26.2 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025
Home Blog Page 6324

Haradinaj: Opozita do të festojë duke protestuar, Qeveria duke mashtruar

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot në tubimet me struktura dhe aktivistë në Ferizaj dhe në Gjilan, ka përsëritur domosdonë e kundërshtimit qytetar të qeverisjes së keqe në vend.

Ai ka thënë se dallimi në këtë 17 shkurt, është se opozita feston duke protestuar, ndërkaq qeveria feston duke mashtruar.

“Ne jemi të vetëdijshëm për sakrificën e brezave deri te pavarësia e Kosovës, por sot nuk jemi mirë dhe sa herë nuk kemi qenë mirë, ne kemi ditur t’i themi jo një gjendjeje te keqe’, tha Haradinaj.

Sipas kumtesës së AAK-së, Haradinaj citohet të ketë thënë se “sot jemi të zhgenjyer për mungesën e përgjegjësisë dhe llogaridhënies ndaj shkeljes së Kushtetutës dhe keqqeverisjes”.

“Ne sot jemi të pakënaqur me degradimin e vazhdueshëm të shtetit, ndërkaq qeveria po mundohet të fshihet pas dështimeve të mëdha dhe humbjes së kredibilitetit institucional edhe në ditën e pavarësisë, duke kërkuar prej nesh që të mos e prishim imazhin e shtetit në ditë feste”.

“Por imazhi i shtetit nuk prishet, pse qytetarët e vendit e ngrisin zërin kundër shkeljes së kushtetutës, kundër rrezikimit të sovranitetit e të integritetit, kundër krimit e korrupsionit; me një fjalë kundër degradimit të skajshëm, që kjo qeveri po i bën shtetit. Me këtë protestë, qytetare e paqësore, ne vetëm po i ndihmojmë imazhit të shtetit, duke e dërguar mesazhin e një shoqërie dinamike dhe të përgjegjshme, e cila din t’i thotë të mirës PO e të keqës JO”, tha Haradinaj. /Telegrafi/

Haliti: Thaçi brenda pak ditëve President, koalicioni me LDK-në vazhdon

0

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherë anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti ka deklaruar se mbajtja e seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit mund të mbahet këtyre ditëve, nëse një kërkesë të tillë e bëjnë deputetët e Kuvendit.

Megjithatë, Haliti në një prononcim për “Zeri.info” ka thënë se nuk është e domosdoshme që kjo seancë të mbahet të dielën apo të hënën.

“Në qoftë se është një kërkesë nga 40 deputetë të nënshkruar atëherë mund të mbahet mbledhja, seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit. Mirëpo, kushti për kandidaturë është të jenë 30 nënshkrime por unë nuk e besoj se është e domosdoshme që të dielën të mbahet seancë sepse nuk është ndonjë çështje e ngutshme dhe e jashtëzakonshme të cilën Kosova e ka që ta kryej me urgjencë”, ka thënë ai.

Anëtari i kryesisë së PDK-së ka treguar, se rregullat kushtetuese thonë se së paku një muaj para se të përfundojë mandati i presidentes duhet të zgjedhet presidenti.

Ndërsa lidhur me atë se a janë mbledhur nënshkrimet për kandidaturën e Hashim Thaçit në krye të Presidencës, Haliti ka thënë se ato bëhen për pak minuta.

“Deri më tani nuk kam ndonjë ftesë për mbledhje të Kryesisë, e cila do të caktonte kohën kur mbahet seancë e tillë. Përderisa nuk kam një ftesë për mbledhje d.m.th. nuk e besoj se është e mundshme që të dielën dhe të hënën të ketë seancë, pasi që pa kaluar nëpër procedura të Kuvendit nuk ka mundësi që të ketë seancë. Nuk është problem të mblidhen nënshkrimet. Ato mblidhen për 10 minuta dhe është problem i vogël për neve”, është shprehur ai.

