “armiqtë e brendshëm”. Kjo ndodhte katër muaj para vdekjes se tij. Imazhi i Hoxhës nëpër parulla apo pankarta kurrë nuk u paraqit si ai i një njeriu të pavdekshëm. Ai u paraqit në të gjitha stadet e jetës se tij, i plakur dhe i sëmurë me kalimin e viteve. (Sipas Jean Paul Champseix, pas vdekjes, Hoxha dukej si “engjëll buçko nëpër pankarta”. Sëmundja e diabetit i mori një gjymtyrë dhe më vonë mendjen.” Në një gjendje të rëndë degjenerimi mendor, ai i kaloi ditët e netët e fundit i torturuar nga fantazmat e përgjakura të së kaluarës. “I zhytur në çmendurinë e tij, me një këmbë të prerë, duke ulëritur gjatë natës i tmerruar nga hijet, që sipas tij kalonin përmes dhomës, diktatori po ngryste ditët e tij të fundit”, shkruan Morgan. Në natën e 10 prillit, Enver Hoxha vdiq në moshën 76 vjeçare. Ramiz Alia u zgjodh nga Komiteti Qendror për t’u bërë Sekretar i Parë, megjithëse Nexhmija, zonja Makbeth e Tiranës, mbante të shtrënguara fort frenat e shtetit. Lajmi i vdekjes u dha në mëngjesin tjetër. Në varrimin e mbajtur me 15 prill, Alia i bëri të ditur Shqipërisë dhe botës se vija politike e Hoxhës do të vazhdonte pa asnjë ndryshim. Asnjë ndryshim nuk duhej pritur si në politikën e jashtme dhe atë të brendshme”. Në ketë moment të rrezikshëm tranzicioni, regjimi mbajti një qëndrim të ngurtë për të ruajtur stabilitetin. Por çfarë kishte arritur enverizmi? Pas më shumë se dyzet vjetëve ne pushtet, shkruan Jacques, regjimi i Hoxhes sundonte akoma mbi kombin më të varfër ne Europë”.

“Ata kishin rritjen me të lartë të popullsisë në Europë dhe të ardhurat me të ulëta për frymë. Megjithë lavdërimet për “diktaturën e proletariatit” vetëm 4% e popullsisë ishte anëtare e Partisë sunduese komunistë. Fabrikat e tyre ishin tejet të vjetëruara dhe pjesët e ndërrimit mungonin. Kontrolli burokratik nga lart ishte tepër i fortë dhe sindikatat nuk lejoheshin. Fshatari në fermat e kolektivizuara prodhonte më pak se në bahçen e tij të vogël. Dyqanet shtetërore kishin radhe të gjata, por shpesh ato ishin bosh. Njerëzit nuk mund të ndërronin vendin e punës apo vendbanimin ose të vizitonin një shtet tjetër. Ata nuk mund ta zgjidhnin vetë vendin e punës apo profesionin ose të kishin automobil në vend të biçikletës ose të zgjidheshin ne fushata elektorale. Ata nuk mund të abonoheshin në gazeta apo revista të huaja të kundërshtonin politikën apo të ndiqnin fenë e tyre. Pra ata ishin krejt të izoluar nga Lindja e Perëndimi; ishin krejt të vetmuar”, shkruan Jacques.

Por çfarë ndodhi me shkrimtarin Kadare teksa diktatori u largua nga jeta? Sipas Morgan në mbrëmjen e vdekjes së diktatorit më 10 prill armiqtë e Kadaresë në Lidhjen e Shkrimtarëve, në Byronë Politike dhe Komitetin Qendror komplotuan për të fundit herë që ta arrestonin atë. “Romani i shkurtër Clair de lune, i rëndësishëm për shoqërinë shqiptare por jo aq shpërthyes sa veprat e tjera, kaloi përmes kritikës së zakonshme zyrtare të Partisë. Një vajzë në një uzinë moderne i nënshtrohet poshtërimit, ngacmimeve fizike e seksuale në shoqërinë e cekët e cinike shqiptare. Kultura qytetare ushqen shqetësimin, dyshimin dhe urrejtjen. Solidariteti i idealizuar komunist i Dasmës këtu mungon krejt. Ndërsa hapte me nxitim mbledhjen për të denoncuar veprën, Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve, Dritëro Agolli dhe anëtarët e tjerë të Komitetit Qendror tashmë e dinin se Hoxha kishte vdekur. Kadareja e ndjeu menjëherë ndërhyrjen e Nexhmijes”, shkruan Morgan.

Sipas tij, në fillim të vitit 1985, ndoshta i shtyrë nga djalli apo si dikush që kërkon nëpër errësirë në fund të kopshtit të tij, me kandil në dorë, për të pare nëse ka kaluar rreziku, botoi romanin Clair de Lune. Reagimi ishte i menjëhershem. Dukej qartë që gruaja e diktatorit kishte marrë frerët.