Më tej, Haliti i ka hedhur poshtë zërat se pas zgjedhjes së Thaçit si president i Republikë, PDK-ja do ta prish koalicionin me LDK-në e Isa Mustafës.

“Nuk e besoj se ka diçka të planifikuar, në qoftë se dikush e ka menduar këtë, janë spekulime. Koalicioni deri më tani ka funksionuar mesatarisht mirë, kur e kemi parasysh se kur ka filluar dhe si ka filluar. Tani koalicioni për tu prish duhet të jetë një arsye e madhe. Spekulimet e thashethemet që po qarkullojnë nuk iu besoj, sepse nuk jemi në ndonjë situatë e cila do të bëjë që të prishet koalicioni”, ka thënë ai.

Thaçi po akuzohet për likuidimin e Ahmet Krasniqit

0

Majori i UÇK-së Nazif Ramabaja e ka akuzuar Hashim Thaçin për përqarjen e UÇK-së si dhe për krime gjatë luftës. Madje, ai thotë se Thaçi lidhet edhe më kërcënime për vrasje gjatë luftës, drejtuar sidomos ndaj kolonel Ahmet Krasniqit.

“Duke biseduar me kolonel Ahmet Krasniqin, komandant Tahir Zemaj dhe Hashim Thaçi nëpërmes telefonit satelitor, duke ia kujtuar Thaçit bisedën që e kanë zhvilluar në Tiranë dhe se oficerët e Ministrisë së Mbrojtjes kanë një komandë, së cilës i përgjigjen. Pas kësaj Hashim Thaçi i thotë ministrit Ahmet Krasniqit me një ton kërcënues: “Shumë shpejt do ta kryej misionin me ty”. Pastaj pason mbyllja e telefonit nga ana e tyre, duke ju drejtuar Tahir Zemajt drejtpërsëdrejti nga ana e Thaçit. Hashim Thaçi: “Do të luftoj me ty Tahir Zemaj si me shka, me ty dhe me njësitë tua!”, thotë në deklaratën e tij, Ramabaja duke folur për këtë takim me Thaçin gjatë luftës.

Sipas Ramabajës gjatë luftës kishte pasur edhe tentime për likuidimin e Tahir Zemajt. Ramabaja flet po ashtu edhe për takimin e katërt me Hashim Thaçin dhe përfaqësuesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, transmeton Zëri.info

Ai thotë se këtë takim kishte shkuar i shoqëruar nga dy oficerë të tjerë (Fadil Hadergjonaj, Musa Gjakova ) dhe se në takim mungonte Tahir Zemaj, “ sepse kishim marrë informacione se diçka e keqe ishte duke u përgatitur dhe mua më autorizoi që t’i kryesoj ato bisedime në emër të tij”, thotë Ramabaja.

Ramabaja thotë se ekzistojnë dhe 1000 arsye tjera pse Thaçi s’duhet të figurojë si kandidat e assesi të votohet për kryetar të Shtetit. “Prandaj, vendimi do të jetë i deputetëve të Kuvendit të zgjedhur nga vota e popullit, të cilët duhet të rezonojnë, të vlerësojnë dhe të votojnë në mënyrë autonome, të pavarur dhe me këtë do ta përmbushin obligimin kundrejt atyre që ua dhanë besimin. Në të kundërtën do të ndëshkohen po nga të njëjtit në një të ardhme të afërt”.

Presidenti, sipas Ramabajës duhet të zgjidhet me konsensus ose drejtpërsëdrejti nga zgjedhësit, elektorati dhe të jetë figurë unifikuese e jo denigruese, dinake, shaj e përçaj, e cila i bën dëm shtetit dhe shoqërisë në përgjithësi.

“E nëse marrëveshjet duhen respektuar, në këtë kontest PDK-së t’i jepet mundësia të kandidojë për postin e kryetarit duke e zëvendësuar me një kandidat tjetër në vend të Thaçit”, thotë Ramabaja. /Zëri

Katër të arrestuar në rajonin e Prizrenit

0

Policia e Kosovës njofton se brenda 24 orësh ka arrestuar katër persona në rajonin e Prizrenit. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

Dy persona janë arrestuar në Suharekë, një në Prizren dhe një tjetër në Malishevë, raporton PrizrenPress.

Tre të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit, kurse një tjetër në burgun e Dubravës. /PrizrenPress.com.com

Pesë persona rrahin një mashkull në Malishevë

0

Në fshatin Carrallukë të Malishevës, dje rreth ores 18 e 5 minuta, janë arrestuar pesë persona pasi që të njëjtit pas një  mosmarrëveshje në komunikacion kanë sulmuar fizikisht një mashkull duke i shkaktuar lëndime, raporton PrizrenPress.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKMF-Malishevë,

Policia bën te ditur se të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com

Vetura del jashtë rruge në Suharekë, lëndohen dy persona

0

Në Suharekë, një person derisa drejtonte veturën nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge, raporton PrizrenPress.

Policia bën të ditur se si pasojë e këtij aksidenti dy pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor në  spitalin e Ferizajt. /PrizrenPress.com

Malishevë: Nuk pajtohet me gjobën, kërcënon policët

0

Një person ka kërcënuar në mënyrë verbale një patrullë të policisë në fshatin Mirushë të Malishevës, pasi i kanë shqiptuar një tiketë për kundërvajtje në trafik.

“Njësiti policor në pikë kontrolli ka ndaluar një të dyshuar me veturë të cilit i kanë shqiptuar një tiketë për kundërvajtje ne trafik. I dyshuari ka dalur nga vetura dhe i ka kanosur policët në mënyrë verbale”, njofton Policia e Kosovës, raporton PrizrenPress.

Policia bën të ditur se në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com

Lista Serbe pret konsultimet me Beogradin për çështjen e Presidentit

0

Ende nuk dihet nëse Lista Serbe do të mbështesë ndonjërin nga kandidatët për President të Kosovës, apo do të dalin me një propozim të tyre.

Kështu ka thënë ministri i Adiministrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë (MAPL), Lubomir Mariq, në një intervistë në televizionin publik të Serbisë (RTS), ka thënë se po e shqyrtojnë gjithë situatën në terren dhe, më pas do të konsultohen edhe me qeverinë serbe.

Ai ka thënë se janë duke biseduar edhe me kolegët e tyre në Kosovë, por edhe me BashkësinëNdërkombëtare lidhur me atë se cilin prej kandidatëve do ta mbështesin, transmeton lajmi.net.

Mariq ka bërë të ditur se këtë vendim do ta marrin pas një takimi të përbashkët me përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë.

I pyetur nëse do ta mbështesin kandidaturën e kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit për president, ai këtë e ka lidhur edhe me themelimin e Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Aksident i rëndë në familjen e reperit Stresi

0

Reperi Stresi është duke përjetuar një moment të vështirë në familjen e tij. Vëllai i tij është aksidentuar dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtari në profilin e tij në Instagram.

“Do doja me gjithe shpirt me gjak me gjithcka cfare kam te isha une i aksidentuar ne vendin tend sepse gjithmon tek njerzit e mire ndodhin te tilla raste . Une dhe familja, shoqeria, koleget e tu te punes po presim qe ti ta hedhesh kete tragjedi. Vellai im i shtrenjte Reneo Lushaj. Te gjithe lutemi per ty sonte. Allahu do te ndriçoje rrugen tende dhe do bohesh mire”, shkruan Stresi në rrjetet sociale. /Mapo

Melankolia e pyetjeve të duhura

0

(Shënime për vëllimin poetik “Ushtrimet e melankolisë” të Preç Zogajt)

Nga Agim Baçi 

A mund ta mendojmë ndryshe jetën e harruar? A jeton brenda nesh edhe ajo qe e kemi kaluar pa emër? Kur e nisim rrugëtimin për të hyrë tek ajo që kemi lënë pas? A është ajo e njëjta rrugë me atë që na çon përpara? A ecim me kohën që shohim me sy, apo zemra na dërgon një orë tjetër me të cilën t’i masim ecejaket e akrepave?….