“Ky veprim ishte për Kadarenë një paranoje paniku për ti qëndruar besnik vijës së Partisë, për të ruajtur vazhdimësinë dhe kontrollin në ketë periudhe kyçe të vdekjes se diktatorit. Ditët dhe muajt pas vdekjes se Hoxhes u dalluan për mënyrat histerike të betimit për ti qëndruar besnike kujtimit dhe veprës së diktatorit”, shkruan Morgan. Kadareja e mbyll librin Pesha e Kryqit me një imazh kurioz por krejt të përshtatshëm të Hoxhë, jo si një paranojak i çmendur që ulurin nga frika dhe as si një diktator i pamëshirshëm në kulmin e pushtetit, por si një djalosh të pispillosur me 1941, që i pret rrugën një delegati në mbledhjen e parë të Partisë Komuniste. Në këtë libër nuk shfaqet ai zemërim që pritej dhe as agresiviteti që shprehet në dokumentet e tjerë pas rënies së regjimit si për shembull Pranvera Shqiptare. Megjithëse ka marrë diçka nga Bulgakovi, ky imazh nxjerr në pah kuriozitetin e shkrimtarit rreth ngjashmërive dhe kontradiksioneve të ndëshkuesit e mbrojtësit të tij. “Fytyra e tij ishte e zbehtë, por e qetë dhe e bukur. Dikush mund të thotë se i çliruar nga djajtë e tij, ai kishte venë maskën që i ishte dhënë jo shumë kohë më parë [..] Me një shprehje engjëllore, tridhjetë e tre vjeç, në moshën e Krishtit gjatë ringjalljes, duke nxjerrë në dukje zinxhirin e një ore dhe duke tundur bastunin, ai papritur u shfaq përpara delegatit si djalli në një histori të vjetër. Quo vadis, Satana… “, shkruan Kadare tek “Pesha e kryqit”. Sipas Morganit për Kadarenë mes diktatorit e shkrimtarit ka lidhje të thella. “Hoxha kishte qenë për një kohe të gjatë alter ego dhe ndëshkuesi i tij. Kadareja e përfytyron Hoxhën si një artist megaloman, vizionet e të cilit rreth Shqipërisë se re janë fantazi narcisiste. Ai ishte Zeusi për Prometeun shkrimtar, njeriu i pushtetit dhe i imagjinatës. Si krijues i Shqipërisë moderne, at i kombit dhe tiran gjakësor, ai ishte njeriu që bëri bashkimin e këtij vendi të përçarë për mijëra vjet me radhë. Ai fitoi pavarësinë dhe pastaj e sakrifikoi atë për ëndrrën e tij të kontrollit absolut. Të dyja ato do të mund të ndëerthureshin. Kadareja ishte mrekulluar nga dialektika e pushtetit dhe imagjinatës në historinë e Hoxhës dhe ndërvarja reciproke mes shkrimtarit dhe diktatorit ishte e qartë për të qysh vite me parë.

Sipas studiuesit viti 1985 solli ndryshime, pavarësisht nga përpjekjet e regjimit që pretendonte se gjithçka ishte si me parë. Në Bashkimin Sovjetik, Mikhail Gorbaçovi, si ndihmës i magjistarit, mori pushtetin si Sekretar i Përgjithshëm duke paralajmëruar një sërë ndryshimesh për ta bërë socializmin më të hapur, me fleksibël e më efektiv. Por, duke përhapur magjinë e lirisë, ai nuk mundi ta tërhiqte më mbrapsht atë. Pas kësaj erdhën ndryshime në kushtetutë, reforma në parlament, ristrukturimi i burokracisë, çarmatimi bërthamor, afrimi me Perëndimin dhe tërheqja nga Afganistani, duke i çorientuar vendet e tjera komuniste”. Në Shqipëri atmosfera e zisë dhe kontrolli i hekurt nga Ramiz Alia e Nexhmija përpiqeshin të ruanin stabilitetin. Në fakt, Enveri kishte kryer punën e tyre me parë, duke e detyruar popullin e varfër nëpërmjet terrorit të pranonte kontrollin total dhe duke eliminuar ato figura që do të mund të krijonin destabilizim nga brenda Partisë” shkruan Morgan.

A.Bardhyli

Aksident i rëndë në Francë: Lëndohen 60 persona

0

Rreth 60 persona janë lënduar kur një tren i shpejtë u përplas në mes të qyteteve jugore franceze Montpellier dhe Lunel.

Treni u përplas afër komunës së Saint-Aunes dhe raportohet se u shkaktua nga një pemë e madhe e cila ishte hedhur në hekurudhë nga stuhitë të fuqishme shiu, sipas H24.