Kur një libër me poezi të shkakton kaq pyetje, nuk mund të kesh mbetur veçse brenda fuqisë së imagjinatës së poetit, që kërkon të gjejë shtigje të reja për të të bërë të flasësh me vetveten. Preç Zogaj duket se është pushtuar nga poezia, që e ka mbajtur brenda vetes për të ngritur përmes tij disa pyetje të duhura për hapat e njeriut. Janë pyetje që nuk u shmangesh dot. Vetë poeti, i mbyll derën heshtjes ndaj pyetjeve që duhet të kemi. Sepse e di, që për njeriun që guxon, janë të gjitha dridhmat e vlefshme. Ndaj poeti na fton që të mos i druhemi frikës, por atë që shkakton mungesën e ecjes, mungesën e hapave, atë që shkakton mungesën e guximit për t’u nisur për diku.

E di se s’do përballem me frikën time,

sa kohë që s’kam bërë plan në të vërtetë” (Shkëputur nga poezia “Letër”, f. 52)

Pas vëllimit poetik “Ngjarje në tokë” në vitin 2011, u duk sikur Zogaj kish krijuar paqe heshtjeje me vargun, e do ta linte aty, në ftesën për rilexim. Por poeti ka vendosur që fundin ta pranojë që do të vijë, por që ende nuk e sheh e nuk kërkon t’ia pikturojë fytyrën. Sepse më parë se fundin,   Zogaj sheh mosguximin, si shembjen e njeriut. Dhe e kërkon njeriun dhe në errësirë, me shpresën se ka fuqi të ndezë secili dritën brenda vetes dhe të qëndisë sekondat e jetës së tij, me perin e ndjesive që ia vlejnë të kujtohen, që vlejnë t’u thuhen dhe të tjerëve.

Elegji e vazhdueshme

Dita perëndon në grykë të njeriut

kur kujtimet vdesin në një hjekë të thellë.

Malli, dashuria, vuajtja, pendesa

nuk prekin asgjë, nuk shohin asgjë.

 

Tmerri zhduket

tejpërtej ndjesive”

(Preç Zogaj, “Ushtrimet e melankolisë”, Mapo Editions, f. 19)

Është një poezi që të fton në intimitet, që të krijon dritaren e një vështrimi për të parë vetveten sikur ta kesh përdore. E ndarë si në katër kohë, vëllimi i Preç Zogajt thjesht kërkon një frymëmarrje përpara se të të ndajmë hapat, për të kuptuar se cilën udhë morëm dhe cilën udhë lamë të pashkelur.

Janë aty, e dikurshmja dhe ajo që do vijë. Shumica e vargjeve kanë nga pas si një fëshfërimë lutjen. Është një fëshfërimë që bart edhe enigmën e buzëqeshjes së fëmijës, edhe lëkurën e trashë të humbjes, që kërkon të të rrijë ngjeshur pas shpirtit, deri sa të gjesh kurajën të mos mbulohesh me të. Dhe si një betejë, sjell më pas edhe atë që vargu e mban fort jo pas tik-takeve të eshtrave, por sipas tik-takeve të fjalëve.

Histori

Jetohet, jetohet… Dita nis

me apelin e diellit.

Përgjigjen “këtu” të parët

ata në male, prapa muranave.

Dorë për dorë në zgjimin e ri

duke parë erën që tund dëllinjat

dhe bën sikur s’shihet.

 

Nuk harrojnë

se kanë qenë lule

të këtij planeti”

(Preç Zogaj, “Ushtrimet e melankolisë”, f. 121)