Ajo pëlqen vetëm bikinit dhe basketbollin

0

Modelja amerikane nga Miami, Lyna Perez ka dy pasione, veshjet në bikini dhe lojën e basketbollit.

Ajo po mahnit me fotografitë e saj ndërkohë që po mahnit me pozat e saj në rrjetin social “Snapchat”.

Më poshtë mund t’i shikoni disa fotografi të nxehta të bukuroshes në fjalë./Olle/

Vëllai qëllon vëllanë me kallashnikov

0

Kanë mbërritur në spitalin ushtarak të plagosurit nga Dukagji i Shkodrës. Ngjarja e ndodhur mesditën e sotme, ku në fshatin Ndërlysë, lagjia “Mushaj”, Lekë Ballza, 50 vjeç ka plagosur me armë zjarri kunatën e tij, D.B. 41 vjeçe dhe vëllain, K.B. 48 vjeç.

Sipas informacioneve nga banorë të fshatit të cilët e njohin, autori i ngjarjes njihet si person me probleme mendore por të dhëna akoma të pa konfirmuara zyrtarisht.

Shkaku i ngjarjes mësohet se ka qenë krejtësisht banal. Autori pasi ka ardhur në shtëpi ka parë se aty ishte dhe vëllai i kunatës.

Kjo e ka irrituar atë, dhe ka nisur konflikti me fjalë me vëllain e tij. Më pas, autori ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi vëllain dhe kunatën, duke i lënë të plagosur.

Nuse e re, kismet i ri

0

Aktori hollivudian Kevin Hart dhe nusja e tij e re Eniko Parrish po kalojnë muajin e mjaltit si të ishin në parajsë.

Aktori 37-vjeçar, nuk i ndahej një cigareje puro gjatë një shëtitjeje romantike me Enikon në një plazh të St. Bart’ gjatë të hënës.

Të gjitha sytë ishin tek Eniko pasi ajo shfaqi hiret e jashtëzakonshme me një kostum banjoje të zi, me të pasmet të ekspozuara më së miri teksa shijonte një pije të ftohtë.

Serbia e arreston mërgimtarin nga Suhareka

0

Xhavit Sali Kolgeci i lindur me 02.04.1970, nga fshati Vraniq i Suharekës, është ndaluar mbrëmë nga Policia Serbe në kufirin Serb duke ardhur nga Sllovenia për Kosovë.

Sipas të familjarëve të kontaktuar nga TherandaPost, ai tashmë ndodhet në Burgun e Nishit.

I arrestuari në fjalë, ka qenë ish i burgosur politik nga viti 1999-2002, i liruar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, e poashtu i liruar me aktgjykim te Gjykatës së Nishit në vitin 2002. Deri më tani nuk është dhënë asnjë sqarim nga institucionet serbe, për arsyen e ndalimit.

Deputeti i AAK-së, Bali Muharremaj, ka thënë se Xhavit Sali Kolgeci është arrestuar të martën dhe po mbahet në burgun e Nishit pa asnjë arsyetim.

“Familjarët e tij më kanë njoftuar, se ai tani ndodhet në burgun e Nishit, pa kurrfarë arsyetimi duke qenë e ditur, se ai është liruar më 2002 nga Gjykata e Nishit dhe Kryqi Kuq si shumë të burgosur të atëhershëm politik. Si deputet tani jam në kontakt me Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd dhe institucione tjera në Kosovë, për të bërë të mundur lirimin e tij. Ftoj Qeverinë dhe institucionet tjera që të marrin hapa konkret për lirimin e këtij qytetari”, ka thënë Muharremaj

Paraburgoset prizrenasi që sulmoi me armë viktimën

0

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji të pandehurit nga Prizreni me iniciale F.H..

“I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 15 gusht të këtij viti, rreth orës 14:40 minuta, në zyrën e firmës “MNP PERSONAL LISEING” në Prizren pas një mosmarrëveshje rreth sigurimit të vizës së punës për të dëmtuarin D.K., gjersa i dëmtuari ka shkuar në zyrën e të dyshuarit F.H. dhe ka kërkuar t’i kthehen paratë të cilat i kishte shpenzuar për t’u punësuar si punëtor sezonal në Gjermani, pas fjalosjes mes tyre i dyshuari nxjerrë nga fijoka armën me të cilin me kondakun e armës e ka goditur të dëmtuarin D.K. në kokë, duke i shkaktuar lëndime”, thotë Gjykata Themelore në Prizren.

Me këto veprime i pandehuri me iniciale F.H. dyshohet se ka kryer veprën penale përdorimi i armës apo i mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe mbajtja në pronësi, kontroll, dhe posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).